< لوقا 21 >

و نظر کرده دولتمندانی را دید که هدایای خود را در بیت‌المال می‌اندازند. ۱ 1
Pastaj Jezusi i çoi sytë dhe pa pasanikët që qitnin dhuratat e tyre në arkën e thesarit,
و بیوه‌زنی فقیر را دید که دو فلس در آنجا انداخت. ۲ 2
dhe pa edhe një të ve të varfër që qiti dy pare të vogla
پس گفت: «هرآینه به شمامی گویم این بیوه فقیر از جمیع آنها بیشترانداخت. ۳ 3
dhe tha: “Në të vërtetë po ju them se kjo e ve e varfër ka qitur më shumë se gjithë të tjerët.
زیرا که همه ایشان از زیادتی خود درهدایای خدا انداختند، لیکن این زن از احتیاج خود تمامی معیشت خویش را انداخت. ۴ 4
Sepse të gjithë këta dhanë nga tepricat e pasurisë së tyre për shtëpinë e Perëndisë, kurse ajo, në varfërinë e vet, dha gjithçka që kishte për të jetuar”.
و چون بعضی ذکر هیکل می‌کردند که به سنگهای خوب و هدایا آراسته شده است گفت: ۵ 5
Pastaj, kur disa po flisnin për tempullin dhe vinin në pah se ishte i stolisur me gurë të bukur dhe me oferta, ai tha:
«ایامی می‌آید که از این چیزهایی که می‌بینید، سنگی بر سنگی گذارده نشود، مگر اینکه به زیرافکنده خواهد شد. ۶ 6
“Nga të gjitha këto gjëra që ju admironi, do të vijnë ditët kur nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrënuar”.
و از او سوال نموده، گفتند: «ای استاد پس این امور کی واقع می‌شود وعلامت نزدیک شدن این وقایع چیست؟» ۷ 7
Atëherë ata e pyetën duke thënë: “Mësues, kur do të ndodhin këto dhe cila do të jetë shenja se këto janë duke u kryer?”.
گفت: «احتیاط کنید که گمراه نشوید. زیرا که بسا به نام من آمده خواهند گفت که من هستم و وقت نزدیک است. پس از عقب ایشان مروید. ۸ 8
Dhe ai tha: “Ruhuni se mos ju mashtrojnë, sepse shumë veta do të vijnë në emrin tim duke thënë: “Unë jam”, dhe: “Erdhi koha”. Mos shkoni, pra, pas tyre.
و چون اخبارجنگها و فسادها را بشنوید، مضطرب مشویدزیرا که وقوع این امور اول ضرور است لیکن انتهادر ساعت نیست.» ۹ 9
Dhe kur të dëgjoni të flitet për luftëra e për trazira, mos u trembni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin më parë, por mbarimi nuk do të vijë menjëherë”.
پس به ایشان گفت: «قومی با قومی ومملکتی با مملکتی مقاومت خواهند کرد. ۱۰ 10
Atëherë u tha atyre: “Do të ngrihet kombi kundër kombit; dhe mbretëria kundër mbretërisë;
وزلزله های عظیم در جایها و قحطیها و وباها پدیدو چیزهای هولناک و علامات بزرگ از آسمان ظاهر خواهد شد. ۱۱ 11
do të ngjajnë tërmete të mëdha, zi buke dhe murtaja në vende të ndryshme; do të ndodhin edhe dukuri të llahtarshme dhe shenja të mëdha nga qielli.
و قبل از این همه، بر شمادست اندازی خواهند کرد و جفا نموده شما را به کنایس و زندانها خواهند سپرد و در حضورسلاطین و حکام بجهت نام من خواهند برد. ۱۲ 12
Por, para të gjitha këtyre gjërave, do të vënë dorë mbi ju dhe do t’ju përndjekin dhe do t’ju dorëzojnë në sinagoga e do t’ju futin në burg; dhe do t’ju nxjerrin përpara mbretërve dhe guvernatorëve për shkak të emrit tim,
واین برای شما به شهادت خواهد انجامید. ۱۳ 13
por kjo do t’ju japë rastin që të dëshmoni.
پس در دلهای خود قرار دهید که برای حجت آوردن، پیشتر اندیشه نکنید، ۱۴ 14
Ta vini, pra, në zemrën tuaj që të mos mendoni më parë se si do përgjigjeni për t’u mbrojtur,
زیرا که من به شما زبانی وحکمتی خواهم داد که همه دشمنان شما با آن مقاومت و مباحثه نتوانند نمود. ۱۵ 15
sepse unë do t’ju jap një gojë e një dituri të tillë të cilën të gjithë kundërshtarët tuaj nuk do të jenë në gjendje ta kundërshtojnë ose t’i rezistojnë.
و شما راوالدین و برادران و خویشان و دوستان تسلیم خواهند کرد و بعضی از شما را به قتل خواهندرسانید. ۱۶ 16
Dhe ju madje do t’ju tradhtojnë edhe prindërit, dhe vëllezërit, dhe farefisi dhe miqtë; dhe disa prej jush do t’i vrasin.
و جمیع مردم به جهت نام من شما رانفرت خواهند کرد. ۱۷ 17
Dhe të gjithë do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim.
ولکن مویی از سر شما گم نخواهد شد. ۱۸ 18
Por as edhe një fije floku e kokës suaj nuk do t’ju humbasë.
جانهای خود را به صبر دریابید. ۱۹ 19
Me durimin tuaj ju do t’i fitoni shpirtrat tuaj”.
