< Izajasza 42 >

1 Oto sługa mój, spolegać będę na nim, wybrany mój, którego sobie upodobała dusza moja. Dam mu Ducha swego, on sąd narodom wyda.
“Ja shërbëtori im, që unë përkrah, i zgjedhuri im që më kënaq shpirtin. Kam vënë Frymën time mbi të; ai do t’ju sjellë drejtësinë kombeve.
2 Nie będzie wołał, ani się będzie wywyższał, ani będzie słyszany na ulicy głos jego.
Nuk do të bërtasë, nuk do ta ngrerë zërin, nuk do të bëjë të dëgjohet zëri i tij nëpër rrugë.
3 Trzciny nałamanej nie dołamie, a lnu kurzącego się nie dogasi; ale sąd wyda według prawdy.
Nuk do ta copëtojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym; do ta paraqesë drejtësinë sipas së vërtetës.
4 Nie zamroczy się, ani ustanie, dokąd nie wykona sądu na ziemi, a nauki jego wyspy oczekiwać będą.
Ai nuk do të ligështohet dhe nuk do të dekurajohet; deri sa të vendosë drejtësinë mbi tokë; dhe ishujt do të presin ligjin e tij”.
5 Tak mówi Bóg, Pan, który stworzył niebiosa i rozpostarł je; który rozszerzył ziemię, i co się rodzi z niej; który daje tchnienie ludowi mieszkającemu na niej, a ducha tym, co chodzą po niej.
Kështu thotë Perëndia, Zoti, që ka krijuar qiejtë dhe i ka shpalosur, që ka shtruar tokën dhe gjërat që ajo prodhon, që i jep frymëmarrje popullit dhe jetë atyre që ecin në të:
6 Ja Pan wezwałem cię w sprawiedliwości, i ująłem cię za rękę twą; przetoż strzedz cię będę, i dam cię za przymierze ludowi, i za światłość narodom.
“Unë, Zoti, të kam thirrur sipas drejtësisë dhe do të të zë për dore, do të të ruaj dhe do të bëj aleancën e popullit dhe dritën e kombeve,
7 Aby otwierał oczy ślepych, a wywodził więźniów z ciemnicy, i z domu więzienia siedzących w ciemnościach.
për t’u hapur sytë të verbërve, për të nxjerrë nga burgu të burgosurit dhe ata që dergjen në terr.
8 Ja Pan, toć jest imię moje, a chwały mojej nie dam innemu, ani sławy mojej bałwanom rytym.
Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t’i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura.
9 Oto pierwsze rzeczy przyszły, Ja też nowe opowiadam, pierwej, niż się zaczną, dam wam o nich słyszeć.
Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë”.
10 Śpiewajcie Panu pieśń nową, chwała jego jest od kończyn ziemi, którzy się pławicie po morzu, i wszystko, co w niem jest, wyspy i obywatele ich.
I këndoni Zotit një kantik të ri, lëvdimin e tij nga skajet e tokës, o ju që zbrisni në det, dhe atë që ai përmban, ishujt dhe banorët e tyre.
11 Podnieście głos pustynie, i miasta jej, i wsi, w których mieszka Kedar; wykrzykajcie obywatele skał, z wierzchu gór wołajcie.
Shkretëtira dhe qytetet e tij të lartojnë zërin e tyre, bashkë me fshatrat në të cilat banojnë ata të Kedarit. Le të ngazëllojnë banorët e Selas, le të lëshojnë britma nga maja e maleve.
12 Oddajcie cześć Panu, a chwałę jego na wyspach opowiadajcie.
Le t’i japin lavdi Zotit, le ta shpallin lëvdimin e tij në ishuj.
13 Pan wynijdzie jako mocarz, jako mąż waleczny wzruszy się gorliwością; trąbić, owszem krzyczeć będzie, a przeciw nieprzyjaciołom swoim mężnie sobie pocznie,
Zoti do të shkojë përpara si një hero, do të nxisë dëshirën e tij të zjarrtë si një luftëtar, do të lëshojë një klithmë, po një klithmë therëse; do të triumfojë mbi armiqtë e tij.
14 Mówiąc: Milczałem dość długo, jakobym nie słyszał, wstrzymywałem się; ale już jako rodząca krzyczeć będę, spustoszę, i wszystkich oraz połknę.
“Për një kohë të gjatë kam qëndruar në heshtje, nuk kam folur, e kam përmbajtur veten; por tani do të bërtas si një grua që heq të prerat e lindjes, do të marr frymë me vështirësi dhe njëkohësisht do të shfryj.
