< マタイの福音書 9 >

1 イエズス小舟に乗り、湖を渡りて己が町に至り給ひしに、
Dhe ai, pasi hipi në barkë, kaloi në bregun tjetër dhe erdhi në qytetin e vet.
2 折しも人々、牀に臥せる癱瘋者を差出だしければ、イエズス彼等の信仰を見て癱瘋者に曰ひけるは、子よ、頼もしかれ、汝の罪赦さる、と。
Dhe ja, iu paraqit një paralitik i shtrirë në vig; dhe Jezusi, kur pa besimin që kishin ata, i tha paralitikut: “Merr zemër, o bir, mëkatet e tua të janë falur!”
3 折しも或律法學士等心の中に、彼は冒涜の言を吐けり、と謂ひしが、
Atëherë disa skribë thanë me vete: “Ky po blasfemon!”.
4 イエズス彼等の心を見抜きて曰ひけるは、汝等何ぞ心に惡き事を思ふや。
Por Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, tha: “Pse mendoni gjëra të mbrapështa në zemrat tuaja?
5 汝の罪赦さると云ふと、起きて歩めと云ふと孰か易き。
Në fakt, ç’është më e lehtë, të thuash: “Mëkatet e tua të janë falur”, apo: “Çohu dhe ec”?
6 然て、人の子地に於て罪を赦すの権あることを汝等に知らせん、とて癱瘋者に向ひ、起きよ、牀を取りて己が家に往け、と曰ひしかば、
Tani, që ta dini se Biri i njeriut ka autoritet në tokë të falë mëkatet: Çohu (i tha paralitikut), merr vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde”.
7 彼起きて家に往けり。
Dhe ai u çua dhe shkoi në shtëpinë e vet.
8 群衆之を見て畏れ、斯る権能を人に賜ひたる神に光榮を歸したり。
Turmat, kur e panë këtë, u çuditën dhe lëvdonin Perëndinë, që u kishte dhënë pushtet të tillë njerëzve.
9 イエズス此處を出で給ふ時、マテオと名くる人の収税署に坐せるを見て、我に從へ、と曰ひしかば彼起ちて從へり。
Pastaj Jezusi, duke shkuar tutje, pa një burrë që rrinte në doganë, i quajtur Mate, dhe i tha: “Ndiqmë!”. Dhe ai u çua dhe e ndoqi.
10 斯てイエズス其家に食に就き給ふ折しも、税吏罪人多く來りて、イエズス及弟子等と共に坐しければ、
Dhe ndodhi që, kur Jezusi u ul në tryezë në shtëpi, erdhën shumë tagrambledhës dhe mëkatarë dhe u ulën në tryezë bashkë me të dhe me dishepujt e tij.
11 ファリザイ人等見て弟子等に云ひけるは、汝等の師は何故税吏罪人と食を共にするぞ、と。
Farisenjtë, kur e panë këtë, u thanë dishepujve të tij: “Pse Mësuesi juaj ha bukë me tagrambledhësit dhe me mëkatarët?”.
12 イエズス聞きて曰ひけるは、醫者を要するは健なる人に非ずして病める人なり。
Jezusi, mbasi i dëgjoi, u tha atyre: “Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët.
13 汝等往きて「我が好むは憫なり、犠牲に非ず」とは何の謂なるかを學べ。夫我來りしは義人を召ぶ為に非ず、罪人を召ぶ為なり、と。
Tani shkoni dhe mësoni ç’do të thotë: “Unë dua mëshirë dhe jo flijime”. Sepse unë nuk erdha për të thirrur në pendim të drejtët, por mëkatarët”.
14 時にヨハネの弟子等、イエズスに近づきて云ひけるは、我等とファリザイ人とは屡断食するに、汝の弟子等は何故に断食せざるぞ。
Atëherë iu afruan dishepujt e Gjonit dhe i thanë: “Pse ne dhe farisenjtë agjërojmë shpesh, ndërsa dishepujt e tu nuk agjërojnë?”.
15 イエズス彼等に曰ひけるは、新郎の介添、豈新郎の己等と共に在る間に哀しむを得んや、然れど新郎の彼等より奪はるる日來らん、其時には断食せん。
Dhe Jezusi u tha atyre: “A mund të mbajnë zi dasmorët, ndërsa dhëndërri është midis tyre? Por do të vijë koha kur do t’ua marrin dhëndërrin dhe atëherë ata do të agjërojnë.
16 生布の片を以て古き衣服を補ぐ人は非ず、其は其片衣服を割きて、破益大なればなり。
Askush nuk vë një copë prej stofi të ri mbi një petk të vjetër, sepse kështu arna bie dhe grisja bëhet më e madhe.
17 又新しき酒を古き皮嚢に盛る者はあらず、然せば皮嚢破れ酒流れて、嚢も亦廃らん、新しき酒は新しき皮嚢に盛り、斯て兩ながら保つなり、と。
Dhe as nuk shtihet vera e re në kacekë të vjetër; përndryshe kacekët shpohen, vera derdhet dhe kacekët humbin; por shtihet vera e re në kacekë të rinj, kështu që ruhen të dy”.
