< 1 Samuel 13 >

1 Saül avait régné un an, et il régna deux ans sur Israël.
Sauli ishte tridhjetë vjeç kur filloi të mbretërojë; dhe mbasi mbretëroi dy vjet mbi Izraelin,
2 Et Saül choisit trois mille hommes d'Israël, dont il y en avait deux mille avec lui à Micmas, et sur la montagne de Béthel, et mille étaient avec Jonathan à Guébah de Benjamin; et il renvoya le reste du peuple, chacun en sa tente.
ai zgjodhi tre mijë ushtarë të Izraelit: dy mijë rrinin me të në Mikmash dhe në krahinën malore të Betelit; dhe një mijë me Jonathanin në Gibeah të Beniaminit; e ktheu prapa pjesën tjetër të popullit, secili shkoi në çadrën e vet.
3 Et Jonathan frappa la garnison des Philistins qui était au coteau, et cela fut su des Philistins; et Saül le fit publier au son de la trompette par tout le pays, en disant: Que les Hébreux écoutent.
Jonathani e mundi garnizonin e Filistejve që ndodhej në Geba, dhe Filistejtë e mësuan këtë ngjarje; Atëherë Sauli urdhëroi që t’u binin borive në tërë vendin, duke thënë: “Le ta dijnë Hebrenjtë!”.
4 Ainsi tout Israël entendit dire: Saül a frappé la garnison des Philistins, et Israël est en mauvaise odeur parmi les Philistins. Et le peuple s'assembla auprès de Saül à Guilgal.
Dhe në tëtë Izraelin filluan të thonë: “Sauli mundi garnizonin e Filistejve dhe Izraeli tani urrehet nga Filistejtë”. Kështu populli u thirr në Gilgal për të shkuar pas Saulit.
5 Les Philistins aussi s'assemblèrent pour faire la guerre à Israël, ayant trente mille chariots, et six mille hommes de cheval; et le peuple était comme le sable qui est sur le bord de la mer, tant il était en grand nombre; ils montèrent donc et se campèrent à Micmas, vers l'Orient de Beth-aven.
Edhe Filistejtë u mblodhën për të luftuar kundër Izraelit, me tridhjetë mijë qerre, gjashtë mijë kalorës dhe shumë njerëz, si rëra në bregun e detit. Ata u nisën pra, dhe u vendosën në Mikmash, në lindje të Beth-Avenit.
6 Mais ceux d'Israël se virent dans une grande angoisse; car le peuple était fort abattu, c'est pourquoi le peuple se cacha dans les cavernes, dans les buissons épais, dans les rochers, dans les forts, et dans des fosses.
Kur Izraelitët e panë se ishin në rrezik (pse populli u gjend ngushtë), u fshehën në shpella, në gëmusha, ndër shkëmbinj, në guva dhe në hauze.
7 Et les Hébreux passèrent le Jourdain [pour aller] au pays de Gad, et de Galaad. Or comme Saül était encore à Guilgal, tout le peuple effrayé se rangea vers lui.
Disa Hebrenj kaluan Jordanin për të vajtur në vendin e Gadit dhe të Galaadit. Sauli ishte akoma në Gilgal dhe tërë populli shkonte pas tij duke u dridhur.
8 Et [Saül] attendit sept jours selon l'assignation de Samuel; mais Samuel ne venait point à Guilgal, et le peuple s'écartait d'auprès de Saül.
Ai priti shtatë ditë simbas kohës së caktuar nga Samueli; por Samueli nuk po vinte në Gilgal dhe populli kishte filluar të shpërndahej larg tij.
9 Et Saül dit: Amenez-moi un holocauste, et des sacrifices de prospérités; et il offrit l'holocauste.
Atëherë Sauli tha: “Më sillni olokaustin dhe flijimet e falenderimit”. Pastaj ofroi olokaustin.
10 Or il arriva qu'aussitôt qu'il eut achevé d'offrir l'holocauste, voici, Samuel arriva, et Saül sortit au-devant de lui pour le saluer.
Sapo kishte mbaruar së ofruari olokaustin, kur erdhi Samueli; dhe Sauli i doli përpara për ta përshëndetur.
11 Et Samuel lui dit: Qu'as-tu fait? Saül répondit: Parce que je voyais que le peuple s'écartait d'avec moi, et que tu ne venais point au jour assigné, et que les Philistins étaient assemblés à Micmas;
Por Samueli i tha: “Çfarë bëre kështu?”. Sauli u përgjegj: “Kur pashë që populli po shpërndahej larg meje, që ti nuk kishe arritur ditën e caktuar dhe që Filistejtë po mblidheshin në Mikmash, thashë me vete:
12 J'ai dit: Les Philistins descendront maintenant contre moi à Guilgal, et je n'ai point supplié l'Eternel; et après m'être retenu, [quelque temps], j'ai enfin offert l'holocauste.
