< پیدایش 18 >

و خداوند در بلوطستان ممری، بروی ظاهر شد، و او در گرمای روز به درخیمه نشسته بود. ۱ 1
Zoti iu shfaq Abrahamit në lisat e Mamreut, ndërsa ai ishte ulur në hyrje të çadrës në zheg të ditës.
ناگاه چشمان خود را بلندکرده، دید که اینک سه مرد در مقابل اوایستاده‌اند. و چون ایشان را دید، از در خیمه به استقبال ایشان شتافت، و رو بر زمین نهاد ۲ 2
Abrahami ngriti sytë dhe tre burra rrinin më këmbë pranë tij. Sa i pa, vrapoi në drejtim të tyre nga hyrja e çadrës, u përkul deri në tokë e pastaj tha:
و گفت: «ای مولا، اکنون اگر منظور نظر تو شدم، از نزدبنده خود مگذر، ۳ 3
“Zoti im, në rast se kam gjetur hir para teje, të lutem mos kalo pa u ndalur para shërbëtorit tënd!
اندک آبی بیاورند تا پای خودرا شسته، در زیر درخت بیارامید، ۴ 4
Oh, lini që të sjellin pak ujë që të mund të lani këmbët tuaja, dhe çlodhuni nën këtë pemë.
و لقمه نانی بیاورم تا دلهای خود را تقویت دهید و پس از آن روانه شوید، زیرا برای همین، شما را بر بنده خودگذر افتاده است.» گفتند: «آنچه گفتی بکن.» ۵ 5
Unë do të shkoj të marr një copë bukë, kështu do të mund të merrni zemër, pastaj të vazhdoni rrugën, sepse për këtë keni kaluar nga shërbyesi juaj”. Ata i thanë: “Bëj siç ke thënë”.
پس ابراهیم به خیمه، نزد ساره شتافت و گفت: «سه کیل از آرد میده بزودی حاضر کن و آن را خمیرکرده، گرده‌ها بساز.» ۶ 6
Atëherë Abrahami shkoi me ngut në çadër, te Sara, dhe i tha: “Merr shpejt tri masa majë mielli, gatuaj brumin dhe bëj me to kuleç”.
و ابراهیم به سوی رمه شتافت و گوساله نازک خوب گرفته، به غلام خودداد تا بزودی آن را طبخ نماید. ۷ 7
Pastaj Abrahami shkoi në kopenë e bagëtive, zgjodhi një viç të njomë dhe të mirë, ia dha një shërbyesi dhe nxitoi ta përgatisë.
پس کره و شیر وگوساله‌ای را که ساخته بود، گرفته، پیش روی ایشان گذاشت، و خود در مقابل ایشان زیردرخت ایستاد تا خوردند. ۸ 8
Mori pastaj gjizë, qumësht dhe viçin që kishte përgatitur dhe i vuri para tyre; ndërsa ata hanin, ai qëndroi më këmbë pranë tyre poshtë pemës.
به وی گفتند: «زوجه ات ساره کجاست؟» گفت: «اینک درخیمه است.» ۹ 9
Pastaj ata i thanë atij: “Ku është Sara, gruaja jote?”. Abrahami u përgjegj: “Éshtë atje në çadër”.
گفت: «البته موافق زمان حیات، نزد تو خواهم برگشت، و زوجه ات ساره را پسری خواهد شد.» و ساره به در خیمه‌ای که در عقب اوبود، شنید. ۱۰ 10
Dhe ai tha: “Do të kthehem me siguri vitin e ardhshëm te ti në po këtë kohë; dhe ja Sara, gruaja jote, do të ketë një djalë”. Dhe Sara dëgjonte në hyrje të çadrës, që ishte prapa tij.
و ابراهیم و ساره پیر و سالخورده بودند، و عادت زنان از ساره منقطع شده بود. ۱۱ 11
Por Abrahami dhe Sara ishin pleq, në moshë të kaluar, dhe Sara nuk kishte më të përmuajshmet e grave.
پس ساره در دل خود بخندید و گفت: «آیا بعداز فرسودگی‌ام مرا شادی خواهد بود، و آقایم نیزپیر شده است؟» ۱۲ 12
Prandaj Sara qeshi me veten e saj, duke thënë: “Plakë si jam, a do të kem unë gëzime të tilla, me qënë se vetë zoti im është plak?”.
