< ལཱུཀཿ 17 >

1 ཨིཏཿ པརཾ ཡཱིཤུཿ ཤིཥྱཱན྄ ཨུཝཱཙ, ཝིགྷྣཻརཝཤྱམ྄ ཨཱགནྟཝྱཾ ཀིནྟུ ཝིགྷྣཱ ཡེན གྷཊིཥྱནྟེ ཏསྱ དུརྒཏི རྦྷཝིཥྱཏི།
Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: “Éshtë e pamundur që të mos ndodhin skandale; por mjerë ai për faj të të cilit vijnë!
2 ཨེཏེཥཱཾ ཀྵུདྲཔྲཱཎིནཱམ྄ ཨེཀསྱཱཔི ཝིགྷྣཛནནཱཏ྄ ཀཎྛབདྡྷཔེཥཎཱིཀསྱ ཏསྱ སཱགརཱགཱདྷཛལེ མཛྫནཾ བྷདྲཾ།
Për të do të ishte më mirë t’i varnin në qafë një gur mulliri dhe ta hidhnin në det, se sa të skandalizojë një të vetëm nga këta të vegjël.
3 ཡཱུཡཾ སྭེཥུ སཱཝདྷཱནཱསྟིཥྛཏ; ཏཝ བྷྲཱཏཱ ཡདི ཏཝ ཀིཉྩིད྄ ཨཔརཱདྷྱཏི ཏརྷི ཏཾ ཏརྫཡ, ཏེན ཡདི མནཿ པརིཝརྟྟཡཏི ཏརྷི ཏཾ ཀྵམསྭ།
Kini kujdes veten tuaj! Në se yt vëlla mëkaton kundër teje, qortoje; dhe në se pendohet, fale.
4 པུནརེཀདིནམདྷྱེ ཡདི ས ཏཝ སཔྟཀྲྀཏྭོ྅པརཱདྷྱཏི ཀིནྟུ སཔྟཀྲྀཏྭ ཨཱགཏྱ མནཿ པརིཝརྟྱ མཡཱཔརཱདྡྷམ྄ ཨིཏི ཝདཏི ཏརྷི ཏཾ ཀྵམསྭ།
Edhe sikur të mëkatonte shtatë herë në ditë kundër teje, dhe shtatë herë në ditë do të kthehet te ti duke thënë: “Pendohem”, fale”.
5 ཏདཱ པྲེརིཏཱཿ པྲབྷུམ྄ ཨཝདན྄ ཨསྨཱཀཾ ཝིཤྭཱསཾ ཝརྡྡྷཡ།
Atëherë apostujt i thanë Zotit: “Na e shto besimin”.
6 པྲབྷུརུཝཱཙ, ཡདི ཡུཥྨཱཀཾ སརྵཔཻཀཔྲམཱཎོ ཝིཤྭཱསོསྟི ཏརྷི ཏྭཾ སམཱུལམུཏྤཱཊིཏོ བྷཱུཏྭཱ སམུདྲེ རོཔིཏོ བྷཝ ཀཐཱཡཱམ྄ ཨེཏསྱཱམ྄ ཨེཏདུཌུམྦརཱཡ ཀཐིཏཱཡཱཾ ས ཡུཥྨཱཀམཱཛྙཱཝཧོ བྷཝིཥྱཏི།
Dhe Zoti tha: “Po të kishit besim sa një kokërr sinapi, do të mund t’i thonit këtij mani: “Shkulu me gjithë rrënjë dhe mbillu në det”, dhe ai do t’ju bindej.
7 ཨཔརཾ སྭདཱསེ ཧལཾ ཝཱཧཡིཏྭཱ ཝཱ པཤཱུན྄ ཙཱརཡིཏྭཱ ཀྵེཏྲཱད྄ ཨཱགཏེ སཏི ཏཾ ཝདཏི, ཨེཧི བྷོཀྟུམུཔཝིཤ, ཡུཥྨཱཀམ྄ ཨེཏཱདྲྀཤཿ ཀོསྟི?
Tani cili nga ju, po të ketë një shërbëtor që i lëron tokën ose i kullot kopenë, do t’i thotë kur ai kthehet nga fusha në shtëpi: “Eja menjëherë në tryezë”?
