< Rodzaju 30 >

1 A widząc Rachel, że nie rodziła Jakóbowi, zajrzała Rachel siostrze swej, rzekła do Jakóba: Daj mi syny, a jeźli nie dasz, umrę.
Kur Rakela pa që nuk po i bënte fëmijë Jakobit, u bë ziliqare e motrës së saj dhe i tha Jakobit: “Më bëj me fëmijë përndryshe unë po vdes”.
2 Zapalił się tedy gniewem Jakób na Rachelę, i rzekł: Zażem ja Bóg, który zawściągnął płód żywota twego?
Jakobi u mbush tërë inat kundër Rakelës dhe i tha: “Se mos jam unë në vend të Perëndisë që nuk të lejon të kesh fëmijë?”.
3 A ona rzekła: Oto służebnica moja Bala; wnijdźże do niej, i porodzi na kolanach moich, a będę też miała syny z niej.
Ajo u përgjegj: “Ja shërbyesja ime Bilhah; hyr tek ajo, që ajo të lindë mbi gjunjët e mi; kështu nëpërmjet saj do të mund të bëhem me fëmijë”.
4 I dała mu Balę, służebnicę swoję, za żonę; i wszedł Jakób do niej.
Kështu ajo i dha për grua shërbyesen e vetë Bilhah dhe Jakobi hyri tek ajo.
5 Tedy poczęła Bala, i urodziła Jakóbowi syna.
Dhe Bilhah u ngjiz dhe i dha një bir Jakobit.
6 I rzekła Rachel: Skazał za mną Bóg, i usłyszał głos mój, a dał mi syna; i dlatego nazwała imię jego Dan.
Atëherë Rakela tha: “Perëndia më dha të drejtë; ai dëgjoi gjithashtu zërin tim dhe më dha një bir”. Prandaj i vuri emrin Dan.
7 Potem zaś począwszy porodziła Bala, służebnica Racheli, drugiego syna Jakóbowi.
Pastaj Bilhah, shërbyesja e Rakelës, u ngjiz përsëri dhe i lindi një bir të dytë Jakobit.
8 Tedy rzekła Rachel: Mężniem się biedziła z siostrą moją, a przemogłam; i nazwała imię jego Neftali.
Atëherë Rakela tha: “Kam luftuar shumë me motrën time dhe kam dalë fitimtare”. Prandaj e quajti djalin Neftali.
9 A obaczywszy Lija, że przestała rodzić, wzięła też Zelfę, służebnicę swoję, i dała ją Jakóbowi za żonę.
Por Lea, duke parë që nuk po bënte më fëmijë, mori shërbyesen e saj Zilpah dhe ia dha për grua Jakobit
10 I urodziła Zelfa, służebnica Lii, Jakóbowi syna.
Kështu Zilpah, shërbyesja e Leas, i lindi një bir Jakobit.
11 Zatem Lija rzekła: Przyszedł huf; i nazwała imię jego Gad.
dhe Lea tha: “Ç’fat!”. Dhe i vuri emrin Gad.
12 Porodziła też Zelfa, służebnica Lii, drugiego syna Jakóbowi.
Pastaj Zilpah, shërbëtore e Leas, i lindi Jakobit një bir të dytë.
13 I rzekła Lija: To na szczęście moje; bo mię szczęśliwą będą zwały niewiasty; i nazwała imię jego Aser.
Dhe Lea tha: “Sa e lumtur jam! Sepse gratë do të më quajnë të lumtur”. Prandaj i vuri emrin Asher.
14 I wyszedł Ruben czasu żniwa pszenicznego, i znalazł pokrzyki na polu, a przyniósł je do Lii, matki swej; i rzekła Rachel do Lii: Daj mi też proszę z pokrzyków syna twego.
Në kohën e korrjes së grurit, Rubeni doli dhe gjeti në fushat mandragora dhe ia çoi nënës së tij, Leas. Atëherë Rakela i tha Leas: “Më jep edhe mua ca mandragora të birit tënd!”.
15 A ona jej odpowiedziała: A małoż na tem, żeś mi wzięła męża mego, iż też chcesz wziąć i pokrzyki syna mego? Tedy rzekła Rachel: Niechajże śpi z tobą tej nocy za pokrzyki syna twego.
Ajo iu përgjegj: “Të duket gjë e vogël që më more burrin, dhe tani kërkon të marrësh edhe mandragorat e djalit tim?”. Rakela tha: “Mirë, pra, si shpërblim për mandragorat e birit tënd, sonte ai do të bjerë në shtrat me ty”.
16 A gdy się wracał Jakób z pola pod wieczór, wyszła Lija przeciwko jemu, i rzekła: Do mnie wnijdziesz, gdyżem cię pewną zapłatą najęła sobie pokrzykami syna mego; i spał z nią onej nocy.
