< Kings I 2 >

1 My heart is established in the Lord, my horn is exalted in my God; my mouth is enlarged over my enemies, I have rejoiced in your salvation.
Atëherë Ana u lut dhe tha: “Zemra ime ngazëllohet në Zotin, forca ime ngrihet tek i Zoti; goja ime hapet kundër armiqve të mi, sepse gëzohem nga shpëtimi yt.
2 For there is none holy as the Lord, and there is none righteous as our God; there is none holy besides you.
Nuk ka asnjë të shenjtë si Zoti, sepse nuk ka asnjë tjetër vëç teje, nuk ka asnjë shkëmb si Perëndia ynë.
3 Boast not, and utter not high things; let not high-sounding words come out of your mouth, for the Lord [is] a God of knowledge, and God prepares his own designs.
Mos vazhdoni të flisni me aq mburrje; të mos dalin fjalë arrogante nga goja juaj, sepse Zoti është Perëndia i njohjes dhe ai i peshon veprimet.
4 The bow of the mighty has waxed feeble, and the weak have girded themselves with strength.
Dhe harqet e të fuqishmëve thyhen, ndërsa të dobëtit janë pajisur me forcë.
5 They that were full of bread are brought low; and the hungry have forsaken the land; for the barren has born seven, and she that abounded in children has waxed feeble.
Ata që ishin të ngopur shkojnë si punëtorë ditorë për një copë bukë, ndërsa ata që ishin të uritur nuk vuajnë më nga uria. Madje edhe ajo që ishte shterpë, ka pjellë shtatë herë, ndërsa ajo që ka shumë fëmijë është dobësuar.
6 The Lord kills and makes alive; he brings down to the grave, and brings up. (Sheol h7585)
Zoti të bën të vdesësh dhe të bën të jetosh; të zbret në Sheol dhe të ngjit që andej. (Sheol h7585)
7 The Lord makes poor, and makes rich; he brings low, and lifts up.
Zoti të varfëron dhe të pasuron, ai të poshtëron dhe ai të lartëson.
8 He lifts up the poor from the earth, and raises the needy from the dunghill; to seat him with the princes of the people, and causing them to inherit the throne of glory:
Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe e heq të varfërin nga plehrat, në mënyrë që të ulet me princat dhe të trashëgojnë një fron lavdie; sepse shtyllat e dheut i përkasin Zotit, dhe mbi to ai ka mbështetur botën.
9 granting his petition to him that prays; and he blesses the years of the righteous, for by strength can’t man prevail.
Ai ruan rrugën që bëjnë shenjtorët e tij, por të pafetë do të vdesin në errësirë, sepse njeriu nuk do të mbizotërojë me anë të forcës.
10 The adversaries of the LORD shall be broken to pieces; out of heaven shall he thunder upon them: the LORD shall judge the ends of the earth; and he shall give strength unto his king, and exalt the horn of his anointed.
Kundërshtarët e Zotit do të copëtohen; ai do të gjëmojë kundër tyre nga qielli. Zoti do të gjykojë popujt deri në skajet e tokës, do t’i japë forcë mbretit të tij dhe do ta lartojë forcën e të vajosurit të tij”.
11 and departed to Armathaim: and the child ministered in the presence of the Lord before Heli the priest.
Pastaj Elkanahu u kthye në shtëpinë e tij në Ramah, dhe fëmija qendroi që t’i shërbejë Zotit në prani të priftit Eli.
12 And the sons of Heli the priest [were] evil sons, not knowing the Lord.
Bijtë e Elit ishin njerëz të këqij; nuk e njihnin Zotin.
13 And the priest's claim from every one of the people that sacrificed [was this: ] the servant of the priest came when the flesh was in seething, and a flesh-hook of three teeth [was] in his hand.
Dhe ja si silleshin këta priftërinj me popullin; kur dikush ofronte një flijim, shërbëtori i priftit vinte, kur mishi ziente, me një pirun me tri maja në dorë,
14 And he struck it into the great cauldron, or into the brazen vessel, or into the pot, and whatever came up with the flesh-hook, the priest took for himself: so they did to all Israel that came to sacrifice to the Lord in Selom.
dhe e fuste në tenxhere, në kazan apo në kusi, dhe tërë atë që piruni i madh tërhiqte sipër prifti e mbante për vete. Kështu vepronin me tërë Izraelitët që shkonin në Shiloh.
