< Jeremiasza 48 >

1 Przeciwko Moabowi. Tak mówi Pan zastępów, Bóg Izraelski: Biada miastu Nebo, bo spustoszone będzie; pohańbione i wzięte będzie Karyjataim; zawstydzone będzie miasto na miejscu wysokiem, i bać się będzie.
Kundër Moabit. Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Mjerë Nebi, sepse u shkatërrua; Kiriathaimi është mbuluar nga turpi, është pushtuar; kështjella është mbuluar nga turpi dhe është e tronditur.
2 Nie będzie się więcej chlubił Moab z Hesebonu; myślą złe przeciwko niemu, mówiąc: Pójdźcie, a wytraćmy ich z narodu. I ty, Madmenie! wykorzeniony będziesz, miecz pójdzie za tobą.
Lavdia e Moabit nuk është më; në Heshbon kurdisin të keqen kundër tij, duke thënë: “Ejani dhe ta shkatërrojmë, në mënyrë që të mos jetë më një komb”. Edhe ti, o Madmen, do të shkatërrohesh, shpata do të të ndjekë.
3 Głos krzyku z Choronaim: O spustoszenie i zburzenie wielkie!
Një zë që kërkon ndihmë do të dalë nga Horonaimi: shkatërrim dhe rrënim i thellë!
4 Starty będzie Moab, słyszany będzie krzyk maluczkich jego,
Maobi është copëtuar, të vegjlit e tij bëjnë që të dëgjohet zëri i tyre.
5 Przeto, że na drodze Luchytskiej będzie ustawiczny płacz, a którędy zstępują do Choronaim, nieprzyjaciele krzyk zburzenia słyszeć będą,
Mbi të përpjetën e Luhithit po ngjiten duke qarë në hidhërim, ndërsa në tatëpjetën e Horonaimit dëgjohet zëri plot ankth i disfatës.
6 Mówiących: Uciekajcie, wybawcie duszę swoję, a stańcie się jako wrzos na puszczy.
Ikni, shpëtoni jetën tuaj dhe bëhuni si një marinë në shkretëtirë!
7 Bo dlatego, że masz nadzieję w dostatku twoim, i w skarbach twoich, będziesz też wzięte, i Chamos pójdzie w pojmanie, kapłani jego, także i książęta jego.
Duke qënë se ke pasë besim në veprat e tua dhe në thesaret e tua, edhe ti do të kapesh; dhe Kemoshi do të shkojë në robëri bashkë me priftërinjtë dhe princat e tij.
8 Bo burzyciel przyjdzie na każde miasto, a żadne miasto nie ujdzie; zginie i dolina, i równiny spustoszone będą, jako mówi Pan.
Shkatërruesi do të vijë kundër të gjitha qyteteve, dhe asnjë qytet nuk do të shpëtojë; lugina do të zhduket dhe fusha do të shkatërrohet, ashtu si ka thënë Zoti.
9 Dajcie skrzydła Moabowi, niech prędko uleci; bo miasta jego przyjdą w spustoszenie, tak, że nie będzie w nich obywatela.
I jepni krahë Moabit, që të mund të fluturojë tutje; qytetet e tij do të bëhen të shkreta dhe askush nuk do të banojë në to.
10 Przeklęty, kto zdradliwie czyni sprawę Pańską; przeklęty także, kto hamuje miecz swój ode krwi.
I mallkuar qoftë ai që kryen veprën e Zotit shkel e shko, i mallkuar qoftë ai që e pengon shpatën e tij të derdhë gjak!
11 Miałci Moab pokój od dzieciństwa swego, i usadził się na drożdżach swoich, ani był przelewany z naczynia w naczynie, to jest, w pojmanie nie chodził, dla czego został w nim smak jego, a woń jego nie zmieniła się.
Moabi ka qënë i qetë qysh në moshë të re, duke pushuar mbi llumin e tij, dhe nuk ka kaluar nga një enë në enën tjetër dhe as që ka shkuar në robëri; prandaj i ka mbetur shija e tij dhe parfumi i tij nuk ka pësuar ndryshime.
