< ホセア書 2 >

1 汝らの兄弟に向ひてはアンミ(わが民)と言ひ汝らの姉妹にむかひてはルハマ(憐まるる者)と言へ
“U thoni vëllezërve tuaj: “Ami”, dhe motrave tuaja “Ruhamah”.
2 なんぢらの母とあげつらへ論辨ふことをせよ彼はわが妻にあらず我はかれの夫にあらざるなりなんぢら斯してかれにその面より淫行を除かせその乳房の間より姦淫をのぞかしめよ
Protestoni kundër nënës suaj, protestoni, sepse ajo nuk është gruaja ime dhe unë nuk jam burri i saj. Le të heqë nga fytyra e saj shenjat e prostitucioneve të saj dhe shenjat e shkeljeve të kurorës nga sisët e saj;
3 然らざれば我かれを剥て赤體にしその生れいでたる日のごとくにしまた荒野のごとくならしめ潤ひなき地のごとくならしめ渇によりて死しめん
përndryshe do ta zhvesh lakuriq dhe do ta bëj si në ditën e lindjes së saj; do ta katandis në një shkreti, do ta bëj si një tokë të zhuritur dhe do ta bëj të vdesë nga etja.
4 我その子等を憐まじ淫行の子等なればなり
Nuk do të kem mëshirë për bijtë e saj, sepse janë bij prostitucioni.
5 かれらの母は淫行をなせりかれらを生る者は恥べき事をおこなへり蓋かれいへる言あり我はわが戀人等につきしたがはん彼らはわがパンわが水わが羊毛わが麻わが油わが飮物などを我に與ふるなりと
Nëna e tyre u kurvërua në fakt, ajo që është ngjizur është sjellë në mënyrë të turpshme, sepse ka thënë: “Do t’u shkoj pas dashnorëve të mi, që më japin bukën time dhe ujin tim, leshin tim dhe lirin tim, vajin tim dhe pijen time”.
6 この故にわれ荊棘をもてなんぢの路をふさぎ垣をたてて彼にその徑をえざらしむべし
Prandaj ja, do të të zë rrugën me ferra, do ta mbyll me një mur dhe kështu nuk do të gjejë më shtigjet e saj.
7 彼はその戀人たちの後をしたひゆけども追及ことなく之をたづぬれども遇ことなし是において彼いはん我ゆきてわが前の夫にかへるべしかのときのわが状態は今にまさりて善りきと
Do të rendë pas dashnorëve të saj, por nuk do t’i arrijë; do t’i kërkojë, por nuk do t’i gjejë. Atëherë do të thotë: “Do të kthehem te burri im i parë, sepse për mua ishte më mirë atëherë se tani”.
8 彼が得る穀物と酒と油はわが與ふるところ彼がバアルのために用ゐたる金銀はわが彼に増あたへたるところなるを彼はしらざるなり
Ajo nuk kuptoi që unë i jepja grurë, musht dhe vaj dhe shtoja argjendin dhe arin e saj, që ata i ofronin Baalit.
9 これによりて我わが穀物をその時におよびて奪ひわが酒をその季にいたりてうばひ又かれの裸體をおほふに用ゆべきわが羊毛およびわが麻をとらん
Prandaj unë do të marr përsëri grurin tim në kohën e vet dhe mushtin tim në stinën e vet; do t’i heq leshin tim dhe lirin tim, që shërbenin për të mbuluar lakuriqësinë e saj.
10 今われかれの恥るところをその戀人等の目のまへに露すべし彼をわが手より救ふものあらじ
Atëherë do të zbuloj turpet e saj në sytë e dashnorëve të saj dhe askush nuk do ta shpëtojë nga dora ime.
11 我かれがすべての喜樂すなはち祝筵新月のいはひ安息日および一切の節會をして息しめん
Gjithashtu do t’u jap fund gëzimeve të saj, festave të saj, hënave të reja të saj, të shtunave të saj dhe gjithë solemniteteve të saj.
