< マルコの福音書 4 >

1 然て再び湖辺にて教へ始め給ひしが、群衆夥しく其許に集りしかば、イエズスは湖に泛べる船に乗りて座し給ひ、群衆は、皆岸に沿ひて陸に居れり。
Pastaj nisi përsëri të mësojë në breg të detit; dhe rreth tij u mblodh një turmë aq e madhe, sa që ai hyri në barkë dhe rrinte ulur në det, ndërsa gjithë turma ishte në tokë pranë detit.
2 斯て喩を以て多くの事を教へ給ひしが、其教の中に曰ひけるは、
Dhe ai u mësonte atyre shumë gjëra në shëmbëlltyra, dhe u thoshte atyre në mësimin e tij:
3 汝等聴け。種播く者播かんとて出でしが、
“Dëgjoni! Ja, doli mbjellësi të mbjellë.
4 播く時、或種は路傍に落ちしかば、空の鳥來りて之を啄めり。
Dhe ndodhi që kur hidhte farën, një pjesë e farës ra gjatë rrugës dhe zogjtë e qiellit erdhën dhe e hëngrën.
5 或種は土少き磽地に落ちしに、土の深からざるによりて直に萌出でたれども、
Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë dhe dhe mbiu menjëherë, sepse s’kishte një tokë të thellë.
6 日出づるや灼けて、根なきが故に枯れたり。
Por, kur doli dielli, u dogj; dhe me që nuk kishte rrënjë, u tha.
7 或種は茨の中に落ちしに、茨長ちて之を蔽塞ぎたれば、果を結ばざりき。
Një pjesë tjetër ra midis ferrave; ferrat u rritën, e mbyten dhe nuk dha fryt.
8 或種は沃壌に落ちしかば、穂出でて實り立ち、一は三十倍、一は六十倍、一は百倍を生じたり。
Një pjesë tjetër ra në tokë të mirë, dhe solli frut që rritej, dhe u zhvillua për të dhënë njëra tridhjetë, tjetra gjashtëdhjetë dhe tjetra njëqind”.
9 又曰ひけるは、聞く耳を有てる人は聞け、と。
Pastaj ai u tha atyre: “Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!”.
10 イエズス獨居給ふ時、共に在りし十二人、此喩を問ひしかば、
Tani kur ishte vetëm, ata që i rrinin përreth bashkë me të dymbëdhjetët e pyetën për shëmbëlltyrën.
11 彼等に曰ひけるは、汝等は神の國の奥義を知る事を賜はりたれど、外の人は何事も喩を以てせらる、
Dhe ai u tha atyre: “Juve u është dhënë të njihni misterin e mbretërisë së Perëndisë; kurse atyre që janë përjashta të gjitha këto jepen me shëmbëlltyra,
12 彼等は見て見ゆれども認らず、聞きて聞ゆれども暁らず、是立還りて其罪を赦さるる事なからん為なり。
që: “Duke parë, të shohin, por të mos vën re; edhe duke dëgjuar, të dëgjojnë, por të mos kuptojnë, se mos pendohen dhe mëkatet u falen””.
13 又彼等に曰ひけるは、汝等此喩を知らざるか、然らば如何にしてか、諸の喩を暁らん。
Pastaj u tha atyre: “Nuk e kuptoni këtë shëmbëlltyrë? Po atëhere si do t’i kuptoni të gjitha shëmbëlltyrat e tjera?
14 種捲く者は言を捲くなり、
Mbjellësi mbjell fjalën.
15 言捲かるる時路傍に落ちたるものは、人之を聞きたるにサタン忽來りて其心に捲かれたる言を奪ふものなり。
Ata gjatë rrugës janë ata në të cilët mbillet fjala; por pasi e kanë dëgjuar atë, vjen menjëherë Satanai dhe ua heq fjalën e mbjellë në zemrat e tyre.
16 磽地に捲かれたるものは、同じく言を聞き、直に喜びて之を受くれども、
Po ashtu ata që e marrin farën mbi nje gurishte janë ata që, kur e kanë dëgjuar fjalën, e pranojnë menjëherë me gëzim;
17 己に根なく、暫時のみにして、軈て言の為に、困難と迫害と起れば、忽躓くものなり。
por nuk kanë rrënjë në vetvete, dhe janë të përkohshëm; dhe kur vjen mundimi ose përndjekja për shkak të fjalës, skandalizohen menjëherë.
18 又茨の中に撒かれたるものあり、是等は言を聞くと雖、
Ata përkundrazi të cilët e marrin farën midis ferrave, janë ata që e dëgjojnë fjalën,
19 此世の心勞、富の惑、其他の諸欲入來りて、言を蔽塞ぎ、遂に實らざるに至る。 (aiōn g165)
por shqetësimet e kësaj bote, mashtrimet e pasurisë dhe lakmitë për gjëra të tjera që hynë, e mbyten fjalën dhe ajo bëhet e pafrytshme. (aiōn g165)
20 沃壌に撒かれたるものは、言を聞きて之を受け、或いは三十倍或は六十倍或は百倍の果を結ぶものなり。
Kurse ata që e morën farën në tokë të mirë, janë ata që e dëgjojnë fjalën, e pranojnë dhe japin fryt: një tridhjetë, tjetri gjashtëdhjetë dhe tjetri njëqind”.
