< Jeremiasza 44 >

1 Słowo, które się stało do Jeremijasza o wszystkich Żydach, którzy mieszkali w ziemi Egipskiej, którzy mieszkali w Migdolu, i w Tachpanches, i w Nof, i w ziemi Patros, mówiąc:
Fjala që iu drejtua Jeremias lidhur me gjithë Judejtë që banonin në vendin e Egjiptit, që banonin në Migdol, në Tahpanhes, në Nof dhe në vendin e Pathrosit, duke thënë:
2 Tak mówi Pan zastępów, Bóg Izraelski: Wyście widzieli wszystko ono złe, którem przywiódł na Jeruzalem, i na wszystkie miasta Judzkie, że oto puste są po dziś dzień, niemasz w nich obywatela.
“Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ju keni parë gjithë të keqen që i solla Jeruzalemit dhe tërë qyteteve të Judës; ja, sot janë një shkreti dhe askush nuk banon në to,
3 Dla złości ich, którą czynili, aby mię do gniewu pobudzali, chodząc kadzić i służyć Bogom cudzym, których nie znali sami, wy i ojcowie wasi;
për shkak të ligësisë që kanë kryer duke provokuar zemërimin tim, duke shkuar të djegin temjan dhe t’u shërbejnë perëndive të tjera, që as ata as etërit tuaj nuk kishin njohur kurrë.
4 Chociażem posyłał do was wszystkich sług moich, proroków, rano wstawając i posyłając a mówiąc: Nie czyńcie proszę tej obrzydliwości, której nienawidzę.
Megjithatë unë ju kam dërguar tërë shërbëtorët e mi, profetët, me urgjencë e këmbëngulje për t’ju thënë: “Oh, mos e bëni këtë gjë të neveritshme që unë e urrej”.
5 Ale nie usłuchali ani nakłonili ucha swego, aby się odwrócili od złości swojej, a nie kadzili bogom cudzym.
Por ata nuk dëgjuan as i vunë veshin që të tërhiqen nga ligësia e tyre, dhe të heqin dorë nga djegia e temjanit perëndive të tjera.
6 Przetoż wylany jest gniew mój, a zapalczywość moja zapaliła się w miastach Judzkich, i w ulicach Jeruzalemskich, i obróciły się w pustynie, i wzburzenie, jako się to dziś pokazuje.
Prandaj tërbimi im, zemërimi im u derdhën dhe u përhapën në qytetet e Judës dhe në rrugët e Jeruzalemit, që janë bërë të shkreta dhe të braktisura, ashtu siç janë edhe sot”.
7 Teraz tedy tak mówi Pan, Bóg zastępów, Bóg Izraelski: Czemu wy czynicie tę złość wielką przeciwko duszom waszym, aby z was był wykorzeniony mąż i niewiasta, dziecię i ssący z pośrodku Judy, tak, żeby z was nic nie zostało,
Por tani kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Pse kryeni këtë të keqe të madhe kundër vetes suaj, duke shkaktuar shfarosjen tuaj në mes të Judës, burra dhe gra, fëmijë dhe foshnja, kështu që të mos ngelet prej jush asnjë mbetje?
8 Draźniąc mię sprawami rąk waszych, kadząc bogom cudzym w ziemi Egipskiej, do którejście weszli, abyście tam pielgrzymowali, iżbyście byli wykorzenieni, a byli na przeklęstwo i na hańbę u wszystkich narodów na ziemi?
Pse provokoni zemërimin tim me veprën e duarve tuaja, duke u djegur temjan perëndive të tjera në vendin e Egjiptit ku keni ardhur të banoni? Kështu do të shfaroseni dhe do të bëheni një mallkim dhe një turp për të gjitha kombet e dheut.
9 Azaście zapamiętali na złość ojców waszych, i na złość królów Judzkich, i na złość żon ich, i na złości wasze, i na złości żon waszych, których się dopuściły w ziemi Judzkiej i po ulicach Jeruzalemskich?