8 ཝརཉྩ པཱུཪྻྭཾ མམ ཁཱདྱམཱསཱདྱ ཡཱཝད྄ བྷུཉྫེ པིཝཱམི ཙ ཏཱཝད྄ བདྡྷཀཊིཿ པརིཙར པཤྩཱཏ྄ ཏྭམཔི བྷོཀྵྱསེ པཱསྱསི ཙ ཀཐཱམཱིདྲྀཤཱིཾ ཀིཾ ན ཝཀྵྱཏི?
A nuk do t’i thotë përkundrazi: “Ma bëj gati darkën, përvishu e më shërbe që unë të ha e të pi e pastaj të hash dhe të pish edhe ti”?
9 ཏེན དཱསེན པྲབྷོརཱཛྙཱནུརཱུཔེ ཀརྨྨཎི ཀྲྀཏེ པྲབྷུཿ ཀིཾ ཏསྨིན྄ བཱདྷིཏོ ཛཱཏཿ? ནེཏྠཾ བུདྷྱཏེ མཡཱ།
Do ta falënderojë ndoshta atë shërbëtor sepse i zbatoi ato që i ishin urdhëruar? Mendoj se jo.
10 ཨིཏྠཾ ནིརཱུཔིཏེཥུ སཪྻྭཀརྨྨསུ ཀྲྀཏེཥུ སཏྨུ ཡཱུཡམཔཱིདཾ ཝཱཀྱཾ ཝདཐ, ཝཡམ྄ ཨནུཔཀཱརིཎོ དཱསཱ ཨསྨཱབྷིཪྻདྱཏྐརྟྟཝྱཾ ཏནྨཱཏྲམེཝ ཀྲྀཏཾ།
Kështu edhe ju, kur të keni bërë të gjitha ato që ju urdhërohen, thoni: “Jemi shërbëtorë të padobishëm. Bëmë atë që kishim detyrë të bënim””.
11 ས ཡིརཱུཤཱལམི ཡཱཏྲཱཾ ཀུཪྻྭན྄ ཤོམིརོཎྒཱལཱིལྤྲདེཤམདྷྱེན གཙྪཏི,
Dhe ndodhi që duke udhëtuar për në Jeruzalem, ai kaloi nëpër Samari dhe Galile.
12 ཨེཏརྷི ཀུཏྲཙིད྄ གྲཱམེ པྲཝེཤམཱཏྲེ དཤཀུཥྛིནསྟཾ སཱཀྵཱཏ྄ ཀྲྀཏྭཱ
Dhe, kur po hynte në një fshat, i dolën para dhjetë lebrozë, të cilët ndaluan larg,
13 དཱུརེ ཏིཥྛནཏ ཨུཙྩཻ ཪྻཀྟུམཱརེབྷིརེ, ཧེ པྲབྷོ ཡཱིཤོ དཡསྭཱསྨཱན྄།
dhe duke ngritur zërin, thanë: “Mjeshtër, Jezus, ki mëshirë për ne”.
14 ཏཏཿ ས ཏཱན྄ དྲྀཥྚྭཱ ཛགཱད, ཡཱུཡཾ ཡཱཛཀཱནཱཾ སམཱིཔེ སྭཱན྄ དརྴཡཏ, ཏཏསྟེ གཙྪནྟོ རོགཱཏ྄ པརིཥྐྲྀཏཱཿ།
Dhe ai, si i pa, u tha atyre: “Shkoni e paraqituni te priftërinjtë”. Dhe ndodhi që, ndërsa ata po shkonin, u pastruan.
15 ཏདཱ ཏེཥཱམེཀཿ སྭཾ སྭསྠཾ དྲྀཥྚྭཱ པྲོཙྩཻརཱིཤྭརཾ དྷནྱཾ ཝདན྄ ཝྱཱགྷུཊྱཱཡཱཏོ ཡཱིཤོ རྒུཎཱནནུཝདན྄ ཏཙྩརཎཱདྷོབྷཱུམཽ པཔཱཏ;
Dhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë.
16 ས ཙཱསཱིཏ྄ ཤོམིརོཎཱི།
Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte Samaritan.
17 ཏདཱ ཡཱིཤུརཝདཏ྄, དཤཛནཱཿ ཀིཾ ན པརིཥྐྲྀཏཱཿ? ཏཧྱནྱེ ནཝཛནཱཿ ཀུཏྲ?
Jezusi atëherë filloi të thotë: “A nuk u shëruan që të dhjetë? Ku janë nëntë të tjerët?
