< ヘブル人への手紙 10 >

1 抑律法は、将來の恵の影のみを有して、事物の眞の像を有せざるが故に、毎年絶えず同じ犠牲を献げて、祭壇に近づく人々を完全ならしむる事は、決して能はざるなり。
Sepse ligji, duke pasur hijen e të mirave që kishin për të ardhur dhe jo figurën vetë të gjërave, nuk mundet kurrë që t’i bëjë të përkryer ata që i afrohen Perëndisë me anë të të njëjtave flijime që ofrohen vazhdimisht vit për vit.
2 然らずんば、祭る人々一旦潔められては、復罪の意識なかるべければ、祭を献ぐる事止むべかりしなり。
Sepse përndryshe do të kishin pushuar t’i ofronin, sepse ata që e ushtrojnë kultin, si të pastroheshin një herë, a nuk do të kishin më asnjë vetëdije për mëkatet?
3 然れど彼祭に於て年々罪を紀念するは、
Por në këto flijime përtërihet çdo vit kujtimi i mëkateve,
4 牡牛と牡山羊との血を以てしては罪を除く事能はざるが故なり。
sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatët.
5 然ればキリスト世に入り給ひし時曰ひけるは、「主よ、犠牲と献物とを否みて肉體を我に備へ給へり、
Prandaj, duke hyrë në botë, ai thotë: “Ti nuk deshe as flijim as mblatë, po bëre gati për mua një trup;
6 燔祭と罪祭とは御心に適はざりしを以て、
ti nuk pëlqeve as olokauste as flijimet për mëkatin.
7 我言へらく、看給へ、巻物の初に我に就きて録したれば、神よ、我は御旨を行はん為に來れり」、と。
Atëherë unë thashë: “Ja, unë po vij; në rotullin e librit është shkruar për mua; për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd””.
8 然て初には、「主よ、犠牲と献物と燔祭と罪祭とを否み給ひて、律法に從ひて献げらるるものは御意に適はざりき」、と曰ひて、
Mbasi tha: “Ti nuk deshe as flijim as mblatë, as olokauste as flijime për mëkatin, që të blatohen sipas ligjit”,
9 後には「神よ、看給へ、我は御旨を行はん為に來れり」、と曰へば、是初の事を廃して其次の事を立て給ふなり、
ai shtoi: “Ja, unë vij për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd”. Ai heq të parën, që të vërë të dytën.
10 此御旨の故にこそ、イエズス、キリストの御體が一度献げられしに由りて、我等は聖と為られしなれ。
Prej këtij vullneti, ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezu Krishtit, që u bë një herë për të gjithë.
11 然て司祭は、総て日々に立ちて聖役を行ひ、何時も罪を除く能はざる同じ犠牲を献ぐれども、
Dhe ndërsa çdo prift rri përdita në këmbë duke shërbyer dhe duke mblatuar shpesh herë të njëjtat flijime, që nuk mund të heqin kurrë mëkatet,
12 此大司祭は罪の為に一の犠牲を献げ給て、限なく神の御右に坐し、
ai, përkundrazi, pasi dha për gjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u vu të rrijë në të djathtën e Perëndisë,
13 斯て敵の己が足台と為られん事を待ち給ふなり。
duke pritur paskëtaj vetëm që armiqtë e tij t’i vihen si ndenjëse për këmbët e tij.
14 其は聖と為られたる人々を、一の献物を以て限なく全うし給ひたればなり、
Sepse, me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur për gjithnjë ata që shenjtërohen.
15 聖霊も亦之を我等に證し給ふ。蓋前には、
Por edhe Fryma e Shenjtë na e dëshmon; sepse, mbasi pat thënë më parë:
16 「主曰はく、彼日の後我が立てんとする約は斯なり、我律法を彼等の心に與へ、之を其精神に録さん」、と曰ひて後、
“Kjo është Besëlidhja që unë do të bëj me ata pas atyre ditëve, thotë Perëndia, unë do t’i shtie ligjet e mia në zemrat e tyre dhe do t’i shkruaj në mendjet e tyre”,
17 「我最早彼等の罪と不義とを記憶せざるべし」、と曰ひしなり。
shton: “Dhe nuk do t’i kujtoj më mëkatet e tyre dhe paudhësitë e tyre”.
18 是等の赦ありたる上は、罪の為の献物は絶えて之ある事なし。
Edhe atje ku ka ndjesë të këtyre gjërave, nuk ka më ofertë për mëkatin.
