< Jeremiah 5 >

1 “Go up and down the streets of Jerusalem. Look now and take note; search her squares. If you can find a single person, anyone who acts justly, anyone who seeks the truth, then I will forgive the city.
Shkoni rreth e rrotull nëpër rrugët e Jeruzalemit; shikoni dhe binduni, dhe kërkoni në sheshet e tij në rast se gjeni një njeri, një njeri të vetëm që zbaton drejtësinë, që kërkon të vërtetën, dhe unë do ta fal.
2 Although they say, ‘As surely as the LORD lives,’ they are swearing falsely.”
Edhe kur thonë: “Zoti rron”, me siguri betohen për atë që është e gënjeshtërt.
3 O LORD, do not Your eyes look for truth? You struck them, but they felt no pain. You finished them off, but they refused to accept discipline. They have made their faces harder than stone and refused to repent.
O Zot, nuk janë sytë e tu për të vërtetën? Ti i godite, por ata nuk ndjenë asnjë dhembje; i ke konsumuar, por kanë refuzuar të pranojnë korrigjimin. Ata e ngurtësuan fytyrën e tyre më tepër se shkëmbi dhe nuk pranuan të kthehen.
4 Then I said, “They are only the poor; they have played the fool, for they do not know the way of the LORD, the justice of their God.
Prandaj thashë: “Ata janë me siguri të varfër, janë pa mend sepse nuk njohin rrugën e Zotit, ligjin e Perëndisë së tyre.
5 I will go to the powerful and speak to them. Surely they know the way of the LORD, the justice of their God.” But they too, with one accord, had broken the yoke and torn off the chains.
Do të shkoj, pra, te të mëdhenjtë dhe do t’u flas atyre, sepse ata e njohin rrugën e Zotit, ligjin e Perëndisë së tyre”. Por edhe ata bashkë kanë shkallmuar zgjedhën dhe i kanë këputur verigat.
6 Therefore a lion from the forest will strike them down, a wolf from the desert will ravage them. A leopard will lie in wait near their cities, and everyone who ventures out will be torn to pieces. For their rebellious acts are many, and their unfaithful deeds are numerous.
Prandaj luani i pyllit i vret, ujku i shkretëtirës i shkatërron, leopardi rri në pritë afër qyteteve të tyre; kushdo që del prej tyre copëtohet, sepse shkeljet e tyre janë të shumta, rebelimet e tyre janë shtuar.
7 “Why should I forgive you? Your children have forsaken Me and sworn by gods that are not gods. I satisfied their needs, yet they committed adultery and assembled at the houses of prostitutes.
“Si do të mund të të falja për këtë? Bijtë e tu më kanë braktisur dhe betohen për ata që nuk janë perëndi. Unë i kam ngopur, por ata kanë shkelur kurorën dhe mbushin shtëpitë e kurvërimit.
8 They are well-fed, lusty stallions, each neighing after his neighbor’s wife.
Janë si hamshorë të ushqyer mirë dhe tërë afsh në mëngjes; secili hingëllin prapa gruas së fqinjit të tij.
9 Should I not punish them for these things?” declares the LORD. “Should I not avenge Myself on such a nation as this?
A nuk do t’i dënoj unë për këto gjëra?”, thotë Zoti, “dhe nuk do të hakmerrem unë me një komb të tillë?
10 Go up through her vineyards and ravage them, but do not finish them off. Strip off her branches, for they do not belong to the LORD.
Ngjituni mbi muret dhe shkatërroni, por mos kryeni një shkatërrim të plotë; krasitni degët e tyre, sepse nuk janë të Zotit.
11 For the house of Israel and the house of Judah have been utterly unfaithful to Me,”
Sepse shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës kanë vepruar në mënyrë të pabesë me mua”, thotë Zoti.
12 They have lied about the LORD and said: “He will not do anything; harm will not come to us; we will not see sword or famine.
Kanë mohuar Zotin dhe kanë thënë: “Nuk është ai. Asnjë e keqe nuk do të bjerë mbi ne; nuk do të shohim as shpatën as urinë.
13 The prophets are but wind, for the word is not in them. So let their own predictions befall them.”
Profetët nuk janë veçse ajër dhe tek ata nuk është fjala e Zotit. T’u bëhet atyre ajo që ata thonë për ne!”.
14 Therefore this is what the LORD God of Hosts says: “Because you have spoken this word, I will make My words a fire in your mouth and this people the wood it consumes.
Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive: “Duke qenë se keni folur në këtë mënyrë, unë do t’i bëj fjalët e mia si zjarr në gojën tënde, dhe këtë popull si dru, që ai do të përpijë.
15 Behold, I am bringing a distant nation against you, O house of Israel,” declares the LORD. “It is an established nation, an ancient nation, a nation whose language you do not know and whose speech you do not understand.
Ja, unë do të sjell kundër jush një komb nga larg, o shtëpi e Izraelit”, thotë Zoti. “Éshtë një komb trim, një komb i vjetër, një komb të cilit nuk i njeh gjuhën dhe nuk i kupton fjalët.
