< Rodzaju 31 >

1 Potem gdy usłyszał Jakób słowa synów Labanowych mówiących: Pobrał Jakób wszystko, co miał ojciec nasz, i z tego, co było ojca naszego, tej wszystkiej zacności dostał.
Por Jakobi dëgjoi fjalët e bijve të Labanos që thoshin: “Jakobi mori gjithçka kishte ati ynë; dhe me atë që i përkiste atit tonë, ai krijoi gjithë këtë pasuri”.
2 Widział też Jakób twarz Labanową, a oto, nie był takim przeciwko niemu, jako przedtem.
Jakobi vuri re edhe fytyrën e Labanos; dhe ja, ndaj tij nuk ishte si më parë.
3 Tedy rzekł Pan do Jakóba: Wróć się do ziemi ojców twoich, i do rodziny twojej, a będę z tobą.
Pastaj Zoti i tha Jakobit: “Kthehu në vendin e etërve të tu dhe te fisi yt, dhe unë do të jem me ty”.
4 Przetoż posłał Jakób, i wyzwał Rachelę i Liję na pole do trzody swojej.
Atëherë Jakobi dërgoi e thirri Rakelën dhe Lean, që të vinin në fushat pranë kopesë së tij,
5 I rzekł im: Widzę ja twarz ojca waszego, że nie jest takim przeciwko mnie, jako przedtem, lecz Bóg ojca mego był ze mną.
dhe u tha atyre: “Unë e shoh që fytyra e atit tuaj ndaj meje nuk është si më parë; por Perëndia i atit tim ka qenë me mua.
6 Wy też same wiecie, żem ze wszystkich sił moich służył ojcu waszemu;
Dhe ju e dini se unë i kam shërbyer atit tuaj me tërë forcën time,
7 Ale ojciec wasz oszukał mię, i odmienił zapłatę moję po dziesięć kroć; jednak nie dopuścił mu Bóg, aby mi szkodził.
ndërsa ati juaj më ka mashtruar dhe ka ndryshuar pagesën time dhjetë herë, por Perëndia nuk e lejoi të më bëjë të keq.
8 Jeźli kiedy powiedział: Pstre będą zapłatą twoją, tedy rodziły wszystkie owce jagnięta pstre; a gdy zaś mówił: Strokate będą zapłatą twoją, tedy rodziły wszystkie owce jagnięta strokate.
Në qoftë se ai thoshte: “Krerët laramane do të jenë pagesa jote”, e tërë kopeja pillte qengja laramane; dhe po të thoshte: “Krerët vija-vija do të jenë pagesa jote”, tërë kopeja pillte qengja vija-vija.
9 I odjął Bóg dobytek ojca waszego, a dał go mnie.
Kështu Perëndia ia hoqi bagëtinë atit tuaj dhe ma dha mua.
10 Stało się bowiem w ten czas, gdy się owce złączały, żem podniósł oczy swe, i widziałem przez sen, a oto, samcy złączały się z owcami strokatemi, pstremi, i biało nakrapianemi.
Një herë, në kohën kur kopetë hynin në afsh, unë ngrita sytë dhe pashë në ëndërr që cjeptë që ndërzenin femrat ishin vija-vija, me pulla dhe lara-lara.
11 Tedy mi rzekł Anioł Boży we śnie: Jakóbie! A jam odpowiedział: Owom ja.
Dhe engjëlli i Perëndisë më tha në ëndërr: “Jakob!”. Unë iu përgjigja: “Ja ku jam!”.
12 Potem rzekł: Podnieś teraz oczy swe, a obacz wszystkie samce złączające się z owcami strokatemi, pstremi, i biało nakrapianemi; bom widział wszystko, coć Laban uczynił.
Atëherë ai tha: “Ço tani sytë dhe shiko: tërë deshtë që ndërzejnë femrat janë vija-vija, me pulla dhe lara-lara, sepse pashë të gjitha ato që të punon Labano.
13 Jam Bóg Betel, gdzieś namazał kamień, gdzieś mi poślubił ślub. Teraz tedy wstań, wynijdź z ziemi tej, a wróć się do ziemi rodziny twojej.
Unë jam Perëndia i Bethelit, ku ti ke vajosur një përmendore dhe më lidhe një kusht. Tani çohu, lëre këtë vend dhe kthehu në vendlindjen tënde””.
14 Tedy odpowiedziała Rachel i Lija, i rzekły mu: Izaż jeszcze mamy cząstkę jaką i dziedzictwo w domu ojca naszego?
Rakela dhe Lea iu përgjigjën dhe i thanë: “Mos kemi ndoshta ne akoma pjesë dhe trashëgimi në shtëpinë e atit tonë?
15 Izażeśmy za obce nie były poczytane u niego? Iż nas przedał; i miałże by jeszcze do szczętu zjeść majętność naszę?
A nuk na ke trajtuar si të huaja për arësye se na ka shitur dhe veç kësaj ka ngrënë edhe paratë tona?
