< Jeremias 38 >

1 Men da Sjefatja Mattans søn, Gedalja Pasjhurs søn, Jukal Sjelemjas Søn og Pasjhur Malkijas Søn hørte Jeremias tale til alt Folket således:
Shefatiahu bir i Metanit, Gedaliahu bir i Pashhurit, Jukali bir i Pashhurit, Jukali, bir i Shelemiahut, dhe Pashhuri bir i Malkiahut, dëgjuan fjalët që Jeremia i drejtonte tërë popullit, duke thënë:
2 "Så siger HERREN: Den, der bliver i denne By, skal dø ved Sværd, Hunger og Pest, men den, som overgiver sig til Kaldæerne, skal leve og vinde sit Liv som Bytte;
“Kështu thotë Zoti: Kush do të mbetet në këtë qytet ka për të vdekur nga shpata, nga uria ose nga murtaja, por ai që do t’u dorëzohet Kaldeasve do të jetojë; do të ketë si pre e tij jetën e tij, por do të jetojë”.
3 thi så siger HERREN: Denne By skal gives i Babels Konges Hærs Hånd, og han skal indtage den"
Kështu thotë Zoti: “Ky qytet do të jepet me siguri në dorë të ushtrisë së mbretit të Babilonisë, që do ta pushtojë atë”.
4 da sagde Fyrsterne til Kongen: "Denne Mand må dø, thi han tager Modet fra Krigsmændene, som er tilbage i denne By, og fra alt Folket ved at tale således til dem; thi denne Mand tænker ikke på dette Folks Vel, men på dets Ulykke."
Atëherë princat i thanë mbretit: “Ah, le të vritet ky njeri, sepse ligështon duart e njerëzve të luftës që kanë mbetur në këtë qytet, dhe duart e tërë popullit, duke u thënë fjalë të tilla. Ky njeri nuk kërkon mirëqënien e këtij populli, por të keqen e tij”.
5 Kong Zedekias svarede: "Se, han er i eders Hånd." Thi Kongen evnede intet over for dem.
Atëherë mbreti Sedekia tha: “Ja ku e keni në duart tuaja, sepse mbreti nuk mund të bëjë asgjë kundër jush”.
6 Så tog de Jeremias og kastede ham i Kongesønnen Malkijas Cisterne i Vagtforgården, idet de hejsede ham ned med Reb. Der var ikke Vand i Cisternen, men Dynd, og Jeremias sank i Dyndet.
Atëherë e morën Jeremian dhe e hodhën në sternën e Malkiahut, birit të mbretit, që ishte në oborrin e burgut; dhe e zbritën në të Jeremian me litarë. Në sternë nuk kishte ujë, por vetëm baltë, dhe Jeremia u fundos në baltë.
7 Imidlertid hørte Ætioperen Ebed Melek, en Hofmand i Kongens Palads, at Jeremias var kastet i Cisternen; og da Kongen var i Benjaminsporten,
Por Ebed-meleku, Etiopiasi, një eunuk që rrinte në shtëpinë e mbretit, dëgjoi që Jeremian e kishin vënë në sternë. Ndërsa mbreti rrinte ulur te porta e Beniaminit,
8 gik Ebed-Melek fra Paladset og talte således til Kongen:
Ebed-meleku doli nga shtëpia e mbretit dhe i foli mbretit, duke i thënë:
9 "Herre Konge, ilde har de gjort ved at lade denne Mand dø af Hunger, fordi der ikke er mere Brød i Byen!"
“O mbret, imzot, këta njerëz kanë vepruar keq në tërë ato që i kanë bërë profetit Jeremia, duke e hedhur në sternë; aty brenda ai do të vdesë nga uria, sepse nuk ka më bukë në qytet”.
10 Så bød Kongen Ætioperen Ebed-Melek: "Tag tredive Mænd med herfra og drag Profeten Jeremias op af Cisternen, før han dør!"
