< Jeremiasza 36 >

1 I stało się roku czwartego Joakima, syna Jozyjaszowego, króla Judzkiego; stało się, mówię, to słowo do Jeremijasza od Pana, mówiąc:
Ndodhi në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josias, mbreti i Judës, që kjo fjalë ju drejtua nga Zoti duke thënë:
2 Weźmij sobie księgi, a napisz na nich wszystkie słowa, którem mówił do ciebie przeciw Izraelowi, i przeciw Judzie, i przeciw wszystkim narodom, ode dnia, króregom mawiał z tobą, ode dni Jozyjaszowych aż do dnia tego;
“Merr një rrotull shkrimi dhe shkruaj mbi të tërë fjalët që të kam thënë kundër Izraelit, kundër Judës dhe kundër të gjitha kombeve, nga dita që të kam folur, nga ditët e Josias e deri më sot.
3 Aza snać, gdy usłyszy dom Judzki o tem wszystkiem złem, które Ja im myślę uczynić, nawróci się każdy od złej drogi swej, abym był miłościw nieprawościom ich i grzechom ich.
Ndofta shtëpia e Judës do të dëgjojë gjithë të keqen që unë mendoj t’u bëj atyre, dhe secili do të tërhiqet nga rruga e tij e keqe, dhe kështu unë do të fal paudhësinë e tyre dhe mëkatin e tyre”.
4 Przetoż wezwał Jeremijasz Barucha, syna Neryjaszowego; i napisał Baruch w księgi z ust Jeremijaszowych wszystkie słowa Pańskie, które mówił do niego.
Atëherë Jeremia thirri Barukun, birin e Neriahut, dhe Baruku shkroi mbi një rrotull shkrimi, nën diktimin e Jeremias, tërë fjalët që Zoti i kishte thënë.
5 Potem przykazał Jeremijasz Baruchowi, mówiąc: Ja będąc zatrzymany nie mogę wnijść do domu Pańskiego;
Pastaj Jeremia i dha këtë urdhër Barukut: “Unë jam i penguar dhe nuk mund të hyj në shtëpinë e Zotit.
6 Przetoż ty idź, a czytaj na tych księgach, coś napisał z ust moich, słowa Pańskie, przed uszyma ludu w domu Pańskim w dzień postu; także też przed uszyma wszystkich z Judy którzyby przyszli z miast swoich, czytaj je.
Prandaj do të shkosh ti të lexosh, nga rrotulla që ke shkruar nën diktimin tim fjalët e Zotit në veshët e popullit në shtëpinë e Zotit, ditën e agjërimit, do t’i lexosh dhe në veshët e tërë atyre të Judës që vijnë nga qytetet e tyre.
7 Owa snać przyjdzie modlitwa ich przed oblicze Pańskie, a nawróci się każdy od złej drogi swojej; bo wielka jest zapalczywość i gniew, w którym mówił Pan przeciwko temu ludowi.
Ndofta do t’i paraqesin lutjet e tyre për falje Zotit dhe secili do të tërhiqet nga rruga e tij e keqe, sepse i madh është zemërimi dhe tërbimi që Zoti ka shqiptuar kundër këtij populli”.
8 Tedy uczynił Baruch, syn Neryjaszowy, według wszystkiego, co mu rozkazał Jeremijasz prorok, czytając z ksiąg słowa Pańskie w domu Pańskim.
Baruku, biri i Neriahut, bëri, pra, tërë ato që i kishte urdhëruar profeti Jeremia dhe lexoi nga libri fjalët e Zotit.
9 I stało się roku piątego za Joakima. syna Jozyjaszowego, króla Judzkiego, w miesiącu dziewiątym, że zapowiedziano post przed twarzą Pańską wszystkiemu ludowi w Jeruzalemie, i wszystkiemu ludowi, który się był zszedł z miast Judzkich do Jeruzalemu.
Në vitin e pestë të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës, në muajin e nëntë u shpall një agjërim para Zotit për të gjithë popullin e Jeruzalemit dhe për gjithë popullin e ardhur nga qytetet e Judës në Jeruzalem.
10 I czytał Baruch z ksiąg słowa Jeremijaszowe w domu Pańskim, w pokoju Giemaryjasza, syna Safanowego, pisarza, w sieni wyższej, w wejściu bramy nowej domu Pańskiego przed uszyma wszystkiego ludu.
Atëherë Baruku lexoi nga libri fjalët e Jeremias në veshët e tërë popullit, në shtëpinë e Zotit, në dhomën e Gemariahut, birit të Shafanit, shkruesit, në oborrin e sipërm, në hyrjen e Portës së Re të shtëpisë së Zotit.