16 Albowiem wszystko bogactwo, które odjął Bóg ojcu naszemu, nasze jest, i synów naszych; przetoż teraz wszystko uczyń, coć Bóg rozkazał.
Të gjitha pasuritë që Perëndia i hoqi atit tonë janë tonat dhe të bijve tanë; prandaj bëj të gjitha ato që Perëndia të ka thënë”.
17 Wstał tedy Jakób, i wsadził syny swe, i żony swe na wielbłądy.
Atëherë Jakobi u ngrit dhe i vuri bijtë e tij dhe gratë e tij mbi devetë,
18 I zabrał wszystkę trzodę swoję, i wszystkę majętność swoję, której był nabył, dobytek nabycia swego, którego był nabył w krainie Syryjskiej, aby się wrócił do Izaaka, ojca swego, do ziemi Chananejskiej.
dhe mori me vete tërë bagëtinë e tij duke marrë me vete gjithë pasurinë që kishte vënë, bagëtinë që i përkiste dhe atë që e kishte blerë në Padam-Aram, për të vajtur tek Isaku, në vendin e Kanaanëve.
19 A Laban odszedł był strzyc owce swoje: wtem ukradła Rachel bałwany, które miał ojciec jej.
Ndërsa Labano kishte vajtur të qethte dhentë e tij, Rakela vodhi idhujt e të atit.
20 I wykradł się Jakób potajemnie od Labana Syryjczyka, tak że mu nie oznajmił, iż uciekał.
Dhe Jakobi u largua fshehurazi nga Labano, Arameu, pa i thënë se kishte ndërmend të ikte.
21 I uciekł sam ze wszystkiem co miał, a wstawszy przeprawił się przez rzekę, i udał się ku górze Galaad.
Kështu ai iku me gjithçka kishte; u ngrit, kaloi lumin dhe u drejtua për në malin e Galaadit.
22 I dano znać Labanowi dnia trzeciego, że uciekł Jakób.
Ditën e tretë i treguan Labanos se Jakobi kishte ikur.
23 Który wziąwszy bracią swoję z sobą, gonił go przez siedem dni, i doścignął go na górze Galaad.
Atëherë ai mori me vete vëllezërit e tij, e ndoqi shtatë ditë rrugë dhe e arriti në malin e Galaadit.
24 Lecz przyszedł Bóg do Labana Syryjczyka we śnie onej nocy, i rzekł mu: Strzeż się, abyś nie mówił z Jakóbem nic przykrego.
Por Perëndia iu shfaq në ëndërr natën Labanos, Arameut, dhe i tha: “Ruhu e mos i fol Jakobit, as për të mirë e as për të keq”.
25 I dogonił Laban Jakóba, a Jakób już był namiot swój rozbił na górze; Laban też rozbił namiot z bracią swą na onejże górze Galaad.
Labano e arriti, pra, Jakobin. Tani Jakobi e kishte ngritur çadrën e tij në mal; dhe gjithashtu Labano dhe vëllezërit e tij kishin ngritur çadrat e tyre mbi malin e Galaadit.
26 Tedy Laban rzekł do Jakóba: Cóżeś uczynił, żeś się wykradł potajemnie ode mnie, a uwiodłeś córki moje, jakoby pojmane mieczem?
Atëherë Labano i tha Jakobit: “Ç’bëre duke më mashtruar në këtë mënyrë dhe duke i marrë bijat e mia si robëresha lufte?
27 Przeczżeś potajemnie uciekł, a wykradłeś się ode mnie, a nie oznajmiłeś mi, gdyżbym cię był puścił z radością, i z pieśniami, i z bębnem, i z harfą?
Pse ike dhe u largove nga unë fshehurazi, pa më lajmëruar aspak? Unë do të kisha përcjellë me gëzim dhe me këngë, me lodërz dhe qeste.
28 I nie dopuściłeś mi, abym pocałował syny moje, i córki moje? Zaiste głupieś sobie począł.
Dhe nuk më lejove të puth bijtë dhe bijat e mia! Ti ke vepruar pa mënd.
29 Jest to w mocy ręki mojej, uczynić wam co złego; ale Bóg ojca waszego przeszłej nocy rzekł do mnie, mówiąc: Strzeż się abyś z Jakóbem nie mówił nic przykrego.
Tani unë kam në dorë t’ju bëj keq, por Perëndia i atit tënd më foli natën e kaluar, duke thënë: “Ruhu, mos t’i flasësh Jakobit as për mirë apo për keq”.
30 A teraz gdyć się chciało odejść, żeś wielce pragnął do domu ojca twego, czemużeś ukradł bogi moje?
Sigurisht ike, sepse kishe një dëshirë të madhe të ktheheshe përsëri në shtëpinë e atit tënd; po pse vodhe perënditë e mia?”.
