< Jeremiasza 29 >

1 A to [są] słowa listu, który prorok Jeremiasz posłał z Jerozolimy do pozostałych starszych, którzy byli na wygnaniu, i do kapłanów, do proroków i do całego ludu – których Nabuchodonozor uprowadził z Jerozolimy do Babilonu.
Këto janë fjalët e letrës që profeti Jeremia i dërgoi nga Jeruzalemi pleqve që kishin mbetur në robëri, priftërinjve, profetëve dhe tërë popullit që Nebukadnetsari kishte çuar në robëri nga Jeruzalemi në Babiloni.
2 [Było to] po wyjściu z Jerozolimy króla Jechoniasza, królowej, dworzan, książąt Judy i Jerozolimy oraz cieśli i kowali.
(Kjo ndodhi mbasi dolën nga Jeruzalemi mbreti Jekoniah, mbretëresha, eunukët, princat e Judës dhe të Jeruzalemit, zejtarët dhe kovaçët).
3 [List] w[ysłał] przez Elasę, syna Szafana, i Gemariasza, syna Chilkiasza, których Sedekiasz, król Judy, posłał do Babilonu do Nabuchodonozora, króla Babilonu; [był on] tej treści:
Letra u dërgua me anë të Elasahut, birit të Shafanit, dhe me anë të Gemariahut, birit të Hilkiahut, që Sedekia, mbret i Judës, kishte dërguar në Babiloni te Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë. Ajo thoshte:
4 Tak mówi PAN zastępów, Bóg Izraela, do wszystkich wygnańców, których uprowadziłem z Jerozolimy do Babilonu:
“Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, tërë të internuarve që unë kam çuar në robëri nga Jeruzalemi në Babiloni:
5 Budujcie domy i mieszkajcie [w nich]; zakładajcie ogrody i spożywajcie ich owoce;
Ndërtoni shtëpi dhe banoni në to, mbillni kopshte dhe hani frytet e tyre.
6 Pojmujcie żony i płodźcie synów i córki; wybierajcie żony dla waszych synów i wydawajcie swoje córki za mąż, aby rodziły synów i córki. Rozmnażajcie się tam i niech was nie ubywa.
Merrni gra dhe bëni bij dhe bija, merrni gra për bijtë tuaj dhe martojini vajzat tuaja që të lindin bij dhe bija, me qëllim që atje të shumoheni dhe të mos pakësoheni.
7 Zabiegajcie o pokój dla tego miasta, do którego was uprowadziłem, i módlcie się za nie do PANA, bo od jego pokoju zależy wasz pokój.
Kërkoni të mirën e qytetit ku ju kam çuar në robëri dhe lutjuni Zotit për të, sepse mirëqenia juaj varet nga mirëqenia e tij.
8 Tak bowiem mówi PAN zastępów, Bóg Izraela: Niech was nie zwodzą wasi prorocy i wróżbici, którzy [są] wśród was, i nie zwracajcie uwagi na wasze sny, które się wam śnią.
Kështu thotë në të vërtetë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Të mos ju mashtrojnë profetët dhe shortarët tuaj që janë midis jush, mos merrni parasysh ëndrrat që shikoni.
9 Bo oni prorokują wam kłamliwie w moje imię. Nie posłałem ich, mówi PAN.
Sepse ju profetizojnë në mënyrë të rreme në emrin tim; unë nuk i kam dërguar”, thotë Zoti.
10 Tak bowiem mówi PAN: Gdy wypełni się dla Babilonu siedemdziesiąt lat, nawiedzę was i spełnię wobec was swoje dobre słowo, by was sprowadzić z powrotem na to miejsce.
“Kështu thotë Zoti: Kur të mbushen shtatëdhjetë vjet për Babiloninë, unë do t’ju vizitoj dhe do ta realizoj fjalën time të mirë, duke bërë të riktheheni në këtë vend.
11 Gdyż ja znam myśli, które mam o was, mówi PAN: myśli o pokoju, a nie o utrapieniu, aby zapewnić wam koniec, jakiego oczekujecie.
Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju”, thotë Zoti, “mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.