19 第一款 信仰を保ちて棄教の念に遠ざかるべし 第二編 道義的勧告 第一項 一般に渉る勧告 然れば兄弟等よ、我等はイエズスの御血により、
Duke pasur, pra, o vëllezër, liri të plotë për të hyrë në shenjtërore me anë të gjakut të Jezusit,
20 イエズスの己が肉なる幔を経て我等に開き給ひし、新にして活ける道より聖所に入るべき事を確信し、
me anë të një udhe të re dhe të gjallë që ai përuroi për ne me anë të velit, domethënë të mishit të tij,
21 且神の家を司る大司祭を有する者なれば、
edhe duke pasur një kryeprift mbi shtëpinë e Perëndisë,
22 心を惡き料簡より濯がれ、身を清き水に洗はれて、眞心と完全なる信仰とを以て之に近づき奉り、
le t’i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjës së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar.
23 確乎として我等が希望の宣言を保つべし、約し給ひし者は眞實にて在せばなり。
Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë, sepse besnik është ai që premtoi.
24 又互に顧みて親愛と善業とを相励まし、
Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira,
25 或人々の為馴れたるが如くに集を缺く事なく、寧相勧めて、日の近づくを見るに随ひて愈励むべきなり。
pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.
26 蓋我等既に眞理の知識を受けたる後、故に罪を犯さば、殘る所は最早罪を贖ふ犠牲に非ずして、
Sepse, në qoftë se ne mëkatojmë me dashje mbasi kemi marrë dijeni të së vërtetës, nuk mbetet më asnjë flijim për mëkatet,
27 唯懼る懼る審判を待つ事と、敵對する者を焼盡すべき火の烈しさとのみ。
por vetëm një pritje gjyqi e tmerrshme dhe një e ndezur zjarri që do të përpijë kundërshtarët.
28 モイゼの律法を破りたる人すら、二三人の證言によりて容赦なく死するなれば、
Kushdo që shkel ligjin e Moisiut vritet pa mëshirë me deponimet e dy ose tre dëshmitarëve.
29 况て神の御子を蹂躪け、己が由りて以て聖と為られし約の血を蔑視し、恩寵を賜ふ聖霊に侮辱を加へたる人の受くべき刑罰の厳しさの、如何許なるかを思へ。
Ç’dënim më të keq meriton, sipas mendimit tuaj, ai që ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe e ka konsideruar profan gjakun e Besëlidhjes me të cilin u shenjtërua, dhe ka fyer Frymën e hirit?
30 「復讐は我事なり、我報ゆべし」と曰ひ、又「主は其民を審判すべし」と曰ひし者の誰なるかは我等の知れる所なり。
Sepse ne e dimë atë që ka thënë: “Hakmarrja më takon mua, unë do ta jap shpagimin”, thotë Perëndia. Dhe përsëri: “Perëndia do të gjykojë popullin e vet”.
31 恐るべき哉、活き給へる神の御手に罹る事。
Gjë e tmerrshme është të bjerë njeriu në duart e Perëndisë së gjallë.
32 汝等曩に照らされつつ、苦の大いなる戰を忍びたりし日を追想せよ。
Dhe tani sillni ndërmend ditët e mëparshme, në të cilat, pasi u ndriçuat, keni duruar një luftë të madhe vuajtjesh,
33 即ち或は侮辱と患難とを以て人の観物と為られ、或は斯る事に遇へる人々の侶と成りたりき。
herë duke u bërë objekt fyerjesh dhe mundimesh, herë duke u solidarizuar me ata që trajtoheshin në këtë mënyrë.
34 蓋囚人の上をも思遣り、又己が立勝りたる永存の寳を有せるを知りて、我財産を奪はるるをも喜びて忍びたるなり。
Sepse treguat dhembje për mua në prangat e mia dhe keni pranuar me gëzim t’ju zhveshin nga pasuria juaj, duke ditur se keni për veten tuaj një pasuri më të mirë e të qëndrueshme në qiej.
35 然れば大いなる報を得べき汝等の希望を失ふ勿れ。
Mos e hidhni tej guximin tuaj, që do të ketë një shpërblim të madh.
36 即ち神の御旨を行ひて約束のものを得ん為に、汝等に必要なるは忍耐なり。
Sepse ju keni nevojë për ngulm që mbasi, të bëni vullnetin e Perëndisë, të merrni gjërat e premtuara.
37 蓋來らんとする者は軈て來り給ふべく、延引し給ふ事あらじ。
“Edhe fort pak kohë, edhe ai që duhet të vijë do të vijë dhe nuk do të vonojë.
38 我義人は信仰によりて活く、若自ら退かば我心に適はざるべし。
Dhe i drejti do të jetojë prej besimit; por ne qoftë se ndokush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të”.
39 我等は亡に至らんとして退く者に非ず、魂を得んとして信仰する者なり。
Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë në shpëtimin e shpirtit.

< ヘブル人への手紙 10 >