15 And before the fat was burnt for a sweet savour, the servant of the priest would come, and say to the man that sacrificed, Give flesh to roast for the priest, and I will by no means take of you sodden flesh out of the cauldron.
Edhe para se të digjnin dhjamin, shërbëtori i priftit vinte dhe i thoshte atij që bënte flijimin: “Më jep mish për ta pjekur për priftin, sepse ai nuk do të pranojë prej teje mish të pjekur, por mish të gjallë”.
16 And [if] the man that sacrificed said, First let the fat be burnt, as it is fit, and take for yourself of all things which your soul desires: then he would say, Nay, for you shall give it me now; and if not I will take it by force.
Dhe në qoftë se njeriu i thoshte: “Më parë të tymoset dhjami, pastaj të marrësh sa të duash”, ai përgjigjej: “Jo, duhet të ma japësh tani; përndryshe do ta marr me forcë”.
17 So the sin of the young men was very great before the Lord, for they set at nothing the offering of the Lord.
Prandaj mëkati i dy të rinjve ishte shumë i madh përpara Zotit, sepse ata përçmonin ofertat që i bëheshin Zotit.
18 And Samuel ministered before the Lord, a child girded with a linen ephod.
Por Samueli kryente shërbimin para Zotit, megjithëse akoma fëmijë, dhe ishte mbështjellë me një efod prej liri.
19 And his mother made him a little doublet, and brought it to him from year to year, in her going up in company with her husband to offer the yearly sacrifice.
E ëma i përgatiste një veshje të vogël dhe ia çonte çdo vit kur ngjitej me burrin e saj për të ofruar flijimin vjetor.
20 And Heli blessed Helcana and his wife, saying The Lord recompense to you seed of this woman, in return for the loan which you have lent to the Lord: and the man returned to his place.
Atëherë Eli bekonte Elkanahun dhe bashkëshorten e tij, duke thënë: “Zoti të dhëntë fëmijë të tjerë nga kjo grua, me kërkesën që ajo i ka bërë Zotit!”. Pastaj ata ktheheshin në shtëpinë e tyre.
21 And the Lord visited Anna, and she bore yet three sons, and two daughters. And the child Samuel grew before the Lord.
Kështu Zoti vizitoi Anën, dhe kjo mbeti me barrë dhe lindi tre djem dhe dy vajza. Ndërkaq djali Samuel po rritej pranë Zotit.
22 And Heli [was] very old, and he heard what his sons did to the children of Israel.
Por Eli ishte shumë plak dhe dëgjoi të gjitha ato që bijtë e tij i bënin gjithë Izraelit dhe si ata binin në shtrat me gratë që kryenin shërbimin në hyrje të çadrës së mbledhjes;
23 And he said to them, Why do you according to this thing, which I hear from the mouth of all the people of the Lord?
dhe u tha atyre: “Pse bëni gjëra të tilla? Sepse dëgjoj nga tërë populli për veprimet tuaja të këqija.
24 Nay [my] sons, for the report which I hear [is] not good; do not so, for the reports which I hear [are] not good, so that the people do not serve God.
Mos, bijtë e mi, sepse zërat që dëgjoj për ju nuk janë aspak të mira; ju e shtyni popullin e Zotit të mëkatojë.
25 If a man should at all sin against another, then shall they pray for him to the Lord; but if a man sin against the Lord, who shall entreat for him? But they listened not to the voice of their father, because the Lord would by all means destroy them.
Në rast se një njeri mëkaton kundër një njeriu tjetër, Perëndia e gjykon, por në rast se një njeri mëkaton kundër Zotit, kush do të ndërhyjë për të?”. Por ata nuk e dëgjuan zërin e atit të tyre, sepse Zoti dëshironte të vdisnin.
26 And the child Samuel advanced, and was in favour with God and with men.
Ndërkaq fëmija Samuel po rritej në shtat dhe në mirëdashjen e Zotit dhe të njerëzve.