12 Przetoż oto dni idą, mówi Pan, że poślę nań tych, którzy wtargnienia czynią, a pojmają go, i naczynia jego wypróżnią, a łagwie jego potłuką.
Prandaj ja, do vijnë ditët”, thotë Zoti, “në të cilat do t’i dërgoj disa njerëz që do t’i toçitin enët; do t’i zbrazin enët e tij dhe do t’i thyejnë anforat e tij.
13 I zawstydzony będzie Moab od Chamosa, jako zawstydzony jest dom Izraelski od Betel, nadziei swojej.
Atëherë Moabit do t’i vijë turp nga Kemoshi, ashtu si shtëpia e Izraelit u turpërua nga Betheli, tek i cili kishte pasur besim.
14 Jakoż mówicie: Mocniśmy, a mężowie duży do boju?
Si mund të thoni: “Ne jemi burra të fortë dhe trima për betejën”?
15 Zburzony będzie Moab, i z miast swoich wynijdzie, a wyborni młodzieńcy jego pójdą na zabicie, mówi król, Pan zastępów imię jego.
Moabi është shkatërruar; qytetet e tij po nxjerrin tym dhe të rinjtë e tyre më të mirë zbresin në kasaphanë”, thotë Mbreti emri i të cilit është Zoti i ushtrive.
16 Blisko jest zginienie Moabowe, i przyjdzie; a nieszczęście jego prędko się pospieszy.
Gjëma e Moabit është tashmë e afërt dhe kobi po i vjen me hapa të shpejtë.
17 Użalcie się go wszyscy, którzy mieszkacie około niego, i wszyscy, którzy znacie imię jego, mówcie: Jakoż się złamała laska mocy, i kij ozdobny?
Mbani zi për të, të gjithë ju që e rrethoni dhe të gjithë ju, që njihni emrin e tij, thoni: “Si u thye ai skeptër i fortë, ai bastun i mrekullushëm?”.
18 Zstąp z sławy, a siądź w pragnieniu, obywatelko, córko Dybońska! bo zburzyciel Moabu przyciągnie przeciwko tobie, rozrzuci twierdze twoje.
O bijë që banon në Dibon, zbrit nga lavdia jote dhe ulu në tokën e zhuritur, sepse shkatërruesi i Moabit ka dalë kundër teje, ka shkatërruar kështjellat e tua.
19 Stań na drodze a przypatrz się pilnie, obywatelko Aroer! pytaj tego, który ucieka, i tej, która uchodzi, mówiąc: Co się dzieje?
O ti që banon në Aroer, ndalu gjatë rrugës dhe shiko; merr në pyetje ikanakun dhe atë që po ikën dhe pyet: “Çfarë ka ndodhur?”.
20 Zawstydzony jest Moab, bo jest potarty; narzekajcie a wołajcie, opowiadajcie w Arnon, że pustoszą Moaba.
Moabi është mbuluar me turp, sepse është i thyer; rënkoni dhe bërtisni, njoftoni mbi Arnonin që Moabi është shkatërruar!
21 Bo sąd przyszedł na ziemię tej równiny, na Holon, i na Jassa, i na Mefaat,
Një ndëshkim erdhi mbi krahinën e fushës, mbi Holon, mbi Jahatsin dhe mbi Mefaathin,
22 I na Dybon, i na Nebo, i na Bet Dyblataim,
mbi Dibonin, Nebon dhe mbi Beth-Diblathaimin,
23 I na Kiryjataim, i na Betgamul, i Betmehon.
mbi Kiriathaimin, Beth-Gamulin dhe Beth-Meon,
24 I na Karyjot, i na Bocrę, i na wszystkie miasta ziemi Moabskiej, dalekie i bliskie.
mbi Keriothin, Botsrahun dhe mbi tërë qytetet e vendit të Moabit, të largëta dhe të afërta.
25 Odcięty będzie róg Moabski, i ramię jego będzie starte, mówi Pan.
Briri i Moabit është prerë dhe krahu i tij është copëtuar”, thotë Zoti.
