< マルコの福音書 12 >

1 イエズス、喩を以て彼等に語出で給ひけるは、或人葡萄畑を造りて、籬を環らし、酒醡を堀り、物見台を設け之を小作人に貸して遠方へ旅立ちしが、
Pastaj ai filloi t’u flasë me shëmbëlltyra: “Një njeri mbolli një vresht, e thuri me gardh, gërmoi një vend për të shtrydhur rrushin, ndërtoi një kullë dhe ua besoi disa vreshtarëve dhe pastaj shkoi larg.
2 季節に至り、小作人より葡萄畑の果を受取らしめんとて、一人の僕を彼等に遣はししに、
Në kohën e të vjelave dërgoi shërbëtorin te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të frutave të vreshtit.
3 小作人等之を捕へて打ち、空手にて逐歸せり。
Por ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen duarbosh.
4 再他の僕を遣はししに、彼等又其頭を傷け、大に之を辱めたり。
Ai u nisi përsëri një shërbëtor tjetër, por ata, mbasi e gjuajtën me gurë, e plagosën në kokë dhe e kthyen të turpëruar.
5 更に他の僕を遣はししに、彼等之をも殺し、尚其他數人の[使]をも、或は打ち或は殺せり。
Përsëri dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Më pas dërgoi shumë të tjerë dhe nga këta disa i rrahën, të tjerët i vranë.
6 爰に尚一人の最愛の子ありければ、彼等我子をば敬ふならん、とて最後に之をも遣はししに、
I ngeli edhe një për të dërguar: birin e tij të dashur. Më së fundi ua dërgoi edhe atë duke thënë: “Për djalin tim do të kenë respekt”.
7 小作人等語合ひけるは、是相続人なり、いざ來れかし彼を殺さん、然らば家督は我等の有と成るべし、と。
Por ata vreshtarë i thanë njeri tjetrit: “Ky është trashëgimtari, ejani ta vrasim dhe do të na mbesë trashëgimia”.
8 乃ち捕へて之を殺し、葡萄畑の外に擲てり。
Dhe e kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit.
9 然れば葡萄畑の主如何に之を處分せんか。彼は當に來りて、小作人等を打亡ぼし、葡萄畑を他人に貸與ふべし。
Çfarë do të bëjë, pra, i zoti i vreshtit? Ai do të vijë dhe do t’i shfarosë vreshtarët dhe vreshtin do t’ua japë të tjerëve.
10 汝等未此[聖]書を読まざるか、即「家を建つる人々の棄てし石は、隅の首石と為られたり。
Po a nuk e keni lexuar këtë shkrim: “Guri, që ndërtuesit e hodhën poshtë, u bë guri i qoshes.
11 是は主の手に為されし事にて、我等の目には不思議なり」とあるなり、と。
Kjo është bërë nga Zoti dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tanë”?”.
12 司祭長律法學士等は、イエズスが己等を斥して此喩を語り給ひし事を悟りたれば、之を捕へんと謀りたりしも、群衆を懼れたり。斯て遂に彼を舍きて去りしが、
Atëherë ata kërkuan ta kapin, sepse kuptuan se ai e kishte thënë atë shëmbëlltyrë kundër tyre; por kishin frikë nga turma; dhe e lanë e ikën.
13 言質を捉へん為に、ファリザイ人とヘロデの徒との中より、或人々をイエズスの許に遣はししに、彼等至りて是に云ひけるは、師よ、汝が眞實にして誰をも憚らざることは我等之を知る、其は人の面を見ず、眞理によりて神の道を教へ給へばなり。
Pastaj i dërguan disa farisenj dhe herodianë për ta zënë në gabim në fjalë.
14 セザルには税を納むべきか、又は之を納めざるべきか、と。
Këta erdhën dhe i thanë: “Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë pa pyetur për njeri, sepse nuk merr parasysh dukjen e njerëzve, por u mëson udhën e Perëndisë sipas së vërtetës. A është e ligjëshme t’i paguhet taksa Cezarit apo jo? Duhet t’ia paguajmë apo jo?
