< מַלְאָכִי 1 >
מַשָּׂ֥א דְבַר־יְהוָ֖ה אֶל־יִשְׂרָאֵ֑ל בְּיַ֖ד מַלְאָכִֽי׃ | 1 |
Orakulli i fjalës të Zotit iu drejtua Izraelit me anë të Malakias.
אָהַ֤בְתִּי אֶתְכֶם֙ אָמַ֣ר יְהוָ֔ה וַאֲמַרְתֶּ֖ם בַּמָּ֣ה אֲהַבְתָּ֑נוּ הֲלֹוא־אָ֨ח עֵשָׂ֤ו לְיַֽעֲקֹב֙ נְאֻם־יְהוָ֔ה וָאֹהַ֖ב אֶֽת־יַעֲקֹֽב׃ | 2 |
“Unë ju kam dashur”, thotë Zoti. Por ju thoni: “Si na ke dashur?”. “Vallë Ezau nuk ishte vëllai i Jakobit?”, thotë Zoti. “Megjithëatë unë e kam dashur Jakobin
וְאֶת־עֵשָׂ֖ו שָׂנֵ֑אתִי וָאָשִׂ֤ים אֶת־הָרָיו֙ שְׁמָמָ֔ה וְאֶת־נַחֲלָתֹ֖ו לְתַנֹּ֥ות מִדְבָּֽר׃ | 3 |
dhe e kam urryer Ezaun; malet e tij i kam kthyer në shkreti dhe trashëgiminë e tij ua kam dhënë çakejve të shkretëtirës.
כִּֽי־תֹאמַ֨ר אֱדֹ֜ום רֻשַּׁ֗שְׁנוּ וְנָשׁוּב֙ וְנִבְנֶ֣ה חֳרָבֹ֔ות כֹּ֤ה אָמַר֙ יְהוָ֣ה צְבָאֹ֔ות הֵ֥מָּה יִבְנ֖וּ וַאֲנִ֣י אֶהֱרֹ֑וס וְקָרְא֤וּ לָהֶם֙ גְּב֣וּל רִשְׁעָ֔ה וְהָעָ֛ם אֲשֶׁר־זָעַ֥ם יְהוָ֖ה עַד־עֹולָֽם׃ | 4 |
Edhe sikur Edomi të thotë: “Ne u shkatërruam, por do të rifillojmë ndërtimin e vendeve të shkretuara””, kështu thotë Zoti i ushtrive, “ata do të rindërtojnë, por unë do të shemb; dhe do të emërtohen Territori i paudhësisë dhe populli kundër të cilit Zoti do të jetë përjetë i indinjuar.
וְעֵינֵיכֶ֖ם תִּרְאֶ֑ינָה וְאַתֶּ֤ם תֹּֽאמְרוּ֙ יִגְדַּ֣ל יְהוָ֔ה מֵעַ֖ל לִגְב֥וּל יִשְׂרָאֵֽל׃ | 5 |
Sytë tuaj do të shikojnë dhe ju do të thoni: “Zoti u përlëvdua përtej kufijve të Izraelit””.
בֵּ֛ן יְכַבֵּ֥ד אָ֖ב וְעֶ֣בֶד אֲדֹנָ֑יו וְאִם־אָ֣ב אָ֣נִי אַיֵּ֣ה כְבֹודִ֡י וְאִם־אֲדֹונִ֣ים אָנִי֩ אַיֵּ֨ה מֹורָאִ֜י אָמַ֣ר ׀ יְהוָ֣ה צְבָאֹ֗ות לָכֶם֙ הַכֹּֽהֲנִים֙ בֹּוזֵ֣י שְׁמִ֔י וַאֲמַרְתֶּ֕ם בַּמֶּ֥ה בָזִ֖ינוּ אֶת־שְׁמֶֽךָ׃ | 6 |
“Një bir nderon të atin dhe një shërbëtor zotin e tij. Në se unë, pra, jam ati, ku është nderi im? Dhe në se jam zot, ku ma kanë frikën?”, iu thotë Zoti i ushtrive juve, priftërinjve, “që përbuzni
מַגִּישִׁ֤ים עַֽל־מִזְבְּחִי֙ לֶ֣חֶם מְגֹאָ֔ל וַאֲמַרְתֶּ֖ם בַּמֶּ֣ה גֵֽאַלְנ֑וּךָ בֶּאֱמָרְכֶ֕ם שֻׁלְחַ֥ן יְהוָ֖ה נִבְזֶ֥ה הֽוּא׃ | 7 |
Ju ofroni mbi altarin tim ushqime të ndotura, dhe megjithatë thoni: “Në ç’mënyrë të kemi ndotur?”. Kur thoni: “Tryeza e Zotit është e përbuzshme”.
וְכִֽי־תַגִּשׁ֨וּן עִוֵּ֤ר לִזְבֹּ֙חַ֙ אֵ֣ין רָ֔ע וְכִ֥י תַגִּ֛ישׁוּ פִּסֵּ֥חַ וְחֹלֶ֖ה אֵ֣ין רָ֑ע הַקְרִיבֵ֨הוּ נָ֜א לְפֶחָתֶ֗ךָ הֲיִרְצְךָ֙ אֹ֚ו הֲיִשָּׂ֣א פָנֶ֔יךָ אָמַ֖ר יְהוָ֥ה צְבָאֹֽות׃ | 8 |
Kur ofroni për flijim një kafshë të verbër, a nuk është keq? Kur ofroni një kafshë të çalë ose të sëmurë, nuk është keq? Paraqite, pra, te qeveritari yt. A do të jetë i kënaqur prej teje? Do të të pranojë me kënaqësi?”, thotë Zoti i ushtrive.
