< Psalms 64 >

1 For the end, a Psalm of David. Hear my prayer, O God, when I make my petition to you; deliver my soul from fear of the enemy.
Dëgjo zërin tim, o Perëndi, në vajtimin që të drejtoj ty; ruaje jetën time nga tmerri i armikut.
2 You have sheltered me from the conspiracy of them that do wickedly; from the multitude of them that work iniquity;
Më fshih nga dredhitë e njerëzve të këqij dhe nga turma zhurmëmadhe e atyre që kryejnë paudhësi.
3 who have sharpened their tongues as a sword; they have bent their bow maliciously;
Këta e mprehin gjuhën e tyre si një shpatë, dhe në vend të shigjetave lëshojnë fjalë të hidhura
4 to shoot in secret at the blameless; they will shoot him suddenly, and will not fear.
për të goditur fshehurazi të pafajmin; e godasin papritur pa asnjë frikë.
5 They have set up for themselves an evil matter, they have given counsel to hide snares; they have said, Who shall see them?
I japin zemër njeri tjetrit në veprime të liga; flasin si të na vënë kurthe dhe thonë: “Kush ka për t’i parë?”.
6 They have searched out iniquity; they have wearied themselves with searching diligently, a man shall approach and the heart is deep,
Kurdisin gjëra të këqija dhe thonë: “Kemi përgatitur një plan të përsosur”. Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janë të panjohëshme.
7 and God shall be exalted, their wounds were [caused by] the weapon of the foolish children,
Por Perëndia do të hedhë kundër tyre shigjetat e tij dhe ata do të rrëzohen papritur.
8 and their tongues have set him at nothing, all that saw them were troubled;
Ata do të bien dhe e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta; kushdo që ka për t’i parë do të tundë kokën.
9 and every man was alarmed, and they related the works of God, and understood his deeds.
Atëherë tërë njerëzit do të kenë frikë dhe do të tregojnë veprën e Perëndisë, dhe do të njohin atë që ai ka bërë.
10 The righteous shall rejoice in the Lord, and hope on him, and all the upright in heart shall be praised.
I drejti do të gëzohet tek Zoti dhe do të kërkojë strehë tek ai, dhe të gjihë të drejtët nga zemra do të përlëvdohen.

< Psalms 64 >