< Wyjścia 24 >

1 I rzekł do Mojżesza: Wstąp do Pana ty i Aaron, Nadab i Abiu, i siedmdziesiąt starszych Izraelskich, i pokłońcie się z daleka.
Pastaj Perëndia i tha Moisiut: “Ngjitu te Zoti, ti dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu si dhe shtatëdhjetë nga pleqtë e Izraelit, dhe adhuroni nga larg;
2 A sam tylko Mojżesz wstąpi do Pana; ale oni nie przybliżą się ani lud wstąpi z nim.
pastaj Moisiu do t’i afrohet Zotit; por të tjerët nuk do t’i afrohen, as populli nuk ka për t’u ngjitur bashkë me atë”.
3 Przyszedł tedy Mojżesz, i opowiedział ludowi wszystkie słowa Pańskie, i wszystkie sądy. I odpowiedział wszystek lud głosem jednym, mówiąc: Wszystkie słowa, które rzekł Pan, uczynimy.
Atëherë Moisiu erdhi dhe i tregoi popullit tërë fjalët e Zotit dhe tërë ligjet. Dhe gjithë populli u përgjigj me një zë dhe tha: “Ne do të bëjmë tërë gjërat që Zoti ka thënë”.
4 I napisał Mojżesz wszystkie słowa Pańskie: a wstawszy rano zbudował ołtarz pod górą, i dwanaście słupów według dwanaście pokolenia Izraelskiego.
Dhe Moisiu i shkroi tërë fjalët e Zotit; pastaj u ngrit herët në mëngjes dhe ngriti në këmbët e malit një altar dhe dymbëdhjetë shtylla për të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.
5 I posłał młodzieńce z synów Izraelskich, którzy ofiarowali całopalenia; i ofiarowali za ofiary spokojne Panu, cielce.
Pastaj dërgoi bij të rinj të Izraelit për të ofruar olokauste dhe për të flijuar dema të rinj si theror falënderimi ndaj Zotit.
6 Zatem wziął Mojżesz połowę krwi i wlał w czaszę, a połowę drugą wylał na ołtarz.
Dhe Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e vuri në legenë; dhe gjysmën tjetër të gjakut e shpërndau mbi altar.
7 I wziąwszy księgi przymierza, czytał w uszach ludu; którzy rzekli: Cokolwiek mówił Pan, uczyńmy, i posłuszni będziemy.
Pastaj mori librin e besëlidhjes dhe ia lexoi popullit, i cili tha: “Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti, dhe do t’i bindemi”.
8 Wziął też Mojżesz krew, i pokropił lud i rzekł: Oto, krew przymierza, które Pan postanowił z wami, na wszystkie te słowa.
Pastaj Moisiu mori gjakun, spërkati popullin me të dhe tha: “Ja gjaku i besëlidhjes që Zoti ka lidhur me ju sipas tërë këtyre fjalëve”.
9 I wstąpił Mojżesz, i Aaron, Nadab, i Abiu, i siedemdziesiąt starszych Izraelskich;
Pastaj Moisiu dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu dhe shtatëdhjetë nga pleqtë e Izraelit u ngjitën,
10 I widzieli Boga Izraelskiego; a było pod nogami jego jako robota z kamienia szafirowego, a jako niebo gdy jest jasne.
dhe panë Perëndinë e Izraelit. Nën këmbët e tij ishte si një dysheme e punuar me safir, e qartë si qielli vetë.
11 A na książęta synów Izraelskich nie ściągnął Pan ręki swej: choć widzieli Boga, przecię jedli i pili.
Por ai nuk e shtriu dorën kundër krerëve të bijve të Izraelit; dhe ata e panë Perëndinë, dhe hëngrën dhe pinë.
12 Rzekł tedy Pan do Mojżesza: Wstąp do mnie na górę, i bądź tam a dam ci tablice kamienne, i zakon, i przykazanie którem napisał, abyś ich nauczał.
Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Ngjitu tek unë në mal dhe qëndro aty; dhe unë do të jap disa pllaka prej guri, ligjin dhe urdhërimet që kam shkruar, me qëllim që ti t’ua mësosh atyre”.
13 Wstał tedy Mojżesz i Jozue sługa jego; i wstąpił Mojżesz na górę Bożą.
Pas kësaj Moisiu u ngrit bashkë me Jozueun zbatuesin e tij; dhe Moisiu u ngjit në malin e Perëndisë.
14 A do starszych rzekł: Zostańcie tu, aż się wrócimy do was. A oto Aaron i Chur będą z wami; kto by miał sprawę jaką, niech idzie do nich.
Por pleqve u tha: “Na prisni këtu, deri sa të kthehemi tek ju. Ja, Aaroni dhe Huri janë me ju; kushdo që ka probleme le t’u drejtohet atyre”.
15 Tedy wstąpił Mojżesz na górę, a obłok zakrył górę.
Moisiu, pra, u ngjit në mal dhe reja e mbuloi përsëri malin.
16 I mieszkała chwała Pańska na górze Synaj, a okrył ją obłok przez sześć dni; potem zawołał na Mojżesza dnia siódmego z pośrodku obłoku.
Tani lavdia e Zotit mbeti në malin e Sinait dhe reja e mbuloi atë gjashtë ditë; ditën e shtatë Zoti thirri Moisiun nga mesi i resë.
17 A pozór chwały Pańskiej był jako ogień pożerający na wierzchu góry przed oczyma synów Izraelskich.
Dhe pamja e lavdisë së Zotit dukej në sytë e bijve të Izraelit si një zjarr që digjej në majën e malit.
18 I wszedł Mojżesz w pośrodek obłoku, wstąpiwszy na górę; i był Mojżesz na górze czterdzieści dni i czterdzieści nocy.
Kështu Moisiu hyri në mes të resë dhe u ngjit në mal; dhe Moisiu mbeti në mal dyzet ditë dhe dyzet net.

< Wyjścia 24 >