15 イエズス彼等の狡猾を知りて、汝等何ぞ我を試むるや。デナリオを持來りて我に見せよ、と曰ひしかば、
Por ai, duke njohur hipokrizinë e tyre, u tha atyre: “Përse më tundoni? Më sillni një denar që ta shoh!”.
16 彼等之を齎せり。然て曰ひけるは、此像と銘とは誰のなるぞ、と。彼等セザルのなりと云ひしに、
Ata ia prunë. Dhe ai u tha atyre: “E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?”. Ata i thanë: “E Cezarit”.
17 イエズス答へて、然らばセザルの物はセザルに還し、神の物は神に還せ、と曰ひしかば、彼等大いにイエズスを感歎し居たり。
Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “I jepni Cezarit atë që është e Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë”. Dhe ata u çuditën nga ai.
18 復活なしと主張せるサドカイ人等、イエズスの許に至り、問ひて云ひけるは、
Pastaj iu paraqitën disa saducenj, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën duke thënë:
19 師よ、モイゼの我等に書殘しし所によれば、若人の兄弟死して妻を後に遺し、子を遺さざる時は、其兄弟彼が妻を娶りて兄弟の為に子を挙ぐべし、とあり。
“Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vdes vëllai i dikujt dhe e lë gruan pa fëmijë, vëllai i tij duhet të martohet me të venë për t’i lindur pasardhës vëllait të tij.
20 然るに兄弟七人ありて、兄妻を娶り子を遺さずして死し、
Tani ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.
21 其次の者之を娶りて亦子を遺さずして死し、第三の者も亦斯の如くにして、
E mori, pra, i dyti, por edhe ky vdiq pa lënë fëmijë; po kështu i treti.
22 七人同じ様に之を娶りしかど、子を遺さず、最後に婦も亦死せり。
Që të shtatë e morën për grua dhe vdiqën pa lënë fëmijë. E fundit, pas të gjithëve, vdiq edhe gruaja.
23 斯て復活の時彼等復活せば、彼婦は誰の妻となるべきか、其は七人皆之を娶りたればなり、と。
Në ringjallje, pra, kur të ringjallen, gruaja e kujt do të jetë ajo? Sepse që të shtatë e patën grua”.
24 イエズス答へて曰ひけるは、汝等は聖書をも神の能力をも知らざるが故に誤れるに非ずや。
Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: “A nuk është pikërisht për këtë që jeni në gabim, sepse nuk i njihni as shkrimet as pushtetin e Perëndisë?
25 蓋死者の中より復活したらん時には、娶らず嫁がず天に於る天使等の如し。
Sepse kur njerëzit do të ringjallen së vdekuri, as do të martohen as do të martojnë, por do të jenë si engjëjt në qiell.
26 汝等死者の復活する事に就きては、モイゼの書中、荊棘の篇に神が彼に曰ひし所を読まざりしか、即曰へらく「我はアブラハムの神、イザアクの神ヤコブの神なり」と、
Sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk keni lexuar në librin e Moisiut se si foli Perëndia nga ferrishta duke thënë: “Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit”?
27 死者の神には非ず、生者の神にて在す。然れば汝等大いに誤れり、と。
Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por Perëndia i të gjallëve. Ju, pra, po gaboni shumë”.
28 一人の律法學士は、サドカイ人等の論じ合へるを聞き、イエズスの善く彼等に答へ給ひしを見て、是に近づき、凡ての掟の中、第一なるものは孰ぞ、と問ひしに、
Atëherë një nga skribët që e kishte dëgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se ai u ishte përgjigjur mirë, iu afrua dhe e pyeti: “Cili është i pari i të gjithë urdhërimeve?”.
29 イエズス答へて曰ひけるは、凡ての掟の中第一なるものは即、「イスラエルよ聴け、主なる汝の神は唯一の神なり。
Dhe Jezusi u përgjigj: “Urdhërimi i parë i të gjithëve është: “Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot”,
30 汝の心を盡し、魂を盡し、意を盡し、盡して能力を盡して、主なる汝の神を愛すべし」と、是第一の掟なり。
dhe: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!”. Ky është i pari urdhërim.
