< Job 25 >

1 Then Bildad the Shuhite answered,
Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:
2 “Dominion and fear are with him. He makes peace in his high places.
“Atij i përkasin sundimi dhe terrori: ai sjell paqen në vendet e tij shumë të larta.
3 Can his armies be counted? On whom does his light not arise?
A mund të llogariten vallë ushtritë e tij? Dhe mbi kë nuk del drita e tij?
4 How then can man be just with God? Or how can he who is born of a woman be clean?
Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?
5 Behold, even the moon has no brightness, and the stars are not pure in his sight;
Dhe në se edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij,
6 How much less man, who is a worm, and the son of man, who is a worm!”
aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!”.

< Job 25 >