Kur në mbrëmje Jakobi u kthye nga arat, Lea doli ta takojë dhe i tha: “Duhet të hysh tek unë, se të kam shtënë në dorë me mandragorat e birit tim”. Kështu, atë natë, ai ra në shtrat me të.
17 Tedy wysłuchał Bóg Liję; i poczęła, i porodziła Jakóbowi syna piątego.
Kështu Perëndia ia plotësoi dëshirën Leas, e cila u ngjiz dhe i lindi Jakobit birin e pestë.
18 I rzekła Lija: Oddał mi Bóg zapłatę moją, żem była dała służebnicę moję mężowi mojemu; i nazwała imię jego Isaszar.
Dhe ajo tha: “Perëndia më dha shpërblimin që më takonte, sepse i dhashë shërbyesen time burrit tim”. Dhe e quajti Isakar.
19 Potem począwszy jeszcze Lija, porodziła szóstego syna Jakóbowi.
Pastaj Lea u ngjiz përsëri dhe i dha Jakobit një bir të gjashtë.
20 I mówiła Lija: Obdarzył mnie Bóg zacnym upominkiem; już teraz będzie ze mną mieszkał mąż mój, bom mu urodziła sześciu synów; i nazwała imię jego Zabulon.
Atëherë Lea tha: “Perëndia më ka dhënë një dhunti të mirë; këtë radhë burri im do të banojë me mua, sepse i kam lindur gjashtë bij”. Dhe i vuri emrin Zabulon.
21 Potem porodziła córkę, i nazwała imię jej Dyna.
Pastaj lindi një bijë dhe e quajti Dina.
22 Wspomniał też Bóg, na Rachelę, i wysłuchał ją Bóg, a otworzył żywot jej.
Perëndia u kujtua edhe për Rakelën; dhe Perëndia ia plotësoi dëshirën dhe e bëri të frytshme;
23 Tedy począwszy porodziła syna, i rzekła: Odjął Bóg zelżywość moję.
kështu ajo u ngjiz dhe lindi një djalë, dhe tha: “Perëndia e hoqi turpin tim”.
24 I nazwała imię jego Józef, mówiąc: Niech mi przyda Pan drugiego syna.
Dhe e quajti Jozef, duke thënë: “Zoti më shtoftë një bir tjetër”.
25 I stało się, gdy porodziła Rachel Józefa, mówił Jakób do Labana: Puść mię, abym się wrócił do miejsca mego, i do ziemi mojej.
Mbas lindjes së Jozefit nga Rakela, Jakobi i tha Labanos: “Më lejo të iki, që të shkoj në shtëpinë time, në vendin tim.
26 Daj mi żony moje, i dzieci moje, za którem ci służył, że odejdę; bo ty wiesz posługi moje, jakom ci służył.
Më jep gratë e mia dhe bijtë e mi, për të cilët të kam shërbyer dhe lermë të iki, mbasi ti e njeh mirë shërbimin që të kam bërë”.
27 I rzekł do niego Laban: Proszę, jeźlim znalazł łaskę w oczach twoich, zostań ze mną; bom doznał tego, że mi Pan dla ciebie błogosławił.
Por Labano i tha: “Në rast se kam gjetur hir në sytë e tu, qëndro, sepse kam prekur me dorë që Zoti më ka bekuar për shkakun tënd”.
28 I rzekł: Mianuj mi zapłatę twoję, a dam ci ją.
Pastaj tha: “Ma cakto pagesën tënde dhe unë do të ta jap”.
29 Tedy mu odpowiedział Jakób: Ty wiesz, jakom ci służył, i jaki był dobytek twój przy mnie.
Jakobi iu përgjegj: “Ti e di si të kam shërbyer, dhe çfarë i ka ndodhur bagëtisë sate në duart e mia.
30 Bo ta trocha, którąś miał przede mną, rozmnożyła się wielce; i błogosławił ci Pan na przyjście moję, a teraz kiedyż ja się też starać będę o dom swój?
Sepse ajo që ti kishe para se të vija unë ishte pak, por tani është rritur shumë; dhe Zoti të ka bekuar kudo që kam qënë unë. Por tani kur do të punoj edhe për shtëpinë time?”.
31 I rzekł: Cóżci mam dać? I odpowiedział Jakób: Nie dasz mi nic; ale jeźli to uczynisz coć powiem, tedy się wrócę, a będę pasł i strzegł bydła twego.
Labano tha: “Sa duhet të të jap?”. Jakobi iu përgjigj: “Nuk duhet të më japësh asgjë; në qoftë se ti do të bësh atë që po të them, do të mbetem këtu për të kullotur kopetë e tua dhe për t’u kujdesur për to.