«و چون بینید که اورشلیم به لشکرهامحاصره شده است آنگاه بدانید که خرابی آن رسیده است. ۲۰ 20
“Dhe kur do të shikoni Jeruzalemin të rrethuar nga ushtritë, ta dini se shkretimi i saj është afër.
آنگاه هر‌که در یهودیه باشد، به کوهستان فرار کند و هر‌که در شهر باشد، بیرون رود و هر‌که در صحرا بود، داخل شهر نشود. ۲۱ 21
Atëherë ata që janë në Jude, të ikin në male; dhe ata që janë në qytet të largohen; dhe ata që janë në fushë të mos hyjnë në të.
زیرا که همان است ایام انتقام، تا آنچه مکتوب است تمام شود. ۲۲ 22
Sepse ato janë ditë të hakmarrjes, që të përmbushen të gjitha ato gjëra që janë shkruar.
لیکن وای بر آبستنان وشیردهندگان در آن ایام، زیرا تنگی سخت برروی زمین و غضب بر این قوم حادث خواهد شد. ۲۳ 23
Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që mëndin në ato ditë, sepse do të ketë mjerim të madh në vend dhe mëri mbi këtë popull.
و به دم شمشیر خواهند افتاد و در میان جمیع امت‌ها به اسیری خواهند رفت و اورشلیم پایمال امت‌ها خواهد شد تا زمانهای امت‌ها به انجام رسد. ۲۴ 24
Dhe ata do të bien nga tehu i shpatës, do t’i çojnë robër ndër të gjitha kombet, dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganët, derisa të plotësohen kohët e paganëve”.
و در آفتاب و ماه و ستارگان علامات خواهد بود و بر زمین تنگی و حیرت از برای امت‌ها روی خواهد نمود به‌سبب شوریدن دریا وامواجش. ۲۵ 25
“Dhe do të ketë shenja në diell, në hënë dhe në yje, dhe mbi tokë ankth popujsh, në përhumbjen prej gjëmës së detit dhe të valëve të tij;
و دلهای مردم ضعف خواهد کرد از خوف و انتظار آن وقایعی که برربع مسکون ظاهرمی شود، زیرا قوات آسمان متزلزل خواهد شد. ۲۶ 26
njerëzit do të mpaken nga frika dhe nga pritja se çfare do ta pllakosë botën, sepse fuqitë qiellore do të lëkunden.
و آنگاه پسر انسان را خواهند دید که بر ابری سوار شده با قوت و جلال عظیم می‌آید. ۲۷ 27
Atëherë do të shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi një re, me fuqi dhe lavdi të madhe.
«و چون ابتدای این چیزها بشود راست شده، سرهای خود را بلند کنید از آن جهت که خلاصی شما نزدیک است.» ۲۸ 28
Dhe kur këto të fillojnë të ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është afër”.
و برای ایشان مثلی گفت که «درخت انجیر و سایر درختان راملاحظه نمایید، ۲۹ 29
Pastaj u tha atyre një shëmbëlltyrë: “Vini re fikun dhe të gjitha pemët.
که چون می‌بینید شکوفه می‌کند خود می‌دانید که تابستان نزدیک است. ۳۰ 30
Kur ata nisin e mugullojnë, duke i parë, ju vete e kuptoni se vera është afër;
و همچنین شما نیز چون بینید که این امور واقع می‌شود، بدانید که ملکوت خدا نزدیک شده است. ۳۱ 31
kështu edhe ju, kur do të shikoni se po ndodhin këto, ta dini se mbretëria e Perëndisë është afër.
هرآینه به شما می‌گویم که تا جمیع این امور واقع نشود، این فرقه نخواهد گذشت. ۳۲ 32
Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të kalojë ky brez, derisa të gjitha këto gjëra të kenë ndodhur.
آسمان و زمین زایل می‌شود لیکن سخنان من زایل نخواهد شد. ۳۳ 33
Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë”.
پس خود را حفظ کنید مبادا دلهای شما ازپرخوری و مستی و اندیشه های دنیوی، سنگین گردد و آن روز ناگهان بر شما آید. ۳۴ 34
“Tani kini kujdes që zemrat tuaja të mos rëndohen nga të llupurit, nga të dehurit dhe nga preokupimet e kësaj jete; që ajo ditë të mos ju zërë në befasi.
زیرا که مثل دامی بر جمیع سکنه تمام روی زمین خواهد آمد. ۳۵ 35
Sepse do të vijë si një lak mbi të gjithë ata që banojnë mbi faqen e mbarë dheut.
پس در هر وقت دعا کرده، بیدار باشید تاشایسته آن شوید که از جمیع این چیزهایی که به وقوع خواهد پیوست نجات یابید و در حضورپسر انسان بایستید.» ۳۶ 36
Prandaj, rrini zgjuar dhe lutuni kurdoherë që të çmoheni të denjë të shpëtoni nga të gjitha ato që do të ngjasin dhe të dilni para Birit të njeriut”.
و روزها را در هیکل تعلیم می‌داد و شبها بیرون رفته، در کوه معروف به زیتون به‌سر می‌برد. ۳۷ 37
Gjatë ditës ai mësonte në tempull, dhe natën dilte dhe e kalonte jashtë, në malin e Ullinjve.
و هر بامداد قوم نزد وی در هیکل می‌شتافتند تا کلام او را بشنوند. ۳۸ 38
Dhe gjithë populli, herët në mëngjes, erdhi tek ai në tempull për ta dëgjuar.

< لوقا 21 >