< Exode 33 >

1 L'Eternel donc dit à Moïse: va, monte d'ici, toi et le peuple que tu as fait monter du pays d'Egypte, au pays duquel j'ai juré à Abraham, Isaac, et Jacob, en disant: je le donnerai à ta postérité.
Zoti i tha Moisiut: “Shko, ngjitu që këtej, ti së bashku me popullin që nxore nga vendi i Egjiptit, drejt vendit, që u premtova me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, duke u thënë: “Unë do t’ua jap pasardhësve të tu”.
2 Et j'enverrai un Ange devant toi, et je chasserai les Cananéens, les Amorrhéens, les Héthiens; les Phérésiens, les Héviens; et les Jébusiens,
Unë do të dërgoj një Engjëll para teje dhe do t’i dëboj Kananejtë, Amorejtë, Hitejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.
3 [pour vous conduire] au pays découlant de lait et de miel, mais je ne monterai point au milieu de toi, parce que tu [es] un peuple de col roide, de peur que je ne te consume en chemin.
Ngjitu drejt vendit ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, sepse unë do të ngjitem bashkë me ty, sepse je një popull me qafë të fortë, dhe nuk dua të të shfaros rrugës”.
4 Et le peuple ouït ces tristes nouvelles, et en mena deuil, et aucun d'eux ne mit ses ornements sur soi.
Kur populli dëgjoi këto fjalë të kobshme, ndjeu një hidhërim të thellë, dhe askush nuk vuri stolitë e tij.
5 Car l'Eternel avait dit à Moïse: dis aux enfants d'Israël: vous êtes un peuple de col roide; je monterai en un moment au milieu de toi, et je te consumerai. Maintenant donc ôte tes ornements de dessus toi, et je saurai ce que je te ferai.
Në fakt Zoti i kishte thënë Moisiut: “U thuaj bijve të Izraelit: “Ju jeni një popull me qafë të fortë; në qoftë se unë do të ngjitesha edhe për një çast të vetëm në mesin tënd, do të të konsumoja! Prandaj tani hiqi stolitë e tua dhe kështu unë do të di çfarë duhet të bëj me ty””.
6 Ainsi les enfants d'Israël se dépouillèrent de leurs ornements, vers la montagne d'Horeb.
Kështu bijtë e Izraelit i hoqën stolitë e tyre, që nga nisja e tyre nga mali Horeb e tutje.
7 Et Moïse prit un pavillon, et le tendit pour soi hors du camp, l'éloignant du camp; et il l'appela le pavillon d'assignation; et tous ceux qui cherchaient l'Eternel, sortaient vers le pavillon d'assignation, qui était hors du camp.
Pastaj Moisiu mori çadrën dhe e ngriti jashtë kampit, larg tij dhe e quajti tenda e mbledhjes; kushdo që kërkonte Zotin, dilte drejt çadrës së mbledhjes, që ndodhej jashtë kampit.
8 Et il arrivait qu'aussitôt que Moïse sortait vers le pavillon, tout le peuple se levait, et chacun se tenait à l'entrée de sa tente, et regardait Moïse par derrière, jusqu’à ce qu'il fût entré dans le pavillon.
Kur Moisiu dilte për të shkuar në çadër, tërë populli ngrihej, dhe secili rrinte më këmbë në hyrje të çadrës së vet dhe ndiqte me sy Moisiun, deri sa ai të hynte në çadër.
9 Et sitôt que Moïse était entré dans le pavillon, la colonne de nuée descendait, et s'arrêtait à la porte du pavillon, et [l'Eternel] parlait avec Moïse.
Dhe kur Moisiu hynte në tendë, shtylla e resë zbriste dhe ndalej në hyrje të saj, dhe Zoti fliste me Moisiun.
10 Et tout le peuple voyant la colonne de nuée s'arrêtant à la porte du pavillon, se levait, et chacun se prosternait à la porte de sa tente.
Tërë populli e shihte shtyllën e resë së ndaluar në hyrjen e çadrës; kështu tërë populli ngrihej dhe secili përkulej në hyrje të çadrës së vet.
11 Et l'Eternel parlait à Moïse face à face; comme un homme parle avec son intime ami; puis [Moïse] retournait au camp, mais son serviteur Josué fils de Nun, jeune homme, ne bougeait point du pavillon.