18 イエズス是等の事を語り給へる折しも、一人の司近づき拝して云ひけるは、主よ、我女今死せり、然れど來りて彼に按手し給へ、然らば活きん、と。
Ndërsa Jezusi u thoshte këto, iu afrua një nga krerët e sinagogës, ra përmbys para tij, dhe i tha: “Sapo më vdiq vajza, por eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të jetojë”.
19 イエズス起ちて是に從ひ給ひ、弟子等も從行きけるに、
Dhe Jezusi u ngrit dhe e ndoqi bashkë me dishepujt e tij.
20 折しも血漏を患へること十二年なる女、後より近づきてイエズスの衣服の総に触れたり、
Dhe ja një grua, e cila vuante prej dymbëdhjetë vjetësh nga një fluks gjaku, iu afrua nga mbrapa dhe i preku cepin e rrobes së tij.
21 其は其衣服に触れだにせば我痊えん、と心に思ひ居たればなり。
Sepse thoshte me vete: “Po të prek vetëm rroben e tij, do të shërohem”.
22 イエズス回顧りて之を見給ひ、女よ、頼もしかれ、汝の信仰汝を醫せり、と曰ふや、女、即時に痊えたり。
Jezusi u kthye, e pa dhe tha: “Merr zemër, o bijë; besimi yt të ka shëruar”. Dhe që në atë çast gruaja u shërua.
23 イエズス司の家に至り、笛手と囂げる群衆とを見て、
Kur Jezusi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës dhe pa fyelltarët dhe turmën që zhurmonte,
24 汝等退け、女は死したるに非ず、寝たるなり、と曰ひければ、人々彼を哂へり。
u tha atyre: “Largohuni, sepse vajza nuk ka vdekur, por fle”. Dhe ata e përqeshnin.
25 群衆の出されし後、イエズス入りて其手を取り給ひしかば、女起きたり、
Pastaj, kur turmën e nxorën jashtë, ai hyri, e zuri për dore vajzën dhe ajo u ngrit.
26 斯て此名聲洽く其地に播れり。
Fama e kësaj u përhap në mbarë atë vend.
27 イエズス此處を去り給ふに、二人の瞽者、ダヴィドの裔よ、我等を憐み給へ、と叫びつつ從ひしが、
Dhe ndërsa Jezusi po largohej prej andej, dy të verbër e ndiqnin duke bërtitur dhe duke thënë: “Ki mëshirë për ne, Bir i Davidit!”.
28 イエズス家に至り給ひし時、瞽者等近づきしかば、彼等に曰ひけるは、我之を汝等に為すことを得と信ずるか、と。彼等、主よ、然り、と答へければ、
Kur arriti në shtëpi, të verbërit iu afruan dhe Jezusi u tha atyre: “A besoni ju se unë mund ta bëj këtë gjë?”. Ata iu përgjigjën: “Po, o Zot”.
29 イエズス手を其目に触れて、其信仰の儘に汝等に成れ、と曰ふや、
Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: “U bëftë sipas besimit tuaj”.
30 彼等の目開けたり。イエズス厳しく彼等を戒めて、人に知れざる様慎め、と曰ひしかど、
Dhe atyre iu hapën sytë. Pastaj Jezusi i urdhëroi rreptësisht duke thënë: “Ruhuni se mos e merr vesh njeri”.
31 彼等出て、洽く其地にイエズスの噂を言弘めたり。
Por ata, sapo dolën, e përhapën famën e tij në mbarë atë vend.
32 彼等の出でたる折しも、人々惡魔に憑かれたる一人の唖者をイエズスに差出ししかば、
Dhe, kur ata po dilnin, i paraqitën një burrë memec dhe të demonizuar.
33 惡魔逐払はれて唖者言ひ、群衆感嘆して、斯る事は曾てイスラエルの中に顕れし事なし、と云ひしかど、
Dhe, mbasi e dëboi demonin, memeci foli dhe turmat u çuditën dhe thanë: “Nuk është parë kurrë një gjë e tillë në Izrael”.
34 ファリザイ人等は、彼が惡魔を逐払ふは惡魔の長に籍るなり、と云ひ居れり。
Por farisenjtë thonin: “Ai i dëbon demonët me ndihmën e princit të demonëve!”.
35 第四款 イエズス及使徒等のガリレア布教 イエズス諸の町村を歴巡り、其會堂に教を説き、[天]國の福音を宣べ、且諸の病、諸の患を醫し居給ひしが、
Dhe Jezusi kalonte nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat, duke i mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje e çdo lëngatë në popull.
36 群衆を見て、其難みて牧者なき羊の如く臥せるを憐み給へり。
Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari.
37 然て弟子等に曰ひけるは、収穫は多けれども働く者は少し、
Atëherë ai u tha dishepujve të vet: “E korra është me të vërtetë e madhe, por punëtorët janë pak.
38 故に働く者を其収穫に遣はさん事を、収穫の主に願へ、と。
Lutjuni, pra, Zotit të të korrave, të dërgojë punëtorë në të korrat e tij”.

< マタイの福音書 9 >