A keni harruar vallë ligësitë e etërve tuaj, ligësitë e mbretërve të Judës, ligësitë e bashkëshorteve të tyre, ligësitë tuaja dhe ligësitë e kryera nga bashkëshortet tuaja në vendin e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit?
10 Nie upokorzyli się aż do dnia tego, i nie bali się, ani chodzili w zakonie moim i w ustawach moich, które podaję wam i ojcom waszym.
Deri më sot nuk janë penduar, as kanë patur frikë, as kanë ecur sipas ligjit tim dhe statuteve të mia, që unë kam vënë para jush dhe etërve tuaj”.
11 Przetoż tak mówi Pan zastępów, Bóg Izraelski: Oto Ja obrócę oblicze moje przeciwko wam na złe, aby wykorzenił wszystkiego Judę.
Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Ja, unë e kthej fytyrën time kundër jush për të keqen tuaj dhe për të shkatërruar tërë Judën.
12 Wygubię zaiste ostatki Judzkie, którzy upornie weszli do ziemi Egipskiej, aby tam pielgrzymowali, tak, że zniszczeją wszyscy w ziemi Egipskiej, polegną od miecza, od głodu zniszczeją od najmniejszego aż do największego, od miecza i od głodu pomrą; nadto będą na przeklinanie, i na zdumienie, i na złoszczenie, i na hańbę.
Do të marr pjesën që ka mbetur nga Juda që nguli këmbë të vinte në vendin e Egjiptit për të banuar atje; ata do të konsumohen të gjithë dhe do të bien në vendin e Egjiptit. Do të konsumohen nga shpata dhe nga uria, nga më i vogli deri tek më i madhi; do të vdesin nga shpata dhe nga uria dhe do të bëhen objekt nëme, habije, mallkimi dhe turpi.
13 Bo nawiedzę tych, którzy mieszkają w ziemi Egipskiej, jakom nawiedził Jeruzalem mieczem, głodem i morem.
Do të dënoj ata që banojnë në vendin e Egjiptit, ashtu si dënova Jeruzalemin me shpatën, me urinë dhe me murtajën.
14 I nie będzie ktoby uszedł i został z ostatków Judzkich, którzy weszli do ziemi Egipskiej, aby tam pielgrzymowali, aby się zaś wrócić mieli do ziemi Judzkiej, do której się oni pragną wrócić, i mieszkać tam; ale się nie wrócą, tylko ci, którzy ujdą.
Nuk do të shpëtojë as do të shmanget nga rreziku askush nga mbetje e Judës, që ka ardhur për të banuar në vendin e Egjiptit, për t’u kthyer pastaj në vendin e Judës, ku ata dëshirojnë fort të kthehen për të banuar, por ata nuk do të kthehen me përjashtim të disa të shpëtuarve”.
15 Tedy odpowiedzieli Jeremijaszowi wszyscy mężowie, którzy wiedzieli, iż kadzały żony ich bogom cudzym, one wszystkie niewiasty, których stało mnóstwo wielkie, i wszystek lud, który mieszkał w ziemi Egipskiej w Patros, mówiąc:
Atëherë tërë burrat që dinin se bashkëshortet e tyre u digjnin temjan perëndive të tjera dhe tërë gratë e pranishme, një turmë e madhe, dhe tërë populli që banonte në vendin e Egjiptit, në Pathros, iu përgjigjën Jeremias, duke thënë:
16 W słowie, któreś mówił do nas imieniem Pańskiem, nie usłuchały cię;
“Sa për fjalën që na ke thënë në emër të Zotit, nuk do të të dëgjojmë,
17 Ale dosyć czynimy każdemu słowu, które wynijdzie z ust naszych, kadząc królowej niebieskiej, i sprawując jej ofiary mokre, jakośmy czynili, my i ojcowie nasi, królowie nasi, i książęta nasi w miastach Judzkich i po ulicach Jeruzalemskich, a najad aliśmy się chleba, i dobrze nam było, a nic złegośmy nie widzieli.
por kemi ndërmend të bëjmë ato që kanë dalë nga goja jonë, duke i djegur temjan Mbretëreshës së qiellit dhe duke derdhur libacione siç kemi bërë ne dhe etërit tanë, mbretërit tanë dhe princat tanë në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit, sepse atëherë kishim bukë me shumicë, ishim mirë dhe nuk shikonim asnjë fatkeqësi.