Atëherë mbreti i dha këtë urdhër Etiopiasit Ebed-melek: “Merr me vete nga këtu tridhjetë burra dhe nxirre jashtë profetin Jeremia nga sterna para se të vdesë”.
11 Ebed-Melek tog Mændene med og gik til Kælderen under Skatkammeret i Kongens Palads, hvor han hentede nogle Klude af slidte og iturevne klæder; dem hejsede han med Reb ned til Jeremias i Cisternen,
Kështu Ebed-meleku mori me vete burrat, hyri në shtëpinë e mbretit duke kaluar poshtë vendit të thesarit, mori andej rroba dhe lecka të konsumuara dhe ia zbriti me litarë Jeremias në sternë.
12 idet han sagde: "Læg Kludene om Rebet!" Det gjorde Jeremias,
Pastaj Ebed-meleku Etiopiasi i tha Jeremias: “Oh, vëri këto rroba dhe lecka të konsumuara poshtë sqetullave, poshtë litarëve”. Jeremia veproi ashtu.
13 og de drog ham op af Cisternen med Rebet. Således kom Jeremias atter til at sidde i Vagtforgården.
Kështu e tërhoqën lart Jeremian me anë të litarëve dhe e bënë të dalë nga sterna. Pastaj Jeremia mbeti në kopshtin e burgut.
14 Kong Zedekias sendte Bud og lod Profeten Jeremias hente til sig i Livvagtens Indgang til HERRENs Hus. Og Kongen sagde til ham: "Jeg vil spørge dig om noget, dølg intet for mig!"
Atëherë mbreti Sedekia dërgoi të marrin profetin Jeremia dhe e bëri të vijë në hyrjen e tretë të shtëpisë të Zotit. Mbreti i tha Jeremias: “Të kërkoj një gjë; mos më fshih asgjë”.
15 Jeremias svarede Zedekias: "Hvis jeg siger dig det, vil du da ikke lade mig dræbe? Og selv om jeg råder dig, vil du dog ikke høre mig."
Jeremia iu përgjigj Sedekias: “Po të ta them, me siguri nuk do të bësh që të vdes? Dhe në qoftë se pastaj të jap një këshillë, nuk do të ma dëgjosh”.
16 Da tilsvor Kong Zedekias i al Hemmelighed Jeremias: "Så sandt HERREN lever, som har skabt vor Sjæl, jeg vil ikke lade dig dræbe eller give dig i disse Mænds Hånd, som står dig efter Livet."
Kështu mbreti Sedekia iu betua fshehurazi Jeremias, duke thënë: “Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, që na ka dhënë këtë jetë, nuk do të bëj të vdesësh dhe nuk do të dorëzoj në dorën e këtyre njerëzve që kërkojnë jetën tënde”.
17 Så sagde Jeremias til Zedekias: "Så siger HERREN, Hærskarers Gud, Israels Gud: Hvis du overgiver dig til Babels Konges Fyrster, skal du redde dit Liv; denne By skal ikke afbrændes, og du og dit Hus skal blive i Live;
Atëherë Jeremia i tha Sedekias: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Në rast se u dorëzohesh princave të mbretit të Babilonisë, do të shpëtosh jetën tënde; ky qytet nuk do të digjet dhe ti do të jetosh me shtëpinë tënde;
18 men overgiver du dig ikke til dem, skal Byen gives i Kaldæernes Hånd, og de skal afbrænde den, og du skal ikke undslippe deres Hånd."
por në rast se nuk do t’u dorëzohesh princave të mbretit të Babilonisë, ky qytet do t’u lihet në dorë Kaldeasve që do t’i vënë flakën, dhe ti nuk do të shpëtosh nga duart e tyre”.
19 Men kong Zedekias sagde til Jeremias: "Jeg er ræd for de Judæere, der er løbet over til Kaldæerne, at Kaldæerne skal overgive mig i deres Hånd, og at de skal drive Spot med mig."
