< ヨブ 記 19 >

1 ヨブこたへて曰く
Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
2 汝ら我心をなやまし 言語をもて我を打くだくこと何時までぞや
“Deri kur do të hidhëroni shpirtin tim dhe do të më mundoni me ligjëratat tuaja?
3 なんぢら已に十次も我を辱しめ我を惡く待ひてなほ愧るところ無し
U bënë dhjetë herë që më përqeshni dhe nuk keni turp që më fyeni.
4 假令われ眞に過ちたらんもその過は我の身に止れり
Edhe sikur të ishte e vërtetë që kam gabuar, gabimi im më përket vetëm mua.
5 なんぢら眞に我に向ひて誇り我身に羞べき行爲ありと證するならば
Por në rast se doni pikërisht të bëheni kryelartë me mua duke më qortuar për objektin e turpit tim,
6 神われを虐げその網羅をもて我を包みたまへりと知るべし
mësoni atëherë që Perëndia më ka trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe më ka zënë në rrjetat e tij.
7 我虐げらるると叫べども答なく 呼はり求むれども審理なし
Ja, unë bërtas: “Dhunë!”, por nuk kam asnjë përgjigje; bërtas për ndihmë, por drejtësi nuk ka!
8 彼わが路の周圍に垣を結めぐらして逾る能はざらしめ 我が行く途に黑暗を蒙むらしめ
Më ka prerë rrugën dhe kështu nuk mund të kaloj; përhapi terrin në rrugën time.
9 わが光榮を褫ぎ我冠冕を首より奪ひ
Më ka zhveshur nga nderi im dhe më ka hequr nga koka kurorën.
10 四方より我を毀ちて失しめ 我望を樹のごとくに根より拔き
Më ka shkatërruar nga të gjitha anët dhe unë po shkoj; e ka shkulur si një dru shpresën time.
11 我にむかひて震怒を燃し 我を敵の一人と見たまへり
Zemërimi i tij kundër meje është, ndezur dhe më konsideron si armik të tij.
12 その軍旅ひとしく進み途を高くして我に攻寄せ わが天幕の周圍に陣を張り
Ushtarët e tij kanë ardhur të gjithë së bashku dhe kanë ndërtuar rrugën e tyre kundër meje; kanë ngritur kampin e tyre rreth çadrës sime.
13 彼わが兄弟等をして遠くわれを離れしめたまへり 我を知る人々は全く我に疎くなりぬ
Ai ka larguar nga unë vëllezërit e mi, dhe të njohurit e mi janë bërë plotësisht të huaj me mua.
14 わが親戚は往來を休め わが朋友はわれを忘れ
Farefisi im më ka braktisur dhe miqtë e mi të ngushtë më kanë harruar.
15 わが家に寄寓る者およびわが婢等は我を見て外人のごとくす 我かれらの前にては異國人のごとし
Shërbëtorët dhe shërbëtoret e mi më trajtojnë si një njeri të huaj, në sytë e tyre jam një i huaj.
16 われわが僕を喚どもこたへず 我口をもて彼に請はざるを得ざるなり
Thërras shërbëtorin tim, por ai nuk përgjigjet; duhet t’i lutem me gojën time.
17 わが氣息はわが妻に厭はれ わが臭氣はわが同胎の子等に嫌はる
Fryma ime është e neveritshme për gruan time, dhe jam i neveritshëm edhe për fëmijët e barkut tim.
18 童子等さへも我を侮どり 我起あがれば即ち我を嘲ける
Edhe fëmijët më përçmojnë; në rast se provoj të ngrihem, flasin kundër meje.
19 わが親しき友われを惡みわが愛したる人々ひるがへりてわが敵となれり
Tërë miqtë më të ngushtë kanë lemeri prej meje, edhe ata që doja janë ngritur kundër meje.
20 わが骨はわが皮と肉とに貼り 我は僅に齒の皮を全うして逃れしのみ
Kockat e mia i ngjiten lëkurës sime dhe mishit tim dhe nuk më ka mbetur veç se lëkura e dhëmbëve.
21 わが友よ汝等われを恤れめ 我を恤れめ 神の手われを撃り
Mëshiromëni, mëshiromëni, të paktën ju, miqtë e mi, sepse dora e Perëndisë më ka goditur.
22 汝らなにとて神のごとくして我を攻め わが肉に饜ことなきや
Pse më persekutoni si bën Perëndia dhe nuk ngopeni kurrë me mishin tim?
23 望むらくは我言の書留られんことを 望むらくは我言書に記されんことを
Ah sikur fjalët e mia të ishin të shkruara; ah sikur të kishin zënë vend në një libër;
24 望むらくは鐡の筆と鉛とをもて之を永く磐石に鐫つけおかんことを
sikur të ishin të gdhendura përjetë mbi një shkëmb me një stil prej hekuri dhe me plumb!
25 われ知る我を贖ふ者は活く 後の日に彼かならず地の上に立ん
Por unë e di që Shpëtimtari im jeton dhe që në fund do të ngrihet mbi tokë.
26 わがこの皮この身の朽はてん後 われ肉を離れて神を見ん
Mbas shkatërrimit të lëkurës sime, në mishin tim do të shoh Perëndinë.
27 我みづから彼を見たてまつらん 我目かれを見んに識らぬ者のごとくならじ 我が心これを望みて焦る
Do ta shoh unë vetë; sytë e mi do ta sodisin, dhe jo një tjetër. Po më shkrihet zemra.
28 なんぢら若われら如何に彼を攻んかと言ひ また事の根われに在りと言ば
Në rast se thoni: “Pse e persekutojmë?”; kur rrënja e këtyre të këqijave ndodhet tek unë,
29 劍を懼れよ 忿怒は劍の罰をきたらす 斯なんぢら遂に審判のあるを知ん
ju druani për veten tuaj shpatën, sepse zemërimi sjell ndëshkimin e shpatës, me qëllim që të dini që ekziston një gjykim”.

< ヨブ 記 19 >