< תְהִלִּים 72 >
לִשְׁלֹמֹ֨ה ׀ אֱֽלֹהִ֗ים מִ֭שְׁפָּטֶיךָ לְמֶ֣לֶךְ תֵּ֑ן וְצִדְקָתְךָ֥ לְבֶן־מֶֽלֶךְ׃ | 1 |
O Perëndi, paraqit mendimet e tua mbretit dhe drejtësinë tënde birit të mbretit,
יָדִ֣ין עַמְּךָ֣ בְצֶ֑דֶק וַעֲנִיֶּ֥יךָ בְמִשְׁפָּֽט׃ | 2 |
dhe ai do të gjykojë popullin tënd me drejtësi dhe të pikëlluarit e tu me saktësi.
יִשְׂא֤וּ הָרִ֓ים שָׁ֘לֹ֥ום לָעָ֑ם וּ֝גְבָעֹ֗ות בִּצְדָקָֽה׃ | 3 |
Malet do t’i sjellin paqen popullit dhe kodrat drejtësinë.
יִשְׁפֹּ֤ט ׀ עֲֽנִיֵּי־עָ֗ם יֹ֭ושִׁיעַ לִבְנֵ֣י אֶבְיֹ֑ון וִֽידַכֵּ֣א עֹושֵֽׁק׃ | 4 |
Ai do t’u sigurojë drejtësi të pikëlluarve të popullit, do të shpëtojë bijtë e nevojtarëve dhe do të dërrmojë shtypësin.
יִֽירָא֥וּךָ עִם־שָׁ֑מֶשׁ וְלִפְנֵ֥י יָ֝רֵ֗חַ דֹּ֣ור דֹּורִֽים׃ | 5 |
Ata do të të kenë frikë deri sa të ketë diell dhe hënë, për të gjitha brezat.
יֵ֭רֵד כְּמָטָ֣ר עַל־גֵּ֑ז כִּ֝רְבִיבִ֗ים זַרְזִ֥יף אָֽרֶץ׃ | 6 |
Ai do të zbresë si shiu mbi barin e kositur, si një rrebesh që vadit tokën.
יִֽפְרַח־בְּיָמָ֥יו צַדִּ֑יק וְרֹ֥ב שָׁ֝לֹ֗ום עַד־בְּלִ֥י יָרֵֽחַ׃ | 7 |
Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe ka për të patur shumë paqe deri sa të mos ketë më hënë.
וְ֭יֵרְדְּ מִיָּ֣ם עַד־יָ֑ם וּ֝מִנָּהָ֗ר עַד־אַפְסֵי־אָֽרֶץ׃ | 8 |
Ai do të mbretërojë nga një det te tjetri dhe nga lumi deri në skajet e tokës.
לְ֭פָנָיו יִכְרְע֣וּ צִיִּ֑ים וְ֝אֹיְבָ֗יו עָפָ֥ר יְלַחֵֽכוּ׃ | 9 |
Banorët e shkretëtirës do të përkulen para tij, dhe armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin.
מַלְכֵ֬י תַרְשִׁ֣ישׁ וְ֭אִיִּים מִנְחָ֣ה יָשִׁ֑יבוּ מַלְכֵ֥י שְׁבָ֥א וּ֝סְבָ֗א אֶשְׁכָּ֥ר יַקְרִֽיבוּ׃ | 10 |
Mbretërit e Tarshishit dhe të ishujve do t’i paguajnë haraçin, mbretërit e Shebas dhe ai i Sabas do t’i ofrojnë dhurata.
וְיִשְׁתַּחֲווּ־לֹ֥ו כָל־מְלָכִ֑ים כָּל־גֹּויִ֥ם יַֽעַבְדֽוּהוּ׃ | 11 |
Po, gjithë mbretërit do ta adhurojnë dhe gjithë kombet do t’i shërbejnë.
כִּֽי־יַ֭צִּיל אֶבְיֹ֣ון מְשַׁוֵּ֑עַ וְ֝עָנִ֗י וְֽאֵין־עֹזֵ֥ר לֹֽו׃ | 12 |
Sepse ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë.
יָ֭חֹס עַל־דַּ֣ל וְאֶבְיֹ֑ון וְנַפְשֹׁ֖ות אֶבְיֹונִ֣ים יֹושִֽׁיעַ׃ | 13 |
Atij do t’i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve.
מִתֹּ֣וךְ וּ֭מֵחָמָס יִגְאַ֣ל נַפְשָׁ֑ם וְיֵיקַ֖ר דָּמָ֣ם בְּעֵינָֽיו׃ | 14 |
Ai do të çlirojë jetën e tyre nga shtypja dhe nga dhuna, dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar para syve të tij.
וִיחִ֗י וְיִתֶּן־לֹו֮ מִזְּהַ֪ב שְׁ֫בָ֥א וְיִתְפַּלֵּ֣ל בַּעֲדֹ֣ו תָמִ֑יד כָּל־הַ֝יֹּ֗ום יְבָרֲכֶֽנְהֽוּ׃ | 15 |
Dhe ai do të jetojë; dhe do t’i jepet ari i Shebas, do të bëhen vazhdimisht lutje për të dhe do të bekohet tërë ditën.
יְהִ֤י פִסַּת־בַּ֨ר ׀ בָּאָרֶץ֮ בְּרֹ֪אשׁ הָ֫רִ֥ים יִרְעַ֣שׁ כַּלְּבָנֹ֣ון פִּרְיֹ֑ו וְיָצִ֥יצוּ מֵ֝עִ֗יר כְּעֵ֣שֶׂב הָאָֽרֶץ׃ | 16 |
Do të ketë bollëk gruri mbi tokë, në majat e maleve; kallinjtë e tij do të valëviten si drurët e Libanit, dhe banorët e qyteteve do të lulëzojnë si bari i tokës.
יְהִ֤י שְׁמֹ֨ו לְֽעֹולָ֗ם לִפְנֵי־שֶׁמֶשׁ֮ יָנִין (יִנֹּ֪ון) שְׁ֫מֹ֥ו וְיִתְבָּ֥רְכוּ בֹ֑ו כָּל־גֹּויִ֥ם יְאַשְּׁרֽוּהוּ׃ | 17 |
Emri i tij do të vazhdojë përjetë, emri i tij do të përhapet deri sa të ketë diell; dhe tërë kombet do të bekohen në të dhe do ta shpallin të lumtur.
בָּר֤וּךְ ׀ יְהוָ֣ה אֱ֭לֹהִים אֱלֹהֵ֣י יִשְׂרָאֵ֑ל עֹשֵׂ֖ה נִפְלָאֹ֣ות לְבַדֹּֽו׃ | 18 |
I bekuar qoftë Zoti Perëndia, Perëndia i Izraelit; vetëm ai bën mrekulli.
וּבָר֤וּךְ ׀ שֵׁ֥ם כְּבֹודֹ֗ו לְעֹ֫ולָ֥ם וְיִמָּלֵ֣א כְ֭בֹודֹו אֶת־כֹּ֥ל הָאָ֗רֶץ אָ֘מֵ֥ן ׀ וְאָמֵֽן׃ | 19 |
Qoftë i bekuar përjetë emri i tij i lavdishëm, dhe tërë toka qoftë e mbushur me lavdinë e tij. Amen, amen.
כָּלּ֥וּ תְפִלֹּ֑ות דָּ֝וִ֗ד בֶּן־יִשָֽׁי׃ | 20 |
Këtu mbarojnë lutjet e Davidit, birit të Isait.