< I Królewska 21 >

1 I stało się potem: Miał Nabot Jezreelita winnicę, która była w Jezreelu podle pałacu Achaba, króla w Samaryi.
Mbas këtyre ngjarjeve, ndodhi që Nabothi i Jezreelit kishte një vresht në Jezreel, afër pallatit të Ashabit, mbretit të Samarisë.
2 I rzekł Achab do Nabota, mówiąc: Daj mi winnicę twoję, abym miał z niej ogród dla jarzyn, albowiem bliska jest domu mego; a dam ci za nię winnicę lepszą, niżli ta jest; albo jeźlić się zda, dam ci pieniędzy, ile stoi.
Kështu Ashabi i foli Nabothit dhe i tha: “Më jep vreshtin që ta bëj kopsht perimesh, sepse ndodhet afër shtëpisë sime. Në këmbim do të jap një vresht më të mirë ose, po të të pëlqejë më tepër, barasvlerën në të holla”.
3 I odpowiedzał Nabot Achabowi: Nie daj tego Panie, abym ci miał dać dziedzictwo ojców moich.
Por Nabothi iu përgjigj Ashabit: “Të më ruajë Zoti të të lë trashëgiminë e etërve të mi!”.
4 Tedy przyszedł Achab do domu swego smutny i zagniewany dla słowa, które mu rzekł Nabot Jezreelita, mówiąc: Nie dam ci dziedzictwa ojców moich; i układł się na łożu swem, a odwrócił twarz swoję, i nie jadł chleba.
Prandaj Ashabi u kthye në shtëpi i trishtuar dhe i zemëruar për përgjigjen që Nabothi i Jezreelit i kishte dhënë: “Nuk do të jap trashëgiminë e etërve të mi!”. Ra mbi shtratin e tij, ktheu kokën mënjanë dhe nuk deshi të hante.
5 Wtem przyszedłszy do niego Jezabela, żona jego, rzekła mu: Przedże duch twój tak smutny, że nie jesz chleba?
Atëherë Jezebeli, bashkëshortja e tij, iu afrua dhe i tha: “Pse e ke frymën kaq të trishtuar dhe nuk ha?”.
6 I odpowiedział jej: Przeto żem mówił z Nabotem Jezreelitą, i rzekłem mu: Daj mi winnicę twoję za pieniądze, albo jeźli chcesz, dam ci winnicę za nię; ale on odpowiedział: Nie dam ci winnicy mojej.
Ai iu përgjigj: “Sepse fola me Nabothin e Jezreelit dhe i thashë: “Më jep me para vreshtin tënd ose, po të të pëlqejë më shumë, të të jap një vresht tjetër si këmbim”. Por ai m’u përgjigj: “Nuk do të të jap vreshtin tim!””.
7 Tedy rzekła do niego Jezabela, żona jego: I także ty sprawujesz królestwo Izraelskie? Wstań, jedz chleb, a bądź dobrej myśli; ja tobie dam winnicę Nabota Jezeelity.
Atëherë gruaja e tij Jezebel i tha: “A nuk je ti që mbretëron tani mbi Izrael? Çohu, ha dhe zemra jote të gëzohet; vreshtin e Nabothit në Jezreel do të ta jap unë”.
8 A tak napisała list imieniem Achabowem, który zapieczętowała pieczęcią jego, i posłała on list do starszych i do przedniejszych, którzy byli w mieście jego, i mieszkali z Nabotem.
Kështu ajo shkroi disa letra në emër të Ashabit, i vulosi me vulën e këtij dhe ua dërgoi pleqve dhe parisë që banonin në po atë qytet me Nabothin.
