< Isaiah 36 >

1 In the fourteenth year of the reign of Hezekiah, Sennacherib, king of Assyria, attacked and conquered all the fortified towns of Judah.
Në vitin e katërmbëdhjetë të mbretit Ezekia ndodhi që Senakeribi, mbret i Asirisë, doli kundër qyteteve të fortifikuara të Judës dhe i pushtoi.
2 The king of Assyria sent his army general, along with a large army, from Lachish to King Hezekiah at Jerusalem. He stopped by the aqueduct of the upper pool, on the road to the Launderer's Field.
Mbreti i Asirisë dërgoi Rabshakehun nga Lakishi në Jeruzalem, te mbreti Ezekia, me një ushtri të madhe; ai u ndal pranë ujësjellësit të hauzit të sipërm, në rrugën e arës së larësit.
3 Eliakim, son of Hilkiah, the palace manager, Shebnah the scribe, and Joah, son of Asaph, the record-keeper, went out to speak with him.
Atëherë Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekt i pallatit, Shebna, sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti, shkuan tek ai.
4 The Assyrian army general said to them, “Tell Hezekiah this is what the great king, the king of Assyria, says: What are you trusting in that gives you such confidence?
Rabshakehu u tha atyre: “I thoni Ezekias: Kështu thotë mbreti i madh, mbreti i Asirisë: ku mbështetet besimi që ke?
5 You say you have a strategy and are ready for war, but these are empty words. Who are you relying on, now that you have rebelled against me?
Unë them se këshillë dhe forcë për të bërë luftën nuk janë vetëm fjalë goje; tani që je rebeluar kundër meje te kush ke besim ti?
6 Now look! You're trusting in Egypt, a walking stick that's like a broken reed that will cut the hand of anyone leaning on it. That's what Pharaoh, king of Egypt, is like to everyone who trusts in him.
Ja, ti ke besim në përkrahjen e këtij kallami të thyer, që është Egjipti, që pret dorën e atij që mbështetet mbi të dhe e shpon. I tillë është pikërisht Faraoni, mbreti i Egjiptit, për tërë ata që kanë besim tek ai.
7 If you tell me, ‘We're trusting in the Lord our God,’ well didn't Hezekiah remove his high places and his altars, telling Judah and Jerusalem: ‘You have to worship at this altar in Jerusalem’?
Në rast se pastaj më thuaj: “Ne kemi besim tek Zoti, Perëndia ynë”, a nuk është vallë po ai që Ezekia ka hequr nga vendet e larta dhe nga altarët, duke u thënë Judës dhe Jeruzalemit: “Ju do të adhuroni vetëm para këtij altari”?
8 Why don't you accept a challenge from my master, the king of Assyria? He says, I'll give you two thousand horses, if you can find enough riders for them!
Tani, pra, vër një bast me zotin tim, mbretin e Asirisë; unë do të të jap dy mijë kuaj, në qoftë se ti je në gjendje të sigurosh kalorësit që i hipin.
9 How could you defeat even a single officer in charge of the weakest of my master's men when you're trusting in Egypt for chariots and horsemen?
Si do të mundje të sprapsësh një kapiten të vetëm midis shërbëtorëve më të vegjël të zotit tim? Por ti ke besim se Egjipti do të të japë qerre dhe kalorës.
10 More than that—would I have come to attack this place without the Lord's encouragement? It was the Lord himself who told me, ‘Go and attack this land and destroy it.’”
Dhe tani a kam ardhur vallë kundër këtij vendi pa vullnetin e Zotit për ta shkatërruar? Zoti më ka thënë: “Dil kundër këtij vendi dhe shkatërroje””.
11 Eliakim, Shebnah, and Joah, said to the army general, “Please speak to us, your servants, in Aramaic, for we understand it. Don't speak to us in Hebrew while the people on the wall are listening.”