12 また彼の葡萄の樹と無花果樹をそこなはん彼さきに此等をさしてわが戀人の我にあたへし賞賜なりと言しがわれこれを林となし野の獣をしてくらはしめん
Do të shkatërroj pastaj vreshtat e saj dhe fiqtë e saj për të cilët ajo thoshte: “Këto janë dhuratat që më kanë dhënë dashnorët e mi”. Kështu do t’i katandis në një shkurrnajë dhe kafshët e fushave do t’i hanë.
13 われかれが耳環頸玉などを掛てその戀人らをしたひゆき我をわすれ香をたきて事へしもろもろのバアルの日のゆゑをもてその罪を罰せんヱホバかく言たまふ
Do ta dënoj pastaj për ditët e Baalit, kur u digjte atyre temjan, kur zbukurohej me vathë dhe me xhevahire dhe u shkonte pas dashnorëve të saj, por më harronte mua”, thotë Zoti.
14 斯るがゆゑに我かれを誘ひて荒野にみちびきいり終にかれの心をなぐさめ
“Prandaj, ja, unë do ta tërheq pas meje, do ta çoj në shkretëtirë dhe do t’i flas zemrës së saj.
15 かしこを出るや直ちにわれかれにその葡萄園を與へアコル(艱難)の谷を望の門となしてあたへん彼はわかかりし時のごとくエジプトの國より上りきたりし時のごとくかしこにて歌うたはん
Atëherë do t’i jap vreshtat e saj dhe luginën e Akorit si portë e shpresës; atje ajo do të këndojë si në ditët e rinisë së saj, ashtu si veproi kur dolin nga vendi i Egjiptit.
16 ヱホバ言たまふその日にはなんぢ我をふたたびバアリとよばずしてイシ(吾夫)とよばん
Atë ditë do të ndodhë, thotë Zoti, që ti do të më quash: “Burri im”, dhe nuk do të më quash më: “Baali im”.
17 我もろもろのバアルの名をかれが口よりとりのぞき重ねてその名を世に記憶せらるること無らしめん
Do të heq nga goja e saj emrat e Baalëve dhe nuk do t’i kujtojnë më emrat e tyre.
18 その日には我かれら(我民)のために野の獣そらの鳥および地の昆蟲と誓約をむすびまた弓箭ををり戰爭を全世界よりのぞき彼らをして安らかに居しむべし
Atë ditë do të bëj për ta një besëlidhje me kafshët e fushave, me shpendët e qiellit dhe me rrëshqanorët e tokës. Do të thyej harkun, shpatën dhe luftën duke i eliminuar nga toka dhe do të bëj të prehen të qetë.
19 われ汝をめとりて永遠にいたらん公義と公平と寵愛と憐憫とをもてなんぢを娶り
Do të fejohesh me mua përjetë; do të fejohesh me mua në drejtësi, në paanshmëri, në mirësi dhe në dhembshuri.
20 かはることなき眞實をもて汝をめとるべし汝ヱホバをしらん
Do të fejohesh me mua në besnikëri, dhe ti do të njohësh Zotin.
21 ヱホバいひ給ふその日われ應へん我は天にこたへ天は地にこたへ
Atë ditë do të ndodhë që unë do të përgjigjem”, thotë Zoti. “Do t’i përgjigjem qiellit dhe ky do t’i përgjigjet tokës;
22 地は穀物と酒と油とに應へまた是等のものはヱズレルに應へん
dhe toka do të përgjigjet me grurin, mushtin dhe vajin, dhe këta do t’i përgjigjen Jezreelit.
23 我わがためにかれを地にまき憐まれざりし者をあはれみわが民ならざりし者にむかひて汝はわが民なりといはんかれらは我にむかひて汝はわが神なりといはん
Unë do të mbjell për vete mbi tokë dhe do të më vijë keq për Lo-ruhamahun; dhe do t’i them Lo-amit: “Ti je populli im”, dhe ai do më përgjigjet: “Ti je Perëndia im””.

< ホセア書 2 >