< 創世記 11 >

1 全地は同じ発音、同じ言葉であった。
Por tërë toka fliste të njëjtën gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë.
2 時に人々は東に移り、シナルの地に平野を得て、そこに住んだ。
Dhe ndodhi që, ndërsa po zhvendoseshin në drejtim të jugut, ata gjetën një fushë në vendin e Shinarit dhe u vendosën atje.
3 彼らは互に言った、「さあ、れんがを造って、よく焼こう」。こうして彼らは石の代りに、れんがを得、しっくいの代りに、アスファルトを得た。
Dhe i thanë njëri tjetrit: “O burra, të bëjmë tulla dhe t’i pjekim me zjarr!”. Dhe përdorën tulla në vend të gurëve dhe bitum në vend të llaçit.
4 彼らはまた言った、「さあ、町と塔とを建てて、その頂を天に届かせよう。そしてわれわれは名を上げて、全地のおもてに散るのを免れよう」。
Dhe thanë: “O burra, të ndërtojmë për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe t’i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut”.
5 時に主は下って、人の子たちの建てる町と塔とを見て、
Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njerëzve ishin duke ndërtuar.
6 言われた、「民は一つで、みな同じ言葉である。彼らはすでにこの事をしはじめた。彼らがしようとする事は、もはや何事もとどめ得ないであろう。
Dhe Zoti tha: “Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t’i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë.
7 さあ、われわれは下って行って、そこで彼らの言葉を乱し、互に言葉が通じないようにしよう」。
O burra, të zbresim pra atje poshtë dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre, në mënyrë që njëri të mos kuptojë të folurën e tjetrit”.
8 こうして主が彼らをそこから全地のおもてに散らされたので、彼らは町を建てるのをやめた。
Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.
9 これによってその町の名はバベルと呼ばれた。主がそこで全地の言葉を乱されたからである。主はそこから彼らを全地のおもてに散らされた。
Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi tërë faqen e dheut.
10 セムの系図は次のとおりである。セムは百歳になって洪水の二年の後にアルパクサデを生んだ。
Këta janë pasardhësit e Semit. Në moshën njëqind vjeç Semit i lindi Arpakshadi, pikërisht dy vjet pas përmbytjes.
11 セムはアルパクサデを生んで後、五百年生きて、男子と女子を生んだ。
Mbas lindjes të Arpakshadit, Semi jetoi pesëqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.
12 アルパクサデは三十五歳になってシラを生んだ。
Arpakshadi jetoi tridhjetë e pesë vjet dhe i lindi Shelahu.
13 アルパクサデはシラを生んで後、四百三年生きて、男子と女子を生んだ。
Mbas lindjes së Shelahut, Arpakshadi jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.
14 シラは三十歳になってエベルを生んだ。
Shelahu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Eberi.
15 シラはエベルを生んで後、四百三年生きて、男子と女子を生んだ。
Mbas lindjes së Eberit, Shelahu jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.
16 エベルは三十四歳になってペレグを生んだ。
Eberi jetoi tridhjetë e katër vjet dhe lindi Pelegu.
17 エベルはペレグを生んで後、四百三十年生きて、男子と女子を生んだ。
Mbas lindjes së Pelegut, Eberi jetoi katërqind e tridhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
18 ペレグは三十歳になってリウを生んだ。
Pelegu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Reu.
19 ペレグはリウを生んで後、二百九年生きて、男子と女子を生んだ。
Mbas lindjes të Reut, Pelegu jetoi dyqind e nëntë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
20 リウは三十二歳になってセルグを生んだ。
Reu jetoi tridhjetë e dy vjet dhe i lindi Serugu.
21 リウはセルグを生んで後、二百七年生きて、男子と女子を生んだ。
Mbas lindjes të Serugut, Reu jetoi dyqind e shtatë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
22 セルグは三十歳になってナホルを生んだ。
Serugu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Nahori;
23 セルグはナホルを生んで後、二百年生きて、男子と女子を生んだ。
mbas lindjes së Nahorit, Serugu jetoi dyqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.
24 ナホルは二十九歳になってテラを生んだ。
Nahori jetoi njëzet e nëntë vjet dhe i lindi Terahu;
25 ナホルはテラを生んで後、百十九年生きて、男子と女子を生んだ。
mbas lindjes së Terahut, Nahori jetoi njëqind e nëntëmbëdhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
26 テラは七十歳になってアブラム、ナホルおよびハランを生んだ。
Terahu jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Abrami, Nahori dhe Harani.
27 テラの系図は次のとおりである。テラはアブラム、ナホルおよびハランを生み、ハランはロトを生んだ。
Këta janë pasardhësit e Terahut. Terahut i lindi Abrami, Nahori dhe Harani; dhe Haranit i lindi Loti.
28 ハランは父テラにさきだって、その生れた地、カルデヤのウルで死んだ。
Harani vdiq në prani të Terahut, babait të tij, në vendlindjen e tij, në Ur të Kaldeasve.
29 アブラムとナホルは妻をめとった。アブラムの妻の名はサライといい、ナホルの妻の名はミルカといってハランの娘である。ハランはミルカの父、またイスカの父である。
Dhe Abrami dhe Nahori morën gra: emri i gruas së Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas së Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut.
30 サライはうまずめで、子がなかった。
Por Saraj ishte shterpë, nuk kishte fëmijë.
31 テラはその子アブラムと、ハランの子である孫ロトと、子アブラムの妻である嫁サライとを連れて、カナンの地へ行こうとカルデヤのウルを出たが、ハランに着いてそこに住んだ。
Pastaj Terahu mori të birin Abram dhe Lotin, të birin e Haranit, domethënë djali i të birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit të tij Abram, dhe dolën bashkë nga Ur i Kaldeasve për të vajtur në vendin e Kanaanëve; por kur arritën në Haran, ata u vendosën aty.
32 テラの年は二百五歳であった。テラはハランで死んだ。
Terahu jetoi dyqind e pesë vjet, pastaj Terahu vdiq në Haran.

< 創世記 11 >