< Ezekiel 12 >

1 HERRENs Ord kom til mig således:
Fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:
2 Menneskesøn! Du bor midt i den genstridige Slægt, som har Øjne at se med, men ikke ser, og Ører at høre med, men ikke hører, thi de er en genstridig Slægt.
“Bir njeriu, ti banon në mes të një shtëpie rebele, që kanë sy për të parë, por nuk shohin, vesh për të dëgjuar, por nuk dëgjojnë, sepse janë një shtëpi rebele.
3 Men du, Menneskesøn, udrust dig ved højlys Dag i deres Påsyn som en, der drager i Landflygtighed, og drag så i deres Påsyn fra Stedet, hvor du bor, til et andet Sted! Måske de så får Øjnene op; thi de er en genstridig Slægt.
Prandaj, bir njeriu, përgatit plaçkat për mërgim dhe shko në mërgim ditën para syve të tyre. Ti do të nisesh për mërgim nga vendi ku je në një vend tjetër para syve të tyre; ndofta do ta kuptojnë se janë një shtëpi rebele.
4 Bær ved højlys dag i deres Påsyn dine Sager udenfor, som om du skal i Landflygtighed, men selv skal du drage bort om Aftenen i deres Påsyn som en, der drager i Landflygtighed.
Do të çosh, pra, plaçkat e tua ditën para syve të tyre, bagazhin tënd si bagazh i dikujt që shkon në mërgim; pastaj në mbëmje do të dalësh para syve të tyre, si ata që shkojnë në mërgim.
5 Slå i deres Påsyn Hul i Væggen og drag ud derigennem;
Bëj një vrimë në mur para syve të tyre dhe nëpërmjet kësaj nxirr bagazhin tënd.
6 tag Sagerne på Skulderen og drag ud i Bælgmørke med tilhyllet Ansigt uden at se Landet; thi jeg gør dig til et Tegn for Israels Hus!
Do ta mbash mbi kurriz para syve të tyre, do ta çosh jashtë në terr; do të mbulosh fytyrën për të mos shikuar tokën, sepse të kam bërë ty një shenjë për shtëpinë e Izraelit”.
7 Og jeg gjorde, som der bødes mig: Jeg bar ved højlys Dag mine Sager udenfor, som om jeg skulde i Landflygtighed, og om Aftenen slog jeg med Hånden Hul i Væggen, og i Bælgmørke drog jeg ud; jeg tog det på Skulderen i deres Påsyn.
Unë bëra pikërisht ashtu si më kishte urdhëruar; ditën nxora jashtë bagazhin tim, si bagazhi i dikujt që shkon në mërgim dhe në mbrëmje, me duar, hapa një vrimë në mur; kur u err e çova jashtë bagazhin tim dhe e vura mbi kurriz para syve të tyre.
8 Næste Morgen kom HERRENs Ord til mig således:
Në mëngjes fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:
9 Menneskesøn! Har Israels Hus, den genstridige Slægt, ikke spurgt dig: "Hvad gør du der?"
“Bir njeriu, nuk të ka kërkuar shtëpia e Izraelit, kjo shtëpi rebele: “Çfarë po bën?”.
10 Sig til dem: Så siger den Herre HERREN: Således skal det være med Fyrsten, denne Byrde i Jerusalem, og hele Israels Hus derinde.
U thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: “Ky orakull ka të bëjë me princin që është në Jeruzalem dhe me tërë shtëpinë e Izraelit që banon aty”.
11 Sig: Jeg er eder et Tegn; som jeg har gjort, skal der gøres med dem: I Landflygtighed og Fangenskab skal de drage.
Thuaj: Unë jam një shenjë për ju; ashtu si bëra unë, kështu do t’u bëhet atyre: ata do të shkojnë në mërgim, në robëri.
12 Og Fyrsten i deres Midte skal tage sine Sager på Skulderen, og i Bælgmørke skal han drage ud, han skal slå Hul i Væggen for at drage ud derigennem, og han skal tilhylle sit Ansigt for ikke at se Landet.
Princi që është në mes tyre do të mbajë bagazhin e tij mbi kurriz në terr dhe do të dalë; do të bëjnë një vrimë në mur që ai të dalë nëpërmjet saj; ai do të mbulojë fytyrën për të mos parë tokën me sytë e tij.
13 Men jeg breder mit Net over ham, og han skal fanges i mit Garn; og jeg bringer ham til Bael i kaldæernes Land, som han dog ikke skal se; og der skal han dø.
Por unë do të shtrij rrjetën time mbi të dhe ai do të kapet në lakun tim; do ta çoj pastaj në Babiloni, në vendin e Kaldeasve; por ai nuk ka për ta parë dhe do të vdesë atje.