21 又彼等に曰ひけるは、燈を持來るは、枡の下或は寝台の下に置かん為なるか、燭台の上に載せん為に非ずや、
Pastaj u tha atyre: “A merret vallë llamba për ta vënë nën babunë ose nën shtrat? A nuk vihet mbi dritëmbajtësen?
22 即何事も隠されて顕れざるはなく、密にせられて遂に公に出でざるはなし。
Sepse nuk ka asgjë të fshehtë që të mos zbulohet, as kurrgjë sekrete që të mos dalin në dritë.
23 聞く耳を有てる人は聞け。
Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!”
24 又彼等に曰ひけるは、汝等聞く所を慎め。汝等の量りたる量にて自らも量られ、而も更に加へられん、
Dhe u tha atyre: “Vini re atë që dëgjoni. Me atë masë që ju matni, do t’iu matet juve; edhe juve që dëgjoni do t’iu jepet edhe më.
25 其は有てる人は尚與へられ、有たざる人は其有てる所をも奪はるべければなり。
Sepse atij që ka, do t’i jepet, por atij që s’ka, do t’i merret edhe ajo që ka.
26 又曰ひけるは、神の國は、恰人が地に種を蒔くが如し。
Tha akoma: “Mbretëria e Perëndisë është si një njeri që hedh farën në dhe.
27 夜晝寝起して知らざる間に、其種萌出でて生長す、
Dhe natën dhe ditën, ndërsa ai fle dhe çohet, fara mbin dhe rritet, pa e ditur ai se si.
28 即地は自然に果を生じ、先苗、次に穂、次に穂に充てる麦を生じ、
Sepse dheu prodhon vetvetiu më parë kërcellin, pastaj kallirin, dhe më në fund kallirin plot me kokrra.
29 既に實りて収穫の時至れば、直に鎌を入るるなり。
Dhe kur fryti piqet, menjëherë korrësi i vë drapërin, sepse erdhi koha e korrjes.
30 又曰ひけるは、我等神の國を何に擬へ、如何なる譬を以て喩へんか。
Edhe tha: Me se ta krahasojmë mbretërinë e Perëndisë? Ose me çfarë shëmbëlltyre ta paraqesim?
31 是一粒の芥種の如し。地に播かるる時は地上の有ゆる種よりも小けれども、
Ajo i ngjan farës së sinapit, që, kur është mbjellë në dhe, është më e vogla nga të gjitha farërat që janë mbi dhe;
32 播かれたる後は育ちて、長ちて萬の野菜より大きく、大いなる枝を生じて、空の鳥其蔭に栖むを得るに至る、と。
por, pasi mbillet, rritet dhe bëhet më e madhe se të gjitha barishtet; dhe lëshon degë aq të mëdha, sa zogjtë e qiellit mund të gjejnë strehë nën hijen e saj”.
33 イエズスは、人々の聞き得るに應じて、斯る多くの喩を以て教を語り給ひ、
Dhe me shumë shëmbëlltyra të tilla, u shpallte atyre fjalën, ashtu si ata ishin në gjendje ta kuptojnë.
34 喩なくして人に語り給ふ事あらざりしが、弟子等には何事をも、別に解釈し居給へり。
Dhe nuk u fliste atyre pa shëmbëlltyra, ndërsa dishepujve të tij, veçmas, u shpjegonte çdo gjë.
35 其日、暮に及びて、イエズス弟子等に、我等彼方の岸に渡らん、と曰ひしかば、
Tani po atë ditë, si u ngrys, u tha atyre: “Kalojmë te bregu matanë!
36 彼等は群衆を去らしめ、イエズスを船に居給へる儘に乗せ往き、他の船等も是に伴ひたりき。
Dhe dishepujt, si e nisën popullin, e morrën me vete Jezusin, ashtu si ishte, në barkë. Me të ishin edhe disa barka të tjera të vogla.
37 時に大風起りて、浪は船に打入り、船中に満つるに至りしが、
Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo po mbushej.
38 イエズスは艫の方に枕して寝ね給へるを、弟子等呼起して云ひけるは、師よ、我等の亡ぶるを顧み給はざるか、と。
Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk. Ata e zgjuan dhe i thanë: “Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund?”.
39 イエズス起きて風を戒め、又海に向ひて、黙せよ、静まれ、と曰ひしかば、風息みて大凪となれり。
Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: “Pusho dhe fashitu!”. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe.
40 又彼等に曰ひけるは、汝等何故に怖るるぞ、未信仰を有たざるか、と。
Atëherë u tha atyre: “Pse jeni ju aq frikacakë? Vallë, si nuk keni besim?”.
41 彼等怖るる事甚しく、是は何人ぞや、風も湖もこれに從ふよ、と語合ひ居たり。
Dhe ata i zuri një frikë e madhe dhe i thoshnin njëritjetrit: “Vallë, kush është ky, që po i binden edhe era edhe deti?”.

< マルコの福音書 4 >