11 A gdy usłyszał Micheasz, syn Giemaryjasza, syna Safanowego, wszystkie słowa Pańskie z ksiąg,
Mikajahu, biri i Gemariahut, që ishte bir i Shafanit, dëgjoi tërë fjalët e Zotit që u lexuan nga libri.
12 Zstąpił do domu królewskiego, do komory pisarzowej, a oto tam wszyscy książęta siedzieli: Elisama pisarz, i Delajasz, syn Semajaszowy, i Elnatan, syn Achborowy, i Giemaryjasz, syn Safanowy, i Sedekijasz, syn Chananijaszowy, i wszyscy książęta.
Zbriti pastaj në shtëpinë e mbretit, në dhomën e shkruesit, dhe ja, aty rrinin ulur tërë princat: Elishama shkruesi, Delahaju, biri i Shemajahut, Elnathani biri i Akborit, Gemariahu biri i Shafanit, Sedekia biri i Hananiahut, dhe tërë princat e tjerë.
13 I powiedział im Micheasz wszystkie słowa, które słyszał, gdy czytał Baruch z ksiąg przed uszyma ludu.
Mikajahu u tregoi tërë fjalët që kishte dëgjuar, ndërsa Baruku lexonte librin në veshët e popullit.
14 Przetoż posłali wszyscy książęta do Barucha Jehudę, syna Natanijaszowego, syna Selemijaszowego, syna Chusowego, aby rzekł: Księgi, na którycheś czytał przed uszyma ludu, weźmij w rękę twą a pójdź. Wziął tedy Baruch, syn Neryjaszowy, księgi w rękę swą i przyszedł do nich.
Atëherë tërë princat i dërguan Barukut Jehudin, birin e Nethaniahut, bir i Shelemiahut, bir i Kushit, për t’i thënë: “Merr në dorë rrotullën që lexove në veshët e popullit dhe eja”. Kështu Baruku, bir i Neriahut, mori në dorë rrotullën dhe erdhi tek ata.
15 I rzekli do niego: Siądź proszę, a czytaj to przed uszyma naszemi. I czytał Baruch przed uszyma ich.
Ata i thanë: “Ulu dhe lexoje para nesh”. Dhe Baruku e lexoi në veshët e tyre.
16 A gdy usłyszeli wszystkie one słowa, ulękłszy się wejrzał jeden na drugiego, i rzekli do Barucha: Zaiste oznajmiemy królowi te wszystkie słowa.
Kur dëgjuan tërë ato fjalë, patën frikë dhe duke shikuar njëri tjetrin i thanë Barukut: “Duhet t’ia tregojmë pa tjetër mbretit tërë këto fjalë”.
17 I pytali Barucha, mówiąc: Powiedz nam teraz, jakoś pisał wszystkie te słowa z ust jego?
Pastaj pyetën Barukun duke i thënë: “Na thuaj tani si i shkrove tërë këto fjalë: nën diktimin e tij?”.
18 I rzekł im Baruch: Z ust swych mówił do mnie wszystkie te słowa, a jam pisał na księgach inkaustem.
Baruku u përgjigj: “Ai më tha tërë këto fjalë me gojën e tij, dhe unë i kam shkruar me bojë në libër”.
19 Tedy rzekli książęta do Barucha: Idź, a skryj się, ty i Jeremijasz, a niech nikt nie wie, gdzieście.
Atëherë princat i thanë Barukut: “Shko dhe fshihu bashkë me Jeremian, dhe askush të mos dijë se ku jeni”.
20 Potem weszli do króla do sieni, a księgi dali schować do komory Elisama, pisarza, i oznajmili przed królem te wszystkie słowa.
Pastaj shkuan te mbreti, në oborr, mbasi e kishin lënë rrotullën në dhomën e shkruesit Elishama, dhe ia njoftuan mbretit tërë ato fjalë.
21 Posłał tedy król Juhudę, aby wziął one księgi; który je wziął z komory Elisama, pisarza. I czytał je Jehuda przed uszyma królewskiemi, i przed uszyma wszystkich książąt, którzy stali przed królem.
Atëherë mbreti dërgoi Jehudin të marrë rrotullën; dhe ky e mori në dhomën e shkruesit Elishama. Pastaj Jehudi e lexoi në veshët e mbretit dhe të gjithë princave që ishin pranë mbretit.
22 A król siedział w domu, w którym w zimie bywał, miesiąca dziewiątego, a na ognisku przed nim palił się ogień.
Mbreti rrinte ulur në pallatin e tij të dimrit, (ishte muaji i nëntë), me një mangall para tij që digjej mirë.