15 W pustynie góry i pagórki obrócę, i wszystkie zioła ich posuszę; obrócę i rzeki w wyspy, a jeziora wysuszę.
Do të shkretoj malet dhe kodrat dhe do të t’i thaj tërë bimët e blerta; do t’i katandis lumenjtë në ishuj dhe do të thaj pellgjet.
16 I powiodę ślepych drogą, której nie znali, a ścieszkami, o których nie wiedzieli, poprowadzę ich; obrócę przed nimi ciemności w światłość, a co nierównego, w równinę. Toć jest, co im uczynię, a nie opuszczę ich.
Do t’i bëj të verbërit të ecin nëpër një rrugë që ata nuk e njihnin dhe do t’i çoj nëpër shtigje të panjohura; do të ndryshoj para tyre terrin në dritë dhe vendet dredha-dredha në fushë. Këto gjëra do të bëj për ta dhe nuk do t’i braktis.
17 Cofną się nazad, i zawstydzą się bardzo, którzy ufają w bałwanach rytych, którzy mówią obrazom litym: Wyście bogowie nasi.
Do të kthejnë kurrizin plot me turp ata që kanë besim në shëmbëlltyrat e gdhendua dhe u thonë shëmbëlltyrave të derdhura: “Ju jeni perënditë tona!”.
18 O głusi! słuchajcie; a wy ślepi! przejrzyjcie, abyście widzieli.
O të shurdhër, dëgjoni; o të verbër, shikoni dhe keni për të parë!
19 Któż ślepy, jedno sługa mój? a kto głuchy, jedno poseł mój, którego posyłam? Któż tak ślepy jako doskonały, ślepy, mówię, jako sługa Pański?
Kush është i verbër, në mos shërbëtori im, o i shurdhër si lajmëtari im që po dërgoj? Kush është i verbër si ai që është në paqe me mua, i verbër si shërbëtori i Zotit?
20 Widzi wiele rzeczy, a wszakże nie zrozumiewa; otworzone ma uszy, wszakże nie słyszy.
Ke parë shumë gjëra, por pa u kushtuar kujdesin e duhur; veshët e tu ishin të hapur, por nuk dëgjove asgjë”.
21 Pan go sobie upodobał dla sprawiedliwości swojej; uwielbił go zakonem, i sławnym go uczynił.
Zoti u gëzua për hir të drejtësisë së tij; do ta bëjë ligjin e tij të madh dhe të mrekullueshëm.
22 Ale ten lud jest złupiony i rozszarpany, którego młodzieńców ile ich kolwiek jest, imają, i do ciemnic podawają; podani są na łup, a niemasz ktoby ich wybawił; podani są na rozchwycenie, ani jest, ktoby rzekł: Wróć ich zaś.
Por ky është një popull që e kanë vjedhur dhe zhveshur; janë zënë të gjithë nga leqe në burgjet e nëndheshme dhe janë mbyllur në burgje. Janë bërë objekt plaçkitjeje, por askush nuk i ka çliruar; të zhveshur, por askush nuk ka thënë: “Ktheji!”.
23 Któż to z was w uszy przyjmuje? kto zrozumiewa, aby czulszym był napotem?
Kush prej jush do t’i kushtojë vemendje kësaj gjëje? Kush prej jush do t’i kushtojë vemendje dhe do të dëgjojë në të ardhmen?
24 Kto podał na rozszarpanie Jakóba, a Izraela łupieżcom? Izali nie Pan, przeciwko któremuśmy zgrzeszyli? Bo nie chcieli drogami jego chodzić, ani słuchać zakonu jego.
Kush e ka braktisur Jakobin në duart e plaçkitësve dhe Izraelin në ato të grabitësve? A nuk ka qenë vallë Zoti kundër të cilit kemi mëkatuar? Ata në fakt nuk kanë dashur të ecin në rrugët e tij dhe nuk i janë bindur ligjit të tij.
25 Dlatego nań Pan wylał popędliwość gniewu swego, i gwałtowną wojnę, a zapalił go w około, a wszakże nie poznał tego; zapalił go, mówię, a wszakże tego do serca nie przypuścił.
Prandaj ai hodhi mbi të afshin e zemërimit të tij dhe dhunën e luftës, që e mbështolli rreth e qark në flakë pa e vënë re ai; e shkriu atë, por ai nuk pati gajle.

< Izajasza 42 >