< עָמוֹס 1 >

דִּבְרֵ֣י עָמֹ֔וס אֲשֶׁר־הָיָ֥ה בַנֹּקְדִ֖ים מִתְּקֹ֑ועַ אֲשֶׁר֩ חָזָ֨ה עַל־יִשְׂרָאֵ֜ל בִּימֵ֣י ׀ עֻזִּיָּ֣ה מֶֽלֶךְ־יְהוּדָ֗ה וּבִימֵ֞י יָרָבְעָ֤ם בֶּן־יֹואָשׁ֙ מֶ֣לֶךְ יִשְׂרָאֵ֔ל שְׁנָתַ֖יִם לִפְנֵ֥י הָרָֽעַשׁ׃ 1
Fjalë të Amosit, një nga barinjtë e Tekoas, që pati vegime për Izraelin, në kohën e Uziahut, mbretit të Judës, dhe në kohën e Jeroboamit, birit të Joasit, mbret i Izraelit, dy vjet para tërmetit.
וַיֹּאמַ֓ר ׀ יְהוָה֙ מִצִּיֹּ֣ון יִשְׁאָ֔ג וּמִירוּשָׁלַ֖͏ִם יִתֵּ֣ן קֹולֹ֑ו וְאָֽבְלוּ֙ נְאֹ֣ות הָרֹעִ֔ים וְיָבֵ֖שׁ רֹ֥אשׁ הַכַּרְמֶֽל׃ פ 2
Ai tha: “Zoti bërtet nga Sioni dhe bën që të dëgjohet zëri i tij në Jeruzalem; kullotat e barinjve janë të shkreta dhe maja e Karmelit u tha”.
כֹּ֚ה אָמַ֣ר יְהוָ֔ה עַל־שְׁלֹשָׁה֙ פִּשְׁעֵ֣י דַמֶּ֔שֶׂק וְעַל־אַרְבָּעָ֖ה לֹ֣א אֲשִׁיבֶ֑נּוּ עַל־דּוּשָׁ֛ם בַּחֲרֻצֹ֥ות הַבַּרְזֶ֖ל אֶת־הַגִּלְעָֽד׃ 3
Kështu flet Zoti: “Për tre krime të Damaskut, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse e kanë shirë Galaadin me shirëse prej hekuri.
וְשִׁלַּ֥חְתִּי אֵ֖שׁ בְּבֵ֣ית חֲזָאֵ֑ל וְאָכְלָ֖ה אַרְמְנֹ֥ות בֶּן־הֲדָֽד׃ 4
Prandaj do të dërgoj zjarr në shtëpinë e Hazaelit, që do të gllabërojë pallatet e Ben-hadadit.
וְשָֽׁבַרְתִּי֙ בְּרִ֣יחַ דַּמֶּ֔שֶׂק וְהִכְרַתִּ֤י יֹושֵׁב֙ מִבִּקְעַת־אָ֔וֶן וְתֹומֵ֥ךְ שֵׁ֖בֶט מִבֵּ֣ית עֶ֑דֶן וְגָל֧וּ עַם־אֲרָ֛ם קִ֖ירָה אָמַ֥ר יְהוָֽה׃ פ 5
Do të copëtoj edhe shufrat e Damaskut, do të shfaros banorin e Bikath-avenit dhe atë që mban skeptrin e Beth-edenit, dhe populli i Sirisë do të shkojë në robëri në Kir”, thotë Zoti.
כֹּ֚ה אָמַ֣ר יְהוָ֔ה עַל־שְׁלֹשָׁה֙ פִּשְׁעֵ֣י עַזָּ֔ה וְעַל־אַרְבָּעָ֖ה לֹ֣א אֲשִׁיבֶ֑נּוּ עַל־הַגְלֹותָ֛ם גָּל֥וּת שְׁלֵמָ֖ה לְהַסְגִּ֥יר לֶאֱדֹֽום׃ 6
Kështu thotë Zoti: “Për tre krime të Gazës, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e saj, sepse kanë shpërngulur një popullatë të tërë për t’ia dorëzuar Edomit.
וְשִׁלַּ֥חְתִּי אֵ֖שׁ בְּחֹומַ֣ת עַזָּ֑ה וְאָכְלָ֖ה אַרְמְנֹתֶֽיהָ׃ 7
Prandaj do të dërgoj zjarr brenda mureve të Gazës, që do të gllabërojë pallatet e saj.
