< Daniel 10 >

1 La troisième année de Cyrus, Roi de Perse, une parole fut révélée à Daniel, qui était nommé Beltesatsar; et cette parole est vraie, mais le temps déterminé en est long, et il entendit la parole, et il eut intelligence dans la vision.
Në vitin e tretë të Kirit, mbretit të Persisë, një fjalë iu njoftua Danielit, që quhej Beltshatsar. Kjo fjalë është e vërtetë dhe konflikti i gjatë. Ai e kuptoi fjalën dhe e mori vesh vegimin.
2 En ce temps-là, moi Daniel je fus en deuil pendant trois semaines entières;
Në atë kohë, unë, Danieli, mbajta zi për tri javë të plota.
3 Et je ne mangeai point de pain agréable au goût, et il n'entra point de viande ni de vin dans ma bouche, et je ne m'oignis point du tout, jusqu'à ce que ces trois semaines entières fussent accomplies.
Nuk hëngra ushqime të zgjedhura, nuk futa në gojën time as mish as verë dhe nuk u vajosa aspak, deri sa kaluan tri javë të plota.
4 Et le vingt-quatrième jour du premier mois j'étais auprès du bord du grand fleuve, qui est Hiddékel;
Ditën e njëzetekatërt të muajit të parë, ndërsa isha në bregun e lumit të madh, që është Tigri,
5 Et j'élevai mes yeux, et regardai; et voilà un homme vêtu de lin, et duquel les reins étaient ceints d'une ceinture de fin or d'Uphaz;
ngrita sytë dhe shikova, dhe ja, një njeri i veshur me rroba liri, me një brez të artë të Ufazit.
6 Et son corps était comme de chrysolithe, et son visage comme la splendeur d'un éclair, ses yeux étaient comme des lampes de feu, et ses bras et ses pieds comme l'éclat d'un airain poli, et le bruit de ses paroles était comme le bruit d'une multitude [de gens.]
Trupi i tij ishte i ngjashëm me topazin, fytyra e tij kishte pamjen e rrufesë, sytë e tij ishin si pishtarë flakërues, krahët e tij dhe këmbët e tij dukeshin si prej bronzi të llustruar dhe tingulli i fjalëve të tij ishte si zhurma e një turme.
7 Et moi Daniel je vis seul la vision, et les hommes qui étaient avec moi ne la virent point; mais une grande frayeur tomba sur eux, et ils s'enfuirent pour se cacher.
Vetëm unë, Danieli, pashë vegimin, kurse njerëzit që ishin me mua nuk e panë vegimin, por një tmerr i madh ra mbi ta dhe ata ia mbathën që të fshihen.
8 Et moi étant laissé tout seul je vis cette grande vision, et il ne demeura point de force en moi; aussi mon extérieur fut changé, jusqu'à être tout défait, et je ne conservai aucune vigueur.
Kështu mbeta vetëm të vërej këtë vegim të madh. Nuk më mbeti kurrfarë force; çehrja e bukur ndryshoi në të zbehtë dhe forcat e mia u ligështuan.
9 Car j'ouïs la voix de ses paroles, et sitôt que j'eus ouï la voix de ses paroles je fus accablé de sommeil, couché sur mon visage, ayant mon visage contre terre.
Megjithatë dëgjova zërin e fjalëve të tij; por, duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij, rashë në një gjumë të thellë me fytyrë për tokë.
10 Et voici, une main me toucha, et me fit mettre sur mes genoux, et sur les paumes de mes mains;
Por ja, një dorë më preku dhe bëri që unë të rri duke u dridhur i tëri mbi gjunjët dhe mbi pëllëmbët e duarve.
11 Puis il me dit: Daniel, homme aimé de Dieu, entends les paroles que je te dis, et te tiens debout sur tes pieds, car j'ai été maintenant envoyé vers toi; et quand il m'eut dit cette parole-là, je me tins debout, en tremblant.
Pastaj më tha: “Daniel, njeri shumë i dashur, kupto fjalët që po të them dhe çohu më këmbë, sepse tani më kanë dërguar te ti”. Kur më tha këtë fjalë, unë u çova më këmbë duke u dridhur i tëri.
