< Księga Sędziów 4 >

1 Potem znowu synowie Izraelscy czynili złe przed oczyma Pańskiemi po śmierci Aodowej.
Pas vdekjes së Ehudit, bijtë e Izraelit rifilluan të bëjnë atë që ishte e keqe në sytë e Zotit.
2 I podał je Pan w ręce Jabina, króla Chananejskiego, który królował w Hasor, a hetman wojska jego był Sysara, a sam mieszkał w Haroset pogańskiem.
Dhe Zoti i dha në duart e Jabinit, mbretit të Kanaanit, që mbretëronte në Hatsor. Komandanti i ushtrisë së tij ishte Sisera, që banonte në Harosheth të kombeve.
3 Tedy wołali synowie Izraelscy do Pana; albowiem miał dziewięć set wozów żelaznych, a srodze uciskał syny Izraelskie przez dwadzieścia lat.
Dhe bijtë e Izraelit i klithën Zotit, sepse Jabini kishte nëntëqind qerre të hekurta dhe prej njëzet vjetve shtypte rëndë bijtë e Izraelit.
4 A Debora, niewiasta prorokini, żona Lapidotowa, sądziła Izraela na on czas.
Në atë kohë gjyqtare e Izraelit ishte një profete, Debora, gruaja e Lapidothit.
5 I mieszkała pod palmą Debora między Rama i między Betel na górze Efraim, i chodzili do niej synowie Izraelscy na sąd.
Ajo e kishte zakon të ulej nën palmën e Deboras, midis Ramahut dhe Bethelit, në krahinën malore të Efraimit, dhe bijtë e Izraelit vinin tek ajo për të kërkuar të drejtën.
6 Która posławszy przyzwała Baraka, syna Abinoemowego, z Kades Neftalim, mówiąc do niego: Izali nie rozkazał Pan, Bóg Izraelski: idź, a zbierz lud na górze Tabor, a weźmij z sobą dziesięć tysięcy mężów z synów Neftalimowych, i z synów Zabulonowych?
Ajo dërgoi të thërrasë Barakun, birin e Abinoamit, nga Kedeshi i Neftalit, dhe i tha: “A nuk të ka urdhëruar Zoti, Perëndia i Izraelit: “Shko, marsho mbi malin Tabor dhe merr me vete dhjetë mijë burra nga bijtë e Neftalit dhe të Zabulonit.
7 I przywiodę do ciebie ku rzece Cyson Sysarę, hetmana wojska Jabinowego, i wozy jego, i mnóstwo jego, a podam go w ręce twoje.
Unë do të tërheq në drejtimin tënd, në përruan Kishon, Siseran, komandantin e ushtrisë së Jabinit, me gjithë qerret dhe trupat e tij të shumta, dhe do të ta dorëzoj në dorën tënde”?”.
8 I rzekł do niej Barak: Jeźli pójdziesz ze mną, pójdę, a jeźli nie pójdziesz ze mną, nie pójdę.
Baraku iu përgjegj: “Në rast se vjen me mua, unë do të shkoj; por në qoftë se ti nuk vjen me mua, nuk kam për të shkuar”.
9 Która odpowiedziała: Jać w prawdzie pójdę z tobą, ale nie będzie z sławą twoją ta droga, którą ty pójdziesz; albowiem w rękę niewieścią poda Pan Sysarę. A tak wstawszy Debora, szła z Barakiem do Kades.
Ajo tha: “Do të vij me siguri me ty; megjithatë në rrugën që je duke ndërmarrë nuk ke për të siguruar asnjë lavdi për vete, sepse Zoti do ta dorëzojë Siseran në duart e një gruaje”. Pastaj Debora u ngrit dhe shkoi me Barakun në Kadesh.
10 Zebrał tedy Barak Zabulona i Neftalima do Kades, a wywiódł z sobą dziesięć tysięcy mężów, z którym też szła i Debora.
Baraku thirri Zabulonin dhe Neftalin në Kedesh; ai lëvizi në krye të dhjetë mijë burrave, dhe Debora shkoi bashkë me të.
11 Ale Heber Cynejczyk odłączył się od Cynejczyków, od synów Hobaby, świekra Mojżeszowego, i rozbił namiot swój aż do Elon w Sananim, które jest w Kades.
Heberi, Keneu, ishte ndarë nga Kenejtë, pasardhës të Hobabit, vjehrrit të Moisiut, dhe i kishte ngritur çadrat e tij në lisin e Tsaanaimit, që ndodhet pranë Kedeshit.
12 I powiedziano Sysarze, iż wyszedł Barak, syn Abinoemów na górę Tabor.
Siseras i thanë që Baraku, bir i Abinoamit, ishte ngjitur në malin Tabor.
13 Przetoż zebrał Sysara wszystkie wozy swoje, dziewięć set wozów żelaznych, i wszystek lud, który miał ze sobą od Haroset pogańskiego aż do rzeki Cyson.
Kështu Sisera rreshtoi tërë qerret e tij, njëqind qerre të hekurta, dhe tërë njerëzit që ishin me të, nga Haroshethi i kombeve deri në përruan e Kishonit.
