< Наум 2 >

1 Поднимается на тебя разрушитель: охраняй твердыни, стереги дорогу, укрепи чресла, собирайся с силами.
Ka dalë kundër teje një shkatërrues. Ruaje mirë fortesën, mbikqyr rrugën, forco ijët e tua, mblidh tërë forcat e tua.
2 Ибо восстановит Господь величие Иакова, как величие Израиля, потому что опустошили их опустошители и виноградные ветви их истребили.
Sepse Zoti do të rivendosë lavdinë e Jakobit dhe lavdinë e Izraelit, sepse cubat i kanë plaçkitur dhe kanë shkatërruar shermendet e tyre.
3 Щит героев его красен; воины его в одеждах багряных; огнем сверкают колесницы в день приготовления к бою, и лес копьев волнуется.
Mburoja e trimave të tij është ngjyrosur me të kuq, trimat e tij janë veshur me rroba të kuqe; ditën që ai përgatit hekuri i qerreve do të nxjerrë shkëndi si zjarri dhe do të vringëllojnë ushtat e qiparisit.
4 По улицам несутся колесницы, гремят на площадях; блеск от них, как от огня; сверкают, как молния.
Qerret do të lëshohen me tërbim nëpër rrugë do t’u bien kryq e tërthor shesheve; do të duken si pishtarë, do të vetëtijnë si rrufe.
5 Он вызывает храбрых своих, но они спотыкаются на ходу своем; поспешают на стены города, но осада уже устроена.
Ai do të kujtojë burrat e tij të fuqishëm, por ata do të pengohen në marshimin e tyre, do të sulen drejt mureve dhe mbrojtja do të përgatitet.
6 Речные ворота отворяются, и дворец разрушается.
Portat e lumenjve do të hapen dhe pallati do të shembet.
7 Решено: она будет обнажена и отведена в плен, и рабыни ее будут стонать, как голуби, ударяя себя в грудь.
Atë që rrinte palëvizur do ta zhveshin dhe do ta marrin; shërbëtoret e saj do të vajtojnë me zë si të pëllumbeshës, duke i rënë gjoksit.
8 Ниневия со времени существования своего была как пруд, полный водою, а они бегут. “Стойте, стойте!” Но никто не оглядывается.
Ndonëse Ninive i kohëve të kaluara ishte si një rezervuar uji, tani ata ikin. “Ndaluni, ndaluni!”, bërtasin, por askush nuk kthehet.
9 Расхищайте серебро, расхищайте золото! Нет конца запасам всякой драгоценной утвари.
Plaçkitni argjendin, plaçkitni arin! Ka thesare pa fund, pasuri të çfarëdo sendi të çmuar.
10 Разграблена, опустошена и разорена она, - и тает сердце, колени трясутся; у всех в чреслах сильная боль, и лица у всех потемнели.
Ai është i shkretuar, bosh dhe i rrënuar; zemra ligështohet, gjunjët dridhen, ka një dhembje të madhe në të gjitha ijët dhe tërë fytyrat e tyre zverdhen.
11 Где теперь логовище львов и то пастбище для львенков, по которому ходил лев, львица и львенок, и никто не пугал их, -
Ku është strofka e luanëve, vendi ku ushqeheshin luanët e vegjël, ku silleshin luani, luanesha dhe të vegjëlit e saj dhe askush nuk i trembte?
12 лев, похищающий для насыщения щенков своих, и задушающий для львиц своих, и наполняющий добычею пещеры свои и логовища свои похищенным?
Luani shqyente për të vegjëlit e tij, mbyste për luaneshat e tij dhe mbushte strofkat e tij me gjah dhe strofullat me gjënë e grabitur.
13 Вот, Я - на тебя! говорит Господь Саваоф. И сожгу в дыму колесницы твои, и меч пожрет львенков твоих, и истреблю с земли добычу твою, и не будет более слышим голос послов твоих.
“Ja, unë jam kundër teje”, thotë Zoti i ushtrive, “unë do t’i djeg dhe do t’i bëj tym qerret e tua dhe shpata do të gllabërojë luanët e tu të vegjël; unë do të zhduk grabitjen tënde nga dheu dhe zëri i lajmëtarëve të tu nuk do të dëgjohet më”.

< Наум 2 >