< 约伯记 1 >

1 乌斯地有一个人名叫约伯;那人完全正直,敬畏 神,远离恶事。
Në vendin e Uzit ishte një njeri i quajtur Job. Ky njeri ishte i ndershëm dhe i drejtë, kishte frikë nga Perëndia dhe i largohej së keqes.
2 他生了七个儿子,三个女儿。
I kishin lindur shtatë bij dhe tri bija.
3 他的家产有七千羊,三千骆驼,五百对牛,五百母驴,并有许多仆婢。这人在东方人中就为至大。
Veç kësaj zotëronte shtatë mijë dele, tre mijë deve, pesëqind pendë qe, pesëqind gomarë dhe një numër shumë të madh shërbëtorësh. Kështu ky njeri ishte më i madhi ndër të gjithë njerëzit e Lindjes.
4 他的儿子按着日子各在自己家里设摆筵宴,就打发人去,请了他们的三个姊妹来,与他们一同吃喝。
Bijtë e tij kishin zakon të shkonin për banket në shtëpinë e secilit ditën e cakuar; dhe dërgonin të thërrisnin tri motrat e tyre, që të vinin të hanin dhe të pinin bashkë me ta.
5 筵宴的日子过了,约伯打发人去叫他们自洁。他清早起来,按着他们众人的数目献燔祭;因为他说:“恐怕我儿子犯了罪,心中弃掉 神。”约伯常常这样行。
Kur mbaronte seria e ditëve të banketit, Jobi i thërriste për t’i pastruar; ngrihej herët në mëngjes dhe ofronte olokauste sipas numrit të gjithë atyre, sepse Jobi mendonte: “Ndofta bijtë e mi kanë mëkatuar dhe e kanë blasfemuar Perëndinë në zemrën e tyre”. Kështu bënte Jobi çdo herë.
6 有一天, 神的众子来侍立在耶和华面前,撒但也来在其中。
Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten para Zotit, dhe ndër ta shkoi edhe Satanai.
7 耶和华问撒但说:“你从哪里来?”撒但回答说:“我从地上走来走去,往返而来。”
Zoti i tha Satanait: “Nga vjen?”. Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: “Nga ecejaket mbi dheun duke e përshkruar lart e poshtë”.
8 耶和华问撒但说:“你曾用心察看我的仆人约伯没有?地上再没有人像他完全正直,敬畏 神,远离恶事。”
Zoti i tha Satanait: “E ke vënë re shërbëtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjë tjetër si ai që të jetë i ndershëm, i drejtë, të ketë frikë nga Perëndia dhe t’i largohet së keqes”.
9 撒但回答耶和华说:“约伯敬畏 神,岂是无故呢?
Atëherë Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: “Vallë më kot Jobi ka frikë nga Perëndia?
10 你岂不是四面圈上篱笆围护他和他的家,并他一切所有的吗?他手所做的都蒙你赐福;他的家产也在地上增多。
A nuk ke vënë ti një mbrojtje rreth tij, rreth shtëpisë së tij dhe të gjitha gjërave që ai zotëron? Ti ke bekuar veprën e duarve të tij dhe bagëtia e tij është shtuar shumë në vend.
11 你且伸手毁他一切所有的;他必当面弃掉你。”
Por shtri dorën tënde dhe preki të gjitha ato që ai zotëron dhe ke për të parë po nuk të mallkoi ai haptazi”.
12 耶和华对撒但说:“凡他所有的都在你手中;只是不可伸手加害于他。”于是撒但从耶和华面前退去。
Zoti i tha Satanait: “Ja, të gjitha ato që ai zotëron janë në pushtetin tënd, por mos e shtri dorën mbi personin e tij”. Kështu Satanai u largua nga prania e Zotit.
13 有一天,约伯的儿女正在他们长兄的家里吃饭喝酒,
Kështu një ditë ndodhi që, ndërsa bijtë e tij dhe bijat e tij hanin e pinin verë në shtëpinë e vëllait të tyre më të madh, erdhi nga Jobi një lajmëtar për t’u thënë:
14 有报信的来见约伯,说:“牛正耕地,驴在旁边吃草,
Qetë po lëronin dhe gomarët po kullotnin aty afër,
15 示巴人忽然闯来,把牲畜掳去,并用刀杀了仆人;惟有我一人逃脱,来报信给你。”
kur Sabejtë u sulën mbi ta, i morën me vete dhe vranë me shpatë shërbëtorët. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them”.
16 他还说话的时候,又有人来说:“神从天上降下火来,将群羊和仆人都烧灭了;惟有我一人逃脱,来报信给你。”
Ai ishte duke folur ende, kur arriti një tjetër dhe tha: “Zjarri i Perëndisë ra nga qielli, zuri delet dhe shërbëtorët dhe i ka përpirë. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them”.
17 他还说话的时候,又有人来说:“迦勒底人分作三队忽然闯来,把骆驼掳去,并用刀杀了仆人;惟有我一人逃脱,来报信给你。”
Ai ishte duke folur, ende, kur arriti një tjetër dhe tha: “Kaldeasit kanë formuar tri banda, u sulën mbi devetë dhe i morën me vete, vranë me shpatë shërbëtorët. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them”.
18 他还说话的时候,又有人来说:“你的儿女正在他们长兄的家里吃饭喝酒,
Ai ishte duke folur, ende, kur arriti një tjetër dhe tha: “Bijtë e tu dhe bijat e tua ishin duke ngrënë dhe duke pirë verë në shtëpinë e vëlliat të tyre më të madh,
19 不料,有狂风从旷野刮来,击打房屋的四角,房屋倒塌在少年人身上,他们就都死了;惟有我一人逃脱,来报信给你。”
kur papritur një erë e furishme, që vinte nga shkretëtira, ra në të katër qoshet e shtëpisë e cila u shemb mbi të rinjtë, dhe ata vdiqën. Vetëm unë shpëtova dhe erdha të ta them”.
20 约伯便起来,撕裂外袍,剃了头,伏在地上下拜,
Atëherë Jobi u ngrit, grisi mantelin e tij dhe rroi kokën; pastaj ra pëmbys dhe adhuroi,
21 说:“我赤身出于母胎,也必赤身归回;赏赐的是耶和华,收取的也是耶和华。耶和华的名是应当称颂的。”
dhe tha: “Lakuriq dolla nga barku i nënës sime dhe lakuriq do të kthehem. Zoti ka dhënë dhe Zoti ka marrë. Qoftë i bekuar emri i Zotit”.
22 在这一切的事上约伯并不犯罪,也不以 神为愚妄。
Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi dhe nuk paditi Perëndinë për ndonjë padrejtësi.

< 约伯记 1 >