< Откривење 6 >

1 И видех кад отвори Јагње један од седам печата, и чух једну од четири животиње где говори као глас громовни: Дођи и види.
Pastaj pashë kur Qengji hapi të parën nga të shtatë vulat, dhe dëgjova një nga të katër qeniet e gjalla që thoshte si me zë bubullime: “Eja e shiko”.
2 И видех, и гле, коњ бео, и онај што сеђаше на њему имаше стрелу; и њему се даде венац, и изиђе побеђујући, и да победи.
Dhe unë pashë, dhe ja, një kalë i bardhë. Dhe ai që e kalëronte kishte një hark; dhe atij iu dha një kurorë, dhe ai doli jashtë si fitimtar dhe për të fituar.
3 И кад отвори други печат, чух другу животињу где говори: Дођи и види.
Kur ai hapi vulën e dytë, dëgjova qenien e dytë të gjallë që thoshte: “Eja dhe shiko”.
4 И изиђе други коњ риђ, и ономе што сеђаше на њему даде се да узме мир са земље, и да убија један другог, и даде му се мач велики.
Atëherë doli jashtë një kalë tjetër i kuq; dhe atij që e kalëronte iu dha të hiqte paqen nga dheu që njerëzit të vrasin njëri-tjetrin, dhe iu dha atij një shpatë e madhe.
5 И кад отвори трећи печат, чух трећу животињу где говори: Дођи и види. И видех, и гле, коњ вран, и онај што сеђаше на њему имаше мерила у руци својој.
Dhe kur ai hapi vulën e tretë, dëgjova qenien e tretë e gjallë që thoshte: “Eja dhe shiko”. Dhe pashë dhe ja, një kalë i zi; dhe ai që e kalëronte kishte një peshore në dorën e tij.
6 И чух глас између четири животиње где говори: Ока пшенице за грош, и три оке јечма за грош; а уља и вина неће бити.
Dhe dëgjova një zë në mes të katër qenieve të gjalla duke thënë: “Një kenik gruri për një denar, dhe dy kenikë elbi për një denar; dhe mos dëmto vajin, as verën”.
7 И кад отвори четврти печат, чух глас четврте животиње где говори: Дођи и види.
Kur ai hapi vulën e katërt, dëgjova zërin e qenies së katërt të gjallë që thoshte: “Eja dhe shiko”.
8 И видех, и гле, коњ блед, и ономе што сеђаше на њему беше име смрт, и пакао иђаше за њим; и њему се даде област на четвртом делу земље да убије мачем и глађу и смрћу и зверињем земаљским. (Hadēs g86)
Dhe unë pashë, dhe ja një kalë i zbehtë; dhe ai që e kalëronte emrin e kishte Vdekja, dhe Hadesi vinte pas tij. Dhe iu dha atyre pushtet përmbi një të katërtën e dheut, të vrasin me shpatë dhe me zi buke e me vdekje, dhe nëpërmjet bishave të dheut. (Hadēs g86)
9 И кад отвори пети печат, видех под олтаром душе побијених за реч Божију и за сведочанство које имаху.
Dhe kur hapi vulën e pestë, unë pashë nën altar shpirtrat e atyre që ishin therur për shkak të fjalës së Perëndisë dhe për shkak të dëshmisë që kishin;
10 И повикаше гласом великим говорећи: Докле, Господару Свети и Истинити! Не судиш и не кајеш крв нашу на онима што живе на земљи?
dhe ata thirrën me zë të madh duke thënë: “Deri kur, o Zot, që je i Shenjtë dhe i Vërtetë, nuk gjykon dhe nuk merr hak për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi dhe?”.
11 И дане бише свакоме од њих хаљине беле, и речено им би да почину још мало времена, докле се наврше и другари њихови и браћа њихова, који ваља да буду побијени као и они.
Dhe secilit prej tyre ju dha një petk i bardhë dhe ju thanë që të preheshin edhe për pak kohë, deri sa të plotësohej numri edhe i bashkësherbëtoreve e tyre dhe i vëllezërve të tyre që duhet të vriteshin posi ata.
12 И видех кад отвори шести печат, и гле, затресе се земља врло, и сунце поста црно као врећа од кострети, и месец поста као крв;
Dhe pashë, kur ai hapi vulën e gjashtë; dhe ja, u bë një tërmet i madh, dhe dielli u bë i zi si një thes prej leshi, dhe hëna u bë si gjak;
13 И звезде небеске падоше на земљу као што смоква одбацује пупке своје кад је велики ветар заљуља.
dhe yjet e qiellit ranë mbi dheun, ashtu si fiku hedh fiqtë e paarrirë kur e tund një erë e madhe.
14 И небо се измаче као књига кад се савије, и свака гора и острво с места својих покренуше се.
Pastaj qielli u hoq si një pergamenë që mbështillet, dhe çdo mal dhe ishull luajtën nga vendi i tyre.
15 И цареви земаљски, и бољари, и богати, и војводе, и силни, и сваки роб, и сваки слободњак, сакрише се по пећинама и по камењацима горским;
Dhe mbretërit e dheut, dhe të mëdhenjtë, dhe të pasurit, dhe komandantët, dhe të fuqishmit, dhe çdo skllav e çdo i lirë, u fshehën nëpër shpella dhe nëpër krepat e maleve,
16 И говорише горама и камењу: Падните на нас, и сакријте нас од лица Оног што седи на престолу, и од гнева Јагњетовог.
dhe u thoshnin maleve dhe shkëmbinjve: “Bini mbi ne dhe na fshihni nga fytyra e atij që rri mbi fron dhe nga zemërimi i Qengjit,
17 Јер дође велики дан гнева Његовог, и ко може остати?
sepse erdhi dita e madhe e zemërimit së tij; dhe kush mund të qëndrojë?”.

< Откривење 6 >