< Lamentacje 2 >

1 Jokoż zaćmił Pan w zapalczywości swoję córkę Syjońską! zrzucił z nieba na ziemię sławę Izraelską, a nie wspomniał na podnóżek nóg swoich w dzień zapalczywości swojej.
Si bëhet që në zemërimin e tij Zoti ka mbuluar me një re bijën e Sionit? Ai ka hedhur nga qielli në tokë lavdinë e Izraelit dhe nuk u kujtua për ndenjësen e këmbëve të tij ditën e zemërimit të tij.
2 Połknął Pan bez wszelkiej litości wszystkie przybytki Jakóbowe, zburzył w popędliwości swojej twierdze córki Judzkiej, uderzył je o ziemię, w hańbę oddał królestwo i książąt jej.
Zoti i ka shkatërruar pa mëshirë të gjitha banesat e Jakobit; në zemërimin e tij ka shembur fortesat e bijës së Judës, i ka hedhur për tokë duke përdhosur mbretërinë dhe krerët e saj.
3 Odciął w gniewie zapalczywości wszystek róg Izraelski, odwrócił nazad prawicę swoję od nieprzyjaciela, a rozpaliwszy się przeciwko Jakóbowi, jako ogień pałający pożera do szczętu w około.
Me një zemërim të zjarrtë ka thyer tërë fuqinë e Izraelit, ka tërhequr të djathtën e tij përpara armikut, ka djegur në mes të Jakobit si një zjarr flakërues që gllabëron gjithçka rreth e qark.
4 Naciągnął łuk swój, jako nieprzyjaciel, postawił prawicę swoję jako przeciwnik, i pozabijał wszystkich najpozorniejszych z ludu, a w namiocie córki Syońskiej wylał jako ogień popędliwość swoję.
Ka nderur harkun e tij si një armik, ka ngritur dorën e djathtë si një kundërshtar, ka shkatërruar të gjitha ato që ishin të këndshme për sytë në çadrën e bijës së Sionit, e ka derdhur zemërimin e tij si një zjarr.
5 Pan się stał jako nieprzyjaciel, połknął Izraela, połknął wszystkie pałace jego, popsuł twierdze jego, i rozmnożył w ludu Judzkim płacz i narzekanie.
Zoti u bë si një armik; përpiu Izraelin, përpiu tërë pallatet e tij, shkatërroi fortesat e tij, shumëfishoi të qarat dhe vajtimet tek e bija e Judës.
6 Oderwał mocą płot swój jako od ogrodu, zepsuł namiot swój; Pan przywiódł w zapamiętanie w Syonie uroczyste święta i sabaty, a odrzucił w gniewie popędliwości swojej króla i kapłana.
Shkatërroi tabernakullin e tij si një kopësht, prishi vendin ku mblidhet kuvendi; Zoti bëri të harrohen në Sion festat solemne dhe të shtunat dhe gjatë tërbimit e të zemërimit të tij hodhi poshtë mbretër dhe priftërinj.
7 Pan odrzucił ołtarz swój, zbrzydził sobie świątnicę swoję, podał do rąk nieprzyjacielskich mury i pałace Syońskie; krzyczeli w domu Pańskim jako w dzień święta uroczystego.
Zoti braktisi altarin e tij, hodhi poshtë shenjtëroren e tij, dorëzoi në dorë të armikut muret e fortesave të tij; ata lartuan britma në shtëpinë e Zotit si në një ditë feste solemne.
8 Umyślił Pan rozwalić mur córki Syońskiej, rozciągnął sznur, a nie odwrócił ręki swojej od skażenia; rozkwilił baszty, i mur, tak że wespół omdlewają.
Zoti vendosi të shkatërrojë muret e bijës së Sionit; vuri litarin, nuk ka hequr dorë nga shkatërrimi; ka bërë të vajtojnë fortesa dhe mure; që të dyja lëngojnë.
9 Zapadły w ziemię bramy jej, połamał i pokruszył zawory jej; król jej i książęta jej są między poganami; niemasz ani zakonu, także ani prorocy jej nie miewają widzenia od Pana.
Portat e tij janë fundosur në dhe; ai ka prishur dhe ka copëtuar shufrat e tyre; mbreti i tij dhe krerët e tij ndodhen midis kombeve; nuk ka më ligj, dhe profetët e tij nuk marrin asnjë vegim nga Zoti.
10 Starcy córki Syońskiej usiadłszy na ziemi umilknęli, posypali prochem głowę swoję, a przepasują się worami; panny Jeruzalemskie zwiszają ku ziemi głowy swe.
Pleqtë e bijës së Sionit ulen për tokë në heshtje; kanë hedhur pluhur mbi kokën e tyre, kanë ngjeshur trupin me thes; virgjëreshat e Jeruzalemit ulin deri në tokë kokën e tyre.
11 Oczy moje od łez ustały; strwożyły się wnętrzności moje, wylała się na ziemię wątroba moja dla starcia córki ludu mojego, gdy i niemowlątka, i dziatki ssące na ulicach miasta omdlewają;
Sytë e mi konsumohen nga të qarat, zorrët e mia drithërohen, mëlçia ime përhapet për tokë për shkak të shkatërrimit të bijës së popullit tim, për ligështimin e fëmijëve dhe të foshnjave në gji në sheshet e qytetit.
12 Matkom swoim mówią: Gdzież jest zboże i wino? Gdy mdleją jako zranieni po ulicach miasta, i wypuszczają duszę swoję na łonie matek swych.