16 Their quivers are like open graves; they are all mighty men.
Kukurja e tij është si një varr i hapur; janë të gjithë njerëz trima.
17 They will devour your harvest and food; they will consume your sons and daughters; they will eat up your flocks and herds; they will feed on your vines and fig trees. With the sword they will destroy the fortified cities in which you trust.”
Ai do të gllabërojë të korrat e tua dhe bukën tënde, do të gëlltisë bijtë e tu dhe bijat e tua, do të gëlltisë kopetë e tua dhe bagëtinë tënde të trashë, do të gëlltisë vreshtat e tua dhe fiqtë e tu; do të shkatërrojë me shpatë qytetet e tua të fortifikuara te të cilët ke besim.
18 “Yet even in those days,” declares the LORD, “I will not make a full end of you.
Por edhe në ato ditë”, thotë Zoti, “nuk do të të shkatërroj plotësisht.
19 And when the people ask, ‘For what offense has the LORD our God done all these things to us?’ You are to tell them, ‘Just as you have forsaken Me and served foreign gods in your land, so will you serve foreigners in a land that is not your own.’”
Dhe do të ndodhë që kur të thoni: “Pse Zoti, Perëndia ynë, na ka bërë të gjitha këto gjëra?”, ti do t’u përgjigjesh atyre: “Ashtu si ju më keni braktisur mua dhe u keni shërbyer perëndive të huaja në vendin tuaj, kështu do t’u shërbeni të huajve në një vend që nuk është juaji”.
20 Declare this in the house of Jacob and proclaim it in Judah:
Lajmëroni për këtë shtëpinë e Jakobit dhe shpalleni në Judë, duke thënë:
21 “Hear this, O foolish and senseless people, who have eyes but do not see, who have ears but do not hear.
Dëgjoni tani këtë, o popull pa mend dhe pa zemër, që ka sy, por nuk shikon, që ka veshë, por nuk dëgjon.
22 Do you not fear Me?” declares the LORD. “Do you not tremble before Me, the One who set the sand as the boundary for the sea, an enduring barrier it cannot cross? The waves surge, but they cannot prevail. They roar but cannot cross it.
Nuk do të keni frikë prej meje?”, thotë Zoti, “nuk do të dridheni para meje që kam vënë rërën si kufi të detit, si një statut të përjetshëm që nuk do të kapërcejë kurrë? Valët e tij ngrihen por nuk fitojnë, bëjnë zhurmë, por nuk e kapërcejnë.
23 But these people have stubborn and rebellious hearts. They have turned aside and gone away.
Por ky popull ka një zemër kryeneçe dhe rebele; kthehen prapa dhe ikin.
24 They have not said in their hearts, ‘Let us fear the LORD our God, who gives the rains, both autumn and spring, in season, who keeps for us the appointed weeks of harvest.’
Nuk thonë në zemër të tyre: “Kemi frikë nga Zoti, Perëndia ynë, që na jep shiun në kohën e duhur, i pari dhe i fundit shi, që mban për ne javët e caktuara për korrje”.
25 Your iniquities have diverted these from you; your sins have deprived you of My bounty.
Paudhësitë tuaja i kanë përmbysur këto gjëra dhe mëkatet tuaja mbajnë larg jush begatinë.
26 For among My people are wicked men; they watch like fowlers lying in wait; they set a trap to catch men.
Sepse midis popullit tim ka njerëz të këqij që përgjojnë si gjuetarët e zogjve në pritë; ata vënë leqe dhe kapin njerëz.
27 Like cages full of birds, so their houses are full of deceit. Therefore they have become powerful and rich.
Ashtu si një kafaz është plot me zogj, kështu shtëpitë e tyre janë plot mashtrim; prandaj bëhen të mëdhenj dhe pasurohen.
28 They have grown fat and sleek, and have excelled in the deeds of the wicked. They have not taken up the cause of the fatherless, that they might prosper; nor have they defended the rights of the needy.
Majmen dhe begatohen; po, kalojnë madje kufijtë e së keqes. Nuk mbrojnë çështjen, çështjen e jetimit, dhe megjithatë; nuk mbrojnë të drejtën e të varfërve.
29 Should I not punish them for these things?” declares the LORD. “Should I not avenge Myself on such a nation as this?
A duhet t’i dënoj për këto gjëra?”, thotë Zoti. “Dhe a nuk do të hakmerrem me një komb të tillë?
30 A horrible and shocking thing has happened in the land.
Në vend është kryer një gjë e tmerrshme dhe shumë e shëmtuar:
31 The prophets prophesy falsely, and the priests rule by their own authority. My people love it so, but what will you do in the end?
profetët profetizojnë në mënyrë të rreme, priftërinjtë qeverisin duke u mbështetur në forcën e autoritetit të vet dhe popullit tim i pëlqen që gjendja është e tillë. Por çfarë do të bëni kur të vijë fundi?”.

< Jeremiah 5 >