< Deuteronomy 22 >

1 Thou shalt not see the ox of thy brother or his sheep, going astray, and turn away from them, —thou shalt, bring them back unto thy brother.
“Në qoftë se shikon kaun ose delen e vëllait tënd që e kanë humbur rrugën, ti nuk do të bësh sikur nuk i ke parë, por do ta marrësh përsipër t’ia çosh përsëri vëllait tënd.
2 And, if thy brother be not nigh unto thee or thou know him not, then shalt thou make room for it within thee own shed and it shall be with thee, until thy brother seek after it, when thou shalt return it unto him.
Dhe në qoftë se vëllai yt nuk banon afër teje dhe ti nuk e njeh, do ta çosh kafshën në shtëpinë tënde deri sa yt vëlla të fillojë ta kërkojë; dhe atëherë do t’ia kthesh.
3 And, so, shalt thou do with his ass, and, so, shalt thou do with his mantle and, so, shalt thou do with any lost thing of thy brother’s, which shall go astray from him and thou shalt find, —thou mayest not turn away.
Në të njëjtën mënyrë do të veprosh me gomarin, rrobat dhe çfarëdo send tjetër që yt vëlla ka humbur dhe ti ke gjetur; ti nuk do të bësh sikur nuk i ke parë.
4 Thou shalt not see the ass of thy brother or his ox fallen in the way, and turn away from them, —thou shalt, raise, them with him.
Në qoftë se ti shikon gomarin e vëllait tënd apo kaun e tij të rrëzuar gjatë rrugës, ti nuk do të bësh sikur nuk i ke parë, por do të ndihmosh tët vëlla për t’i ngritur.
5 A woman shall not have on the wearing apparel of a man, nor shall a man put on the mantle of a woman; for an abomination to Yahweh thy God, is any one who doeth these things.
Gruaja nuk do të veshë rroba burrash, as burri nuk ka për të veshur rroba grash, sepse kushdo që bën gjëra të tilla neveritet nga Zoti, Perëndia yt.
6 When a bird’s-nest chanceth to be before thee, —in the way, in any tree or upon the ground, whether with nestlings or eggs, and, the mother, be sitting upon the nestlings or upon the eggs, thou shalt not take the mother upon the young;
Në rast se rrugës të rastis të gjesh mbi një dru ose për tokë një fole zogu me gjithë të vegjëlit ose me vezët dhe nënën që ngroh të vegjëlit apo vezët, nuk ke për të marrë nënën me të vegjëlit;
7 thou shalt, let go, the mother, and then, her young, mayest thou take for thyself, —that it may go well with thee, and that thou mayest prolong thy days.
do të lesh nënën të ikë dhe do të marrësh për vete të vegjëlit, që ti të kesh mbarësi dhe të zgjatësh ditët e tua.
8 When thou buildest a new house, then shalt thou make a parapet to thy roof, so shalt thou not treasure up blood-guiltiness against thy house, for he that is in danger of falling might fall therefrom.
Kur të ndërtosh një shtëpi të re do të ngresh një parapet rreth çatisë së saj për të mos tërhequr një faj gjaku mbi shtëpinë tënde, në rast se dikush rrëzohet nga çatia.
9 Thou shalt not sow thy vineyard with two sorts of seed, —lest the fulness of the seed which thou sowest, and the increase of thy vineyard be profaned.
Nuk do të mbjellësh në vreshtin tënd farëra të llojeve të ndryshme, me qëllim që prodhimi i asaj që ke mbjellë dhe renta e vreshtit të mos preken.
10 Thou shalt not plough with an ox and an ass together,
Nuk do të punosh njëkohësisht me një ka dhe një gomar.
11 Thou shalt not put on linsey-woolsey, of wool and flax together.
Nuk do të veshësh rroba të bëra me një stof të përzierë leshi dhe liri.
12 Tassels, shalt thou make thee, —on the four corners of thy vesture, wherewith thou dost cover thyself.
Nuk do të vësh theka në katër cepat e mantelit me të cilin mbulohesh.
13 When a man taketh a wife, —and goeth in unto her and hateth her;
Në qoftë se një burrë martohet me një grua, hyn tek ajo dhe pastaj fillon ta urrejë,
14 and raiseth against her occasions of speech, and bringeth upon her an evil name, and saith—This woman, I took, and approached her, and found not that she had the tokens of virginity,
dhe e padit për gjëra të turpshme dhe i nxjerr një nam të keq, duke thënë: “Mora këtë grua, por kur iu afrova nuk gjeta tek ajo shenjat e virgjërisë”,
15 then shall the father of the damsel and her mother take and bring forth the tokens of the virginity of the damsel, unto the elders of the city, in the gate;
babai dhe nëna e së resë do të marrin shenjat e virgjërisë së saj dhe do t’ua tregojnë pleqve të qytetit, te porta;
16 and the father of the damsel shall say unto the elders, —My daughter, gave I unto this man to wife and he hated her;
dhe babai i së resë do t’u thotë pleqve: “Unë ia dhashë time bijë për grua këtij burri, por ai filloi ta urrejë,
17 and lo! he, hath raised occasions of speech, saying—I found not that thy daughter had the tokens of virginity and yet, these, are the tokens of the virginity of my daughter. And they shall spread out the garment before the elders of the city.
dhe tani e akuzon për gjëra të turpshme, duke thënë: Nuk gjeta tek jote bijë shenjat e virgjërisë; por këto janë shenjat e virgjërisë të bijës sime”. Dhe do të shpalosin çarçafin përpara pleqve të qytetit.