“Tani Filistejtë do të më sulen në Gilgal dhe unë akoma nuk i jam lutur Zotit”. Prandaj e mblodha veten dhe ofrova olokastin”.
13 Alors Samuel dit à Saül: Tu as agi follement, en ce que tu n'as point gardé le commandement que l'Eternel ton Dieu t'avait ordonné; car l'Eternel aurait maintenant affermi ton règne sur Israël à toujours.
Atëherë Samueli i tha Saulit: “Ti ke vepruar pa mend; nuk ke respektuar urdhërimin që Zoti, Perëndia yt, të kishte dhënë. Në fakt Zoti do të vendoste për gjithnjë mbretërinë tënde mbi Izraelin.
14 Mais maintenant ton règne ne sera point affermi; l'Eternel s'est cherché un homme selon son cœur, et l'Eternel lui a commandé d'être le Conducteur de son peuple, parce que tu n'as point gardé ce que l'Eternel t'avait commandé.
Tani përkundrazi mbretëria jote nuk ka për të vazhduar, Zoti ka kërkuar një njeri simbas zemrës së tij, dhe Zoti e ka caktuar princ të populli të tij, sepse ti nuk ke respektuar atë që Zoti të pati urdhëruar”.
15 Puis Samuel se leva, et monta de Guilgal à Guébah de Benjamin. Et Saül dénombra le peuple qui se trouva avec lui, qui fut d'environ six cents hommes.
Pastaj Samueli u ngrit dhe u ngjit nga Gilgali në Gibeah të Beniaminit, dhe Sauli kaloi në revistë popullin që gjendej me të; ishin rreth gjashtë qind veta.
16 Or Saül et son fils Jonathan, et le peuple qui se trouva avec eux, se tenaient à Guébah de Benjamin, et les Philistins étaient campés à Micmas.
Sauli, Jonathani, bir i tij, dhe njerëzit që mbetën me ta qëndruan në Gibeah të Beniaminit, ndërsa Filistejtë ishin vendosur në Mikmash.
17 Et il sortit trois bandes du camp des Philistins pour faire du dégât; l'une de ces bandes prit le chemin de Hophra, vers le pays de Suhal.
Pastaj nga kampi i Filistejve dolën disa cuba, të ndarë në tri grupe: njeri grup mori udhën në drejtim të Ofrahut, drejt vendit të Shualit;
18 L'autre bande prit le chemin de Beth-oron; et la troisième prit le chemin de la frontière qui regarde vers la vallée de Tsébohim, du côté du désert.
një grup tjetër u fut në rrugën e Beth-Horonit; grupi i tretë mori rrugën e kufirit që sundon luginën e Tseboimit, në drejtim të shkretëtirës.
19 r dans tout le pays d'Israël il ne se trouvait aucun forgeron; car les Philistins avaient dit: [Il faut empêcher] que les Hébreux ne fassent des épées ou des hallebardes.
Në tërë vendin e Izraelit nuk gjeje as edhe një kovaç, sepse Filistejtë thonin: “Hebrenjtë të mos prodhojnë shpata ose shtiza”.
20 C'est pourquoi tout Israël descendait vers les Philistins, chacun pour aiguiser son soc, son coutre, sa cognée, et son hoyau;
Kështu tërë Izraelitët shkonin te Filistejtë për të mprehur kush plorin, kush sëpatën, kush belin.
21 Lorsque leurs hoyaux, leurs coutres, leurs fourches à trois dents, et leurs cognées avaient la pointe gâtée, même pour raccommoder un aiguillon.
Çmimi për mprehje ishte një pim për belin, për sëpatën, për sfurkun, për rregullimin e hostenëve.
22 C'est pourquoi il arriva que le jour du combat il ne se trouva ni épée, ni hallebarde, en la main d'aucun du peuple qui était avec Saül et Jonathan, et il n'y eut que Saül et Jonathan en qui il s'en trouvât.
Kështu ditën e betejës nuk shihje as shpatë, as shtizë në duart e tërë njeëzve që ishin me Saulin dhe me Jonathanin, ato i kishin vetëm Sauli dhe Jonathani, bir i tij.
23 Et le corps de garde des Philistins sortit au passage de Micmas.
Garnizoni i Filistejve doli pastaj dhe u drejtua nga qafa e Mikmashit.

< 1 Samuel 13 >