< Hosea 7 >

1 I KA wa a'u e hoihoi aku ai i ke pio ana o kuu poe kanaka, I kuu hoola ana i ka Iseraela, alaila hoikeia mai ka hewa o Eperaima, A me na mea ino o ko Samaria: No ka mea, ua hana lakou i ka wahahee; A komo mai ka aihue maloko, A hao wale ka poe powa mawaho.
“Kur dëshiroja të shëroja Izraelin, atëherë u zbulua paudhësia e Efraimit dhe ligësia e Samarisë, sepse veprojnë me falsitet: vjedhësi hyn, një bandë vjedhësish bën sulme jashtë.
2 Aole noonoo ko lakou naau i kuu hoomanao ana i ko lakou hewa a pau: Ano, ua hoopuni ka lakou mau hana ia lakou; Eia no lakou imua o ko'u maka.
Atyre nuk u shkon në mend që unë nuk e harroj gjithë ligësinë e tyre. Tani veprimet e tyre i rrethojnë nga çdo anë; ato qëndrojnë para fytyrës sime.
3 Ma ko lakou hewa hoolealea aku lakou i ke alii, A i na haku hoi ma ko lakou mau hoopunipuni.
Me ligësitë e tyre gëzojnë mbretin dhe me gënjeshtrat e tyre krerët e tyre.
4 He poe moe kolohe lakou a pau, e like me ka umu i hoenaenaia e ka mea pulehu palaoa, Hoopanee oia i ka pulehu ana, mahope o ke kawili ana i ka palaoa a hiki i ka wa e hu ai.
Janë të gjithë shkelës të kurorës, si një furrë e ngrohur nga furrtari, që nuk e nxit më zjarrin mbasi ka brumosur miellin deri sa të vijë brumi.
5 A i ka la o ko kakou alii loohia iho na haku e ka mai i ka wela o ka waina, A o aku la oia i kona lima me ka poe haakei.
Në ditën e mbretit tonë, krerët e kanë bërë të sëmuret afshin e verës; mbreti u ka shtrirë dorën tallësve.
6 No ka mea, ua hoomakaukau lakou i ko lakou naau, e like me ka umu ma ko lakou hoohalua ana: Ua hiamoe ko lakou mau mea peluhu palaoa, a ao ka po: A i kakahiaka, ua wela ia mea e like me ke ahi lapalapa.
Ndërsa rrinë në pritë, ata e përgatitin zemrën e tyre si një furrë; furrtari i tyre fle tërë natën, dhe në mëngjes furra e tyre të djeg me një zjarr flakërues.
7 Ua wela lakou a pau e like me ka umu, Ua ai lakou i ko lakou mau lunakanawai; Ua haule ko lakou poe alii a pau: Aohe mea e kahea mai ia'u iwaena o lakou.
Të gjithë janë të zjarrtë si një furrë dhe i hanë gjykatësit e tyre; gjithë mbretërit e tyre kanë rënë, por asnjë prej tyre nuk më kërkon.
8 O Eperaima, ua hui pu ia me na kanaka e: O Eperaima, he popo palaoa no ia, aole i huliia.
Efraimi përzihet me popujt, Efraimi është një kulaç i pakthyer.
9 Ua ai na malihini i kona ikaika, aole nae ia i ike: Ua kau mai no hoi ke oho hina maluna ona, aole nae ia i ike.
Të huajt gllabërojnë forcën e tij, por ai nuk e vë re; po flokët e kokës kanë ngjyrë të përhime, por ai nuk i vë re.
10 Ke hoike mai nei ka haaheo o ka Iseraela ma kona maka: Aole lakou e hoi hou ia Iehova i ko lakou Akua, Aole imi aku ia ia no keia mea a pau.
Kryelartësia e Izraelit dëshmon kundër tij, sepse ata nuk kthehen tek Zoti, Perëndia i tyre, nuk e kërkojnë megjithëatë.
11 Ua like hoi o Eperaima me he manu nunu la i hawawa aohe ona manao: Kahea aku lakou i ko Aigupita, A hele lakou i ko Asuria.
Efraimi është një pëllumbeshë budallaçkë, pa mend; ata thërresin Egjiptin, shkojnë në Asiri.
12 A i ka wa e hele ai lakou, e hohola aku au i ka'u upena maluna o lakou; A e lawe mai au ia lakou ilalo, e like me na manu o ka lewa; A e hahau aku au ia lakou, e like me ka mea a ko lakou ahakanaka i lohe ai.
Ndërsa shkojnë, do të shtrij mbi ta rrjetën time dhe do t’i bëj që të rrëzohen si zogjtë e qiellit; do t’i ndëshkoj, siç u paralajmërua në asamblenë e tyre.
13 E auwe lakou! no ka mea, ua auwana lakou mai o'u aku la: O ka make ko lakou! no ka mea, ua kipi mai lakou ia'u: Owau ka i hoola ia lakou, A o lakou ka i olelo wahahee mai ia'u.
Mjerë ata, sepse janë larguar prej meje! Shkatërrim për ta, sepse janë rebeluar kundër meje! Unë do të doja t’i shpengoja, por ata thonë gënjeshtra kundër meje.
14 Aole lakou i auwe mai ia'u me ko lakou naau, i ka wa a lakou i auwe ai maluna o ko lakou wahi moe: Ua hoakoakoa lakou ia lakou iho no ka ai, a no ka waina hou, a ua kipi mai lakou ia'u.
Ata nuk më thërresin me zemrën e tyre, por ankohen në shtratin e tyre. Mblidhen bashkë për grurin dhe verën dhe rebelohen kundër meje.
15 Ia'u i ao ai ia lakou, a hooikaika aku ai i ko lakou mau lima, Aka, ke manao hewa mai nei lakou ia'u.
Megjithëse i kam dënuar dhe kam përforcuar krahët e tyre, ata thurin të keqen kundër meje.
16 Ua hoi hou lakou, aole nae i ka Mea kiekie loa; Ua like lakou me he kakaka hewa la: E haule na'lii o lakou me ka pahikaua, no ka hookano o ko lakou alelo: O keia ko lakou hoino ma ka aina o Aigupita.
Ata kthehen, por jo te Shumë i Larti; janë si një hark që gabon; krerët e tyre do të bien nga shpata për shkak të tërbimit të gjuhës së tyre; kjo do t’i bëjë qesharakë në vendin e Egjiptit”.

< Hosea 7 >