14 Tedy rzekła Debora do Baraka: Wstań; albowiem tenci jest dzień, w który podał Pan Sysarę w ręce twoje; izali Pan nie idzie przed tobą? A tak zszedł Barak z góry Tabor, a dziesięć tysięcy mężów za nim.
Atëherë Debora i tha Barakut: “Çohu, sepse kjo është dita që Zoti e dorëzoi Siseran në dorën tënde. A nuk ka dalë vallë, Zoti para teje?”. Kështu Baraku zbriti nga mali Tabor, i pasuar nga dhjetë mijë burra.
15 I poraził Pan Sysarę, i wszystkie wozy, i wszystko wojsko jego ostrzem miecza przed Barakiem, a skoczywszy Sysara z wozu, uciekał pieszo.
Zoti e mundi Siseran, të gjitha qerret dhe tërë ushtrinë e tij, që u shfaros me shpatë përpara Barakut; por Sisera zbriti nga qerrja dhe iku me këmbë.
16 Ale Barak gonił wozy i wojsko aż do Haroset pogańskiego; i poległo wszystko wojsko Sysarowe od ostrza miecza, tak iż z nich i jeden nie został.
Por Baraku i ndoqi qerret dhe ushtrinë deri në Harosheth të kombeve; dhe tërë ushtria e Siseras u shkatërrua nga goditjet me shpatë; nuk shpëtoi as edhe një njeri.
17 A Sysara uciekł pieszo do namiotu Jaeli, żony Hebera Cynejczyka; albowiem był pokój między Jabinem, królem Hasor, i między domem Hebera Cynejczyka.
Ndërkaq Sisera kishte ikur më këmbë në drejtim të çadrës së Jaelës, gruas së Heberit, Keneut, sepse mbretëronte paqja midis Jabinit, mbretit të Hatsorit, dhe shtëpisë së Heberit, Keneut.
18 A wyszedłszy Jael przeciwko Sysarze, rzekła do niego: Skłoń się panie mój, skłoń się do mnie, nie bój się; i skłonił się do niej do namiotu, i przykryła go kocem.
Atëherë Jaela doli për të pritur Siseran dhe i tha: “Hyrë, zotëria ime, hyrë tek unë; mos ki frikë”. Kështu ai hyri tek ajo në çadër, dhe ajo e mbuloi me një mbulesë.
19 Tedy rzekł do niej: Daj mi proszę, napić się trochę wody, bom upragnął; a ona otworzywszy łagiew mleka, dała mu się napić, i przykryła go.
Pastaj ai i tha: “Më jep pak ujë për të pirë se kam etje”. Kështu ajo hapi calikun e qumështit dhe i dha për të pirë; pastaj e mbuloi.
20 I rzekł do niej: Stój we drzwiach u namiotu; a jeźliby kto przyszedł, i pytał cię, mówiąc: Jestże tu kto? tedy rzeczesz: Nie masz.
Ai i tha: “Qëndro në hyrje të çadrës; dhe në rast se vjen dikush dhe të pyet: “A ka njeri këtu?”, ti do të thuash: “Nuk ka njeri””.
21 Potem wzięła Jael, żona Heberowa, gwóźdź od namiotu, wzięła też i młot w rękę swą, a wszedłszy do niego po cichu, przebiła gwoździem skroń jego aż utknął w ziemi, (bo był twardo usnął, będąc spracowanym, ) i umarł.
Atëherë Jaela, gruaja e Heberit, mori një kunj të çadrës dhe një çekiç, iu afrua ngadalë atij dhe i nguli në tëmth kunjin, që u fut në tokë. Atë e kishte zënë një gjumë i thellë; ishte i sfilitur; dhe kështu vdiq.
22 A oto, Barak gonił Sysarę, i wyszła Jael przeciwko niemu, i rzekła mu: Pójdź, a ukażęć męża, którego szukasz. I wyszedł do niej, a oto Sysara leżał umarły, a gwóźdź w skroni jego.
Por ja, ndërsa Baraku ndiqte Siseran, Jaela doli për ta takuar dhe i tha: “Eja me mua dhe do të të tregojë njeriun që kërkon”. Ai hyri në çadrën e saj dhe ja, Sisera dergjej i vdekur me kunjin në tëmthat.
23 A tak poniżył Bóg dnia onego Jabina, króla Chananejskiego, przed syny Izraelskimi.
Kshtu atë ditë Perëndia e poshtëroi Jabin, mbretin e Kanaanit, përpara bijve të Izraelit.
24 I nacierała ręka synów Izraelskich tem bardziej, a ciężka była Jabinowi, królowi Chananejskiemu, aż zgładzili tegoż Jabina, króla Chananejskiego.
Dora e bijve të Izraelit u bë gjithnjë më e rëndë mbi Jabin, mbretin e Kanaanit, deri sa arritën ta shkatërronin plotësisht Jabin, mbretin e Kanaanit.

< Księga Sędziów 4 >