וְהִכְרַתִּ֤י יֹושֵׁב֙ מֵֽאַשְׁדֹּ֔וד וְתֹומֵ֥ךְ שֵׁ֖בֶט מֵֽאַשְׁקְלֹ֑ון וַהֲשִׁיבֹ֨ותִי יָדִ֜י עַל־עֶקְרֹ֗ון וְאָֽבְדוּ֙ שְׁאֵרִ֣ית פְּלִשְׁתִּ֔ים אָמַ֖ר אֲדֹנָ֥י יְהוִֽה׃ פ 8
Do të shfaros banorin prej Ashdodit dhe atë që mban skeptrin prej Ashkelonit; do ta kthej dorën time kundër Ekronit, dhe kusuri i Filistejve do të vdesë”, thotë Zoti, Zoti.
כֹּ֚ה אָמַ֣ר יְהוָ֔ה עַל־שְׁלֹשָׁה֙ פִּשְׁעֵי־צֹ֔ר וְעַל־אַרְבָּעָ֖ה לֹ֣א אֲשִׁיבֶ֑נּוּ עַֽל־הַסְגִּירָ֞ם גָּל֤וּת שְׁלֵמָה֙ לֶאֱדֹ֔ום וְלֹ֥א זָכְר֖וּ בְּרִ֥ית אַחִֽים׃ 9
Kështu thotë Zoti: “Për tre krime të Tiros, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse i kanë dorëzuar si robër Edomit një popullatë të tërë, pa kujtuar besëlidhjen vëllazërore.
וְשִׁלַּ֥חְתִּי אֵ֖שׁ בְּחֹ֣ומַת צֹ֑ר וְאָכְלָ֖ה אַרְמְנֹתֶֽיהָ׃ פ 10
Prandaj do të dërgoj zjarr brenda mureve të Tiros, që do të gllabërojë pallatet e tij”.
כֹּ֚ה אָמַ֣ר יְהוָ֔ה עַל־שְׁלֹשָׁה֙ פִּשְׁעֵ֣י אֱדֹ֔ום וְעַל־אַרְבָּעָ֖ה לֹ֣א אֲשִׁיבֶ֑נּוּ עַל־רָדְפֹ֨ו בַחֶ֤רֶב אָחִיו֙ וְשִׁחֵ֣ת רַחֲמָ֔יו וַיִּטְרֹ֤ף לָעַד֙ אַפֹּ֔ו וְעֶבְרָתֹ֖ו שְׁמָ֥רָה נֶֽצַח׃ 11
Kështu thotë Zoti: “Për tre krime të Edomit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse ka ndjekur me shpatë vëllanë e tij, duke mbytur çdo mëshirë; zemërimi i tij vepron vazhdimisht dhe indinjata e tij përjetë.
וְשִׁלַּ֥חְתִּי אֵ֖שׁ בְּתֵימָ֑ן וְאָכְלָ֖ה אַרְמְנֹ֥ות בָּצְרָֽה׃ פ 12
Prandaj do të dërgoj zjarr kundër Temanit, që do të gllabërojë pallatet e Botsrahut”.
כֹּ֚ה אָמַ֣ר יְהוָ֔ה עַל־שְׁלֹשָׁה֙ פִּשְׁעֵ֣י בְנֵֽי־עַמֹּ֔ון וְעַל־אַרְבָּעָ֖ה לֹ֣א אֲשִׁיבֶ֑נּוּ עַל־בִּקְעָם֙ הָרֹ֣ות הַגִּלְעָ֔ד לְמַ֖עַן הַרְחִ֥יב אֶת־גְּבוּלָֽם׃ 13
Kështu thotë Zoti: “Për tre krime të bijve te Amonit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse u kanë çarë barkun grave me barrë të Galaadit për të zgjeruar kufijtë e tyre.
וְהִצַּ֤תִּי אֵשׁ֙ בְּחֹומַ֣ת רַבָּ֔ה וְאָכְלָ֖ה אַרְמְנֹותֶ֑יהָ בִּתְרוּעָה֙ בְּיֹ֣ום מִלְחָמָ֔ה בְּסַ֖עַר בְּיֹ֥ום סוּפָֽה׃ 14
Prandaj do të ndez një zjarr brenda mureve të Rabahut, që do të gllabërojë pallatet e tij midis zhurmës së një dite beteje, midis shakullinës së një dite stuhie.
וְהָלַ֥ךְ מַלְכָּ֖ם בַּגֹּולָ֑ה ה֧וּא וְשָׂרָ֛יו יַחְדָּ֖ו אָמַ֥ר יְהוָֽה׃ פ 15
Mbreti i tyre do të shkojë në robëri, ai bashkë me krerët e tij”, thotë Zoti.

< עָמוֹס 1 >