< Jeremiah 26 >

1 This message came from the Lord at the beginning of the reign of Jehoiakim, son of Josiah king of Judah,
Në fillim të mbretërimit të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës, nga Zoti iu drejtua kjo fjalë duke thënë:
2 This is what the Lord says: Go and stand in the Temple courtyard and deliver the whole message I have ordered you to give to everyone who comes from all the towns of Judah to worship there. Don't leave out a single word.
“Kështu thotë Zoti: Paraqitu në oborrin e shtëpisë të Zotit dhe u thuaj tërë qyteteve të Judës që vijnë për të adhuruar në shtëpinë e Zotit, të gjitha fjalët që të kam porositur t’u thuash atyre; mos lër as edhe një fjalë.
3 Maybe they'll they will listen, and each of them will give up their evil ways so that I won't have to carry out the disaster I'm planning to bring down on them because of the evil things they do.
Ndofta do të dëgjojnë dhe secili do të largohet nga rruga e tij e keqe, dhe unë do të pendohem për të keqen që mendoj t’u shkaktoj atyre për ligësinë e veprimeve të tyre.
4 Tell them that this is what the Lord says: If you do not listen to me and follow my law, which I have given you,
Ti do t’u thuash atyre: Kështu thotë Zoti: Në rast se nuk dëgjoni duke ecur sipas ligjit tim që kam vënë para jush
5 and if you don't listen to the messages of my servants the prophets—I've sent them to you time and again, but you refused to listen—
dhe duke u kushtuar kujdes fjalëve të shërbëtorëve të mi, të profetëve, që ju kam dërguar me urgjencë dhe këmbëngulje (por që ju nuk i keni dëgjuar),
6 then I will destroy this Temple like I did Shiloh, and I will make this city a curse word used by everyone on earth.
unë do ta bëj këtë tempull si Shilohun dhe do ta kthej këtë qytet në një mallkim për të gjitha kombet e tokës”.
7 The priests and prophets and all the people heard Jeremiah deliver this message in the Lord's Temple.
Kështu priftërinjtë, profetët dhe tërë populli dëgjuan Jeremian që shqiptonte këto fjalë në shtëpinë e Zotit.
8 As soon as he had finished telling everyone all that the Lord had ordered him to say, the priests and prophets and all the people grabbed him, shouting, “You'll die for this!
Dhe ndodhi që, sapo Jeremia mbaroi së shqiptuari tërë ato që Zoti i kishte urdhëruar t’i thoshte gjithë popullit, priftërinjtë, profetët dhe tërë populli e kapën dhe i thanë: “Ti duhet të vdesësh!
9 How dare you claim to speak in the Lord's name here in the Temple and declare that it will be destroyed like Shiloh, and that this city will be left empty and abandoned?” Everyone crowded around Jeremiah threatening him in the Lord's Temple.
Pse ke profetizuar në emër të Zotit, duke thënë: “Ky tempull do të jetë si Shilohu dhe ky qytet do të shkatërrohet dhe do të jetë pa banorë”?”. Tërë populli u mblodh kundër Jeremias në shtëpinë e Zotit.
10 When the leaders of Judah heard what happened they came from the king's palace to the Lord's Temple and sat at the entrance of the New Gate of the Temple to judge the case.
Kur princat e Judës dëgjuan këto gjëra, u ngjitën nga shtëpia e mbretit në shtëpinë e Zotit dhe u ulën në hyrje të portës së re të shtëpisë të Zotit.
11 The priests and prophets complained to the leaders and all the people, “This man is deserves the death penalty because he has committed treason by prophesying against this city. You heard it yourselves!”
Pastaj priftërinjtë dhe profetët u folën princave dhe tërë popullit, duke thënë: “Ky njeri meriton vdekjen, sepse ka profetizuar kundër këtij qyteti, siç e keni dëgjuar me veshët tuaj”.
12 Jeremiah addressed all the leaders and all the people, saying, “The Lord sent me to deliver every word of this prophecy against this Temple as you've heard.
Atëherë Jeremia u foli tërë princave dhe të gjithë popullit, duke thënë: “Zoti më ka dërguar të profetizoj kundër kësaj shtëpie dhe kundër këtij qyteti tërë gjërat që keni dëgjuar.
13 So change your ways and do what's right, and do what Lord your God tells you, so that he won't have to carry out the disaster he has announced he will bring down on you.
