< Apocalypse 5 >

1 Puis je vis dans la main droite de celui qui était assis sur le trône, un Livre écrit dedans et dehors, scellé de sept sceaux.
Pastaj pashë në dorën e djathtë të atij që rrinte ulur mbi fron, një libër të shkruar përbrenda dhe përjashta, të vulosur me shtatë vula.
2 Je vis aussi un Ange [remarquable] par sa force, qui criait à haute voix: qui est-ce qui est digne d'ouvrir le Livre, et d'en délier les sceaux?
Dhe pashë një engjëll të fuqishëm, që proklamoi me zë të madh: “Kush është i denjë të hapë librin dhe të zgjidhë vulat e tij?”.
3 Mais nul ne pouvait ni dans le Ciel, ni sur la terre, ni au-dessous de la terre ouvrir le Livre, ni le regarder.
Po kurrkush, as në qiell, as mbi dhe, as nën dhe, nuk mund të hapte librin e ta shihte atë.
4 Et je pleurais fort, parce que personne n'était trouvé digne d'ouvrir le Livre, ni de le lire, ni de le regarder.
Edhe unë qaja shumë, sepse s’qe gjetur asnjë i denjë të hapë dhe të lexojë librin, dhe as ta shohë.
5 Et un des Anciens me dit: ne pleure point; voici, le Lion qui est de la Tribu de Juda, la racine de David, a vaincu pour ouvrir le Livre, et pour en délier les sept sceaux.
Atëherë një nga pleqtë më tha: “Mos qaj; ja, Luani i fisit të Judës, Rrënja e Davidit, fitoi të hapë librin dhe të zgjidhë të shtatë vulat e tij”.
6 Et je regardai, et voici il y avait au milieu du trône et des quatre animaux, et au milieu des Anciens, un agneau qui se tenait là comme mis à mort, ayant sept cornes, et sept yeux, qui sont les sept Esprits de Dieu, envoyés par toute la terre.
Dhe pashë, në mes të fronit dhe të katër gjenieve të gjalla dhe në mes të pleqve, një Qengj si i therur, i cili kishte shtatë brirë dhe shtatë sy, që janë të shtatë Frymërat e Perëndisë, të dërguar në gjithë dheun.
7 Et il vint, et prit le Livre de la main droite de celui qui était assis sur le trône.
Ai erdhi dhe mori librin nga dora e djathtë e atij që rrinte mbi fron.
8 Et quand il eut pris le Livre, les quatre animaux et les vingt-quatre Anciens se prosternèrent devant l'agneau, ayant chacun des harpes et des fioles d'or, pleines de parfums, qui sont les prières des Saints.
Dhe, mbasi e mori librin, të katër qeniet e gjalla dhe të njëzet e katër pleqtë ranë përmbys përpara Qengjit, duke pasur secili një qeste dhe disa kupa ari plot me erë të këndshme, të cilat janë lutjet e shenjtorëve.
9 Et ils chantaient un nouveau cantique, en disant: tu es digne de prendre le Livre, et d'en ouvrir les sceaux; car tu as été mis à mort, et tu nous as rachetés à Dieu par ton sang, de toute Tribu, Langue, peuple, et nation;
Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: “Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe me gjakun tënd na bleve te Perëndia nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb,
10 Et tu nous as faits Rois et Sacrificateurs à notre Dieu; et nous régnerons sur la terre.
dhe na bëre mbretër dhe priftër për Perëndinë tonë, dhe do të mbretërojmë mbi dhe”.
11 Puis je regardai, et j'entendis la voix de plusieurs Anges autour du trône et des Anciens, et leur nombre était de plusieurs millions.
Pastaj pashë, dhe dëgjova zërin e shumë engjëjve përqark fronit, qenieve të gjalla dhe pleqve; dhe numri i tyre ishte dhjetë mijëra dhjetë mijërash dhe mijëra mijërash,
12 Et ils disaient à haute voix: L'agneau qui a été mis à mort est digne de recevoir puissance, richesses, sagesse, force, honneur, gloire et louange.
që thoshnin me zë të madh: “I denjë është Qengji që u ther, të marrë fuqinë, dhe pasurinë, dhe diturinë, dhe forcën, dhe nderin, dhe lavdinë, dhe bekimin”.
13 J'entendis aussi toutes les créatures qui sont au Ciel, et en la terre, et sous la terre, et dans la mer, et toutes les choses qui y sont, disant: à celui qui est assis sur le trône, et à l'agneau, soit louange, honneur, gloire, et force, aux siècles des siècles! (aiōn g165)
Edhe dëgjova çdo krijesë që është në qiell, mbi dhe, nën dhe dhe ato që janë në det dhe gjitha gjërat sa janë në to, që thoshnin: “Atij që rri ulur mbi fron dhe Qengjit i qofshin bekimi, nderi, lavdia dhe forca në shekuj të shekujve”. (aiōn g165)
14 Et les quatre animaux disaient: Amen! Et les vingt-quatre Anciens se prosternèrent et adorèrent [celui qui est] vivant aux siècles des siècles.
Dhe të katër qeniet e gjalla thoshnin: “Amen!”. Dhe të njëzet e katër pleq ranë përmbys dhe adhuruan atë që rron në shekuj të shekujve.

< Apocalypse 5 >