26 Opójcie go, ponieważ się przeciw Panu podniósł; niech się wala Moab w blwocinach swoich, niech będzie i on na pośmiech.
“Deheni, sepse është ngritur kundër Zotit. Moabi do të vërtitet në të vjellat e tij dhe do të bëhet edhe ai objekt talljeje.
27 Bo azaż w pośmiewisku nie był u ciebie Izrael? Izali go między złodziejami zastano? że, ilekroć mówisz o nim, wyskakujesz.
Izraeli vallë nuk ka qënë për ty një objekt talljeje? Mos u gjet vallë midis hajdutëve, sepse sa herë që ti flet për të ti po tund kokën?
28 Opuszczajcie miasta a mieszkajcie na skale, obywatele Moabscy! a bądźcie jako gołębica, która ściele gniazdo swoje na kraju dziury.
Braktisni qytetet dhe shkoni të banoni në shkëmb, o banorë të Moabit, dhe bëhuni si pëllumbesha që bën folenë e saj në faqet e një gremine.
29 Słyszeliśmy o pysze Moabowej, że jest bardzo pyszny; o wysokomyślności jego, i o hardości jego, i o nadętości jego, i o wyniosłości serca jego.
Kemi dëgjuar krenarinë e Moabit, jashtëzakonisht krenar, fodullëkun e tij, kryeneçësinë e tij, arrogancën e tij dhe mendjemadhësinë e zemrës së tij.
30 Znamci Ja, mówi Pan, zagniewanie jego; lecz nie ma siły; kłamstwa jego nie dowiodą tego.
Unë e njoh tërbimin e tij”, thotë Zoti, “që nuk ka përmbajtje, të mburrurit e tij që nuk ka përfunduar në asgjë.
31 Dlatego nad Moabczykami narzekam, a nade wszystkim Moabem wołam, a dla obywateli Kircheres wzdycha serce moje.
Prandaj unë po ngre një vajtim mbi Moabin dhe do të lëshoj britma nëpër të gjithë Moabin; do të vajtohet për burrat e Kir-Heresit.
32 Bardziej niż płakano Jazerczyków, płaczę nad tobą, o winna macico Sabama! Latorośli twoje dostaną się za morze, aż do morza Jazer dosięgną; na letnie owoce twoje, i na zbieranie wina twego burzyciel przypadnie.
O vreshtë e Sibmahut, unë qaj për ty ashtu si qahet për Jazerin; shermendet e tua kanë arritur matanë detit, arrinin deri në detin e Jazerit. Shkatërruesi i tij është sulur mbi frytet e tua verore dhe mbi rrushin që do vilej.
33 I ustanie wesele i radość nad polem urodzajnem w ziemi Moabskiej, a winu z prasy wstręt uczynię; nie będą go tłoczyć z wykrzykaniem, a wykrzykanie nie będzie wykrzykaniem.
Gëzimi dhe hareja janë zhdukur nga fusha pjellore dhe nga vendi i Moabit; bëra që të zhduket vera nga butet, askush nuk e shtrydh më rrushin me britma gëzimi, britmat e tyre nuk janë më britma gëzimi.
34 Bardziej krzyczeć będą niż Hesebończycy; aż do Eleale, aż do Jazy wydadzą głos swój, od Zoar aż do Choronaim, jako jałowica trzecioletnia; bo też i wody Nimrym zniszczeją.
Për shkak të britmës së Heshbonit zëri i tyre u dëgjua deri në Elealeh dhe në Jehats, nga Tsoari deri në Horonaim, ashtu si një lopë trevjeçare; ujrat e Nimrimit madje janë bërë një shkreti.
35 I uczynię, mówi Pan, że ustanie w Moabie ofiarujący na wyżynach, i kadzący bogom swoim.
Unë do të fik në Moab”, thotë Zoti, “atë që ofron flijime mbi vendet e larta dhe atë që u djeg temjan perëndive të tij.
36 Przetoż serce moje nad Moabem jako piszczałki piszczeć będzie; także nad obywatelami w Kircheres serce moje jako piszczałki piszczeć będzie, i dlatego, że i zboże zgromadzone wniwecz się obróci.