23 A gdy przeczytał Jehuda trzy albo cztery karty, porzezał je król nożykiem pisarskim, i wrzucił je w ogień, który był na ognisku, aż zgorzały wszystkie księgi w ogniu, który był na ognisku;
Kur Jehudi lexoi tri o katër shtylla, mbreti e preu rrotullën me thikën e shkruesit dhe e hodhi në zjarrin që ishte në mangall, deri sa ajo u dogj krejt nga zjarri që ishte në mangall.
24 Ale się nie ulękli, ani rozdarli szat swoich, król i wszyscy słudzy jego, którzy słyszeli wszystkie te słowa.
As mbreti dhe askush nga shërbëtorët e tij që i dëgjuan tërë këto fjalë nuk u trembën ose t’i grisnin rrobat e tyre.
25 Owszem, jeszcze gdy Elnatan, i Delajasz, i Giemaryjasz przyczyniali się do króla, aby nie palił onych ksiąg, tedy ich nie usłuchał;
Dhe megjithëse Elnathani, Delajahu dhe Gemariahu e lutën shumë mbretin që të mos e digjte rrotullën, ai nuk deshi t’i dëgjonte.
26 Ale rozkazał król Jerameelowi, synowi królewskiemu, i Sarajaszowi, synowi Abdeelowemu, aby pojmali Barucha pisarza, i Jeremijasza proroka; ale ich Pan skrył.
Madje mbreti urdhëroi Jerahmeelin, birin e mbretit, Serajahun, birin e Azrielit dhe Shelemiahun, birin e Abdelit, të kapnin shkruesin Baruk dhe profetin Jeremia. Por Zoti i fshehu.
27 I stało się słowo Pańskie do Jeremijasza, gdy król spalił one księgi i słowa, które był spisał Baruch z ust Jeremijaszowych, mówiąc:
Mbasi mbreti dogji rrotullën dhe fjalët që Baruku kishte shkruar nën diktimin e Jeremias, fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:
28 Weźmij sobie zasię księgi inne, a napisz na nich wszystkie słowa pierwsze, które były w onych księgach pierwszych, które spalił Joakim, król Judzki.
“Merr përsëri një rrotull tjetër dhe shkruaj mbi të tërë fjalët e mëparshme, që ishin në rrotullën e parë të djegur nga Jehojakimi, mbreti i Judës.
29 A o Joakimie, królu Judzkim, rzeczesz: Tak mówi Pan: Tyś spalił te księgi, mówiąc: Czemuś pisał na nich, rzekłszy: Zapewne przyciągnie król Babiloński, i spustoszy tę ziemię, i wygładzi z niej człowieka i bydlę.
Dhe Jehojakimit, mbretit të Judës, do t’i thuash: Kështu thotë Zoti: Ti ke djegur këtë rrotull, duke thënë: “Pse ke shkruar në të që mbreti i Babilonisë do të vijë me siguri dhe do ta shkatërrojë këtë vend, duke bërë të zhduken prej tij njerëz dhe kafshë?”.
30 Przetoż tak mówi Pan o Joakimie, królu Judzkim: Nie będzie miał, ktoby siedział na stolicy Dawidowej, a trup jego wyrzucony będzie na gorącość we dnie, a na mróz w nocy.
Prandaj kështu thotë Zoti për Jehojakimin, mbretin e Judës: Ai nuk do të ketë njeri që të ulet mbi fronin e Davidit dhe kufoma e tij do të hidhet jashtë dhe do të ekspozohet në vapën e ditës dhe në ngricën e natës.
31 Bo nawiedzę na nim, i na nasieniu jego, i na sługach jego nieprawość ich, i przywiodę na nich i na obywateli Jeruzalemskich, i na mężów Judzkich to wszystko złe, o któremem mawiał do nich; ale nie słuchali.
Unë do ta dënoj atë, pasardhësit e tij dhe shërbëtorët e tij për paudhësinë e tyre dhe do të sjell mbi ta, mbi banorët e Jeruzalemit dhe mbi njerëzit e Judës tërë të keqen që kam shqiptuar kundër tyre, sepse nuk më dëgjuan”.
32 Tedy Jeremijasz wziął księgi inne, i dał je Baruchowi, synowi Neryjaszowemu, pisarzowi, który na nich spisał z ust Jeremijaszowych wszystkie słowa onych ksiąg, które był spalił ogniem Joakim, król Judzki; a nadto przydano do onych słów wiele rzec zy tym podobnych.
Jeremia pra mori një rrotull tjetër dhe ia dha Barukut, birit të Neriahut, shkruesit, i cili shkroi mbi të, nën diktimin e Jeremias, të gjitha fjalët e librit që Jehojakimi, mbreti i Judës, kishte djegur në zjarr; u shtuan gjithashtu shumë fjalë të tjera të ngjashme me to.

< Jeremiasza 36 >