< Ii Paralipomenon 12 >

1 Cumque roboratum fuisset regnum Roboam et confortatum, dereliquit legem Domini, et omnis Israel cum eo.
Mbas forcimit të mbretërisë dhe të pushtetit të tij, Roboami braktisi ligjin e Zotit bashkë me tërë Izraelin.
2 Anno autem quinto regni Roboam, ascendit Sesac rex Ægypti in Ierusalem (quia peccaverant Domino)
Në vitin e pestë të mbretit Roboam, Shishaku, mbret i Egjiptit, doli kundër Jeruzalemit (sepse ata kishin kryer mëkate kundër Zotit),
3 cum mille ducentis curribus, et sexaginta millibus equitum: nec erat numerus vulgi quod venerat cum eo ex Ægypto, Libyes scilicet, et Troglodytæ, et Æthiopes.
me njëmijë e dyqind qerre dhe gjashtëdhjetë mijë kalorës; dhe bashkë me të erdhi nga Egjipti një popull i pallogaritshëm: Libianë, Sukej dhe Etiopias.
4 Cepitque civitates munitissimas in Iuda, et venit usque in Ierusalem.
Ai pushtoi qytetet e fortifikuara që ishin pronë e Judës dhe arriti deri në Jeruzalem.
5 Semeias autem propheta ingressus est ad Roboam, et principes Iuda, qui congregati fuerant in Ierusalem, fugientes Sesac, dixitque ad eos: Hæc dicit Dominus: Vos reliquistis me, et ego reliqui vos in manu Sesac.
Atëherë profeti Shemajah shkoi te Roboami dhe te krerët e Judës, që ishin mbledhur në Jeruzalem nga frika e Shishakut, dhe u tha atyre: “Kështu thotë Zoti: “Ju më kini braktisur, prandaj edhe unë ju braktis në duart e Shishakut””.
6 Consternatique principes Israel et rex dixerunt: Iustus est Dominus.
Atëherë princat e Izraelit dhe mbreti u përulën dhe thanë: “Zoti është i drejtë”.
7 Cumque vidisset Dominus, quod humiliati essent, factus est sermo Domini ad Semeiam, dicens: Quia humiliati sunt, non disperdam eos, daboque eis pauxillum auxilii, et non stillabit furor meus super Ierusalem per manum Sesac.
Kur Zoti pa që ata ishin përulur, fjala e Zotit iu drejtua Shemajahut, duke i thënë: “Me qenë se ata u përulën, unë nuk do t’i shkatërroj, por do t’ju jap pas pak çlirimin dhe zemërimi im nuk do të kthehet kundër Jeruzalemit nëpërmjet Shishakut.
8 Verumtamen servient ei, ut sciant distantiam servitutis meæ, et servitutis regni terrarum.
Megjithatë do t’i nënshtrohen atij, kështu do të njohin nga përvoja ç’do të thotë të më shërbesh mua dhe t’u shërbesh mbretërive të kombeve”.
9 Recessit itaque Sesac rex Ægypti ab Ierusalem, sublatis thesauris domus Domini, et domus regis, omniaque secum tulit, et clypeos aureos, quos fecerat Salomon,
Kështu Shishaku, mbret i Egjiptit, u sul kundër Jeruzalemit dhe mori me vete thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror; mori me vete çdo gjë; mori edhe mburojat prej ari që kishte bërë Salomoni.
10 pro quibus fecit rex æneos, et tradidit illos principibus scutariorum, qui custodiebant vestibulum palatii.
Dhe në vend të tyre mbreti Roboam bëri mburoja prej bronzi dhe ua besoi ruajtjen e tyre kapitenëve të rojeve që ruanin portën e shtëpisë së mbretit.
11 Cumque introiret rex domum Domini, veniebant scutarii, et tollebant eos, iterumque referebant eos ad armamentarium suum.
Sa herë që mbreti hynte në shtëpinë e Zotit, rojet shkonin dhe i merrnin dhe pastaj i çonin përsëri në sallën e rojeve.
12 Verumtamen quia humiliati sunt, aversa est ab eis ira Domini, nec deleti sunt penitus: siquidem et in Iuda inventa sunt opera bona.
Me qenë se Roboami ishte përulur, zemërimi i Zotit u hoq nga ai dhe nuk e shkatërroi plotësisht; në Judë kishte akoma gjëra të mira.
13 Confortatus est ergo rex Roboam in Ierusalem, atque regnavit: quadraginta autem et unius anni erat cum regnare cœpisset, et decem et septem annis regnavit in Ierusalem, urbe, quam elegit Dominus, ut confirmaret nomen suum ibi, de cunctis tribubus Israel: nomen autem matris eius Naama Ammanitis.
Kështu mbreti Roboam u përforcua në Jeruzalem dhe vazhdoi të mbretërojë. Kur filloi të mbretërojë, Roboami ishte dyzet e një vjeç, dhe mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem, qyteti që Zoti
14 Fecit autem malum, et non præparavit cor suum ut quæreret Dominum.
Ai veproj keq, sepse nuk u vu me zemrën e tij në kërkim të Zotit.
15 Opera vero Roboam prima et novissima scripta sunt in Libris Semeiæ prophetæ, et Addo Videntis, et diligenter exposita: pugnaveruntque adversum se Roboam, et Ieroboam cunctis diebus.
Bëmat e Roboamit, nga të parat deri në të fundit, a nuk janë vallë të shkruara në analet e profetit Shemajah dhe të shikuesit Ido, sipas gjenealogjive? Pati luftra të vazhdueshme midis Roboamit dhez Jeroboamit.
16 Et dormivit Roboam cum patribus suis, sepultusque est in Civitate David. Et regnavit Abia filius eius pro eo.
Pastaj Roboami pushoi bashkë me etërit e tij dhe u varros në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Abijahu.

< Ii Paralipomenon 12 >