< 1 Samuele 4 >

1 OR Israele uscì in battaglia incontro a' Filistei, e si accampò presso ad Eben-ezer; e i Filistei si accamparono in Afec.
Fjala e Samuelit i drejtohej tërë Izraelit. Izraeli doli të luftojë kundër Filistejve dhe ngriti kampin e tij pranë Eben-Ezerit, ndërsa Filistejtë u vendosën pranë Afekut.
2 E i Filistei ordinarono [la battaglia] incontro ad Israele. E, datasi la battaglia, Israele fu sconfitto davanti a' Filistei; ed essi ne percossero intorno a quattromila uomini in battaglia ordinata, nella campagna.
Pastaj Filistejtë u renditën për betejë kundër Izraelit; filloi një betejë e madhe, por Izraeli u mund nga Filistejtë, të cilët vranë në fushën e betejës rreth katër mijë veta.
3 Ed essendo il popolo venuto nel campo, gli Anziani d'Israele dissero: Perchè ci ha il Signore oggi sconfitti davanti a' Filistei? facciamoci portar da Silo l'Arca del Patto del Signore, e venga egli nel mezzo di noi, e salvici, dalla mano de' nostri nemici.
Kur populli u kthye në kamp, pleqtë e Izraelit thanë: “Pse Zoti na mundi sot përpara Filistejve? Të shkojmë të marrim në Shiloh arkën e besëlidhjes së Zotit, në mënyrë që të ndodhet në mes nesh dhe të na shpëtojë nga duart e armiqve tanë!”.
4 Il popolo adunque mandò in Silo, e di là fu portata l'Arca del Patto del Signore degli eserciti, che siede sopra i Cherubini; e quivi, con l'Arca del Patto di Dio, [erano] i due figliuoli di Eli, Hofni e Finees.
Kështu populli dërgoi në Shiloh njerëz që të merrnin që andej arkën e besëlidhjes së Zotit të ushtërive, që ulët midis kerubinëve; dhe dy bijtër e Elit, Hofni dhe Finehasi, ishin aty me arkën e besëlidhjes së Perëndisë.
5 E, come l'Arca del Patto del Signore arrivò nel campo, tutto Israele sclamò d'allegrezza con gran grida, talchè la terra ne rimbombò.
Kur arka e besëlidhjes së Zotit hyri në kamp, i gjithë Izraeli shpërtheu në një britmë gëzimi aq të fuqishme sa vetë toka e drodh.
6 E i Filistei, udita la voce delle grida, dissero: Che [vuol dire] la voce di queste gran grida nel campo degli Ebrei? Poi seppero che l'Arca del Signore era venuta nel campo.
Filistejtë, duke dëgjuar buçimën e asaj britme, thanë: “Çfarë kuptimi ka buçima e kësaj britme të madhe në kampin e Hebrenjve?”. Pastaj mësuan që arka e Zotit kishte arritur në kamp.
7 E i Filistei ebbero paura; perciocchè dicevano: Iddio è venuto nel campo. E dissero: Guai a noi! perciocchè tal cosa non è stata per addietro.
Kështu Filistejtë u trembën, sepse thonin: “Perëndia erdhi në kamp”. Dhe thirrën: “Mjerë ne! Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.
8 Guai a noi! chi ci scamperà dalla mano di questo possente dio? questo è l'Iddio che percosse gli Egizj d'una sconfitta intiera nel deserto.
Mjerë ne! Kush do të na shpëtojë nga duart e këtyre perëndive të fuqishme? Këto janë perënditë që i goditën Egjiptasit me lloj lloj plagësh në shkretëtirë.
9 O Filistei, rinforzatevi, e portatevi da [valenti] uomini; che talora non serviate agli Ebrei, come essi hanno servito a voi; portatevi adunque da [valenti] uomini, e combattete.
Qëndroni të fortë dhe silluni si burra, o Filistej, që të mos bëheni skllevër të Hebrenjve, ashtu si ata qenë skllevërit tuaj. Silluni si burra dhe luftoni!”.
10 I Filistei adunque combatterono, e gl'Israeliti furono sconfitti, e fuggirono ciascuno alle sue stanze; e la sconfitta fu molto grande, talchè caddero [morti] degl'Israeliti trentamila [uomini] a piè.
Kështu Filistejtë luftuan dhe Izraeli u mund; dhe gjithkush vrapoi te çadra e vet. Masakra qe me të vërtetë e madhe; Izraeli humbi tridhjetë mijë këmbësorë.
11 E l'Arca di Dio fu presa e i due figliuoli di Eli, Hofni e Finees, furono morti.
Edhe arka e Perëndisë u morr dhe dy djemtë e Elit, Hofni dhe Finehasi, vdiqën.