18 Then shall the elders of that city take the man, and chastise him;
Atëherë pleqtë e atij qyteti do të marrin bashkëshortin dhe do ta dënojnë me rrahje;
19 and fine him a hundred [shekels] of silver and give unto the father of the damsel, because he hath brought an evil name upon a virgin of Israel, and she shall remain his wife, he may not put her away, all his days.
dhe duke qenë se i ka hapur një nam të keq një virgjëreshe të Izraelit, do t’i vënë një gjobë prej njëqind siklash argjendi, që do t’ia japin të atit të së resë; kështu ajo do të mbetet bashkëshorte e tij dhe ai nuk do të mund ta përzërë deri sa të rrojë.
20 But if this thing be true, and the tokens of virginity be not found with the damsel,
Por në qoftë se vërtetohet fakti dhe tek e reja nuk janë gjetur shenjat e virgjërisë,
21 then shall they bring forth the damsel into the entrance of her father’s house, and the men of her city shall stone her with stones that she die, because she hath wrought wickedness in Israel, by committing unchastity in her father’s house, —so shalt thou consume the wicked thing out of thy midst.
atëherë do ta nxjerrin të renë te pragu i shtëpisë së babait të saj dhe njerëzit e qytetit të saj do ta vrasin me gurë, dhe ajo ka për të vdekur, sepse ka kryer një vepër të turpshme në Izrael, duke u bërë kurvë në shtëpinë e atit të saj. Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri juaj
22 When a man is found lying with a woman married to a husband, then shall, both, of them die, the man that lay with the woman, and the woman, so shalt thou consume the wicked thing out of Israel.
Në rast se një burrë gjendet në shtrat me një grua të martuar, do të vriten që të dy, si burri që ka rënë me gruan dhe gruaja. Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri i Izraelit.
23 When a damsel that is a virgin is betrothed to a husband, —and a man findeth her in the city, and lieth with her,
Kur një vajzë e virgjër është e fejuar, dhe një burrë e gjen në qytet dhe bie në shtrat me të,
24 then shall ye bring them, both, out unto the gate of that city, and stone them with stones that they die, the damsel, because she made not an outcry in the city, and the man because he hath humbled his neighbour’s wife, —so shalt thou consume the wicked thing out of thy midst.
që të dy do t’i çoni në portën e atij qyteti dhe do t’i vritni me gurë, dhe ata do të vdesin: vajza sepse, ndonëse ishte në qytet, nuk bërtiti, dhe burri sepse ka çnderuar gruan e të afërmit të tij. Kështu do ta shkulësh të keqen nga gjiri yt.
25 But if in the field, the man find the betrothed damsel and the man force her and lie with her, then shall the man that lay with her die he alone;
Por në rast se burri gjen një vajzë të fejuar, në arë, e dhunon dhe shtrihet me të, atëherë do të vritet vetëm burri që është shtrirë me të;
26 but, unto the damsel, shalt thou do nothing, the damsel, is not guilty of a sin worthy of death, for as when a man riseth up against his neighbour, and smiteth him so as to take away life, so, is this matter;
por nuk do t’i bësh asgjë vajzës; kjo nuk ka asnjë mëkat që meriton vdekjen, sepse ky rast është si ai kur një njeri ngrihet kundër të afërmit të tij dhe e vret;
27 for in the field, he found her, —the betrothed damsel, made an outcry, and there was none to save her.
në fakt ai e gjeti në arë; vajza e fejuar ka bërtitur, por nuk kishte njeri që ta shpëtonte.
28 When a man findeth a damsel that is a virgin who is not betrothed, and layeth hold of her and lieth with her, and they are found,
Në rast se një burrë gjen një vajzë të virgjër që nuk është e fejuar, e merr dhe bie në shtrat me të, dhe kapen në flagrancë,
29 then shall the man who lay with her give unto the damsel’s father fifty shekels of silver, —and she shall be, his, wife, because he hath humbled her, he may not put her away, all his days.
burri që është shtrirë me të do t’i japë atit të vajzës pesëdhjetë sikla argjendi dhe ajo do të bëhet bashkëshortja e tij, sepse e ka çnderuar dhe nuk mund ta përzërë sa të jetë gjallë.
30 A man shall not take his father’s wife, —neither shall he turn aside his father’s coverlet.
Asnjeri nuk ka për të marrë gruan e atit të tij, as ka për të ngritur skajin e mbulesës së atit të tij”.

< Deuteronomy 22 >