18 ཨཱིཤྭརཾ དྷནྱཾ ཝདནྟམ྄ ཨེནཾ ཝིདེཤིནཾ ཝིནཱ ཀོཔྱནྱོ ན པྲཱཔྱཏ།
A nuk gjet asnjë që të kthehet për të dhënë lavdi Perëndisë, përveç këtij të huaji?”.
19 ཏདཱ ས ཏམུཝཱཙ, ཏྭམུཏྠཱཡ ཡཱཧི ཝིཤྭཱསསྟེ ཏྭཱཾ སྭསྠཾ ཀྲྀཏཝཱན྄།
Dhe i tha atij: “Çohu dhe shko; besimi yt të shëroi”.
20 ཨཐ ཀདེཤྭརསྱ རཱཛཏྭཾ བྷཝིཥྱཏཱིཏི ཕིརཱུཤིབྷིཿ པྲྀཥྚེ ས པྲཏྱུཝཱཙ, ཨཱིཤྭརསྱ རཱཛཏྭམ྄ ཨཻཤྭཪྻྱདརྴནེན ན བྷཝིཥྱཏི།
Tani kur u pyet nga farisenjtë se kur do të vinte mbretëria e Perëndisë, ai u përgjigj atyre dhe tha: “Mbretëria e Perëndisë nuk vjen në mënyrë të dukshme;
21 ཨཏ ཨེཏསྨིན྄ པཤྱ ཏསྨིན྄ ཝཱ པཤྱ, ཨིཏི ཝཱཀྱཾ ལོཀཱ ཝཀྟུཾ ན ཤཀྵྱནྟི, ཨཱིཤྭརསྱ རཱཛཏྭཾ ཡུཥྨཱཀམ྄ ཨནྟརེཝཱསྟེ།
dhe as nuk do të mund të thuhet: “Ja, këtu”, ose: “Ja, atje”; sepse ja, mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush”.
22 ཏཏཿ ས ཤིཥྱཱན྄ ཛགཱད, ཡདཱ ཡུཥྨཱབྷི རྨནུཛསུཏསྱ དིནམེཀཾ དྲཥྚུམ྄ ཝཱཉྪིཥྱཏེ ཀིནྟུ ན དརྴིཥྱཏེ, ཨཱིདྲྀཀྐཱལ ཨཱཡཱཏི།
Pastaj u tha dishepujve të vet: “Do të vijnë ditë kur ju do të dëshironi të shihni një nga ditët e Birit të njeriut, por nuk do ta shihni.
23 ཏདཱཏྲ པཤྱ ཝཱ ཏཏྲ པཤྱེཏི ཝཱཀྱཾ ལོཀཱ ཝཀྵྱནྟི, ཀིནྟུ ཏེཥཱཾ པཤྩཱཏ྄ མཱ ཡཱཏ, མཱནུགཙྪཏ ཙ།
Dhe do t’ju thonë: “Ja, është këtu” ose: “Ja, është atje”, por ju mos shkoni dhe mos i ndiqni.
24 ཡཏསྟཌིད྄ ཡཐཱཀཱཤཻཀདིཤྱུདིཡ ཏདནྱཱམཔི དིཤཾ ཝྱཱཔྱ པྲཀཱཤཏེ ཏདྭཏ྄ ནིཛདིནེ མནུཛསཱུནུཿ པྲཀཱཤིཥྱཏེ།
Sepse ashtu si rrufeja, që vetëtin nga njëri skaj i qiellit te tjetri e ndriçon, kështu do të jetë edhe Biri i njeriut në ditën e tij.
25 ཀིནྟུ ཏཏྤཱུཪྻྭཾ ཏེནཱནེཀཱནི དུཿཁཱནི བྷོཀྟཝྱཱནྱེཏདྭརྟྟམཱནལོཀཻཤྩ སོ྅ཝཛྙཱཏཝྱཿ།
Por më parë i duhet të vuajë shumë dhe të hidhet poshtë nga ky brez.
26 ནོཧསྱ ཝིདྱམཱནཀཱལེ ཡཐཱབྷཝཏ྄ མནུཥྱསཱུནོཿ ཀཱལེཔི ཏཐཱ བྷཝིཥྱཏི།
Dhe, ashtu siç ndodhi në kohën e Noes, ashtu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut.