Prandaj korrigjoni tani rrugët dhe veprimet tuaja dhe dëgjoni zërin e Zotit, Perëndisë tuaj, dhe Zoti do të pendohet për të keqen që ka shqiptuar kundër jush.
14 As far as I'm concerned, I'm in your hands; do with me whatever you think is good and right.
Sa për mua, unë jam në duart tuaja; veproni me mua ashtu siç ju duket e mirë dhe e drejtë.
15 But be careful, because you need to be aware that if you kill me, you will make yourselves, this city, and everyone who lives here guilty of murder, because it's true that the Lord sent me to tell you everything he said.”
Por dijeni me siguri që, në qoftë se më bëni të vdes, do të tërhiqni gjak të pafajmë mbi vete, mbi këtë qytet dhe mbi banorët e tij, sepse Zoti më ka dërguar me të vërtetë pranë jush, që t’u deklaroj veshëve tuaj tërë këto fjalë”.
16 Then the leaders and all the people told the priests and prophets, “This man doesn't deserve the death penalty because he was speaking on behalf of the Lord our God.”
Atëherë princat dhe tërë populli u thanë priftërinjve dhe profetëve: “Ky njeri nuk meriton vdekjen, sepse na ka folur në emër të Zotit, Perëndisë tonë”.
17 Some of the country's elders stood up and addressed everyone gathered there.
Pastaj u ngritën disa nga pleqtë e vendit dhe i folën tërë kuvendit të popullit, duke thënë:
18 “Micah of Moresheth prophesied during the reign of Hezekiah king of Judah. He told all the people of Judah that this is what the Lord Almighty says: ‘Zion will become like a plowed field; Jerusalem will end up a pile of rubble; and the Temple mount will be overgrown with trees.’
“Mikea, Morashtiti, profetizoi në ditët e Ezekias, mbretit të Judës, dhe i foli tërë popullit të Judës, duke thënë: “Kështu thotë Zoti i ushtrive: Sioni do të lërohet si një fushë, Jeruzalemi do të bëhet një grumbull gërmadhash dhe mali i tempullit një lartësi e pyllëzuar”.
19 Did Hezekiah king of Judah or anyone else in the country have him killed? Didn't Hezekiah respect the Lord and plead with him? Didn't the Lord change his mind about the disaster he had announced against them? But we are about to bring a great disaster on ourselves!”
A e dënuan vallë me vdekje Ezekian, mbretin e Judës, dhe tërë Judën? A nuk pati frikë nga Zoti dhe a nuk iu lut vallë fytyrës së Zotit, dhe kështu Zoti u pendua për të keqen që kishte shqiptuar kundër tyre? Ne jemi duke bërë përkundrazi një të keqe të madhe kundër vetes sonë”.
20 At around that time there was another man prophesying in the name of the Lord, Uriah, son of Shemaiah, from Kiriath-jearim. He prophesied against Jerusalem and against the country just as Jeremiah did.
Pati edhe një njeri tjetër që profetizoi në emër të Zotit. Uria, biri i Shemajahut, nga Kiriath-Jearimi; ai profetizoi kundër këtij qyteti dhe kundër këtij vendi me fjalë krejt të ngjashme me ato të Jeremias.
21 King Jehoiakim and all his military officers and officials heard what he was saying, and the king wanted to have him executed. But when Uriah found out about it, he was frightened and ran away to Egypt.
Kur mbreti Jehojakim, tërë njerëzit e tij trima dhe tërë princat e tij dëgjuan fjalët e tij, mbreti kërkoi ta dënojë me vdekje, por Uria e mori vesh dhe u frikësua; prandaj ua mbathi këmbëve dhe shkoi në Egjipt.
22 But King Jehoiakim sent Elnathan, son of Achbor, along with some others.
Atëherë mbreti Jehojakim dërgoi njerëz në Egjipt, Elnathanin, biri i Akborit, dhe njerëz të tjerë me të në Egjipt.
23 They brought Uriah back from Egypt and took him to King Jehoiakim. The king killed him with a sword and had his body thrown into the public graveyard.
Këta e nxorën Urian nga Egjipti dhe e çuan te mbreti Jehojakim, që e goditi me shpatë dhe e hodhi kufomën e tij midis varreve të bijve të popullit.
24 However, Ahikam, son of Shaphan, took Jeremiah's side so he was not handed over to the people to be killed.
Por dora e Ahikamit, birit të Shafanit, ishte me Jeremian, me qëllim që të mos e dorëzonin në duart e popullit dhe të mos dënohej me vdekje.

< Jeremiah 26 >