Prandaj zemra ime për Moabin do të qajë si fyejt, zemra ime do të qajë si fyejt për burrat e Kir-Heresit, sepse pasuria që kanë fituar ka humbur.
37 Bo na każdej głowie będzie łysina, i każda broda ogolona będzie; na wszystkich rękach będą szramy, a na biodrach wór.
Sepse çdo kokë do të rruhet, çdo mjekër do të pritet, mbi të gjitha duart do të ketë të prera dhe mbi ijët do të jetë thesi.
38 Po wszystkich dachach Moabskich i po ulicach jego, wszędy nic nie będzie, tylko narzekanie; bom skruszył Moaba jako naczynie nieużyteczne, mówi Pan.
Mbi të gjitha çatitë e Moabit dhe në sheshet e tij s’ka veçse vajtim, sepse unë e kam bërë copë-copë Moabin, si një enë që nuk ka më vlerë”, thotë Zoti.
39 Narzekać będą, mówiąc: Jakoć jest starty! Jako tył podał Moab z hańbą! i jest Moab pośmiewiskiem, i postrachem wszystkim, którzy są około niego.
“Do të vajtojnë duke thënë: “Si u thye! Si ka kthyer Moabi paturpësisht kurrizin! Si është bërë Moabi tallja dhe frika e atyre që i rinë rrotull””.
40 Bo tak mówi Pan: Oto nieprzyjaciel jako orzeł przyleci, a rozciągnie skrzydła swe na Moaba.
Sepse kështu thotë Zoti: “Ja, ai do të nisë fluturimin si një shqiponjë dhe do t’i hapë krahët e tij në drejtim të Moabit.
41 Karyjot wzięte będzie, i zamki wzięte będą, a serce mocarzów Moabskich dnia onego będzie jako serce niewiasty bolejącej.
Keriothi u pushtua, fortesat janë zënë dhe zemra e trimave të Moabit në atë ditë do të jetë si zemra e një gruaje në dhembjet e lindjes.
42 I wygładzony będzie Moab z ludu; bo się przeciwko Panu podnosił.
Moabi do të shkatërrohet, nuk do të jetë më popull, sepse është ngritur kundër Zotit.
43 Strach i dół, i sidło nad tobą, o obywatelu Moabski! mówi Pan.
Frika, gropa, laku të kërcënojnë, o banor i Moabit” thotë Zoti.
44 Kto uciecze przed strachem, wpadnie w dół; a kto wynijdzie z dołu, sidłem ułapiony będzie; bo przywiodę nań, to jest na Moaba, rok nawiedzienia jego, mówi Pan.
“Kush ikën përpara frikës do të bjerë në gropë dhe kush del nga gropa do të kapet në lak, sepse unë do të sjell mbi të, mbi Moabin vitin e ndëshkimit të tij” thotë Zoti.
45 W cieniu Hesebon stawali ci, którzy uciekali przed gwałtem; ale ogień wynijdzie z Hesebonu, i płomień z pośrodku Sehonu, i pożre kąt Moabski, i wierzch głowy tych, którzy go burzą.
“Në hijen e Heshbonit ndalen, të kapitur, ikanakët, por një zjarr del nga Heshboni dhe një flakë nga mesi i Sihonit, që përpin anët e Moabit dhe pjesën e sipërme të kokës së njerëzve kryengritës.
46 Biada tobie, Moabie! zaginieć lud Chamosowy; bo synowie twoi zabrani będą w niewolę, i córki twoje do więzienia.
Mjerë ti, O Moab! Populli i Kemoshit është i humbur sepse bijtë e tu janë çuar në robëri dhe bijat e tua në mërgim.
47 Wszakże zasię przywrócę więźniów Moabskich w ostateczne dni, mówi Pan. Aż dotąd sąd o Moabie.
Por unë do të kthej Moabin nga robëria gjatë ditëve të fundit, thotë Zoti”. Deri këtu gjykim mbi Moabin.

< Jeremiasza 48 >