וְעַתָּ֛ה חַלּוּ־נָ֥א פְנֵי־אֵ֖ל וִֽיחָנֵ֑נוּ מִיֶּדְכֶם֙ הָ֣יְתָה זֹּ֔את הֲיִשָּׂ֤א מִכֶּם֙ פָּנִ֔ים אָמַ֖ר יְהוָ֥ה צְבָאֹֽות׃ | 9 |
Tani, pra, kërkoni favorin e Perëndisë, që ai të ketë mëshirë për ne. “Duart tuaja e kanë bërë këtë, a do t’ju pranojë vallë me kënaqësi?”, thotë Zoti i ushtrive.
מִ֤י גַם־בָּכֶם֙ וְיִסְגֹּ֣ר דְּלָתַ֔יִם וְלֹֽא־תָאִ֥ירוּ מִזְבְּחִ֖י חִנָּ֑ם אֵֽין־לִ֨י חֵ֜פֶץ בָּכֶ֗ם אָמַר֙ יְהוָ֣ה צְבָאֹ֔ות וּמִנְחָ֖ה לֹֽא־אֶרְצֶ֥ה מִיֶּדְכֶֽם׃ | 10 |
“Oh, sikur të paktën dikush prej jush t’i mbyllte dyert! Atëherë nuk do ta ndiznit zjarrin kot mbi altarin tim. Unë nuk kam asnjë kënaqësi me ju”, thotë Zoti i ushtrive, “dhe as që pëlqej çfarëdo oferte nga duart tuaja.
כִּ֣י מִמִּזְרַח־שֶׁ֜מֶשׁ וְעַד־מְבֹואֹ֗ו גָּדֹ֤ול שְׁמִי֙ בַּגֹּויִ֔ם וּבְכָל־מָקֹ֗ום מֻקְטָ֥ר מֻגָּ֛שׁ לִשְׁמִ֖י וּמִנְחָ֣ה טְהֹורָ֑ה כִּֽי־גָדֹ֤ול שְׁמִי֙ בַּגֹּויִ֔ם אָמַ֖ר יְהוָ֥ה צְבָאֹֽות׃ | 11 |
Sepse, që nga lind dielli e deri atje ku perëndon, emri im do të jetë i madh midis kombeve dhe në çdo vend do t’i ofrohet temjan emrit tim dhe një blatim i pastër, sepse emri im do të jetë i madh midis kombeve”, thotë Zoti i ushtrive.
וְאַתֶּ֖ם מְחַלְּלִ֣ים אֹותֹ֑ו בֶּאֱמָרְכֶ֗ם שֻׁלְחַ֤ן אֲדֹנָי֙ מְגֹאָ֣ל ה֔וּא וְנִיבֹ֖ו נִבְזֶ֥ה אָכְלֹֽו׃ | 12 |
“Por ju e përdhosni kur thoni: “Tryeza e Zotit është e ndotur dhe fryti i saj, domethënë ushqimi i saj, është i përbuzshëm”.
וַאֲמַרְתֶּם֩ הִנֵּ֨ה מַתְּלָאָ֜ה וְהִפַּחְתֶּ֣ם אֹותֹ֗ו אָמַר֙ יְהוָ֣ה צְבָאֹ֔ות וַהֲבֵאתֶ֣ם גָּז֗וּל וְאֶת־הַפִּסֵּ֙חַ֙ וְאֶת־הַ֣חֹולֶ֔ה וַהֲבֵאתֶ֖ם אֶת־הַמִּנְחָ֑ה הַאֶרְצֶ֥ה אֹותָ֛הּ מִיֶּדְכֶ֖ם אָמַ֥ר יְהוָֽה׃ ס | 13 |
Ju thoni gjithashtu: “Ah, sa u lodhëm!”, dhe e trajtoni me përçmim”, thotë Zoti i ushtrive. “Kështu ju sillni kafshë të vjedhura, të çala ose të sëmura; kjo është oferta që sillni. A do të mund ta pranoja nga duart tuaja?”, thotë Zoti.
וְאָר֣וּר נֹוכֵ֗ל וְיֵ֤שׁ בְּעֶדְרֹו֙ זָכָ֔ר וְנֹדֵ֛ר וְזֹבֵ֥חַ מָשְׁחָ֖ת לַֽאדֹנָ֑י כִּי֩ מֶ֨לֶךְ גָּדֹ֜ול אָ֗נִי אָמַר֙ יְהוָ֣ה צְבָאֹ֔ות וּשְׁמִ֖י נֹורָ֥א בַגֹּויִֽם׃ | 14 |
Mallkuar qoftë hileqari që ka një mashkull në kopenë e tij dhe bënë një premtim solemn, por flijon për Zotin një kafshë me të meta. Sepse unë jam një Mbret i madh”, thotë Zoti i ushtrive, “dhe emri im është i tmerrshëm midis kombeve”.