< Jeremiás 1 >

1 Jeremiásnak, Hilkiás fiának beszédei, a ki az Anatótban, Benjámin földén lakó papok közül vala;
Fjalët e Jeremias, birit të Hilkiahut, një nga priftërinjtë që ishin në Anathoth, në vendin e Beniaminit.
2 A kihez szóla az Úr Jósiásnak, az Ammon fiának, Júda királyának napjaiban, az ő uralkodásának tizenharmadik esztendejében;
Fjala e Zotit iu drejtua në kohën e Josias, birit të Amonit, mbret i Judës, në vitin e trembëdhjetë të mbetërimit të tij;
3 Továbbá Jójakimnak, a Jósiás fiának, Júda királyának napjaiban, Sedékiásnak, a Jósiás fiának, Júda királyának egészen tizenegyedik esztendejéig, Jeruzsálem fogságba viteléig, a mi az ötödik hónapban vala;
iu drejtua gjithashtu në kohën e Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës, deri në fund të vitit të njëmbëdhjetë të Sedekias, birit të Josias, mbret i Judës, domethënë deri në robërimin e Jeruzalemit, që ndodhi në muajin e pestë.
4 Szóla pedig az Úr nékem, mondván:
Fjala e Zotit m’u drejtua, duke më thënë:
5 Mielőtt az anyaméhben megalkottalak, már ismertelek, és mielőtt az anyaméhből kijövél, megszenteltelek; prófétának rendeltelek a népek közé.
“Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur; para se ti të dilje nga barku i saj, të kam shenjtëruar dhe të kam caktuar profet të kombeve”.
6 És mondék: Ah, ah Uram Isten! Ímé, én nem tudok beszélni; hiszen ifjú vagyok én!
Unë u përgjigja: “Mjerisht, o Zot, Zot, unë nuk di të flas, sepse jam një djalosh””.
7 Az Úr pedig monda nékem: Ne mondd ezt: Ifjú vagyok én; hanem menj mind azokhoz, a kikhez küldelek téged, és beszéld mindazt, a mit parancsolok néked.
Por Zoti më tha: “Mos thuaj: “Jam një djalosh”, sepse ti do të shkosh te të gjithë ata te të cilët do të të dërgoj unë dhe do t’u thuash tërë ato që do të urdhëroj.
8 Ne félj tőlök, mert én veled vagyok, hogy megszabadítsalak téged! mond az Úr.
Mos ki frikë para tyre, sepse unë jam me ty për të të çliruar, thotë Zoti”.
9 És kinyújtá az Úr az ő kezét, és megilleté számat, és monda nékem az Úr: Ímé, az én igéimet adom a te szádba!
Pastaj Zoti shtriu dorën e tij dhe preku gojën time; mandej Zoti më tha: “Ja, unë i vura fjalët e mia në gojën tënde.
10 Lásd, én e mai napon népek fölé és országok fölé rendellek téged, hogy gyomlálj, irts, pusztíts, rombolj, építs és plántálj!
Ja, sot unë të caktoj mbi kombet dhe mbi mbretëritë për të çrrënjosur dhe për të rrënuar, për të shembur dhe për të shkatërruar, për të ndërtuar dhe për të mbjellë”.
11 Szóla továbbá nékem az Úr, mondván: Mit látsz te, Jeremiás? És mondék: Mandulavesszőt látok én.
Pastaj fjala e Zotit m’u drejtua mua, duke thënë: “Jeremia, çfarë shikon?”. Unë u përgjigja: “Shikoj një degë bajameje”.
12 És monda nékem az Úr: Jól láttál, mert gondom van az én igémre, hogy beteljesítsem azt.
Zoti më tha: “Ke parë mirë, sepse unë vigjëloj mbi fjalën time që të ketë efekt”.
13 És másodszor is szóla hozzám az Úr, mondván: Mit látsz te? És felelék: Forró fazekat látok én, és pedig a szája észak felől van.
Fjala e Zotit m’u drejtua për herë të dytë, duke thënë: “Çfarë shikon?”. Unë u përgjigja: “Shikoj një vorbë që zien dhe që e ka grykën të kthyer në drejtim të kundërt me veriun”.
14 És monda nékem az Úr: Észak felől támad a veszedelem e földnek minden lakosára.
Zoti më tha: “Nga veriu fatkeqësia do të bjerë mbi gjithë banorët e vendit.
15 Mert ímé, előhívom én az északi országok minden nemzetségét, mondja az Úr, és eljőnek, és kiki felállítja az ő királyi székét Jeruzsálem kapui előtt, és köröskörül minden kerítése ellen, és Júdának minden városa ellen.
Sepse, ja, unë po bëhem gati të thëras tërë popujt e mbretërive të veriut, thotë Zoti. Ata do të vijnë dhe do të vendosin secili fronin e tij në hyrje të portave të Jeruzalemit, kundër tërë mureve të tij, rreth e qark, dhe kundër tërë qyteteve të Judës.
16 És kimondom ítéleteimet felettök az ő mindenféle gonoszságukért, minthogy elszakadtak tőlem, és idegen isteneknek áldoztak, és tulajdon kezeik munkáit imádták.
Atëherë do të shpall mendimet e mia kundër tyre, për shkak të gjithë ligësisë së tyre, sepse më kanë braktisur dhe u kanë djegur temjan perëndive të tjera dhe kanë rënë përmbys përpara veprës së duarve të tyre.
17 Te azért övezd fel derekadat, és kelj fel, és mondd meg nékik mindazt, a mit én parancsolok néked; meg ne riadj tőlök, különben én riasztalak el téged előlök!
Prandaj ngjeshi ijët e tua, çohu dhe thuaju atyre tërë ato që do të të urdhëroj. Mos u tmerro para tyre, përndryshe do të të bëj që të tmerrohesh para tyre.
18 Mert ímé én erősített várossá, vasoszloppá és érczbástyává teszlek ma téged mind ez egész földön, Júda királyai, fejedelmei és papjai ellen és a föld népe ellen.
Ja, sot po të bëj një qytet të fortifikuar, një shtyllë të hekurt dhe një mur bronzi kundër gjithë vendit, kundër princave të tij dhe priftërinjve të tij dhe kundër popullit të vendit.
19 Viaskodni fognak ugyan ellened, de nem győznek meg téged, mert én veled vagyok, azt mondja az Úr, hogy megszabadítsalak téged.
Ata do të luftojnë kundër teje por nuk do të të mundin sepse unë jam me ty për të të çliruar, thotë Zoti”.

< Jeremiás 1 >