18 Ale odtąd jakośmy przestali kadzić królowej niebieskiej, i sprawować jej ofiary mokre, na wszystkiem nam schodzi, a od miecza i od głodu niszczejemy.
Por që kur nuk djegim më temjan për Mbretëreshën e qiellit nuk derdhim më libacione për të, na mungon çdo gjë dhe jemi konsumuar nga shpata dhe uria”.
19 A gdy kadzimy królowej niebieskiej, i sprawujemy jej ofiary mokre, izali jej bez mężów naszych placki czynimy, kształtując ją, i sprawując jej ofiary mokre?
Gratë shtuan: “Kur djegim temjan për Mbetëreshën e qiellit dhe i derdhim libacione, vallë është pa pëlqimin e burrave që i përgatisim ëmbëlsira me fytyrën e saj dhe i derdhim libacione?”.
20 Tedy rzekł Jeremijasz do wszystkiego ludu, do mężów i do niewiast, i do wszystkiego pospólstwa, którzy mu tak odpowiedzieli, mówiąc:
Atëherë Jeremia i foli tërë popullit, burrave, grave dhe gjithë njerëzve që i ishin përgjigjur në atë mënyrë dhe tha:
21 Izali na kadzenie, któremeście kadzili w miastach Judzkich i w ulicach Jeruzalemskich, wy i ojcowie wasi, królowie wasi, i książęta wasi, i lud ziemi, nie wspomniał Pan, i nie wstąpiło to na serce jego?
“A nuk u kujtua vallë Zoti dhe nuk i erdhi ndër mend temjani që keni djegur në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit ju, etërit tuaj, mbretërit tuaj, princat tuaj dhe populli i vendit?
22 Tak, że nie mógł Pan dalej znosić złości spraw waszych, i obrzydliwości, któreście broili; dlatego się stała ziemia wasza spustoszeniem i zdumieniem, i przeklęstwem, tak, że niemasz w niej obywatela, jako się to dziś pokazuje,
Zoti nuk mundi ta durojë më për shkak të ligësisë së veprimeve tuaja dhe të gjërave të neveritshme që keni kryer. Prandaj vendi juaj është shkretuar, është bërë një objekt habie, një mallkim dhe s’ka asnjë banor, siç është akoma sot.
23 Dlatego, żeście kadziili bałwanom, i żeście grzeszyli przeciw Panu, a nie słuchaliście głosu Pańskiego, a tak w zakonie jego, i w ustawach jego, ani w świadectwach jego nie chodziliście, dlatego przyszło na was to złe, jako się to dziś pokazuje.
Sepse ju keni djegur temjan dhe sepse keni mëkatuar kundër Zotit dhe nuk keni dëgjuar zërin e Zotit dhe nuk keni ecur sipas ligjit të tij, statuteve të tij dhe porosive të tij, prandaj ju ra kjo fatkeqësi, siç shihet sot”.
24 Nadto rzekł Jeremijasz do wszystkiego ludu, i do wszystkich niewiast: Słuchajcie słowa Pańskiego wszyscy ludzie Judzcy, którzyście z ziemi Egipskiej.
Pastaj Jeremia i tha tërë popullit dhe tërë grave: “Dëgjoni fjalën e Zotit, o ju të gjithë nga Juda, që ndodheni në vendin e Egjiptit.