12 E un uomo di Beniamino se ne corse dal campo, e giunse in Silo quello stesso giorno, co' vestimenti stracciati, e con della terra in sul capo.
Një njeri i Beniaminit vrapoi nga fusha e betejës dhe arriti po atë ditë në Shiloh, me rroba të grisura dhe kokën të mbuluar me dhe.
13 E, come egli giunse, ecco, Eli sedeva in sul seggio, allato alla strada, e stava a riguardare; perciocchè il cuor gli tremava per cagion dell'Arca di Dio. Quell'uomo adunque entrò nella città, portando le novelle, e tutta la città fece un gran grido.
Kur arriti, ja, Eli ishte ulur mbi ndenjësen e tij në anë të rrugës, duke shikuar, sepse zemra e tij dridhej për arkën e Perëndisë. Sapo ai njeri hyri në qytet dhe njoftoi për atë që kishte ndodhur, një britmë u ngrit nga tërë qyteti.
14 Ed Eli, udendo il romor delle grida disse: Che [vuol dire] il romore di questo tumulto? E quell'uomo andò prestamente ad Eli, e gli raccontò [la cosa].
Kur dëgjoi zhurmën e britmave, Eli tha: “Ç’kuptim ka zhurma e kësaj rrëmuje?”. Pastaj ai njeri erdhi me të shpejtë për t’i treguar Elit atë që kishte ndodhur.
15 Or Eli [era] d'età di novantotto anni, e la vista gli era venuta meno, talchè egli non poteva vedere.
Eli ishte nëntëdhjetë e tetë vjeç; shikimi i tij qe errësuar aq sa që ai nuk shikonte më.
16 Quell'uomo adunque gli disse: Io [son] colui che vengo dal campo, e oggi me ne son fuggito dalla battaglia. Ed [Eli gli] disse: Figliuol mio, come è andato il fatto?
Njeriu i tha Elit: “Jam ai që ka ardhur nga fusha e betejës. Sot kam ikur me vrap nga fusha e betejës”. Eli tha: “Si vajtën punët, biri im?”.
17 E colui che portava le novelle rispose e disse: Israele è fuggito d'innanzi a' Filistei; ed anche è stata fatta una grande sconfitta del popolo; i tuoi due figliuoli, Hofni e Finees, eziandio son morti, e l'Arca di Dio è stata presa.
Atëherë lajmëtari u përgjegj dhe tha: “Iezraeli ia mbathi përpara Filistejve dhe u bë një masakër e madhe në popull; edhe dy djemtë e tu, Hofni dhe Finehasi, vdiqën, dhe arka e Perëndisë u morr”.
18 E, quando egli mentovò l'Arca di Dio, Eli cadde d'in sul seggio a rovescio allato alla porta, e si ruppe la nuca, e morì; perciocchè egli [era] vecchio e grave. Or egli avea giudicato Israele quarant'anni.
Sa u zu në gojë arka e Perëndisë, Eli ra nga ndenjësja prapa, përbri derës, theu qafën dhe vdiq, sepse ishte plak dhe i rënduar. Qe gjyqtar i Izraelit dyzet vjet me radhë.
19 E la sua nuora, moglie di Finees, [essendo] gravida, presta a partorire, udì il grido che l'Arca di Dio era presa, e che il suo suocero, e il suo marito erano morti; onde ella si accosciò, e partorì; perciocchè i dolori le sopraggiunsero ad un tratto.
E reja e tij, gruaja e Finehasit, ishte me barrë dhe në prag të lindjes; kur dëgjoi lajmin që arka e Perëndisë ishte kapur dhe vjehrri i saj dhe i shoqi kishin vdekur, u kërrus dhe lindi, sepse e zunë dhimbjet.
20 E, in quel punto ch'ella moriva, [le donne] che le stavano d'intorno, le dissero: Non temere; perciocchè tu hai partorito un figliuolo; ma ella non rispose, e non vi mise il cuore.
Në çastin kur ishte duke vdekur, gratë që kujdeseshin për të i thanë: “Mos u tremb, sepse ke lindur një djalë”. Por ajo nuk u përgjegj dhe nuk u kushtoi vëmëndje fjalëve të tyre,
21 Pur nondimeno pose nome al fanciullo, Icabod, dicendo: La gloria è stata trasportata d'Israele; perciocchè l'Arca di Dio era stata presa, e per cagione del suo suocero e del suo marito.
por ia vuri emrin Ikabod fëmijës, duke thënë: “Lavdia u largua nga Izraeli”, sepse arka e Perëndisë ishte marr për shkak të vjehrrit të saj dhe të burrit të saj.
22 Disse adunque: La gloria è stata trasportata d'Israele; perciocchè l'Arca di Dio è stata presa.
Ajo tha: “Lavdia është larguar nga Izraeli, sepse arka e Perëndisë është marr”.

< 1 Samuele 4 >