< Jérémie 16 >

1 Puis la parole de l'Eternel me fut adressée, en disant:
Fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:
2 Tu ne prendras point de femme, et tu n'auras point de fils ni de filles en ce lieu-ci.
“Mos merr grua dhe mos ki bij e bija në këtë vend”.
3 Car ainsi a dit l'Eternel touchant les fils et les filles qui naîtront en ce lieu-ci, et touchant leurs mères qui les auront enfantés, et touchant les pères qui les auront engendrés en ce pays;
Sepse kështu thotë Zoti për bijtë dhe bijat që kanë lindur në këtë vend dhe për nënat që i kanë pjellë dhe për etërit që i kanë zënë në këtë vend:
4 Ils mourront de maladies très douloureuses; ils ne seront point lamentés, ni ensevelis, mais ils seront sur le dessus de la terre comme du fumier, et ils seront consumés par l'épée et par la famine, et leurs corps morts seront pour viande aux oiseaux des cieux, et aux bêtes de la terre.
“Ata do të vdesin nga një vdekje rrëqethëse; nuk do të qahen dhe nuk do të varrosen, por do t’i lënë si pleh mbi faqen e dheut; do të shfarosen nga shpata dhe nga uria, dhe kufomat e tyre do të shërbejnë si ushqim për shpendët e qiellit dhe për kafshët e tokës”.
5 Même, ainsi a dit l'Eternel: n'entre point en aucune maison de deuil, et ne va point lamenter, ni te condouloir pour eux; car j'ai retiré de ce peuple, dit l'Eternel, ma paix, ma miséricorde, et mes compassions.
Sepse kështu thotë Zoti: “Mos hyni në shtëpinë e zisë dhe mos shkoni për ngushëllime dhe për t’i vajtuar, sepse unë kam hequr nga ky popull paqen time, mirësinë time dhe mëshirën time”, thotë Zoti.
6 Et les grands et les petits mourront en ce pays; ils ne seront point ensevelis, et on ne les pleurera point, et personne ne se fera aucune incision, ni ne se rasera pour eux.
“Të mëdhenj dhe të vegjël do të vdesin në këtë vend; nuk do të varrosen as do të mbahet zia për ata, nuk do të bëhen prerje as qethje flokësh për ta.
7 On ne leur distribuera point de [pain] dans le deuil pour consoler quelqu'un d'eux au sujet d'un mort; et on ne leur donnera point à boire de la coupe de consolation pour leur père ou pour leur mère.
Nuk do të thyhet buka për ata që mbajnë zi për t’i ngushëlluar për një të vdekur dhe nuk do t’u jepet për të pirë gota e ngushëllimit për atin e tyre dhe nënën e tyre.
8 Aussi tu n'entreras point en aucune maison de festin afin de t'asseoir avec eux pour manger, ou pour boire.
Mos hyni as në një shtëpi banketi për t’u ulur bashkë me ta për të ngrënë dhe për të pirë”.
9 Car ainsi a dit l'Eternel des armées, le Dieu d'Israël: voici, je m'en vais faire cesser de ce lieu-ci devant vos yeux et en vos jours, la voix de joie et la voix d'allégresse, la voix de l'époux et la voix de l'épouse.
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Ja, unë do të bëj që të pushojë në këtë vend, para syve tuaj dhe në ditët tuaja, britma e gëzimit dhe britma e ngazëllimit, zëri i dhëndrit dhe zëri i nuses.
10 Et il arrivera que quand tu auras prononcé à ce peuple toutes ces paroles-là, ils te diront: pourquoi l'Eternel a-t-il prononcé tout ce grand mal contre nous? et quelle est notre iniquité, et quel [est] notre péché que nous avons commis contre l'Eternel notre Dieu?
Dhe ka për të ndodhur që kur t’i shpallësh këtij populli tërë këto gjëra, do të të thonë: “Pse Zoti ka shqiptuar kundër nesh tërë këtë mjerim të madh? Cila është paudhësia jonë? Cili është mëkati që kemi kryer kundër Zotit, Perëndisë tonë?”.
11 Et tu leur diras: parce que vos pères m'ont abandonné, dit l'Eternel, et sont allés après d'autres dieux, et les ont servis, et se sont prosternés devant eux, et m'ont abandonné, et n'ont point gardé ma Loi,
Atëherë ti do t’u përgjigjesh atyre: Sepse etërit tuaj më kanë braktisur”, thotë Zoti, “kanë shkuar pas perëndive të tjera, u kanë shërbyer dhe kanë rënë përmbys para tyre, më kanë braktisur mua dhe nuk kanë respektuar ligjin tim.