25 Tak rzekł Pan zastępów, Bóg Izraelski, mówiąc: Wy i żony wasze mówiliście usty swemi, i wypełniliście rękami swemi, mówiąc: Uczynimy dosyć ślubom naszym, któreśmy poślubili, abyśmy kadzili królowej niebieskiej, i sprawowali jej ofiary mokre, a tak wszystką siłą wypełniacie śluby wasze, i samym skutkiem wykonywacie śluby wasze.
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ju dhe bashkëshortet tuaja e keni thënë me gojën tuaj dhe e keni kryer me duart tuaja, duke thënë: “Ne duam të mbajmë betimet që kemi bërë, duke djegur temjan për Mbretëreshën e qiellit dhe duke i derdhur libacione”. Po, ju me siguri do të mbani betimet tuaja dhe do ti përmbushni betimet tuaja.
26 Przetoż słuchajcie słowa Pańskiego wszyscy ludzie Judzcy, którzy mieszkacie w ziemi Egipskiej: Oto Ja przysięgam przez imię moje wielkie, mówi Pan, że nie będzie więcej imię moje wzywane usty żadnego męża Judzkiego po wszystkiej ziemi Egipskiej, któryby rzekł: Jako żyje panujący Pan!
Prandaj dëgjoni fjalën e Zotit, o ju të gjithë nga Juda që banoni në vendin e Egjiptit: Ja, unë jam betuar për emrin tim të madh, thotë Zoti, që në të gjithë vendin e Egjiptit emri im nuk do të përmendet nga goja e asnjë personi nga Juda që të thotë: “Zoti, Zoti rron!”.
27 Oto Ja będę czuł nad nimi na złe, a nie na dobre; i niszczeć będą wszyscy mężowie Judzcy, którzy są w ziemi Egipskiej, mieczem i głodem, aż do szczętu wyginą;
Ja, unë i kam kujdes ata për të keqen e tyre dhe jo për të mirën e tyre; dhe tërë njerëzit e Judës që ndodhen në vendin e Egjiptit do të vdesin nga shpata dhe nga uria, deri në shkatërrimin e plotë të tyre.
28 A którzy ujdą miecza, wrócą się z ziemi Egipskiej do ziemi Judzkiej, ludu mały poczet; i pozna wszystek ostatek Judzki, którzy weszli do ziemi Egipskiej, aby tam pielgrzymowali, czyje się słowo ostoi, mojeli, czyli ich?
Megjithatë një numër i vogël të shpëtuarish nga shpata do të kthehet nga vendi i Egjiptit në vendin e Judës. Kështu gjithë ata që kanë mbetur nga Juda, që kanë ardhur në vendin e Egjiptit për të banuar, do të mësojnë cila fjalë do të plotësohet, imja apo ajo e tyre.
29 A to miejcie za znak, mówi Pan, że Ja was nawiedzę na tem miejscu, abyście wiedzieli, iż się prawdziwie spełnią słowa moje nad wami ku złemu.
Dhe kjo do të jetë për ju shenja, thotë Zoti, që unë do t’ju ndëshkoj në këtë vend në mënyrë që të dini që fjalët e mia kundër jush do të plotësohen me të vërtetë për fatin tuaj të keq”. Kështu thotë Zoti:
30 Tak mówi Pan: Oto Ja podam Faraona Chofra, króla Egipskiego, w rękę nieprzyjaciół jego, i w rękę szukających duszy jego, jakom podał Sedekijasza, króla Judzkiego, w rękę Nabuchodonozora, króla Babilońskiego, nieprzyjaciela jego, który szukał duszy jego.
“Ja, unë do ta jap Faraonin Hofra, mbretin e Egjiptit, në dorë të armiqve të tij, në dorë të atyre që kërkojnë jetën e tij, ashtu siç e dhashë Sedekian, mbretin e Judës, në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, që kërkonte jetën e tij”.

< Jeremiasza 44 >