Kështu Zoti fliste me Moisiun ballë për ballë, ashtu si një njeri flet me mikun e tij; pastaj Moisiu kthehej në kamp. Por Jozueu, biri i Nunit, zbatuesi i tij i ri, nuk largohej nga çadra.
12 Moïse donc dit à l'Eternel: regarde, tu m'as dit: fais monter ce peuple, et tu ne m'as point fait connaître celui que tu dois envoyer avec moi; tu as même dit: je te connais par ton nom, et aussi, tu as trouvé grâce devant mes yeux
Pastaj Moisiu i tha Zotit: “Pa shiko, ti më thua: “Bëj që ky popull të ngjitet”. Por ti nuk më ke thënë cilin do të dërgosh me mua. Megjithatë ke thënë: “Unë të njoh personalisht dhe ke gjetur hir në sytë e mi”.
13 Or maintenant, je te prie, si j'ai trouvé grâce devant tes yeux, fais-moi connaître ton chemin, et je te connaîtrai, afin que je trouve grâce devant tes yeux; considère aussi que cette nation est ton peuple.
Prandaj tani, që më ke me sy të mirë, më bëj të njohura rrugët e tua, që të kem mundësi të të njoh dhe të fitoj hir në sytë e tu. Merr parasysh gjithashtu se ky komb është populli yt”.
14 Et [l'Eternel] dit: ma face ira, et je te donnerai du repos.
Zoti u përgjigj: “Prania ime do të shkojë me ty, dhe unë do të të jap pushim”.
15 Et [Moïse] lui dit: si ta face ne vient, ne nous fais point monter d'ici.
Atëherë Moisiu i tha: “Në qoftë se prania jote nuk vjen me mua, mos na nis që këtej.
16 Car en quoi connaîtra-t-on que nous ayons trouvé grâce devant tes yeux, moi et ton peuple? Ne sera-ce pas quand tu marcheras avec nous? et [alors] moi et ton peuple serons en admiration, plus que tous les peuples qui sont sur la terre.
Si do të mund të njihet tani që unë dhe populli yt, kemi gjetur hir në sytë e tu? Ndofta kjo ndodh sepse ti vjen me ne? Kështu unë dhe populli yt do të dallohemi nga tërë popujt që jetojnë mbi faqen e dheut”.
17 Et l'Eternel dit à Moïse: je ferai aussi ce que tu dis; car tu as trouvé grâce devant mes yeux, et je t'ai connu par [ton] nom.
Zoti i tha Moisiut: “Do ta bëj edhe këtë gjë që ke kërkuar, sepse ti ke gjetur hir në sytë e mi dhe të njoh personalisht”.
18 [Moïse] dit aussi: je te prie, fais-moi voir ta gloire.
Atëherë Moisiu tha: “Tregomë lavdinë tënde!”.
19 Et [Dieu] dit: je ferai passer toute ma bonté devant ta face, et je crierai le nom de l'Eternel devant toi; et je ferai grâce à qui je ferai grâce, et j'aurai compassion de celui de qui j'aurai compassion.
Zoti iu përgjigj: “Unë do të bëj që të kalojë para teje gjithë mirësia ime dhe do të shpall emrin e Zotit para teje. Do të fal atë që do të fal dhe do të mëshiroj atë që do të mëshiroj”.
20 Puis il dit: tu ne pourras pas voir ma face; car nul homme ne peut me voir, et vivre.
Dhe tha akoma: “Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë”.
21 L'Eternel dit aussi: voici, il y a un lieu par-devers moi, et tu t'arrêteras sur le rocher;
Pastaj Zoti tha: “Ja një vend afër meje; ti do të rrish mbi shkëmbin;
22 Et quand ma gloire passera, je te mettrai dans l'ouverture du rocher, et te couvrirai de ma main, jusqu’à ce que je sois passé;
dhe ndërsa do të kalojë lavdia ime, unë do të të vë në një të çarë të shkëmbit dhe do të të mbuloj me dorën time, deri sa të kem kaluar;
23 Puis je retirerai ma main, et tu me verras par derrière, mais ma face ne se verra point.
pastaj do ta tërheq dorën dhe ti do të më shikosh nga kurrizi; por fytyra ime nuk mund të shihet”.

< Exode 33 >