و خداوند به ابراهیم گفت: «ساره برای چه خندید؟» و گفت: «آیا فی الحقیقه خواهم زایید و حال آنکه پیر هستم؟» ۱۳ 13
Dhe Zoti i tha Abrahamit: “Pse qeshi vallë Sara duke thënë: “A do të lind unë përnjëmend, plakë siç jam?”.
«مگرهیچ امری نزد خداوند مشکل است؟ در وقت موعود، موافق زمان حیات، نزد تو خواهم برگشت و ساره را پسری خواهد شد.» ۱۴ 14
A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin? Në kohën e caktuar, brenda një viti, do të kthehem te ti, dhe Sara do të ketë një bir”.
آنگاه ساره انکار کرده، گفت: «نخندیدم»، چونکه ترسید. گفت: «نی، بلکه خندیدی.» ۱۵ 15
Atëherë Sara mohoi, duke thënë: “Nuk qesha”, sepse pati frikë. Por ai i tha: “Përkundrazi, ke qeshur!”.
پس، آن مردان از آنجا برخاسته، متوجه سدوم شدند، و ابراهیم ایشان را مشایعت نمود. ۱۶ 16
Pastaj ata njerëz u ngritën së andejmi dhe kthyen shikimin e tyre në drejtim të Sodomës; dhe Abrahami ecte bashkë me ta për tu ndarë prej tyre.
و خداوند گفت: «آیا آنچه من می‌کنم ازابراهیم مخفی دارم؟ ۱۷ 17
Dhe Zoti tha: “A do t’ia fsheh unë Abrahamit atë që kam për të bërë,
و حال آنکه از ابراهیم هرآینه امتی بزرگ و زورآور پدید خواهد آمد، وجمیع امت های جهان از او برکت خواهند یافت. ۱۸ 18
mbasi Abrahami duhet të bëhet një komb i madh dhe i fuqishëm dhe tek ai do të bekohen tërë kombet e tokës?
زیرا او را می‌شناسم که فرزندان و اهل خانه خود را بعد از خود امر خواهد فرمود تا طریق خداوند را حفظ نمایند، و عدالت و انصاف را بجاآورند، تا خداوند آنچه به ابراهیم گفته است، به وی برساند.» ۱۹ 19
Unë në fakt e kam zgjedhur, me qëllim që të urdhërojë bijtë e tij dhe shtëpinë e tij të ndjekin pas tij rrugën e Zotit, duke zbatuar drejtësinë dhe barazinë, në mënyrë që Zoti të mund të plotësojë premtimet që i ka dhënë Abrahamit”.
پس خداوند گفت: «چونکه فریاد سدوم و عموره زیاد شده است، و خطایای ایشان بسیار گران، ۲۰ 20
Dhe Zoti tha: “Me qenë se britma që ngrihet nga Sodoma dhe Gomora është e madhe dhe me qenë se mëkati i tyre është shumë i rëndë,
اکنون نازل می‌شوم تا ببینم موافق این فریادی که به من رسیده، بالتمام کرده اندوالا خواهم دانست.» ۲۱ 21
unë do të zbres për të parë nëse kanë bërë me të vërtetë simbas britmës që ka arritur tek unë, në rast të kundërt, do ta mësoj”.
آنگاه آن مردان از آنجابسوی سدوم متوجه شده، برفتند. و ابراهیم درحضور خداوند هنوز ایستاده بود. ۲۲ 22
Pastaj këta njerëz u larguan së andejmi dhe shkuan në drejtim të Sodomës, por Abrahami mbeti ende para Zotit.
و ابراهیم نزدیک آمده، گفت: «آیا عادل را با شریر هلاک خواهی کرد؟ ۲۳ 23
Atëherë Abrahami iu afrua dhe i tha: “Do të zhdukësh të drejtin së bashku me të paudhin?
