< 伝道者の書 1 >

1 ダビデの子、エルサレムの王である伝道者の言葉。
Fjalët e Predikuesit, e birit të Davidit, mbretit të Jeruzalemit.
2 伝道者は言う、空の空、空の空、いっさいは空である。
“Kotësi e kotësive”, thotë Predikuesi;
3 日の下で人が労するすべての労苦は、その身になんの益があるか。
“Kotësi e kotësive; gjithçka është kotësi”. Çfarë përfitimi ka njeriu nga gjithë mundi i tij, kur mundohet nën rrezet e diellit?
4 世は去り、世はきたる。しかし地は永遠に変らない。
Një brez shkon, një brez vjen, por toka mbetet përjetë.
5 日はいで、日は没し、その出た所に急ぎ行く。
Edhe dielli lind e pastaj perëndon, dhe shpejtohet në drejtim të vendit nga del përsëri.
6 風は南に吹き、また転じて、北に向かい、めぐりにめぐって、またそのめぐる所に帰る。
Era fryn në drejtim të jugut, pastaj kthehet nga veriu; kthehet dhe rikthehet vazhdimisht dhe bën po ato rrotullime.
7 川はみな、海に流れ入る、しかし海は満ちることがない。川はその出てきた所にまた帰って行く。
Gjithë lumenjtë derdhen në det, por deti nuk mbushet kurrë; nga vendi prej të cilit lumenjtë vijnë, aty kthehen, përsëri.
8 すべての事は人をうみ疲れさせる、人はこれを言いつくすことができない。目は見ることに飽きることがなく、耳は聞くことに満足することがない。
Tërë gjërat kërkojnë mund, më tepër nga sa mund të thotë njeriu; syri nuk ngopet kurrë duke parë, po kështu veshi nuk ngopet kurrë duke dëgjuar.
9 先にあったことは、また後にもある、先になされた事は、また後にもなされる。日の下には新しいものはない。
Ajo që ka qenë është ajo që do të jetë; ajo që është bërë është ajo që do të bëhet; nuk ka asgjë të re nën diell.
10 「見よ、これは新しいものだ」と言われるものがあるか、それはわれわれの前にあった世々に、すでにあったものである。
A ka diçka për të cilën mund të thuhet: “Shiko, kjo është e re!”. Kjo gjë ekzistonte që në shekujt që na kanë pararendur.
11 前の者のことは覚えられることがない、また、きたるべき後の者のことも、後に起る者はこれを覚えることがない。
Nuk mbetet asnjë kujtim nga gjërat e kaluara, dhe kështu nuk do të mbetet asnjë kujtim nga gjërat që do të ndodhin midis atyre që do të vijnë më pas.
12 伝道者であるわたしはエルサレムで、イスラエルの王であった。
Unë, Predikuesi, kam qenë mbret i Izraelit në Jeruzalem,
13 わたしは心をつくし、知恵を用いて、天が下に行われるすべてのことを尋ね、また調べた。これは神が、人の子らに与えて、ほねおらせられる苦しい仕事である。
dhe kam kërkuar me zemër të zbuloj dhe të hetoj me dituri çdo gjë që ndodh nën qiell; kjo është një punë e rëndë që Perëndia u ka dhënë bijve të njerëzve që ata të lodhen.
14 わたしは日の下で人が行うすべてのわざを見たが、みな空であって風を捕えるようである。
Unë i kam parë tërë gjërat që bëhen nën diell; dhe ja, të gjitha janë gjëra të kota dhe një kërkim për të kapur erën.
15 曲ったものは、まっすぐにすることができない、欠けたものは数えることができない。
Ajo që është e shtrëmbër nuk mund të drejtohet dhe ajo që mungon nuk mund të numërohet.
16 わたしは心の中に語って言った、「わたしは、わたしより先にエルサレムを治めたすべての者にまさって、多くの知恵を得た。わたしの心は知恵と知識を多く得た」。
Unë kam folur me zemrën time, duke thënë: “Ja, kam fituar madhështi dhe dituri më të madhe se të gjithë ata që kanë mbretëruar para meje në Jeruzalem dhe zemra ime ka parë shumë dituri dhe njohuri”.
17 わたしは心をつくして知恵を知り、また狂気と愚痴とを知ろうとしたが、これもまた風を捕えるようなものであると悟った。
Dhe ia kushtova zemrën time për të njojtur diturinë si dhe njohjes së marrëzisë dhe budallallëkut; dhe kuptova që edhe kjo është një kërkim për të kapur erën.
18 それは知恵が多ければ悩みが多く、知識を増す者は憂いを増すからである。
Sepse aty ku ka shumë dituri ka edhe shumë shqetësim dhe kush shton diturinë shton dhembjen.

< 伝道者の書 1 >