12 Wtedy będziecie mnie wzywać, pójdziecie i będziecie modlić się do mnie, a ja was wysłucham;
Do të më kërkoni dhe do të vini të më luteni, dhe unë do t’ju kënaq.
13 Będziecie mnie szukać i znajdziecie [mnie], gdy będziecie szukać całym swym sercem.
Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj.
14 I dam wam się znaleźć, mówi PAN, i odwrócę waszą niewolę, i zgromadzę was ze wszystkich narodów i ze wszystkich miejsc, do których was wygnałem, mówi PAN. I przyprowadzę was na [to] miejsce, z którego was uprowadziłem.
Unë do të bëj që ju të më gjeni”, thotë Zoti, “dhe do t’ju kthej nga robëria juaj; do t’ju mbledh nga të gjitha kombet dhe nga të gjitha vendet ku ju kam shpërndarë”, thotë Zoti; “dhe do t’ju çoj përsëri në vendin prej të cilit ju çova në robëri.
15 A ponieważ mówicie: PAN wzbudził nam proroków w Babilonie;
Sepse thoni: “Zoti na ka ngjallur profetë në Babiloni”,
16 Tak mówi PAN o królu, który zasiada na tronie Dawida, i o całym ludzie, który mieszka w tym mieście, o waszych braciach, którzy nie poszli z wami do niewoli;
kështu thotë Zoti për mbretin që rri mbi fronin e Davidit, për këtë popullin që banon në këtë qytet, për vëllezërit tuaj që nuk kanë shkuar bashkë me ju në robëri”;
17 Tak mówi PAN zastępów: Oto poślę na nich miecz, głód i zarazę i uczynię z nimi jak ze złymi figami, których nie można jeść, bo są tak złe.
po, kështu thotë Zoti i ushtrive: “Ja, unë do të dërgoj kundër tyre shpatën, urinë dhe murtajën, dhe do t’i bëj si fiq të neveritshëm që nuk mund të hahen sepse janë shumë të këqij.
18 Będę ich bowiem prześladować mieczem, głodem i zarazą i sprawię, że zostaną wysiedleni do wszystkich królestw ziemi, uczynię ich [przedmiotem] przekleństwa, zdumienia, poświstania i hańby wśród wszystkich narodów, do których ich wypędziłem;
Do t’i ndjek me shpatën, me urinë dhe me murtajën; do të bëj që të trajtohen keq në të gjitha mbretëritë e tokës dhe të jenë një mallkim, një objekt habie, një tallje dhe një turp midis kombeve ku i kam shpërndarë,
19 Za to, że nie słuchali moich słów, mówi PAN, które posłałem do nich przez swoje sługi, proroków, z wczesnym wstawaniem i przesłaniem. Ale nie słuchaliście, mówi PAN.
sepse nuk i kanë dëgjuar fjalët e mia”, thotë Zoti, “që unë u dërgova atyre me anë të shërbëtorëve të mi, profetëve, me urgjencë dhe këmbëngulje; por ju nuk më keni dëgjuar”, thotë Zoti.
20 Dlatego słuchajcie słowa PANA, wy, wszyscy wygnańcy, których wysłałem z Jerozolimy do Babilonu.
Dëgjoni, pra, fjalën e Zotit, o ju të gjithë, që unë dërgova në robëri nga Jeruzalemi në Babiloni!
21 Tak mówi PAN zastępów, Bóg Izraela, o Achabie, synu Kolajasza, i o Sedekiaszu, synu Maasejasza, którzy prorokują wam kłamstwo w moje imię: Oto wydam ich w ręce Nabuchodonozora, króla Babilonu, a ten zabije ich na waszych oczach.
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për Ashabin, birin e Kolajahut, dhe për Sedekian, birin e Maasejahut, që ju profetizojnë gënjeshtra në emrin tim: Ja, unë do t’i lë në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe ai do t’i vrasë para syve tuaj.
22 Od nich będzie wzięte przekleństwo przez wszystkich wygnańców z Judy, którzy są w Babilonie, [wyrażone] w słowach: Niech PAN ci uczyni jak z Sedekiaszem i jak z Achabem, których król Babilonu usmażył w ogniu;
Prej tyre do të nxirret një formulë mallkimi që do të përdoret nga të gjithë ata që janë në robëri në Babiloni, dhe do të thuhet: “Zoti të trajtoftë si Sedekian dhe Ashabin, që mbreti i Babilonisë ka pjekur në zjarr!”