27 ཡཱཝཏྐཱལཾ ནོཧོ མཧཱཔོཏཾ ནཱརོཧད྄ ཨཱཔླཱཝིཝཱཪྻྱེཏྱ སཪྻྭཾ ནཱནཱཤཡཙྩ ཏཱཝཏྐཱལཾ ཡཐཱ ལོཀཱ ཨབྷུཉྫཏཱཔིཝན྄ ཝྱཝཧན྄ ཝྱཝཱཧཡཾཤྩ;
Njerëzit hanin, pinin, martonin dhe martoheshin, deri ditën kur Noeu hyri në arkë; dhe erdhi përmbytja dhe i zhduku të gjithë.
28 ཨིཏྠཾ ལོཊོ ཝརྟྟམཱནཀཱལེཔི ཡཐཱ ལོཀཱ བྷོཛནཔཱནཀྲཡཝིཀྲཡརོཔཎགྲྀཧནིརྨྨཱཎཀརྨྨསུ པྲཱཝརྟྟནྟ,
Po kështu ndodhi në kohën e Lotit: njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin;
29 ཀིནྟུ ཡདཱ ལོཊ྄ སིདོམོ ནིརྫགཱམ ཏདཱ ནབྷསཿ སགནྡྷཀཱགྣིཝྲྀཥྚི རྦྷཱུཏྭཱ སཪྻྭཾ ཝྱནཱཤཡཏ྄
por ditën kur Loti doli nga Sodoma, ra shi zjarri e squfuri nga qielli dhe i zhduku të gjithë.
30 ཏདྭན྄ མཱནཝཔུཏྲཔྲཀཱཤདིནེཔི བྷཝིཥྱཏི།
Kështu do të jetë edhe atë ditë kur Biri i njeriut do të shfaqet.
31 ཏདཱ ཡདི ཀཤྩིད྄ གྲྀཧོཔརི ཏིཥྛཏི ཏརྷི ས གྲྀཧམདྷྱཱཏ྄ ཀིམཔི དྲཝྱམཱནེཏུམ྄ ཨཝརུཧྱ ནཻཏུ; ཡཤྩ ཀྵེཏྲེ ཏིཥྛཏི སོཔི ཝྱཱགྷུཊྱ ནཱཡཱཏུ།
Në atë ditë, ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë të mos zbresë në shtëpi për të marrë gjërat e tij; e po kështu ai që ndodhet në ara, të mos kthehet prapa.
32 ལོཊཿ པཏྣཱིཾ སྨརཏ།
Kujtoni gruan e Lotit.
33 ཡཿ པྲཱཎཱན྄ རཀྵིཏུཾ ཙེཥྚིཥྱཏེ ས པྲཱཎཱན྄ ཧཱརཡིཥྱཏི ཡསྟུ པྲཱཎཱན྄ ཧཱརཡིཥྱཏི སཨེཝ པྲཱཎཱན྄ རཀྵིཥྱཏི།
Ai që do të kërkojë të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë, do ta shpëtojë.
34 ཡུཥྨཱནཧཾ ཝཙྨི ཏསྱཱཾ རཱཏྲཽ ཤཡྻཻཀགཏཡོ རློཀཡོརེཀོ དྷཱརིཥྱཏེ པརསྟྱཀྵྱཏེ།
Unë po ju them: atë natë dy veta do të jenë në një shtrat; njëri do të merret dhe tjetri do të lihet.
35 སྟྲིཡཽ ཡུགཔཏ྄ པེཥཎཱིཾ ཝྱཱཝརྟྟཡིཥྱཏསྟཡོརེཀཱ དྷཱརིཥྱཏེ པརཱཏྱཀྵྱཏེ།
Dy gra do të bluajnë bashkë; njëra do të merret e tjetra do të lihet.
36 པུརུཥཽ ཀྵེཏྲེ སྠཱསྱཏསྟཡོརེཀོ དྷཱརིཥྱཏེ པརསྟྱཀྵྱཏེ།
Dy burra do të jenë në ara: njëri do të merret e tjetri do të lihet”.
37 ཏདཱ ཏེ པཔྲཙྪུཿ, ཧེ པྲབྷོ ཀུཏྲེཏྠཾ བྷཝིཥྱཏི? ཏཏཿ ས ཨུཝཱཙ, ཡཏྲ ཤཝསྟིཥྛཏི ཏཏྲ གྲྀདྷྲཱ མིལནྟི།
Atëherë dishepujt u përgjigjën dhe thanë: “Ku, o Zot?” Dhe ai u tha atyre: “Ku të jetë trupi, atje do të mblidhen shqiponjat”.

< ལཱུཀཿ 17 >