< Jeremias 35 >

1 Det Ord, som kom til Jeremias fra Herren i Joasiases søn kong Jojakim af Judas Dage:
Fjala që iu drejtua Jeremias nga Zoti në kohën e Jehojakimit, birit të Josias, mbreti i Judës, duke thënë:
2 "Gå hen til Rekabiternes Hus og tal dem til, bring dem til et af Kamrene i HERRENs Hus og giv dem Vin at drikke!"
“Shko në shtëpinë e Rekabitëve dhe folu, silli pastaj në shtëpinë e Zotit, në një nga dhomat, dhe gostiti me verë”.
3 Så hentede jeg Jaazanja, en Søn af Jirmeja, Habazzinjas Søn, og hans Brødre og alle hans Sønner og hele Rekabiternes Hus
Atëherë unë mora Jaazaniahun, birin e Jeremias, bir i Habaziniahut, vëllezërit e tij, tërë bijtë e tij, si dhe tërë shtëpinë e Rekabitëve,
4 og bragte dem til HERRENs Hus, til den Guds Mand Hanans, Jigdaljahus Søns, Sønners Kammer ved Siden af Fyrsternes Kammer oven over Dørvogteren Maasejas, Sjallums Søns, Kammer.
dhe i çova në shtëpinë e Zotit, në dhomën e bijve të Hananit, birit të Igdaliahut, njeri i Perëndisë, e cila ndodhej pranë dhomës së princave mbi dhomën e Maasejahut, birit të Shalumit, rojtar i portës.
5 Og jeg satte krukker, som var fulde af Vin, og Bægre for dem og sagde: "Drik!"
Vendosa pastaj përpara bijve të shtëpisë së Rekabitëve enë plot me verë dhe kupa dhe u thashë: “Pini verë”.
6 Men de svarede: Vi drikker ikke Vin, thi vor Fader Jonadab, Rekabs Søn, gav os det Bud: I og eders Børn må aldrig drikke Vin,
Po ata u përgjigjën: “Ne nuk pimë verë, sepse Jehonadabi, biri i Rekabit, atit tonë, na ka urdhëruar duke thënë: “Nuk do të pini verë përjetë, as ju as bijtë tuaj.
7 ej heller bygge Huse eller så Korn eller plante eller eje Vingårde, men I skal bo i Telte hele eders Liv, for at I må leve længe i det Land, I bor i som frem1uede.
Nuk do të ndërtoni shtëpi, nuk do të mbillni asnjë farë, nuk do të bëni asnjë vresht dhe nuk do të zotëroni asnjë prej tyre, por do të banoni në çadra tërë ditët e jetës suaj, në mënyrë që të jetoni gjatë në vendin ku banoni”.
8 Og vi har adlydt vor Fader Jonadab, Rekabs Søn, i alt, hvad han bød os, idet både vi, vore kvinder, Sønner og Døtre hele vort Liv afholder os fra at drikke Vin,
Kështu ne i jemi bindur zërit të Jehonadabit, birit të Rekabit, atit tonë, në çdo gjë që na ka urdhëruar: të mos pimë verë gjatë gjithë jetës sonë, si ne ashtu edhe gratë tona, bijtë tanë dhe bijat tona;
9 bygge Huse at bo i og eje Vingårde, Marker eller Sæd,
të mos ndërtojmë shtëpi për të banuar dhe të mos kemi as vreshta, as ara dhe as farë.
10 men bor i Telte; vi har adlydt og nøje gjort, som vor Fader Jonadab bød os.
Por ne banojmë në çadra dhe jemi bindur dhe kemi bërë tërë ato që Jehonadabi, ati ynë, na ka urdhëruar.
11 Men da Kong Nebukadrezar af Babel faldt ind i Landet, sagde vi: Kom, lad os ty til Jerusalem for Kaldæernes og Aramernes Hære! Og vi slog os ned i Jerusalem."