23 Za to, że popełniali nikczemność w Izraelu, cudzołożyli z żonami swoich bliźnich i mówili słowa kłamliwe w moje imię, czego im nie nakazałem. Ja o tym wiem i [jestem tego] świadkiem, mówi PAN.
Sepse ata kanë kryer gjëra të turpshme në Izrael, kanë shkelur kurorën me gratë e të afërmve të tyre, kanë shqiptuar në emrin tim fjalë të rreme, që nuk u kisha urdhëruar atyre. Unë vetë e di dhe jam dëshmitar i tyre, thotë Zoti.
24 A do Szemajasza Nechalamity powiesz:
Do të flasësh gjithashtu me Shemajahun, Nehelamitin, duke thënë:
25 Tak mówi PAN zastępów, Bóg Izraela: Ponieważ we własnym imieniu posłałeś listy do całego ludu, który [jest] w Jerozolimie, i do Sofoniasza, syna Maasejasza, kapłana, i do wszystkich kapłanów, tej treści:
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ti ke dërguar në emrin tënd letra tërë popullit që është në Jeruzalem, priftit Sofonia, birit të Maasejahut, dhe të gjithë priftërinjve, duke thënë:
26 PAN ustanowił cię kapłanem w miejsce kapłana Jehojady i abyście mieli nadzór w domu PANA nad każdym szaleńcem udającym proroka, abyś osadzał takiego w więzieniu i zakuwał w dyby.
“Zoti të ka caktuar prift në vend të priftit Jehojada, me qëllim që të ketë kryeintendentë në shtëpinë e Zotit për të mbikqyrur çdo njeri të marrë që bën profetin, me qëllim që ti ta futësh në burg dhe ta mbash në pranga”.
27 Dlaczego więc nie skarciłeś Jeremiasza z Anatot, który wam prorokuje?
Dhe tani pse nuk e ke qortuar Jeremian nga Anathothi që bën profetin midis jush?
28 Posłał bowiem do nas do Babilonu słowo: Będzie to trwało długo. Budujcie domy i mieszkajcie [w nich], zakładajcie ogrody i spożywajcie ich owoce.
Në fakt ai na ka dërguar fjalë në Babiloni: “Robëria do të jetë e gjatë, ndërtoni shtëpi dhe banoni në to, mbillni kopshte dhe hani frytet e tyre””.
29 A kapłan Sofoniasz odczytał ten list do uszu proroka Jeremiasza.
Prifti Sofonia e lexoi këtë letër në prani të profetit Jeremia.
30 I doszło słowo PANA do Jeremiasza mówiące:
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:
31 Poślij do wszystkich uprowadzonych do niewoli takie słowa: Tak mówi PAN o Szemajaszu Nechalamicie: Ponieważ Szemajasz prorokował wam, chociaż ja go nie posłałem, a wywołuje w was ufność w kłamstwo;
“Dërgo t’u thuash tërë atyre që janë në robëri: Kështu flet Zoti për Shemajahun, Nehelamitin: Duke qenë se Shemajahu ju ka profetizuar, megjithëse unë nuk e kam dërguar, dhe ka bërë të keni besim te gënjeshtra,
32 Dlatego tak mówi PAN: Oto nawiedzę Szemajasza Nechalamitę i jego potomstwo. Nie będzie miał nikogo, kto by mieszkał pośród [tego] ludu, ani nie ujrzy tego dobra, które uczynię swemu ludowi, mówi PAN, bo głosił bunt przeciwko PANU.
kështu thotë Zoti: Ja, unë do të dënoj Shemajahun, Nehelamitin, dhe pasardhësit e tij; nuk do të ketë asnjërin prej pasardhësve të tij që të banojë në mes të këtij populli, dhe nuk ka për të parë të mirën që unë do t’i bëj popullit tim, thotë Zoti, sepse ka folur për rebelim kundër Zotit”.

< Jeremiasza 29 >