Mbreti Sedekia i tha Jeremias: “Kam frikë nga Judejtë që kaluan nga ana e Kaldeasve, kam frikë se mos më japin në duart e tyre dhe të më keqtrajtojnë”.
20 Så sagde Jeremias: "Det gør de ikke! Adlyd kun HERRENs Ord, som jeg taler til dig, så skal det gå dig vel, og du skal blive i Live.
Por Jeremia iu përgjigj: “Nuk do të të dorëzojnë në duart e tyre. Oh, dëgjo zërin e Zotit në atë që të them; kështu do të të ecë mbarë dhe do të jetosh.
21 Men vægrer du dig ved at overgive dig, så hør nu, hvad HERREN har ladet mig skue:
Por në rast se ti refuzon të dalësh, kjo është ajo që Zoti më ka treguar:
22 Se, alle Kvinder, der er tilbage i Judas Konges Palads, førtes ud til Babels Konges Fyrster, medens de sang: Dig forledte og tvang dine gode Venner, de ledte din Fod i en Sump og trak sig tilbage.
Ja, të gjitha gratë që kanë mbetur në shtëpinë e mbretit të Judës do të çohen te princat e mbretit të Babilonisë dhe do të thonë: “Miqtë e tu të ngushtë të kanë bërë për vete dhe kanë sunduar mbi ty; këmbët e tua janë fundosur në baltë dhe ata të kanë kthyer kurrizin”.
23 Alle dine Hustruer og Børn skal føres ud til Kaldæerne, og du skal ikke undslippe deres Hånd, men gribes af Babels Konges Hånd, og denne By skal abrændes!"
Të gjitha bashkëshortet e tua dhe bijtë e tu do të çohen te Kaldeasit dhe ti nuk do të shpëtosh nga duart e tyre, por do të të zënë dhe do të të dorëzojnë në duart e mbretit të Babilonisë dhe këtij qyteti do t’i vihet zjarri”.
24 Så sagde Zedekias til Jeremias: "Ingen må vide noget om denne Samtale, ellers er du dødsens;
Sedekia i tha Jeremias: Askush të mos i dijë këto fjalë dhe ti nuk ke për të vdekur.
25 og hvis Fyrsterne skulde få Nys om, at jeg har talt med dig, og komme til dig og sige: Sig os hvad du sagde til Kongen; dølg ikke noget for os, ellers dræber vi dig; sig os også, hvad Kongen sagde til dig!
Por në rast se princat do të mësojnë që kam folur me ty dhe do të vijnë te ti për të të thënë: “Na njofto çfarë i ke thënë mbretit dhe atë që mbreti të ka thënë ty, mos na fshih asgjë dhe nuk do të të bëjmë të vdesësh”,
26 sig så til dem: Jeg fremførte en ydmyg Bøn for Kongen om ikke at lade mig føre tilbage til Jonatans Hus for at dø der."
do t’u përgjigjesh atyre: “I paraqita kërkesën time mbretit, që të mos më kthente në shtëpinë e Jonathanit për të vdekur””.
27 Og alle Fyrsterne kom til Jeremias og spurgte ham; og han svarede dem nøje, som Kongen havde påbudt. Så lod de ham i Fred, eftersom Sagen ikke var blevet kendt.
Tërë princat erdhën te Jeremia dhe e morën në pyetje, por ai u përgjigj duke iu përmbajtur tërë fjalëve që mbreti kishte urdhëruar; prandaj e lanë të qetë, nuk mësuan asgjë nga biseda.
28 Således sad Jeremias i Vagtforgården, lige til den Dag Jerusalem blev indtaget.
Kështu Jeremia mbeti në oborrin e burgut deri ditën që u pushtua Jeruzalemi. Dhe ai ishte atje kur u shti në dorë Jeruzalemi.

< Jeremias 38 >