< II Kronik 16 >

1 Roku trzydziestego i szóstego królowania Azy, wyciągnął Baaza, król Izraelski, przeciwko Judzie, i zbudował Ramę, aby nie dopuścił wychodzić i wchodzić nikomu do Azy, króla Judzkiego.
Në vitin e tridhjetë e gjashtë të mbretërisë së Asas, Baasha, mbret i Izraelit, doli kundër Judës dhe ndërtoi Ramahun për të penguar që dikush të hynte apo të dilte nga Asa, mbret i Judës.
2 Tedy wziąwszy Aza srebro i złoto ze skarbów domu Pańskiego i domu królewskiego, posłał je do Benadada, króla Syryjskiego, który mieszkał w Damaszku, mówiąc:
Atëherë Asa nxori nga thesaret e shtëpisë të Zotit dhe të pallatit mbretëror argjend dhe ar dhe ia dërgoi Ben-Hadadit, mbretit të Sirisë, që banonte në Damask, duke thënë:
3 Przymierze jest między mną i między tobą, i między ojcem moim i między ojcem twoim: otoć posyłam srebro i złoto. Idźże, a wzrusz przymierze twoje z Baazą, królem Izraelskim, aby odciągnął odemnie.
“Le të ketë aleancë midis teje dhe meje, ashtu si kishte midis atit tim dhe atit tënd. Ja, unë po të dërgoj argjend dhe ar: prandaj, prishe aleancën me Baashan, mbretin e Izraelit me qëllim që ai të tërhiqet nga unë”.
4 I usłuchał Benadad króla Azy, a posławszy hetmanów z wojskami, które miał, przeciwko miastom Izraelskim, zburzył Hijon i Dan i Abelmaim, i wszystkie miasta obronne Neftalimskie, w których były skarby.
Ben-Hadadi e dëgjoi mbretin Asa dhe dërgoi komandantët e ushtrisë së tij kundër qyteteve të Izraelit. Këta sulmuan Ijonin, Danin, Abel-Maimin dhe të gjitha qytetet-depozitë të Neftalit.
5 To gdy usłyszał Baaza, przestał budować Ramy, i zaniechał roboty swej.
Kur Baasha e mësoi këtë, e ndërpreu ndërtimin e Ramahut dhe pezulloi punimet e tij.
6 Tedy król Aza wziąwszy z sobą wszystek lud Judzki, pobrali z Ramy kamienie, i drzewo jego, z którego budował Baaza, a zbudował z niego Gabaa i Masfa.
Atëherë mbreti Asa mori të gjithë ata të Judës, që morën gurët dhe lëndën e drurit që Baasha kishte përdorur për të ndërtuar Ramahun dhe me to ndërtoi Geban dhe Mitspahun.
7 A onegoż czasu przyszedł Hanani, widzący, do Azy, króla Judzkiego, i mówił do niego: Iżeś spoległ na królu Syryjskim, a nie spoległeś na Panu, Bogu twoim, dlatego uszło wojsko króla Syryjskiego z ręki twojej.
Në atë kohë shikuesi Hanani shkoi tek Asa, mbret i Judës, dhe i tha: “Me qenë se u mbështete te mbreti i Sirisë dhe nuk u mbështete tek Zoti, Perëndia yt, ushtria e mbretit të Sirisë të shpëtoi nga dora.
8 Azaż Etyjopczycy, i Lubimczycy nie mieli wojsk bardzo wielkich z wozami i z jezdnymi w mnóstwie bardzo wielkiem? a wżdy gdyś spoległ na Panu, podał je w rękę twoję.
A nuk ishin vallë Etiopasit dhe Libianët një ushtri e pamasë me një numër shumë të madh qerresh dhe kalorësish? Megjithatë, me qenë se ishe mbështetur tek Zoti ai i dha në duart e tua.
9 Albowiem oczy Pańskie przepatrują wszystkę ziemię, aby dokazywał mocy swej przy tych, którzy przy nim stoją sercem doskonałem. Głupioś to uczynił: przetoż od tego czasu powstaną przeciwko tobie wojny.
Në të vërtetë Zoti me sytë e tij shikon përpara dhe mbrapa tërë dheun për të treguar forcën e tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj tij. Në këtë ti ke vepruar si një i pamend; prandaj tani e tutje do të kesh luftëra”.
10 Tedy Aza rozgniewawszy się na widzącego, podał go do więzienia; bo się był nań o to rozgniewał; i utrapił Aza niektórych z ludu onego czasu.
Asa u indinjua dhe e futi në burg, sepse ishte zemëruar me të për këto gjëra. Në këtë kohë Asa u suall egërsisht edhe me disa njerëz nga populli.
11 Ale inne sprawy Azy pierwsze i pośledniejsze, zapisane są w księgach o królach Judzkich i Izraelskich.
Por ja, bëmat e Asait nga të parat deri në ato të fundit, i gjejmë të shkruara në librin e mbretit të Judës dhe të Izraelit.
12 Potem rozniemógł się Aza roku trzydziestego i dziewiątego królowania swego, na nogi swoje, chorobą bardzo ciężką; a wszakże w onej chorobie swej nie szukał Pana, ale lekarzy.
Në vitin e tridhjetë e nëntë të mbretërimit të tij Asa u sëmur nga këmbët, dhe sëmundja e tij ishte shumë e rëndë, por gjatë sëmundjes së tij Ai nuk kërkoi Zotin, por iu drejtua mjekëve.
13 A tak zasnął Aza z ojcami swymi, a umarł roku czterdziestego i pierwszego królowania swego.
Kështu Asa pushoi bashkë me etërit e tij dhe vdiq në vitin e dyzetenjëtë të mbretërisë së tij.
14 I pochowano go w grobie jego, który sobie był wykopał w mieście Dawidowem; i położono go na łożu, które był napełnił rzeczami wonnemi, i rozmaitemi maściami aptekarską robotą przygotowanemi. I palili mu zapał wonny bardzo wielki.
E varrosën në varrin që i kishte hapur vetes në qytetin e Davidit, e vendosën mbi një shtrat plot me aroma dhe melheme të ndryshme të parfumuara, të përgatitura sipas artit të parfumierit, dhe dogjën një sasi të madhe prej tyre për nder të tij.

< II Kronik 16 >