< サムエル記Ⅰ 8 >

1 サムエル年老て其子をイスラエルの士師となす
Kur Samueli u plak emëroi bijtë e tij si gjyqtarë të Izraelit.
2 兄の名をヨエルといひ弟の名をアビヤといふベエルシバにありて士師たり
I parëlinduri i tij quhej Joel dhe i dyti Abiah; ata ushtronin funksionin e gjyqtarit në Beer-Sheba.
3 其子父の道をあゆまずして利にむかひ賄賂をとりて審判を曲ぐ
Por bijtë e tij nuk ndoqën shembëllin e tij, u larguan nga rruga e drejtë duke siguruar fitime të palejueshme, pranuan dhurata dhe e prishnin drejtësinë.
4 是においてイスラエルの長老みなあつまりてラマにゆきサムエルの許に至りて
Atëherë tërë pleqtë e Izraelit u mblodhën, erdhën te Samueli në Ramah,
5 これにいひけるは視よ汝は老い汝の子は汝の道をあゆまずさればわれらに王をたててわれらを鞫かしめ他の國々のごとくならしめよと
dhe i thanë: “Ja, ti tani je plakur dhe bijtë e tu nuk ndjekin gjurmët e tua; prandaj cakto mbi ne një mbret që të na qeverisë ashtu siç ndodh në të gjitha kombet”.
6 その我らに王をあたへて我らを鞫かしめよといふを聞てサムエルよろこばず而してサムエル、ヱホバにいのりしかば
Por kjo nuk i pëlqeu Samuelit, sepse ata kishin thënë: “Na jep një mbret që të na qeverisë”. Prandaj Samueli iu lut Zotit.
7 ヱホバ、サムエルにいひたまひけるは民のすべて汝にいふところのことばを聽け其は汝を棄るにあらず我を棄て我をして其王とならざらしめんとするなり
Dhe Zoti i tha Samuelit: “Dëgjo zërin e popullit për të gjitha ato që të thotë, sepse ata nuk të kanë hedhur poshtë ty, por kanë hedhur poshtë mua, me qëllim që unë të mos mbretëroj mbi ta.
8 かれらはわがエジプトより救ひいだせし日より今日にいたるまで我をすてて他の神につかへて種々の所行をなせしごとく汝にもまた然す
Sillen me ty, ashty siç kanë bërë gjithnjë nga dita që i nxora nga Egjipti e deri më sot: më kanë braktisur për t’u shërbyer perëndive të tjera.
9 然れどもいま其言をきけ但し深くいさめて其治むべき王の常例をしめすべし
Tani, pra, dëgjo kërkesën e tyre, por lajmëroi solemnisht dhe shpallju të drejtat e mbretit që do të sundojë mbi ta”.
10 サムエル王を求むる民にヱホバのことばをことごとく告て
Kështu Samueli i tregoi tërë fjalët e Zotit drejtuar popullit që i kërkonte një mbret.
11 いひけるは汝等ををさむる王の常例は斯のごとし汝らの男子をとり己れのために之をたてて車の御者となし騎兵となしまた其車の前驅となさん
Dhe tha: “Këto do të jenë të drejtat e mbretit që do të mbretërojë mbi ju. Ai do t’i marrë bijtë tuaj dhe do t’i caktojë në qerret e tij, me qëllim që të bëhen kalorës të tij dhe të vrapojnë përpara qerreve;
12 また之をおのれの爲に千夫長五十夫長となしまた其地をたがへし其作物を刈らしめまた武器と車器とを造らしめん
për t’i bërë ata kapidanë të mijëshëve dhe të pesëdhjetëshëve, për t’i vënë ata t’i lërojnë arat, t’i korrin të lashtat, t’i prodhojnë armë lufte dhe vegla për qerret e tij.
13 また汝らの女子をとりて製香者となし厨婢となし灸麺者となさん
Do të marrë bijat tuaja për t’i bërë parfumiere, gjellbërëse dhe furrtare.
14 又汝らの田畝と葡萄園と橄欖園の最も善きところを取て其臣僕にあたへ
Do të marrë arat tuaja, vreshtat dhe ullishtet tuaja; më të mirat që keni, për t’ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.
15 汝らの穀物と汝らの葡萄の什分一をとりて其官吏と臣僕にあたへ
Do të marrë të dhjetën e farërave dhe të vreshtave tuaja për t’ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.
16 また汝らの僕婢および汝らの最も善き牛と汝らの驢馬を取ておのれのために作かしめ
Do të marrë shërbëtorët, shërbëtoret, të rinjtë tuaj më të mirë dhe gomarët që keni për t’i përdorur në punimet e tij.
17 又汝らの羊の十分一をとり又汝らを其僕となさん
Do të marrë edhe të dhjetën e kopeve tuaja, dhe ju do të jeni skllevërit e tij.
18 其日において汝等己のために擇みし王のことによりて呼號らんされどヱホバ其日に汝らに聽たまはざるべしと
Atë ditë ju do të ulërini për shkak të mbretit që keni për vete, por Zoti nuk do t’ju përgjigjet”.
19 然るに民サムエルの言にしたがふことをせずしていひけるは否われらに王なかるべからず
Me gjithatë populli nuk deshi t’i dëgjojë fjalët e Samuelit dhe tha: “Jo, do të kemi një mbret mbi ne.
20 我らも他の國々の如くになり我らの王われらを鞫きわれらを率て我らの戰にたたかはん
Kështu do të jemi edhe ne si gjithë kombet; mbreti ynë do të na qeverisë, do të na dalë në krye dhe do të luftojë në betejat tona”.
21 サムエル民のことばを盡く聞て之をヱホバの耳に告ぐ
Samueli i dëgjoi tërë fjalët e popullit dhe ia tregoi Zotit.
22 ヱホバ、サムエルにいひたまひけるはかれらのことばを聽きかれらのために王をたてよサムエル、イスラエルの人々にいひけるは汝らおのおの其邑にかへるべし
Zoti i tha Samuelit: “Dëgjoje kërkesën e tyre dhe cakto një mbret mbi ta”. Atëherë Samueli u tha njerëzve të Izraelit: “Secili të kthehet në qytetin e tij”.

< サムエル記Ⅰ 8 >