12 Et que vous avez encore fait pis que vos pères; car voici, chacun de vous marche après la dureté de son cœur mauvais, afin de ne m'écouter point;
Dhe ju keni vepruar më keq se etërit tuaj, sepse ja, secili vepron sipas kryeneçësisë së zemrës së tij të keqe dhe nuk pranon të më dëgjojë.
13 A cause de cela je vous transporterai de ce pays en un pays que vous n'avez point connu, ni vous ni vos pères; et là vous serez asservis jour et nuit à d'autres dieux, parce que je ne vous aurai point fait de grâce.
Prandaj unë do t’ju dëboj nga ky vend në një vend që as ju, as etërit tuaj nuk keni njohur dhe atje do t’u shërbeni perëndive të tjera ditën e natën, sepse unë nuk do t’ju fal”.
14 Néanmoins voici, les jours viennent, dit l'Eternel, qu'on ne dira plus: l'Eternel [est] vivant qui a fait remonter les enfants d'Israël du pays d'Egypte;
“Prandaj ja, po vijnë ditët”, thotë Zoti, “në të cilat nuk do të thuhet më: “Për Zotin e gjallë që nxori bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit”,
15 Mais, l'Eternel est vivant qui a fait remonter les enfants d'Israël du pays de l'Aquilon, et de tous les pays auxquels il les avait chassés; après que je les aurai ramenés dans leur pays, lequel j'ai donné à leurs pères.
por: “Për Zotin e gjallë që nxori bijtë e Izraelit nga vendi i veriut dhe nga tërë vendet ku i kishte shpërndarë”. Dhe unë do t’i çoj përsëri në vendin që u kisha dhënë etërve të tyre.
16 Voici, je m'en vais mander à plusieurs Pêcheurs, dit l'Eternel, et ils les pêcheront; et ensuite je m'en vais mander à plusieurs Veneurs, qui les chasseront par toutes les montagnes, et par tous les coteaux, et par tous les trous des rochers.
Ja, unë do të dërgoj një numër të madh peshkatarësh për t’i peshkuar”, thotë Zoti, “dhe pastaj do të dërgoj një numër të madh gjahtarësh për t’i gjuajtur në çdo mal, në çdo kodër dhe në të çarat e shkëmbinjve.
17 Car mes yeux sont sur tout leur train, lequel n'est point caché devant moi; ni leur iniquité n'est point celée devant mes yeux.
Sepse sytë e mi janë mbi të gjitha rrugët e tyre, që nuk janë të fshehura nga fytyra ime, dhe paudhësitë e tyre nuk mbeten të fshehura para syve të mi.
18 Mais premièrement je leur rendrai le double de leur iniquité et de leur péché, à cause qu'ils ont souillé mon pays par leurs victimes abominables, et qu'ils ont rempli mon héritage de leurs abominations.
Para së gjithash do t’i shpaguaj dyfish për paudhësinë dhe mëkatin e tyre, sepse kanë përdhosur vendin tim me kufomat e idhujve të tyre të neveritshëm dhe e kanë mbushur trashëgiminë time me gjërat e tyre të neveritshme”.
19 Eternel, qui es ma force et ma puissance, et mon refuge au jour de la détresse, les nations viendront à toi des bouts de la terre, et diront: certes nos pères ont hérité le mensonge et la vanité, et les choses auxquelles il n'y a point de profit.
O Zot, forca ime, kalaja ime dhe streha ime ditën e fatkeqësisë, te ti do të vijnë kombet nga skajet e tokës dhe do të thonë: “Etërit tanë kanë trashëguar vetëm gënjeshtra, kotësi dhe gjëra që nuk vlejnë asgjë”.
20 L'homme se fera-t-il bien des dieux? qui toutefois ne sont point dieux.
“A mundet të shpikë njeriu perëndi, që në të vërtetë nuk janë perëndi?
21 C'est pourquoi, voici, je vais leur faire connaître à cette fois, je vais leur faire connaître ma main et ma force, et ils sauront que mon Nom est l'Eternel.
Prandaj ja, këtë radhë do t’u bëj të njohur atyre, do t’u tregoj dorën time dhe fuqinë time; dhe ata do të mësojnë që emri im është Zoti”.

< Jérémie 16 >