9 A napisała on list w ten sposób: Zapowiedźcie post, a posadźcie Nabota między przedniejszymi z ludu;
Në letrat ajo shkruante kështu: “Shpallni agjërimin dhe e ulni Nabothin në rreshtin e parë përpara popullit;
10 I postawcie dwóch mężów przewrotnych przeciw niemu, którzyby przeciwko niemu świadczyli, mówiąc: Złożeczyłeś Bogu i królowi; potem wywiedźcie go, a ukamionujcie go, aby umarł.
i vini përballë dy njerëez të poshtër që të deponojnë kundër tij, duke thënë: “Ti ke blasfemuar Perëndinë dhe mbretin”; pastaj çojeni jashtë, goditeni me gurë dhe kështu të vdesë”.
11 I uczynili mężowie onego miasta starsi i przedniejsi, którzy mieszkali w onem mieście jego, jako była wskazała do nich Jezabela, według tego, jako napisano było w liście, który posłała do nich.
Njerëzit e qytetit të Nabothit, pleqtë dhe paria që banonin në qytetin e tij vepruan ashtu si Jezebeli kishte dërguar t’u thoshte, siç ishte shkruar në letrat që u kishte drejtuar.
12 Zapowiedzieli post, i posadzili Nabota między przedniejszymi z ludu.
Shpallën agjerimin dhe e ulën Nabothin përpara popullit.
13 Potem przyszli dwaj mężowie przewrotni, i usiedli przeciw niemu, a świadczyli przeciwko niemu oni mężowie przewrotni, to jest przeciw Nabotowi przed ludem, mówiąc: Złożeczył Nabot Bogu i królowi. I wywiedli go za miasto, i ukamionowali go, i umarł.
Pastaj erdhën dy njerëz të poshtër që u ulën përballë tij; dhe këta dy të poshtër deponuan kundër Nabothit përpara popullit, duke thënë: “Nabothi ka mallkuar Perëndinë dhe mbretin”. Pastaj e çuan jashtë qytetit dhe e vranë me gurë; kështu ai vdiq.
14 I posłali do Jezabeli, mówiąc: Ukamionowan jest Nabot, i umarł.
Pas kësaj i çuan fjalë Jezebelit: “Nabothi u vra me gurë dhe vdiq”.
15 I stało się, gdy usłyszała Jezabela, że ukamionowany był Nabot, a iż umarł, rzekła Jezabela do Achaba: Wstań, posiądź winnicę Nabota Jezreelity, któryć jej nie chciał dać za pieniądze; albowiem nie żyje Nabot, ale umarł.
Kur Jezebeli mësoi që Nabothi ishte vrarë me gurë dhe kishte vdekur, i tha Ashabit: “Çohu dhe shtjere në dorë vreshtin e Nabothit në Jezreel, që ai nuk pranoi të të japë me para, sepse Nabothi nuk jeton më, por ka vdekur”.
16 A tak usłyszawszy Achab, że umarł Nabot, wstał, a szedł do winnicy Nabota Jezreelity, aby ją posiadł.
Me të dëgjuar Ashabi që Nabothi kishte vdekur, u ngrit dhe u nis për të shtënë në dorë vreshtin e Nabothit në Jezreel.
17 Tedy się stało słowo Pańskie do Elijasza Tasbity, mówiąc:
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Elias, Tishbitit, me këto fjalë, duke i thënë:
18 Wstań, idź przeciw Achabowi, królowi Izraelskiemu, który jest w Samaryi; oto jest na winnicy Nabotowej, do której szedł, aby ją posiadł.
“Çohu dhe dil para Ashabit, mbretit të Izraelit, që banon në Samari; Ja, ai është në vreshtin e Nabothit, ku ka shkuar për ta shtënë në dorë.
19 I rzeczesz do niego, mówiąc: Tak mówi Pan: Azaś nie zabił i nie posiadł? Powiedzże mu, mówiąc: Tak mówi Pan: Tak jako psy lizali krew Nabotowę, tak też pewnie psy będą lizać krew twoję.
Do t’i flasësh kështu: Kështu thotë Zoti: “Në fillim vrave një njeri dhe pastaj i rrëmbeve pronën”. Pastaj t’i thuash: Kështu thotë Zoti: “Po në atë vend ku qentë kanë lëpirë gjakun e Nabothit, ata kanë për të lëpirë edhe gjakun tënd””.