Ata u kërkonin nënave të tyre: “Ku është gruri dhe vera?”, ndërsa po ligështoheshin si të plagosur për vdekje në sheshet e qytetit dhe jepnin shpirt në prehrin e nënave të tyre.
13 Kogoć za świadka stawię? Kogo tobie przyrównam, o córko Jeruzalemska? Kogoć przypodobam, abym cię ucieszył, panno, córko Syońska? bo skruszenie twoje wielkie jako morze, któż cię uleczy?
Si mund të të jap zemër? Në çfarë do të të ngjas, o bijë e Jeruzalemit? Çfarë gjë do të krahasoj me ty që të të ngushëlloj, o bijë e virgjër e Jeruzalemit? Sepse shkatërrimi yt është i madh si deti; kush mund të të shërojë?
14 Prorocy twoi opowiadalić kłamstwo i marność, a nie odkrywali nieprawości twojej, aby odwrócili pojmanie twoje; aleć przepowiadali ciężary, kłamstwa i wygnanie.
Profetët e tu kanë pasur për ty vegime të rreme dhe të paarsyeshme; nuk kanë zbuluar lakuriq paudhësinë tënde që të largojnë robërinë prej teje; ata kanë shqiptuar për ty profeci të rreme dhe mashtruese.
15 Klaskają nad tobą rękoma wszyscy, którzy idą drogą, świstają, a chwieją głową swoją nad córką Jeruzalemską, mówiąc: A onoż to miasto, o którem powiadano, że jest doskonałej piękności, i weselem wszystkiej ziemi?
Tërë kalimtarët i rrahin duart kundër teje; fërshëllejnë dhe tundin kokën kundër bijës së Jeruzalemit: “Ky qënka qyteti që e quanin “bukuri e përsosur”, “gëzimi i tërë tokës”?”.
16 Otworzyli na cię usta swe wszyscy nieprzyjaciele twoi, świstają i zgrzytają zębami, mówiąc: Pożryjmy je; tenci jest zaiste on dzień, któregośmy czekali, znaleźliśmy i oglądaliśmy go.
Tërë armiqtë e tu hapin gojën kundër teje; fërshëllejnë dhe kërcëllijnë dhëmbët, dhe thonë: “E kemi gëlltitur! Po, kjo është dita që prisnim; arritëm ta shohim”.
17 Uczynił Pan, co był umyślił, wypełnił słowo swoje, które był przykazał ode dni dawnych; zburzył bez litości, a rozweselił nad tobą nieprzyjaciela, wywyższył róg przeciwników twoich.
Zoti ka realizuar atë që kishte menduar; ka mbajtur fjalën që kishte dekretuar në ditët e lashta. Ka shkatërruar pa asnjë mëshirë, ka vepruar në mënyrë që armiku të gëzohet me ty, ka lavdëruar fuqinë e kundërshtarëve të tu.
18 Wołało serce ich do Pana. O murze córki Syońskiej! wylewaj łzy we dnie i w nocy jako strumień, nie dawaj sobie odpocznienia, a niech się nie uspokaja źrenica oka twego.
Zemra e tyre i bërtet Zotit: “O mure të bijës së Sionit, bëni që të derdhen lotët si një përrua ditën e natën. Mos i jepni qetësi vetes, mos paçin çlodhje bebet e syve tuaj.
19 Wstań, wołaj w nocy na początku straży, wylewaj serce twoje przed obliczem Pańskiem jako wodę; podnoś do niego ręce swoje za duszę dziatek swych, które omdlewają od głodu na rogu wszystkich ulic, a rzecz: Wejrzyj Panie! a obacz, komuś tak kiedy u czynił?
Çohuni, bërtisni natën, në fillim të çdo vigjiljeje. Derdhni si ujë zemrën tuaj përpara fytyrës së Zotit. Ngrini duart në drejtim të tij për jetën e fëmijëve tuaj, që mpaken nga uria në hyrje të të gjitha rrugëve”.
20 Izali mają niewiasty jeść płód swój, niemowlątka ucieszne? Izali zamordowany być ma w świątnicy Pańskiej kapłan i prorok?
“Shiko, o Zot, dhe shqyrto. Cilin ke trajtuar në këtë mënyrë? A duhet të hanin gratë frytin e barkut të tyre, fëmijët që përkëdhelnin? A duhet të vriteshin prifti dhe profeti në shenjtëroren e tij?
21 Leży na ziemi po ulicach dziecię, i starzec; panny moje, i młodzieńcy moi polegli od miecza; pobiłeś ich w dzień zapalczywości twojej, pomordowałeś ich, a nie sfolgowałeś.
Të vegjëlit dhe pleqtë dergjen për tokë nëpër rrugë; virgjëreshat e mia dhe të rinjtë e mi kanë rënë nga shpata; ti i ke vrarë ditën e zëmërimit tënd, i ke masakruar pa mëshirë.
22 Zwołałeś strachów moich zewsząd, jako w dzień uroczystego święta, a nie był w dzień zapalczywości Pańskiej, ktoby uszedł a żyw został; którychem na ręku piastowała i wychowywała, tych nieprzyjaciel mój wyniszczył.
Ti ke mbledhur si për një ditë feste tmerret që më rrethojnë nga çdo anë. Në ditën e zemërimit të Zotit nuk pati as ikanak as të mbetur. Ata që kisha ushqyer me gji dhe që kisha rritur, i shfarosi armiku im”.

< Lamentacje 2 >