32 Przejdę dziś przez wszystkie trzody twoje, odłączając stamtąd każde bydlę pstre i nakrapiane, i każde bydlę płowe między owcami, a nakrapiane i pstre między kozami; to będzie zapłatą moją.
Do të kaloj ditën e sotme në mes tërë kopeve të tua dhe do të veçoj të gjitha kafshët laramane dhe pikalarme, të gjithë qingjat e zinj dhe të gjitha dhitë lara-lara ose pika-pika. Dhe këto kafshë do të jenë pagesa ime.
33 I da świadectwo o mnie sprawiedliwość moja na potem, gdy przyjdzie do zapłaty mojej przed tobą; wszystko co nie będzie pstre i nakrapiane między kozami, a płowe między owcami, niech będzie za kradzież poczytane przy mnie.
Kështu tani e tutje ndershmëria ime do të përgjigjet para teje për personin tim, kur do të vish të kontrollosh pagesën time; çdo bagëti që nuk është laramane a me pika midis dhive dhe çdo qengj jo i zi do të konsiderohet i vjedhur po të gjindet pranë meje”.
34 Tedy rzekł Laban: Oby się stało według słowa twego!
Labano tha: “Mirë, le të bëhet ashtu si thua ti!”.
35 I odłączył onegoż dnia kozły strokate, i nakrapiane, i wszystkie kozy pstre, i nakrapiane, i wszystkie, co jaką białą odmianę miały, także i płowe między owcami, i oddał je do rąk synów swych.
dhe po atë ditë veçoi cjeptë vija-vija dhe me pika dhe të gjitha dhitë laramane dhe pika pika, çdo bagëti që kishte një njollë të bardhë apo çdo dele e zezë midis dhenve, dhe ua la bijve të vet.
36 I odłączył się Laban od Jakóba, jakoby na trzy dni drogi; a Jakób pasł ostatek owiec Labanowych.
Dhe Labano vendosi një distancë prej tri ditësh me këmbë midis vetes së tij dhe Jakobit; dhe Jakobi kulloste pjesën që mbeti nga kopetë e Labanos.
37 Nabrał tedy Jakób prętów zielonych topolowych, i laskowych, i kasztanowych, i obłupił miejscami skórę ich do białego, obnażając białość, która na prętach była.
Dhe Jakobi mori disa purteka të njoma plepi, bajameje dhe rrapi; u bëri disa zhvoshkje, duke zbuluar të bardhën e purtekave.
38 I nakładł onych prętów, które był obłupił, do rynien i do koryt, gdzie lano wody ( gdy przychodziły owce, aby piły) nakładł ich przeciwko owcom, aby poczynały, gdyby pić przychodziły.
Pastaj i vendosi purtekat që kishte zhvoshkur që të shikoheshin nga dhentë në koritë, domethënë në vendet ku kopetë vinin për të pirë ujë; dhe kafshët vinin në afsh kur vinin për të pirë.
39 I poczynały owce patrząc na one pręty, i rodziły jagnięta strokate, pstre i nakrapiane.
Kështu kafshët vinin në afsh përpara purtekave dhe pillnin qengja vija-vija, lara-lara dhe pika pika.
40 I odłączył Jakób jagnięta, a stawiał owce twarzą do jagniąt strokatych, i do wszystkich płowych w stadzie Labanowem, a swoje stada stawiał osobno, ani ich obracał ku stadu Labanowemu.
Pastaj Jakobi i veçonte këta qengja dhe bënte që kopetë t’i kthenin sytë nga kafshët vija-vija dhe nga tërë ato të zeza në kopenë e Labanos. Ai formoi kështu kope të veçanta, që nuk i bashkoi me kopetë e Labanos.
41 A gdy wszystkich owiec co rańszych przypuszczanie bywało, kładł Jakób pręty przed oczy owiec w koryta, aby poczynały patrząc na pręty.
Por ndodhte që sa herë kafshët e fuqishme të kopesë vinin në afsh, Jakobi i vinte purtekat në koritë para deleve, në mënyrë që këto të hynin në afsh afër purtekave;
42 Lecz gdy późniejszych owiec przypuszczanie było, nie kładł ich: i były późniejsze Labanowe, a rańsze Jakóbowe.
Por kur kafshët e kopesë ishin të dobëta, nuk i vinte ato; kështu që qengjat e dobëta ishin të Labanos dhe ata të shëndoshë të Jakobit.
43 I tak zbogacił się on człowiek bardzo, i miał owiec wiele, i służebnic i sług, i wielbłądów, i osłów.
Kështu ai u bë shumë i pasur dhe pati një numër të madh kopesh, shërbëtoresh, shërbëtorësh, devesh dhe gomarësh.

< Rodzaju 30 >