20 I rzekł Achab do Elijasza: A jużeś mię znalazł nieprzyjacielu mój? A on odpowiedział: Znalazłem; albowiemeś się zaprzedał, abyś czynił złość przed oczyma Pańskiemi.
Ashabi i tha Elias: “Më gjete pra, o armiku im?”. Elia u përgjigj: “Po, të gjeta, sepse je shitur për të bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit.
21 Oto Ja przywiodę na cię złe, a odejmę potomki twe, i wytracę z domu Achabowego, aż do najmniejszego szczenięcia, i więźnia, i opuszczonego w Izraelu.
Ja, unë do të sjell mbi ty fatkeqësinë, do t’i zhduk tërë pasardhësit e tu dhe do të shfaros nga shtëpia e Ashabit çdo mashkull, skllav apo i lirë në Izrael.
22 A uczynię z domem twoim, jako z domem Jeroboama, syna Nabatowego, i jako z domem Baazy, syna Ahyjaszowego, dla rozdraźnienia, któremeś mię do gniewu pobudził, i przywiodłeś do grzechu Izraela.
Do ta bëj shtëpinë tënde si shtëpinë e Jeroboamit, birit të Nabatit, dhe si shtëpinë e Baashas, birit të Ahijahut, sepse ti ke nxitur zemërimin tim dhe e ke bërë Izraelin të mëkatojë.
23 Także i o Jezabeli rzekł Pan, mówiąc: Psy zjedzą Jezabelę między murami Jezreelskimi.
Edhe për sa i përket Jezebelit, Zoti flet dhe thotë: “Qentë do ta hanë Jezebelin poshtë mureve të Jezreelit”.
24 Tego, który umrze z domu Achabowego w mieście, psy zjedzą, a tego, który umrze na polu, zjedzą ptaki powietrzne.
Ata të Ashabit që do të vdesin në qytet do t’i hanë qentë, ata që do të vdesin përkundrazi në ara do t’i hanë shpendët e qiellit”.
25 Albowiem nie był nikt jako Achab, któryby siebie samego zaprzedał, aby czynił złe przed oczyma Pańskiemi; bo go poduszczała Jezabela, żona jego.
Në të vërtetë nuk pati kurrë ndonjë njeri që u shit për të bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit si Ashabi, sepse ishte i shtyrë nga gruaja e tij Jezebeli.
26 Albowiem się dopuścił rzeczy bardzo obrzydłych, chodząc za bałwanami według wszystkiego, jako czynili Amorejczycy, których wygnał Pan przed obliczem synów Izraelskich.
Ai u suall në mënyrë të neveritshme duke u dhënë pas idhujve, ashtu si kishin bërë Amorejtë që Zoti i kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit.
27 A gdy usłyszał Achab te słowa, rozdarł odzienie swoje, a włożywszy wór na ciało swoje, pościł i leżał w worze, a chodził po maluczku.
Kur Ashabi dëgjoi këto fjalë, grisi rrobat e tij, e mbuloi trupin me një thes dhe agjeroi; binte në shtrat i mbështjellë me thesin dhe ecte si i përvuajtur.
28 I stało się słowo Pańskie do Elijasza Tesbity, mówiąc:
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Elias, Tishbitit, duke i thënë:
29 Widziałżeś, jako się upokorzył Achab przed twarzą moją? Ponieważ się tedy upokorzył przed twarzą moją, nie przywiodę tego złego za dni jego; ale za dni syna jego przywiodę to złe na dom jego.
“A e pe si u poshtërua Ashabi para meje? Duke qenë se u poshtërua para meje, unë nuk do ta godas me fatkeqësinë sa është i gjallë, por do të dërgoj fatkeqësinë mbi shtëpinë e tij gjatë jetës së birit të tij”.

< I Królewska 21 >