27 And a man of God came to Heli, and said, Thus says the Lord, I plainly revealed myself to the house of your father, when they were servants in Egypt to the house of Pharao.
Një njeri i Perëndisë erdhi tek Eli dhe i tha: “Kështu flet Zoti: A nuk u shfaqa në shtëpinë e atit tënd, kur në Egjipt ata ishin skllevër të shtëpisë së Faraonit?
28 And I chose the house of your father out of all the tribes of Israel to minister to me in the priest's office, to go up to my altar, and to burn incense, and to wear an ephod. And I gave to the house of your father all the offerings by fire of the children of Israel for food.
Nuk e kam zgjedhur unë midis gjithë fiseve të Izraelit, që të jetë prifti im, të ngjitet te altari im, të djegë temjanin dhe të veshë efodin para meje? Dhe a nuk kam qenë unë ai që i dha shtëpisë së atit tënd tërë flijimet e djegura të bijve të Izraelit të bëra me zjarr?
29 And therefore have you looked upon my incense-offering and my meat-offering with a shameless eye, and have honoured your sons above me, so that they should bless themselves with the first fruits of every sacrifice of Israel before me?
Pse pra i përçmoni flijimet dhe blatimet e mia që kam urdhëruar të bëhen në banesën time, dhe pse nderoni më tepër fëmijët tuaj se mua, duke u trashur me pjesën më të mirë të blatimeve të Izraelit, të popullit tim?
30 Therefore thus says the Lord God of Israel, I said, Your house and the house of your father shall pass before me for ever: but now the Lord says, That be far from me; for I will only honour them that honour me, and he that sets me at nothing shall be despised.
Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Unë kisha shpallur që shtëpia jote dhe shtëpia e atit tënd do të kishin ecur gjithnjë para meje, por tani Zoti thotë: Qoftë larg meje kjo gjë; sepse unë nderoj ata që më nderojnë, por ata që më përçmojnë do të përçmohen gjithashtu nga ana ime.
31 Behold, the days come when I will destroy your seed and the seed of your father's house.
Ja, po vijnë ditët kur unë do të shkatërroj forcën tënde dhe forcën e shtëpisë së atit tënd në mënyrë që të mos ketë më asnjë plak në shtëpinë tënde.
32 And you shall not have an old man in my house for ever.
Dhe ke për të parë mjerimin e banesës sime, ndonëse dhe Perëndia i ka bërë aq të mira Izraelit, nuk do të ketë kurrë më asnjë plak në shtëpinë tënde.
33 And [if] I do not destroy a man of your from my altar, [it shall be] that his eyes may fail and his soul may perish; and every one that remains in your house shall fall by the sword of men.
Por ai nga të tutë që nuk kam për të hequr nga altari im do të konsumojë sytë e tu dhe do ta mbushë me trishtim zemrën tënde; dhe tërë pasardhësit e shtëpisë sate do të vdesin në lulen e rinisë.
34 And this which shall come upon your two sons Ophni and Phinees shall be a sign to you; in one day they shall both die.
Do të të shërbejë si shenjë ajo që ka për t’u ndodhur dy bijve të tu, Hofnit dhe Finehasit; që të dy do të vdesin në të njëjtën ditë.
35 And I will raise up to myself a faithful priest, who shall do all that is in my heart and in my soul; and I will build him a sure house, and he shall walk before my Christ for ever.
Por unë do të zgjedh për vete një prift besnik, që ka për të vepruar simbas asaj që ndjej në zemrën dhe në shpirtin tim; unë do t’i ndërtoj një shtëpi të qendrueshme, dhe ai ka për të ecur gjithmonë para të vajosurit tim.
36 And it shall come to pass that he that survives in your house, shall come to do obeisance before him for a little piece of silver, saying, Put me into one of your priest's offices to eat bread.
Dhe kushdo që ka për të mbetur në shtëpinë tënde do të vijë të përulet para tij për një monedhë argjendi dhe një copë buke, dhe do të thotë: “Më prano, të lutem, në një nga detyrat priftërore, që të mund të ha një copë bukë””.

< Kings I 2 >