31 I odpowiadając Jakób, rzekł do Labana: Iżem się bał, i myślałem, byś mi snać nie wydarł córek twoich.
Atëherë Jakobi iu përgjegj Labanos: “Unë kisha frikë, sepse mendoja që ti mund të më merrje me forcë bijat e tua.
32 Lecz ten, u kogo znajdziesz bogi twoje, niech umrze; przed bracią naszą poznajże, co twego u mnie, i weźmij sobie; a nie wiedział Jakób, że je Rachel ukradła.
Por kushdo qoftë ai të cilit do t’i gjesh perënditë e tu, ai duhet të vdesë në prani të vëllezërve tanë; kërko ti vetë atë që të përket tek unë dhe merre!”. Jakobi nuk e dinte që ato i kishte vjedhur Rakela.
33 Wszedł tedy Laban do namiotu Jakóbowego, i do namiotu Lii, i do namiotu obydwóch służebnic, a nie znalazł; a wyszedłszy z namiotu Lii wszedł do namiotu Racheli.
Kështu Labano hyri në çadrën e Jakobit, në çadrën e Leas dhe në çadrën e dy shërbyeseve, por nuk gjeti asgjë. Doli pastaj nga çadra e Leas dhe hyri në çadrën e Rakelës.
34 A Rachel wziąwszy one bałwany włożyła je pod sidło wielbłądowe, i usiadła na nich; i zmacał Laban wszystek namiot, a nie znalazł.
Por Rakela kishte marrë idhujt dhe i kishte vënë në samarin e devesë, pastaj qe ulur mbi to. Labano kërkoi në tërë çadrën, por nuk gjeti asgjë.
35 Tedy ona rzekła do ojca swego: Niech się nie gniewa pan mój, że nie mogę powstać przed twarzą twoją, bo według zwyczaju niewiast przypadło na mię; i szukał, a nie znalazł bałwanów.
Dhe ajo i tha të atit: “Mos u zemëro, zotëria im, në rast se unë nuk mund të çohem përpara teje, sepse jam me të përmuajshmet e grave”. Kështu ai kërkoi, por nuk i gjeti idhujt.
36 Rozgniewał się tedy Jakób, i fukał na Labana; a odpowiadając Jakób, rzekł do Labana: Cóż za przestępstwo moje, co za grzech mój, żeś mię gonił zapaliwszy się?
Atëherë Jakobi u zemërua dhe u grind me Labanon; dhe Jakobi iu përgjegj dhe i tha Labanos: “Cili është faji im, cili është mëkati im, që ti të më ndjekësh me aq tërbim?
37 Otoś zmacał wszystek sprzęt mój: cóżeś znalazł ze wszystkiego sprzętu domu twego? połóż tu przed bracią moją, i bracią twoją, a niech rozsądzą między nami dwoma.
Ti rrëmove në tërë gjërat e mia. Çfarë gjete nga të gjitha ato që i përkasin shtëpisë sate? Vëri këtu para vëllezërve të mi dhe vëllezërve të tu dhe le të vendosin ata midis nesh të dy!
38 Już dwadzieścia lat mieszkałem z tobą; owce twoje i kozy twoje nie pomiatały, a baranów stada twego nie jadałem.
Kam qenë njëzet vjet me ty; delet dhe dhitë e tua nuk kanë dështuar dhe unë nuk kam ngrënë deshtë e kopesë sate.
39 Rozszarpanego od zwierza nie przyniosłem ci, jam szkodę nagradzał; z ręki mojej szukałeś tego, co było ukradzione we dnie, i co było ukradzione w nocy.
Unë nuk t’i kam sjellë kurrë kafshët të shqyera nga bishat; dëmin e kam pësuar vetë; ti kërkoje me ngulm nga unë atë që ishte vjedhur ditën apo natën.
40 Bywało to, że we dnie trapiło mię gorąco, a mróz w nocy, tak, że odchadzał sen mój od oczu moich.
Ky ishte fati im; ditën më ligte vapa dhe natën të ftohtit e madh, dhe gjumi më ikte nga sytë.
41 Jużem ci dwadzieścia lat w domu twoim służył; czternaście lat za dwie córki twoje, a sześć lat za bydło twoje; a odmieniałeś zapłatę moję po dziesięć kroć.
Kam qënë njëzet vjet në shtëpinë tënde; të kam shërbyer katërmbëdhjetë vjet për dy bijat e tua dhe gjashtë vjet për kopenë tënde. Ti e ke ndryshuar dhjetë herë pagesën time.
42 I by był Bóg ojca mego, Bóg Abrahama, i strach Izaaka, nie był przy mnie, pewnie byś mię był teraz próżnego puścił; ale na utrapienie moje, i na pracę rąk moich wejrzał Bóg, i przestrzegał cię nocy przeszłej.