12 Et il me dit: Ne crains point, Daniel, car dès le premier jour que tu as appliqué ton cœur à entendre, et à t'affliger en la présence de ton Dieu, tes paroles ont été exaucées, et je suis venu à cause de tes paroles.
Atëherë ai më tha: “Mos ki frikë, Daniel, sepse që ditën e parë që vendose në zemrën tënde të kuptoje dhe të përuleshe para Perëndisë tënd, fjalët e tua u dëgjuan dhe unë erdha si përgjigje e fjalëve të tua.
13 Mais le Chef du Royaume de Perse a résisté contre moi vingt et un jours; mais voici, Michaël, l'un des principaux Chefs, est venu pour m'aider, et je suis demeuré là chez les Rois de Perse.
Por princi i mbretërisë së Persisë më kundërshtoi njëzetenjë ditë; por ja, Mikaeli, një nga princat e parë, më erdhi në ndihmë, sepse kisha mbetur atje me mbretin e Persisë.
14 Et je suis venu pour te faire entendre ce qui doit arriver à ton peuple aux derniers jours, car il y a encore une vision pour ces jours-là.
Dhe tani kam ardhur të të bëj të kuptosh atë që do t’i ndodhë popullit tënd në mbarim të ditëve; sepse vegimi ka të bëjë me një kohë të ardhme”.
15 Et comme il me tenait ces discours, je mis mon visage contre terre, et je me tus.
Ndërsa më fliste në këtë mënyrë, ula fytyrën për tokë dhe mbylla gojën.
16 Et voici, [quelqu'un ayant] la ressemblance d'un homme toucha mes lèvres, et ouvrant ma bouche, je parlai, et je dis à celui qui était auprès de moi: mon Seigneur! mes jointures se sont relâchées par cette vision, et je n'ai conservé aucune vigueur.
Dhe ja, dikush që i ngjante një biri njeriu më preku buzët. Atëherë hapa gojën, fola dhe i thashë atij që më rrint përpara: “Imzot, për këtë vegim më kanë zënë spazmat dhe fuqitë m’u ligështuan.
17 Et comment pourra le serviteur de mon Seigneur parler avec mon Seigneur, puisque dès maintenant il n'est resté en moi aucune vigueur, et que mon souffle n'est point demeuré en moi?
Dhe si mund të fliste një shërbëtor i tillë i zotit tim me një imzot të tillë, sepse tani fuqitë më kanë braktisur dhe më mungon madje edhe frymëmarrja?”.
18 Alors celui qui ressemblait à un homme me toucha encore, et me fortifia.
Atëherë ai që i ngjante një njeriu më preku përsëri dhe më dha fuqi,
19 Et me dit: ne crains point, homme qui es reçu en grâce; paix soit avec toi, fortifie-toi, fortifie-toi, dis-je; et comme il parlait avec moi, je me fortifiai, et je dis: Que mon seigneur parle, car tu m'as fortifié.
dhe tha: “O njeri që të duan shumë, mos ki frikë, paqja është me ty; mblidh forcat e tua, po, mblidh forcat e tua”. Mbasi më foli, unë fitova forcë dhe i thashë: “Le të flasë zoti im, sepse ti më ke dhënë forcë”.
20 Et il dit: Ne sais-tu pas pourquoi je suis venu vers toi? Or maintenant je m'en retournerai pour combattre contre le Chef de Perse; puis je sortirai, et voici, le Chef de Javan viendra.
Pastaj më tha: “A e di përse kam ardhur këtu pranë teje? Tani do të kthehem të luftoj kundër princit të Persisë; dhe kur të dal, ja, do të vijë princi i Javanit.
21 Au reste, je te déclarerai ce qui est écrit dans l'Ecriture de vérité; cependant il n'y en a pas un qui tienne ferme avec moi en ces choses, sinon Michaël votre chef.
Por unë do të të bëj të njohur atë që është shkruar në librin e së vërtetës; dhe nuk ka njeri që të sillet trimërisht me mua kundër tyre përveç Mikaelit, princit tuaj”.

< Daniel 10 >