14 Og alle hans Omgivelser, hans Hjælpere og alle hans Hærskarer vil jeg udstrø for alle Vinde og drage Sværdet bag dem.
Do të shpërndaj në të gjitha erërat ata që i rrijnë rreth e qark për ta ndihmuar dhe tërë trupat e tij, dhe do ta zhvesh shpatën prapa tyre.
15 Da skal de kende, at jeg er HERREN, når jeg spreder dem: blandt Folkene og udstrør dem i Landene.
Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti kur do ti kem shpërndarë midis kombeve dhe vendeve të ndryshme.
16 Kun nogle få af dem levner jeg fra Sværd, Hunger og Pest, for at de kan fortælle om alle deres Vederstyggeligheder blandt de Folk, de kommer til; og de skal kende, at jeg er HERREN.
Por do të fal një numër të vogël nga shpata, nga uria dhe murtaja, me qëllim që të tregojnë të gjitha veprimet e tyre të neveritshme midis kombeve ku do të shkojnë; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti”.
17 HERRENs Ord kom til mig således:
Fjala e Zotit m’u drejtua akoma, duke thënë:
18 Menneskesøn, spis Brød i Angst og drik Vand i Frygt og Bæven;
“Bir njeriu, ha bukën tënde me drithtimë dhe pije ujin tënd me shqetësim dhe me ankth.
19 og sig til Landets Folk: Så siger den Herre HERREN om Jerusalems Indbyggere i Israels Land: Brød skal de spise med Bæven, og Vand skal de drikke med Rædsel, for at deres Land og alt deri må ligge øde til Straf for alle dets Indbyggeres Voldsfærd; ,
Do t’i thuash pastaj popullit të vendit: Kështu u thotë Zoti, Zoti, banorëve të Jeruzalemit në tokën e Izraelit: Do të hanë bukën e tyre në pikëllim dhe do ta pinë ujin e tyre në tmerr, sepse vendi i tyre do të zhvishet nga gjithë ato që ka për shkak të ligësisë të mbarë njerëzve që banojnë aty.
20 og Byerne, der nu er beboet, skal ligge øde, og Landet skal blive til Ørk; og I skal kende, at jeg er HERREN.
Qytetet e banuara do të shkatërrohen dhe vendi do të shkretohet; kështu do të pranoni që unë jam Zoti”.
21 HERRENs Ord kom til mig således:
Fjala e Zotit mu drejtua përsëri duke, duke thënë:
22 Menneskesøn! Hvad er det for et Mundheld, I har om Israels Land: "Det trækker i Langdrag, og alle Syner slår fejl!"
“Bir njeriu: Çfarë është ajo e thënë për vendin e Izraelit e cila pohon se: “Ditët po zgjaten dhe çdo vegim pakësohet”?
23 Sig derfor til dem: Så siger den Herre HERREN: Jeg vil bringe dette Mundheld til at forstumme, så de ikke mere bruger det i Israel. Sig tværtimod til dem: "Tiden er nær, og alle Syner træffer ind!"
Prandaj u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Unë do të bëj të pushojë kjo e thënë dhe të mos e përmendin më në Izrael. Bile u thuaj atyre: Po afrohen ditët dhe realizimi i fjalës së çdo vegimi,
24 Thi der skal ikke mere være noget Løgnesyn eller nogen falsk Spådom i Israels Hus,
sepse nuk do të ketë më asnjë vegim të rremë as shortari të gënjeshtërt në mes të shtëpisë së Izraelit.
25 men jeg, HERREN taler, hvad jeg vil, og det skal ske. Det skal ikke længer trække i Langdrag; men i eders Dage, du genstridige Slægt, vil jeg tale et Ord og fuldbyrde det, lyder det fra den Herre HERREN.
Sepse unë, Zoti, do të flas, dhe fjala që do shqiptoj do të kryhet pa asnjë mëdyshje. Po, në ditët tuaja, o shtëpi rebele, unë do të shqiptoj një fjalë dhe do ta realizoj”, thotë Zoti, Zoti.
26 HERRENs Ord kom til mig således:
Fjala e Zotit m’u drejtua akoma, duke thënë:
27 Menneskesøn! Se, Israels Hus siger: "Synet, han skuer, gælder sene Dage, og han profeterer om fjerne Tider!"
“Bir njeriu, ja, shtëpia e Izraelit thotë: “Vegimi që ai shikon ka të bëjë me shumë ditë të së ardhmes, dhe ai profetizon për kohra të largëta”.
28 Sig derfor til dem: Så siger den Herre HERREN: Intet af mine Ord skal lade vente på sig mere; hvad jeg taler, skal ske, lyder det fra den Herre HERREN.
Prandaj u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti; asnjë nga fjalët e mia nuk do të shtyhet më, por fjala që unë do të shqiptoj do të realizohet”, thotë Zoti, Zoti.

< Ezekiel 12 >