Atëherë Eliakimi, Shebna dhe Joahu i thanë Rabshakehut: “Foli, pra, shërbëtorëve të tu në gjuhën aramaike, sepse ne e kuptojmë, por mos na fol në gjuhën hebraike, në mënyrë që ta dëgjojë populli që është mbi muret”.
12 But the army general replied, “Did my master only send me to say these things to your master and to you, and not to the people sitting on the wall? They too, just like you, are going to have to eat their own excrement and drink their own urine!”
Por Rabshakehu u përgjigj: “Zoti im, vallë, më ka dërguar t’i them këto fjalë zotit tënd dhe ty, dhe jo pikërisht njerëzve që ndodhen mbi muret, të katandisur të hanë jashtëqitjet e tyre dhe të pinë urinën e tyre bashkë me ju?”.
13 Then the army general shouted out in Hebrew, “Listen to this from the great king, the king of Assyria!
Atëherë Rabshakehu u ngrit më këmbë dhe bërtiti me zë të lartë në gjuhën hebraike, duke thënë: “Dëgjoni fjalët e mbretit të madh, të mbretit të Asirisë!
14 This is what the king says: Don't let Hezekiah trick you! He can't save you!
Kështu thotë mbreti: “Të mos ju mashtrojë Ezekia, sepse ai nuk mund t’ju çlirojë nga duart e mia;
15 Don't believe Hezekiah when he tells you to trust in the Lord, saying, ‘I'm certain the Lord will save us. This city will never fall into the hands of the king of Assyria.’
as tij bëjë Ezekia që të vendosni besimin tuaj te Zoti, duke thënë: “Me siguri Zoti do të na çlirojë; ky qytet nuk do të jepet në duart e mbretit të Asirisë”.
16 Don't listen to Hezekiah. This is what the king says: Make a peace treaty with me and surrender to me. That way everyone will eat from their own vine and their own fig tree, and drink water from their own well!
Mos dëgjoni Ezekian, sepse kështu thotë mbreti i Asirisë: bëni paqe me mua dhe dorëzohuni, dhe secili prej jush do të mund të hajë frytet e vreshtit të tij dhe të fikut të tij, dhe secili do të mund të pijë ujin e sternës së tij,
17 I will come and take you to a land that's like your own, a land of grain and new wine, a land of bread and vineyards.
deri sa të vijë unë për t’ju çuar në një vend të ngjashëm me tuajin, në një vend gruri dhe mushti, në një vend buke dhe vreshtash.
18 But don't let Hezekiah trick you when he says, ‘The Lord will deliver us.’ Have any of the gods of any nation ever saved their land from the power of the king of Assyria?
Të mos ju mashtroj Ezekia duke thënë: “Zoti do të na çlirojë”. A ka mundur ndonjë prej perëndive të kombeve të çlirojë vendin e tij nga duart e mbretit të Asirisë?
19 Where were the gods of Hamath and Arpad? Where were the gods of Sepharvaim? Were they able to save Samaria from me?
Ku janë perënditë e Hamathit dhe të Arpadit? Ku janë perënditë e Sefarvaimit? A e kanë çliruar vallë Samarinë nga duart e mia?
20 Which one of all the gods of these countries has saved their land from me? How then could the Lord save Jerusalem from me?”
Kush prej tërë perëndive të këtyre vendeve ka çliruar vendin e vet nga duart e mia, që Zoti të mund të çlirojë Jeruzalemin nga duart e mia?”.
21 But the people remained silent and didn't say anything, for Hezekiah had given the order, “Don't answer him.”
Por ata heshtën dhe nuk u përgjigjën me asnjë fjalë, sepse urdhëri i mbretit ishte: “Mos iu përgjigjni”.
22 Then Eliakim, son of Hilkiah, the palace manager, Shebna the scribe, and Joah, son of Asaph, the record-keeper, went to Hezekiah with their clothes torn, and they told him what the Assyrian army general had said.
Atëherë Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekt i pallatit, Shebna sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti, erdhën tek Ezekia me rroba të grisura dhe i njoftuan fjalët e Rabshakehut.

< Isaiah 36 >