Në qoftë se Perëndia i atit tim, Perëndia i Abrahamit dhe Tmerri i Isakut, nuk do të kishte qënë në favorin tim, ti me siguri do të më kishe kthyer duar bosh. Perëndia e pa trishtimin tim dhe mundin e duarve të mia, dhe mbrëmë dha vendimin e tij”.
43 Tedy odpowiedział Laban, i rzekł do Jakóba: Córki te córki są moje, i synowie ci są synowie moi, i dobytek ten dobytek mój, i wszystko co widzisz, moje jest; a tym córkom moim, cóż dziś uczynię, albo synom ich, które zrodziły?
Atëherë Labano u përgjegj dhe tha: “Këto bija janë bijat e mia, këta bij janë bijtë e mi, këto kope janë kopetë e mia, dhe gjithçka të zë syri është imja. Por çfarë mund t’u bëj sot këtyre bijave të mia apo bijve që ato kanë lindur?
44 Pójdźże tedy, a uczyńmy przymierze, ja i ty, a będzie świadectwo między mną, i między tobą.
Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje”.
45 I wziął Jakób kamień, a postawił go na znak.
Atëherë Jakobi mori një gur dhe e ngriti si një përmendore.
46 I rzekł Jakób do braci swej: Nazbierajcie kamieni; którzy nanosili kamieni, i uczynili kupę, i jedli tam na onej kupie.
Pastaj Jakobi u tha vëllezërve të tij: “Mblidhni gurë”. Dhe ata morën gurë dhe bënë një tog me ta, dhe hëngrën bukë pranë këtij togu.
47 I nazwał ją Laban Jegar Sahaduta, a Jakób ją nazwał Galed.
Labano e quajti atë tog Jegar-Sahadutha, ndërsa Jakobi e quajti Galed.
48 Bo mówił Laban: Kupa ta niech będzie świadkiem między mną i między tobą dzisiaj; przetoż Jakób nazwał imię jej Galed,
Dhe Labano tha: “Sot ky tog është një dëshmi midis teje dhe meje”. Prandaj u quajt Galed,
49 I Myspa; albowiem rzekł Laban: Niech upatruje Pan między mną i między tobą, gdy się rozejdziemy jeden od drugiego.
edhe Mitspah, sepse Labano tha: “Zoti të mos e ndajë syrin mua dhe ty kur do të jetë e pamundur të shohim shoqi-shoqin.
50 Jeźli będziesz trapił córki moje, i jeźli pojmiesz żony nad córki moje, nie masz tu nikogo między nami; bacz, że Bóg jest świadkiem między mną i między tobą.
Në rast se ti keqtrajton bijat e mia ose martohesh me gra të tjera veç bijave të mia, edhe sikur të mos ketë asnjeri me ne, kujtohu që Perëndia është dëshmitar midis meje dhe teje”.
51 I rzekł nad to Laban do Jakóba: Oto, ta kupa kamieni, i oto, znak ten, którym postanowił między mną i między tobą.
Labano i tha gjithashtu Jakobit: “Ja ky tog gurësh, dhe ja përmendorja që kam ngritur midis teje dhe meje.
52 Świadkiem ta kupa, i świadkiem ten znak będzie tego, iż ja do ciebie nie pójdę dalej za tę kupę, i ty też nie pójdziesz do mnie za tę kupę, i za ten znak, na złe.
Le të jetë ky tog një dëshmi dhe le të jetë kjo përmendore një dëshmi që unë nuk do ta kapërcej këtë tog për të të bërë keq ty, dhe që ti nuk do ta kapërcesh këtë tog dhe këtë përmendore për të më bërë keq mua.
53 Bóg Abrahamów i Bóg Nachorów niechaj rozsądzą między nami, Bóg ojca ich. Przysiągł tedy Jakób przez strach ojca swego Izaaka.
Perëndia i Abrahamit dhe Perëndia i Nahorit, Perëndia i atit të tyre, u bëftë gjykatës midis nesh!”. Dhe Jakobi u betua për Tmerrin e Isakut, atit të tij.
54 I nabił Jakób bydła na górze, i wezwał braci swej ku jedzeniu chleba. Tedy jedli chleb, i nocowali na onej górze.
Pastaj Jakobi bëri një fli në mal dhe i ftoi vëllezërit e tij të hanin bukë. Dhe ata hëngrën bukë dhe e kaluan natën në mal.
55 Potem Laban wstawszy bardzo rano, pocałował syny swoje i córki swe, i błogosławił im; a odszedłszy, wrócił się Laban na miejsce swoje.
Labano u ngrit herët në mëngjes, i puthi bijtë dhe bijat e tij dhe i bekoi. Pastaj Labano u nis dhe u kthye në shtëpinë e tij.

< Rodzaju 31 >