31 第二も是に同じく、「汝の近き者を己の如く愛すべし」と是なり。是等より大いなる掟は他に在る事なし、と。
Dhe i dyti i ngjan këtij: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten”. Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta”.
32 律法學士云ひけるは、善し、師よ、汝の曰へる所は眞なり。實に神は唯一にして、彼の外他の[神]なし。
Atëherë skribi i tha: “Mirë, Mësues. The, sipas së vërtetës, se ka vetëm një Perëndi dhe s’ka asnjë tjetër përveç tij;
33 又心を盡し、智恵を盡し、魂を盡し、力を盡して之を愛すべし、又近き者を己の如く愛するは、凡ての燔祭及犠牲に優れり、と。
dhe ta duash me gjithë zemër, me gjithë mendje, me gjithë shpirt dhe me gjithë forcë, dhe ta duash të afërmin porsi vetvetja vlen më tepër se sa gjithë olokaustet dhe flijimet”.
34 イエズス彼が賢く答へしを見て、汝は神の國に遠からず、と曰ひしが、此後敢てイエズスに問ふ者なかりき。
Dhe Jezusi, duke parë se ai ishte përgjigjur me mend, i tha: “Ti nuk je larg nga mbretëria e Perëndisë”. Dhe kurrkush nuk guxoi më ta pyesë.
35 イエズス[神]殿に於て教へつつ居給ひし時、答へて曰ひけるは、律法學士等は如何ぞキリストをダヴィドの子なりと云ふや。
Dhe Jezusi, duke i mësuar në tempull, tha: “Vallë, si mund të thonë skribët se Krishti është Bir i Davidit?
36 蓋ダヴィド聖霊によりて自ら曰く「主我主に曰へらく、我汝の敵を汝の足台と為すまで、我右に坐せよ」と。
Sepse vetë Davidi, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, tha: “Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, derisa t’i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua”.
37 斯くダヴィド自らキリストを主と稱ふるに、是如何にして其子ならんや、と。夥しき群衆、欣びて之を聞けり。
Vetë Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë vallë bir i tij?”. Dhe pjesa më e madhe e dëgjonte me ëndje.
38 イエズス教を説きて人々に曰ひけるは、律法學士等に用心せよ、彼等は長き袍を着歩く事、衢にて敬禮せらるる事、
Dhe ai u thoshte atyre në doktrinën e vet: “Ruhuni nga skribët, të cilëve u pëlqen të shëtisin me rroba të gjata dhe t’i përshëndetin në sheshe,
39 會堂にて上座を占むる事、宴席にて上席に着く事を好み、
dhe të kenë vendet e para në sinagoga dhe vendet e para në gosti,
40 長き祈に託けて寡婦等の家を食盡すなり。彼等は一入長き審判を受くべし、と。
që i gllabërojnë shtëpitë e të vejave dhe, për t’u dukur, luten gjatë; ata do të marrin një gjykim më të rreptë!”.
41 イエズス、賽銭箱の向に坐して、群衆の銭を投入るる状を眺め居給へるに、富者の多くは多分に投入れたりしが、
Dhe Jezusi u ul përballë arkës së thesarit dhe vërente se njerëzit hidhnin aty denar; shumë të pasur hidhnin shumë.
42 一人の貧しき寡婦來りて、二ミスタ即三厘計を入れしかば、
Erdhi një e ve e varfër dhe hodhi dy monedha të vogla, domethënë një kuadrant.
43 イエズス弟子等を呼集めて曰ひけるは、我誠に汝等に告ぐ、此貧しき寡婦は、賽銭箱に投入れたる凡ての人よりも多く入れたり。
Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranë vetes dhe u tha atyre: “Ju them në të vërtetë se kjo e ve e varfër ka hedhur në thesar më shumë se të gjithë të tjerët.
44 其は凡ての人は、其餘れる中より入れしに、此婦は其乏しき中より、総て有てる物、己が生計の料を悉く入れたればなり、と。
Sepse të gjithë hodhën aty nga teprica e tyre, kurse ajo, me skamjen e vet, hodhi gjithë sa kishte për të jetuar”.

< マルコの福音書 12 >