< Ozeasza 3 >

1 I rzekł Pan do mnie: Jeszcze idź, a rozmiłuj się niewiasty umiłowanej od innego, a cudzołożnicy, tak jako miłuje Pan synów Izraelskich, choć się oni oglądają na cudzych bogów, a miłują fasy wina.
Zoti më tha akoma: “Shko dhe dashuro një grua të dashuruar nga një dashnor dhe që është shkelëse e kurorës, ashtu si Zoti i do bijtë e Izraelit, megjithëse ata u drejtohen perëndive të tjera dhe pëlqejnë reçelin e rrushit”.
2 I kupiłem ją sobie za piętnaście srebrników i za półtora homera jęczmienia;
Kështu unë e bleva për pesëmbëdhjetë sikla argjendi dhe për një homer e gjysmë elbi,
3 I rzekłem do niej: Siedź mi tak przez wiele dni, a nie płódź wszeteczeństwa, ani chodź za mąż, a ja też dla ciebie.
dhe i thashë: “Ti do të rrish shumë ditë me mua; nuk do të kurvërohesh dhe nuk do të jesh e asnjeriut; po kështu do të veproj unë me ty”.
4 Bo przez wiele dni będą synowie Izraelscy bez króla i bez książęcia, i bez ofiary i bez bałwana, i bez Efodu i bez Terafim.
Sepse bijtë e Izraelit do të rrinë shumë ditë pa mbret, pa kryetar, pa flijim dhe pa shtyllë të shenjtë, pa efod dhe pa idhuj të shtëpisë.
5 A potem nawrócą się synowie Izraelscy i szukać będą Pana, Boga swego, i Dawida, króla swego, a przestraszeni będąc pójdą do Pana i do dobrotliwości jego w ostatnie dni.
Pastaj bijtë e Izraelit do të kthehen dhe do të kërkojnë Zotin, Perëndinë e tyre, dhe Davidin, mbretin e tyre, dhe do të kthehen duke u dridhur tek Zoti dhe te mirësia e tij në mbarim të ditëve.

< Ozeasza 3 >