شاید در شهر پنجاه عادل باشند، آیا آن را هلاک خواهی کرد و آن مکان را بخاطرآن پنجاه عادل که در آن باشند، نجات نخواهی داد؟ ۲۴ 24
Le ta zëmë se ka pesëdhjetë të drejtë në qytet, ti do ta shkatërroje vendin dhe nuk do t’i falje për hir të pesëdhjetë njerëzve të drejtë që banojnë në mes të saj?
حاشا از تو که مثل این کار بکنی که عادلان را با شریران هلاک سازی و عادل و شریر مساوی باشند. حاشا از تو آیا داور تمام جهان، انصاف نخواهد کرد؟» ۲۵ 25
Mos e bëj këtë gjë, të shkaktosh vdekjen e të drejtit bashkë me atë të të paudhit, kështu që i drejti të trajtohet si i paudhi. Larg teje një mendim i tillë! Gjykatësi i tërë tokës a nuk ka për të bërë drejtësi?”.
خداوند گفت: «اگر پنجاه عادل در شهر سدوم یابم هر آینه تمام آن مکان را به‌خاطر ایشان رهایی دهم.» ۲۶ 26
Zoti tha: “Në rast se gjej në qytetin e Sodomës pesëdhjetë njerëz të drejtë, unë do ta fal tërë vendin për hir të tyre”.
ابراهیم در جواب گفت: «اینک من که خاک و خاکستر هستم جرات کردم که به خداوند سخن گویم. ۲۷ 27
Atëherë Abrahami rifilloi dhe tha: “Ja, marr guximin t’i flas Zotit, megjithëse unë nuk jam veçse pluhur dhe hi.
شاید از آن پنجاه عادل پنج کم باشد، آیا تمام شهر را بسبب پنج، هلاک خواهی کرد؟» گفت: «اگر‌چهل و پنج در آنجا یابم، آن را هلاک نکنم.» ۲۸ 28
Ta zëmë se atyre pesëdhjetë të drejtëve u mungojnë pesë, a do ta shkatërroje tërë qytetin për pesë veta më pak?”. Zoti u përgjigj: “Po të gjej dyzet e pesë, nuk do ta shkatërroj”.
بار دیگر بدو عرض کرده، گفت: «هر گاه در آنجا چهل یافت شوند؟» گفت: «به‌خاطر چهل آن را نکنم.» ۲۹ 29
Abrahami vazhdoi t’i flasë dhe tha: “Ta zëmë se në qytet ndodhen dyzet?”. Zoti u përgjigj: “Nuk do ta bëj për hir të dyzetëve”.
گفت: «زنهار غضب خداوند افروخته نشود تاسخن گویم، شاید در آنجا سی پیدا شوند؟» گفت: «اگر در آنجا سی یابم، این کار را نخواهم کرد.» ۳۰ 30
Atëherë Abrahami i tha: “Oh, të mos zemërohet Zoti, dhe unë do të flas. Po sikur në qytet të ketë tridhjetë prej tyre?”. Zoti u përgjigj: “Nuk do ta bëj, po të gjej tridhjetë”.
گفت: «اینک جرات کردم که به خداوندعرض کنم. اگر بیست در آنجا یافت شوند؟» گفت: «به‌خاطر بیست آن را هلاک نکنم.» ۳۱ 31
Dhe Abrahami i tha: “Ja, marr guximin t’i flas Zotit. Ta zëmë se në qytet gjenden njëzet?”. Zoti iu përgjigj: “Nuk do ta shkatërroj për hir të të njëzetëve”.
گفت: «خشم خداوند، افروخته نشود تا این دفعه را فقط عرض کنم، شاید ده در آنجا یافت شوند؟» گفت: «به‌خاطر ده آن را هلاک نخواهم ساخت.» ۳۲ 32
Dhe Abrahami i tha: “Oh, të mos zemërohet Zoti dhe unë do të flas edhe vetëm këtë herë. Sikur në qytet të ketë dhjetë prej tyre?”. Zoti u përgjegj: “Nuk do ta shkatërroj për hir të të dhjetëve”.
پس خداوند چون گفتگو را با ابراهیم به اتمام رسانید، برفت و ابراهیم به مکان خویش مراجعت کرد. ۳۳ 33
Sa mbaroi së foluri me Abrahamin, Zoti u largua. Dhe Abrahami u kthye në banesën e tij.

< پیدایش 18 >