Por ndodhi, që kur Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, doli kundër vendit, kemi thënë: “Ejani të shkojmë në Jeruzalem, nga frika e ushtrisë së Kaldeasve dhe ushtrisë së Sirisë”. Dhe kështu u vendosëm në Jeruzalem”.
12 Da kom HERRENs Ord til mig således
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:
13 Så siger Hærskarers HERRE, Israels Gud: Gå hen og sig til Judas Mænd og Jerusalems Borgere: Vil I ikke tage ved Lære og høre mine Ord? lyder det fra HERREN.
“Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Shko dhe u thuaj njerëzve të Judës dhe banorëve të Jeruzalemit: Nuk doni, pra, të mësoni, duke dëgjuar fjalët e mia?”, thotë Zoti.
14 Jonadabs, Rekabs Søns, Bud er blevet overholdt; thi han forbød sine Sønner at drikke Vin, og de har ikke drukket Vin til den Dag i Dag, men adlydt deres Faders Bud; men jeg har talet til eder årle og silde, uden at I vilde høre mig.
“Fjalët e Jehonadabit, birit të Rekabit, që i porositi bijtë e tij të mos pinë verë, janë vënë në jetë; kështu ata nuk kanë pirë verë deri në këtë ditë, sepse i janë bindur porosisë së atit të tyre. Por megjithëse unë ju fola me urgjencë dhe me këmbëngulje, ju nuk më keni dëgjuar.
15 Jeg sendte alle mine Tjenere Profeterne til eder årle og silde, for at de skulde sige: "Omvend eder hver fra sin onde Vej, gør gode Gerninger og hold eder ikke til andre Guder, så I dyrker dem; så skal I bo i det Land, jeg gav eder og eders Fædre." Men I bøjede ikke eders Øre og hørte mig ikke.
Ju kam dërguar gjithashtu me urgjencë dhe me këmbëngulje shërbëtorët e mi, profetët, duke ju thënë: “Le të tërhiqet pra, secili nga rruga e tij e keqe, përmirësoni veprimet tuaja dhe mos u shkoni pas perëndive të tjera që t’u shërbeni; atëherë do të banoni në vendin që ju dhashë juve dhe etërve tuaj”. Por ju nuk më keni dëgjuar, as më jeni bindur.
16 Fordi Jonadabs, Rekabs Søns, Sønner overholdt deres Faders Bud, medens dette Folk ikke vilde høre mig,
Po, bijtë e Jehonadabit, birit të Rekabit, kanë zbatuar në praktikë porosinë e dhënë nga ati i tyre, por ky popull nuk më është bindur”.
17 derfor, så siger HERREN, Hærskarers Gud, Israels Gud: Se, jeg bringer over Juda og Jerusalems Borgere al den Ulykke, jeg har truet dem med, fordi de ikke hørte, da jeg talede, og ikke svarede, da jeg kaldte ad dem.
Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Ja, unë po bëj që të vijë mbi Judë dhe mbi gjithë banorët e Jeruzalemit, gjithë atë të keqe që kam shqiptuar kundër tyre, sepse u kam folur, por nuk më kanë dëgjuar, i kam thirrur, por nuk më janë përgjigjur”.
18 Men til Rekabiternes Hus sagde Jeremias: Så siger Hærskarers HERRE, Israels Gud: Fordi I har adlydt eders Fader Jonadabs Bud og overholdt alle hans Bud og gjort alt, hvad han bød eder,
Dhe shtëpisë së Rekabitëve Jeremia i tha: “Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Me qënë se i jeni bindur porosisë së atit tuaj, Jehonadabit, keni zbatuar tërë urdhrat e tij dhe keni kryer të gjitha ato që ju kishte porositur,
19 derfor, så siger Hærskarers HERRE, Israels Gud: Ingen Sinde skal Jonadab, Rekabs Søn, fattes en Mand til at stå for mit Åsyn.
kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Jehonodabit, birit të Rekabit, nuk do ti mungojë kurrë një njeri që të jetë gjithnjë para meje”.

< Jeremias 35 >